Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga fjala, te thika dhe plumbi: Çfarë na e ka “ndezur” kaq shumë fitilin?!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Nga fjala, te thika dhe plumbi: Çfarë na e ka “ndezur” kaq shumë fitilin?!
Kendi i Kryeredaktorit

Nga fjala, te thika dhe plumbi: Çfarë na e ka “ndezur” kaq shumë fitilin?!

Published: October 28, 2025
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Vrasjet e përsëritura për motive absurde, nuk ndodhin thjesht nga një çast impulsiv. Poshtë fshihet një kulturë dhune, e heshtur, e toleruar, por edhe e ushqyer në vite.

Sot, rrugëve të vendit ka një gatishmëri të frikshme për konflikt. Tensioni rri pezull, gati të shpërthejë për një shikim, një fjalë, një parkim.

- Publicitet -

Nuk duhet as motiv, as arsye. Mjafton “hiçi”. Një shoqëri e tërë nuk di më “të flasë”. Çështje temperamentesh? Jo, dështim tragjik me edukimin, i shtrirë në tri dekadat e fundit.

Nuk po kultivojmë vetëkontroll, respekt, ndjeshmëri e vlerë për jetën. Nuk po u mësojmë dot fëmijëve tanë se jeta nuk është lojë me butona “reset”, por përgjegjësi që fillon me veten dhe mbaron me tjetrin. Nuk po u mësojmë të mendojnë përpara se të flasin, të ndalin dorën para se të godasin. Jo prej frikës. Prej kurajos dhe pjekurisë.

Disa ditë më parë, u gjenda përballë një grupi të miturish që  kryen një vjedhje në shëtitoren e Sarandës: Një prej tyre, kishte moshën e djalit tim të vogël. Gati m’u ngjit pas trupit, me kokën e ngritur lart gjithë krenari. Bënte lëvizje të duarve para barkut tim; imitim të goditjes me thikë. Toni i reagimit tim “po i prishte imazhin në lagje”.

Ky “imazh” kokëbosh do të jetë nesër një kriminel real në titujt e mediave. “Emri” për këta fëmijë që të dhimbsen, fitohet jo me punë, por me vjedhje, dhunë, frikë.

Mësova më pas, se edhe në qytete të tjerë me turizëm të shtuar – grupe të miturish janë përfshirë në forma të ndryshme kriminaliteti: shantazhe, kërkesa shpërblyese për të kthyer sendin apo kafshën e vjedhur, dhunë verbale ndaj vizitorëve, etj.

Kjo është një sfidë serioze për policitë lokale. Nëse nuk kanë plane të veprimit jo vetëm për të mbrojtur viktimat e mundshme, por edhe për rehabilitimin e këtyre fëmijëve, përpara se të hyjnë thellë në botën e krimit, kot kapardisen rrugëve me atë uniformë.

Kohët janë të vështira për shumicën. Familjet shqiptare janë nën trysni ekonomike e shpirtërore. Autoriteti i prindit ka rënë. Mësuesit janë të lodhur, të pambështetur, pa autoritet. Çfarë duhet bërë tjetër vec policisë? Zgjidhjet nuk ka nevojë t’i shpikim ne: Buxheti për edukimin duhet të rritet; trajnime që nga klasa e parë; orë edukimi për kontrollin emocional dhe konfliktin (të detyrueshme këto në sistemin arsimor); këshillim familjar dhe ndihmë për prindërit e të rinjve problematikë; fushata të forta sensibilizimi, që ngrenë vetëdijen për pasojat e një çasti dhune!

Nëse politika nuk ka ndjeshmëri për këto për çfarë dreqin ka? Nëse nuk merret me këto, çfarë rëndësie ka atëherë, nëse janë 100, janë 140 apo janë 200 dështakët e pispillosur në atë sallën nga ku buron e rrjedh tëposhtë ligji dhe vendimmarrja?

Ajo që shohim sot është që politika, krerët e saj, kanë një radar cektinash. Edhe kur reagojnë për ngjarje të tilla (ndodhi më herët për një vrasje në shkollë) nuk reagojnë ndaj realitetit, por ndaj zhurmës në rrjete.

Derisa kjo apo ajo ngjarje të bëhet “virale”, të qarkullojë në rrjete sociale me tituj tronditës apo video të rënda, ajo mbetet e padukshme. Pra nuk është dhimbja që e nxit reagimin, por klikimet. Kjo është thellësisht oportuniste dhe sipërfaqësore.

Varësia ndaj rrjeteve sociale si barometër i reagimit, është një tjetër tregues i shkëputjes së politikës nga realiteti. Nuk është rastësi që po betonohet ndërkohë edhe ndarja mes një elite të izoluar dhe një shoqërie gjithnjë e më të lodhur, të dhunshme dhe të zhgënjyer. Nuk është çështje stili jete. Është krizë sociale që po fermenton.

Harrojnë diçka. Ndoshta nuk e kuptojnë. Mund të ndërtojnë mure të larta rreth shtëpive të tyre, por nuk ka mur që i ndan dot nga pasojat e një shoqërie që jeton aty jashtë në pabarazi, mungesë drejtësie dhe arrogancë politike. Aq më tepër kur shumica e këtyre të pasurve janë bërë të tillë jo prej zotësisë, por prej afërsisë me pushtetin.

Fëmijët e këtyre apo fëmijët e politikanëve mund të studiojnë jashtë, por fëmijët e një vendi që sheh vetëm modele pasurimi tenderaxhinjsh bajatë, përmes korrupsionit apo “rrotullimit të sistemit”, do rriten jo vetëm me me mllef dhe neveri për punën, por edhe me një ndjenjë të thellë padrejtësie.

Dikush nga kjo gjeneratë do mbërrijë nesër edhe në dyert e vilave. Jo për t’u përshëndetur. Dhunën, arrogancën dhe varfërinë nuk i mbyll dot pas portash të blinduara. Kur një shoqëri rritet në urrejtje dhe ndarje, askush nuk shpëton.

As ata që sot i gënjen mendja.

—–

Botuar në Këndin e Kryeredaktorit në gazetën DITA print, që mund ta gjeni në kioskat e shtypit në të gjithë vendin. Karikatura shoqëruese, nga Medi Belortaja

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
40 Comments
  • Patriot says:
    October 22, 2025 at 6:23 pm

    Dy shtyllate kryesore jane arsimi dhe drejtesia te cilat jane te varura nga parlamenti famekeqe I ashtuquajture shqiptare, sepse vetem per shqiperine nuk punone. Kur vlasime per arsime dmth te gjithe linjen vertikale nga klasa pare deri ne universitet. Jo me shume universite private se kioska hamburger ku flitet per shitje diplomash dhe doktorraturashe nga mengjesi deri ne darke.

    Reply
  • Labi says:
    October 22, 2025 at 6:31 pm

    Z Thano cfare nuk e ndezi fitilin deri ne 90,kur ti japim lergjigje kesaj pytje e kuptojme pse Sbqiperia eshte kthyer ne hambar krimi, vetem nje njeri ra dhe e beri Shqiperine ne kete derexhe,Salih Berisha.

    Reply
  • K O R C A says:
    October 22, 2025 at 6:49 pm

    Si gjithenje brilant z. Thano . . . . . pooooooor qe ngjason me nje lule te bukur mbire ne nje shkemb !

    Reply
  • CERCIZ JASHARI says:
    October 22, 2025 at 7:31 pm

    DAKORD Z THANO
    TI PO PERPIQESH TE THUASH DICKA POR DUHET TA DISH SE NJEREZIT SOT NUK KANE NEVOJE PER MORAL POR PER SHEMBUJ KONKRET PERBALLJEJE ME PADREJTESINE
    JE I ZOTI TE PERBALLESH APO VETEM LLOQE KAVAJE…………

    Reply
  • Dursakja says:
    October 22, 2025 at 7:41 pm

    Po që një shoqëri të përparojë në rradhë të parë duhet të ketë një grua të emancipuar me plot kuptimin e fjalës. Nuk mund të kemi qytetërim pa institucione shtetërore serioze, nuk mund të kemi institucione pa pasur në
    plan të parë hierarkinë e vlerave.
    Si mund një grua të jetë e dypunësuar
    dhe të ketë kohë të merret pas pune me fëmijët e saj.
    Si mund me kaq kohë të zënë për të përballuar problemet e shumta ekonomike të realizojë edukimin e përditshëm e të gjithkohshëm me fëmijën e saj.
    Si mund të mendosh se mund të zhvillohet ekonomia dhe në veçanti sektori i turizmit pa qytetarë të mirëedukuar dhe komunikues?
    Si mund të presësh rezultate në këtë sektor kur vjedhja është bërë një mentalitet kolektiv, që trajtohet tashmë pothuajse si zotësi dhe jo si ves që duhet ndëshkuar, ku është familja, si e degjeneruam atë, ku është familja si institucion themeltar i shoqërisë?
    Natyrisht kur shteti ka një përkrahje sociale prej 35 vitesh minimale, kur punëtorët prej vitesh nuk ju paguheshin dhe nuk ju paguhen nga bisneset sigurimet, kur minimumi i jetesës është ulur këmbëkryq në familjet shqiptare, për çfarë edukimi dhe morali do të mësojnë të rinjtë.
    Kur në parlament duken sikur është zgjedhur llumi i kombit, ku se merr vesh i pari të dytin çfarë mund të flasësh për qytetarin në mbijetesë.
    Shoqëria jonë ka problem mosfunksionimin total të institucioneve shtetërore, administratën publike, mos pyet pastaj për të tjerat, sistemin e drejtësisë e tjera. Arësimi, shëndetësia, bujqësia janë lënë në dorë të askushit, intelektualët e vërtetë kanë heshtur me vite,, sepse sistemi i vlerave ju doli i tepërt, ja ku përfundoi ky komb…..

    Reply
  • Vlora 97 says:
    October 22, 2025 at 7:51 pm

    Deshtim i nenave
    Kam pare shume prej tyre qe u ulerasin kalamajve si te cmendura. Per nje akullore apo nje refuzim. Edhe i qellojne.
    Pardje pash njeren qe e terhiqte zvarr femijen si psikopate.
    Pse i lindin?
    Aty nis dhuna

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    October 22, 2025 at 8:02 pm

    Para së gjithash duhet kërkuar nga parlamenti të mos sillen deputetët si ata rrugaçët që janë në fazën e pandreqshmërisë. Çfarë edukate mund t’u jepet fëmijëve dhe sa vend mund të zërë ajo kur shohin rrugaçëritë e djegien e kuvendit nga deputetët. Minimumi që mund të bëhet kundër këtij ndikimi të ndyrë duhet t’u ndalohet me ligj mediave transmetimi e “reklamimi” i tyre.

    Reply
  • ATSH says:
    October 22, 2025 at 8:15 pm

    Sa per nenat , keto te sotmet nuk prekin gje me dore (ne pergjithesi) e jane te lumtura , pikerisht kete kane qellim ne jete . Te gjejne dike qe ti ngelen ne dere, modeli i femres ne shoqerine shqiptare sot eshte ai nje lloj skllave moderne qe 2 gjera duhet te bej ne jete 1. te kenaq orekset seksuale e 2 te pjelle si lopa. Mundesisht keto ti bej duke ndenjur urte. Sa per babain ai eshte nje kokderr qe cunin e mban ne timon te makines ndersa me doren tjeter ndez cigaren . Sa per edukimin e femijve Paolo-t e Franceskat, Xhejmsat e Shanelet keta i bëjnë per ti nisur jashte qe ti edukoj bota..c’pune kane keta? Sa per shtetin ..tall trapin ti apo cfare ? Ky palo shtet qe nuk ju heq dot patinat e nuk i ndalon dot te parkojne dysh poshte deres se kryeministrise , do te mendoj tu heq armet nga duart ketyre copave te mishit te babit e mamit ? Kush mban mend ndonje qe eshte denuar me shume se disa muaj per armembatje pa leje? Se mos vetem te rinjte ..ketu njerzit jane llum , arsyeja kryesore qe nuk jetohet ne Shqiperi jane bagetite qe e popullojne e qe nuk njohin rregull e as qytetari . Nuk jane shumica por bejne ligjin , me shume te fala shtetit te kryeministrit antikomunist modern oksidental . Po si tha kur e pyeten ? Ne diktature mi osht me e lehte mi . Kokrra e injorantit !

    Reply
  • demo says:
    October 22, 2025 at 8:27 pm

    Po or lale po.Populli ka qene i edukuar edhe kur nuk ishte i arsimuar.Kishte Edukaten TRADICIONALE.
    i PARI ESHTE SHEMBULLI.Nje i cmendur,te gjithe i cmend-tha Dritero Agolli. I nderkryeri sherbeu si shembull i Sukseshem.
    Si ne karriere edhe ne pasurim te shpejte.perse te mos bejme te gjithe si Ai? Eshte ende i pandeshkuar.Kjo ja shton edhe me shume vleren shembullit.

    Reply
  • Xha jaho says:
    October 22, 2025 at 9:40 pm

    Komplimente per shkrimin.
    Dua te perseris dicka nga cfare shkroj ATSH me lart.

    Kush mban mend ndonje qe eshte denuar me shume se disa muaj per armembatje pa leje? Se mos vetem te rinjte ..ketu njerzit jane llum , arsyeja kryesore qe nuk jetohet ne Shqiperi jane bagetite qe e popullojne e qe nuk njohin rregull e as qytetari . Nuk jane shumica por bejne ligjin ,

    Reply
  • Komentuesi says:
    October 22, 2025 at 9:41 pm

    Ngjarjet tragjike që ndodhin gjithnjë e më shpesh në shoqërinë shqiptare, nuk janë rastësi të momentit apo thjesht shpërthime impulsive. Ato janë simptoma të një krize shumë më të thellë, një krizë morale, sociale dhe institucionale, e cila prej vitesh po prodhon pasoja gjithnjë e më të rënda. Në thelb, kemi një shoqëri të lodhur, të zhgënjyer dhe të rritur në tension të përhershëm, ku një fjalë, një shikim apo një mosmarrëveshje banale mund të kthehet në tragjedi. Kur dhuna vjen nga të miturit, kriza bëhet edhe më shqetësuese, sepse tregon se dëmtimi ka zënë rrënjë që në moshën më të brishtë. Në Shqipëri, krimi nuk vjen më vetëm nga errësira e rrugëve, por shpesh nga të rinj, që mbajnë në duar thikën, grushtin, fjalën e rëndë, dhe nuk e kuptojnë dot sa e lehtë është të shkatërrosh një jetë. Sot, të miturit janë kthyer nga viktima të sistemit, në pasqyrën e tij më të errët. Dhe kjo nuk duhet të na habisë më, por të na trondisë shumë. Sepse këta fëmijë nuk lindën të dhunshëm. Ata u mësuan të jenë të tillë. U rritën në një shoqëri ku arroganca është sukses, ku ulërima është “personalitet”, ku dhuna është gjuhë e përditshme, në shtëpi, në rrugë, në ekran. Çdo shpullë e duruar, çdo sharje e injoruar, çdo akt dhune i pa ndëshkuar, është një mësim i dhënë: “Kështu funksionon jeta këtu”. Dhe kështu, fëmijët mësojnë të mos ndiejnë, të mos kenë faj. Të mos pyesin për pasojë, sepse nuk atyre iu tregua ndryshe.
    Shteti hesht. Jo vetëm me mungesën e policisë kur ndodhin ngjarje. Por me heshtjen më të frikshme, mungesën e një strategjie që e sheh dhunën si epidemi sociale. Policia reagon, por nuk parandalon. Arreston, por nuk edukon. Dhe kështu, ajo thjesht pastron pasojat, pa ndalur asnjëherë burimin.
    Shkolla është kthyer në vend ku fëmijët mësojnë vetëm të lexojnë, por jo të kuptojnë, jo të ndiejnë. Jo të menaxhojnë veten kur inati ua zë frymën. Mësuesit janë kthyer në hije të lodhura, pa motivim, pa përkrahje, të zhveshur nga autoriteti. Dhe kështu, shkolla nuk i shpëton dot më fëmijët, sepse askush nuk po mundohet vërtet.
    Media që dikur kishte një mision edukues, sot është kthyer në zhurmë. Reality show, bullizime live, modele suksesi pa mund, vetëm famë me turp. Në vend që të ofrojë modele frymëzuese, ajo përçon dhunë, vulgaritet dhe parazitizëm si mënyrë jetese. Emisionet që promovojnë arrogancën, konfliktin, bullizmin dhe “famën pa meritë”, bëhen shembuj për të rinjtë që nuk shohin më vlerë te dijet, puna apo ndershmëria. E si mund të rritet një brez me respekt, kur gjithçka që sheh është urrejtje me audiencë?
    Ndërsa politika, është në botën e saj. Ajo është shkëputur nga realiteti i përditshëm i qytetarëve dhe reagon vetëm kur ka zhurmë në rrjetet sociale. Kur një ngjarje bëhet “virale”. Jo kur një fëmijë godet tjetrin në heshtje. Jo kur një i mitur del në rrugë me armë në brez. Jo kur një tjetër sheh dhunë çdo natë në shtëpi dhe nesër e riprodhon. Sepse kjo nuk sjell klikime. Kjo nuk sjell vota.
    E ku janë prindërit, të rriturit, shoqëria? Janë duke luftuar për të mbijetuar. Të rraskapitur, të zhgënjyer, të frikësuar. Kanë hequr dorë nga edukimi sepse nuk kanë më kohë, durim apo shpresë. Dhe fëmijët janë duke u rritur në një boshllëk që e mbush rruga, rrjeti, rasti.
    Por kjo nuk është thjesht një plagë, nuk është thjesht tragjike, është një alarm për të gjithë, sepse, ata të mitur që sot vjedhin, nesër mund të vrasin. Sot e bëjnë për emër në lagje, nesër për pushtet. Sot për një telefon, nesër për një jetë. Nëse nuk bëjmë diçka sot, nesër do jetë shumë vonë. Një shoqëri që rrit fëmijët në urrejtje dhe i lë pa busull, nuk rrit thjesht të rinj të humbur, rrit brezin që do marrë peng të ardhmen. Dhe kjo është përgjegjësi e të gjithëve.

    Reply
  • Artan says:
    October 22, 2025 at 10:09 pm

    Kjo eshte nje nga gjerat me te mencura qe kane demo.Ndonjehere e pyes veten si do te kishin qene gjerat ne Shqiperi nese nuk do te ishte vene ne krye I çmenduri dhe bashibozukët e tij.Apo eshte vete populli shqiptar qe ve ne krye kriminele,sadiste e te cmendur sipas fjales se urte parim: Ai stan ate bulmet ka. Apo mos valle ia bene peshqesh Te nderkryerin fqinjet e dashur,.

    Reply
  • Arben says:
    October 23, 2025 at 4:07 am

    Është projekti allbania urupiane histori suksesi për trafikantët e drogës që pijnë urupianët
    Rroftë e qoftë allbania urupiane rrofshim e qofshim ne allbanezët urupian

    Reply
  • Opinionisti says:
    October 23, 2025 at 6:52 am

    Një brez që rritet pa dashuri, do të dijë vetëm të urrejë. Një brez që nuk mësohet të kërkojë falje, do të dijë vetëm të godasë.

    Nëse sot një fëmijë vret për një fjalë, nesër ai do vrasë për pushtet. Nëse sot dhuna na duket lajm, nesër do jetë realitet i përditshëm. Dhe atëherë, nuk do ketë më kush të indinjohet, sepse të gjithë do jemi fajtorë.

    Shoqëria që rrit fëmijët me frikë, i humbet ata. Shoqëria që i mbyll sytë para dhunës, e meriton tmerrin që e pret.

    Reply
  • Tutu says:
    October 23, 2025 at 7:03 am

    Duhen zhdukur arsimi privat… ne ato shkolla eshte zabafilla e blerjes te diturise me para … dhe prej ketej vazhdon zinxhiri…. Shteti te forcoje arsimin dhe edukimin publik… shkollat private prodhojne injorante me diplloma… dhe me parate e tyre kjo klase njerzish blejne drejtesine dhe gjithshka tjeter ne kete vend..!!

    Reply
  • Denimi me vdekje eshte shpetimi nga Krimi says:
    October 23, 2025 at 7:04 am

    C’fare na ka ndezur aq shume fitilin – ben pyetjen retorike Thano duke vene gishtin mbi plage por duke mos e derguar gishtin tek shkaku i vetem qe ka sjelle kete Trimerim me fitila ndezur – Mungesa e Denimit me Vdekje per vrasje te shkalles pare!
    Heqja e atij DENIMI ME VDEKJE per Vrasje te shkalles pare ka rezultuar fatal per kete Shqiperi.
    Eshte kjo mungese e atij Denimi me Vdekje per vrasesit qe ka Trimeruar cuba e spurdhjake anembane vendit ku neper burgje gjejne kushte me te mira se neper shtepite e tyre.
    Kapet nje vrases, fillimisht ai kerkon gjykim te shkurtuar duke pranuar vrasjen (kur vrasja eshte krejt e qarte e nuk ka pse ti kerkohet e ti jepet fare gjykimi shkurtuar) nga kjo i ulet 1/3 e denimit. Pastaj hyjne ne loje faktore tjere :per sjellje te mire” ” per arsye shendetesore e familjare” dhe vrasesi del nga burgu pas disa vitesh e pastaj degjojme Kroniken e zeze “Vritet Filani me precedent penal i denuar me pare me X vite burg per vrasje “””
    Eshte mungesa e Denimit me Vdekje per vrases shkaku i ketij Trimerimi per te ndezur fitila!
    Ta provojne nja 6 muaj ta vene ate DENIM ME VDEKJE ne zbatim – asnje Trimosh nuk do ndeze asnje fitil.
    Jemi popull frikacak ndaj vdekjes e kete e kemi demostruar ne 50 vite Diktature.
    Asaj BE qe thone se na e ka ndalur ate DENIM ME VDEKJE ti thohet se kur te behemi anetare atje, do ta heqim.
    Por kurrsesi tani, pasi vetem ai DENIM ME VDEKJE per vrases e shpeton kete vend nga VRASJET e bashke me te dhe shqiptaret nga te Trimeruarit me fitila neper duar prej mungeses tij.

    Reply
  • Çensura si frikë nga realiteti says:
    October 23, 2025 at 7:32 am

    Faj për dhunën përveç policisë, arsimimit, prindërve, ka edhe media, sepse ajo ka humbur funksionin edukues. Në vend që të ofrojë modele inspiruese suksesi, ajo përcjell vulgaritet, banalitet, e madje edhe dhunë si mënyrë për tja dalë mbanë, si mënyrë jetese apo komunikimi. Emisionet si Big Brother që promovojnë konfliktin, bullizmin dhe suksesin dhe famën pa meritë, mund të bëhen shembuj për të rinjtë që nuk shohin më punën e ndershme dhe studimin për arritje e si çelës suksesi. Tashmë edhe media ka problemet dhe frikërat e veta në atë çfarë transmeton, si në programe argëtimi, programe politike, editoriale etj, sepse varet edhe nga mënyra si financohet një media, sa e pavarur është, dhe shpeshherë vetëçensurohen apo çensurojnë opinione, sepse mendimi i lirë bie ndesh me interesin e pronarit apo kryeredaktorit, apo nga frika se nga mendimi i lirë dhe i vërtetë do mërziten “kolegët” e medias tjetër. Kështu që më mirë lepe peqe me të gjithë, dhe si përherë faji ngelet jetim, ose vetëm te populli që nuk edukon brezat.

    Reply
  • Skypion says:
    October 23, 2025 at 8:09 am

    Zoti Thano, meqe drejton nje gazete te majte, duhet te jete edhe vete me bindje te tilla (them mund, sepse nuk e njoh). E them kete, sepse nje gazetar i majte, problemet shoqerore i shikon perhere tek sistemi i shtremberuar; madje ka nga ata qe i shikojne si fenomen tipik te sistemit. Sistemi kapitalist shqiptar eshte tejet i shtremberuar; nuk po hyj tek arsyet se nuk eshte vendi. Ne fillim te viteve nentedhjete, kur sapo ishte permbysur diktatura, mete vertete qe kishte sherre, por nuk shkonin pertej grushtave; pse me pe , pse te pashe, pothuaj perhere perfundonin me grushta; ndoshta edhe me ndonje kacavide te perdorur enkas per te mos vrare. Pas katrahures qe sajuan socialistet me 1997, gjithcka ndryshoi; cunat e forte tani nuk ishin ata muskulozet, por ata qe nuk e kishin problem te vrisnin; ky fenomen pesoi nje rritje te llahtarshme paralel me ngritjen e korrupsionit ne sistem, qe sic thote intelektuali i vetem i vertete Lubonja, e bene Nanua me socialistet e tij; c’ka eshte edhe trashegimia e vertete politike e Nanos.
    Kurse sot, ky sistem eshte ne nivel 2.0; dhe kete e ka bere pasardhesi i Nanos, Rama; nxenesi ia kaloi mesuesit; shkoi deri aty sa deklaroi publikisht: hengshit kokat e njeri-tjetrit! Ja, kjo po ndodh.

    Reply
  • xyz says:
    October 23, 2025 at 8:23 am

    Mos u ankoni fare. jemi pikërisht aty ku duhet të jemi. Kështu ishte parashikuar Shqipëria të bëhej dhe kështu u bë. Këto dukuri nuk ngjajnë vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të botës. Dje dëgjova se në Peru të rinjtë po demonstronin kundër dhunës! 17 000 vrasje në vit! Kështu ngjan kur nuk ka më shtet, nuk ka më edukatë, autoritet, familje të shëndoshë, kur nuk ekziston frika nga polici, mësuesi, babai. Nuk ka më as shpresë. kryeministri jeton në një planet tjetër; Drejtësia është e korruptuar deri në palcë, pasi është e pavarur dhe nuk jep llogari asgjëkundi! Siç kanë kërkuar perëndimorët! Secili mendon vetëm për veten e vet. Në kohën e Zogut një xhandar mbante një qytet, tani 100 policë nuk kontrollojnë dot një fshat! Llogarit: Berisha ka vrarë dhe përsëri kërcënon gjithë botën. Mediat mbjellin veçse degjenerim dhe nxisin antiligjin. Ka marrë fund çdo gjë. Shqiptarët historikisht egërsira, vetëm frika i ka mbajtur zap.

    Reply
  • xyz says:
    October 23, 2025 at 8:25 am

    Vetëm Berisha nuk ka bërë gjë o skypion. Si ka mundësi të jesh kaq i marrë?! Kaq shumë ta kanë shplarë trurin?!

    Reply
  • Artan says:
    October 23, 2025 at 8:34 am

    Cmerresh me Skarypionin, nuk shikon ai se i ka syte te zene duke i thithur koqet e fishkura doktor Rrumpallës

    Reply
  • SPAK says:
    October 23, 2025 at 8:41 am

    Ne gjendjen e sotme, ku jemi, mendoj se eshte koha me e bukur qe kane shijuar shqiptaret! Ne kohen e Saliut te rihnin,te vidhnin te mernin pronen vellau vrau vellane dhe krimi ne familje u nxit nga Sali spiun krimineli! Po edhe vete Thanas nano eshte pjese e kesaj torte te helmuar sepse edhe Media eshte shkaktari per te mos qene me mire!

    Reply
  • Skypion says:
    October 23, 2025 at 8:51 am

    Kur ne pushtet eshte nje force politike qe ne pushtet vjen vetem “me gryken e pushkes” sic mburren edhe vete, keto fenomene jane te kuptueshme.
    -Ne vitin 1945 baballaret e socialisteve te soten, komunistet erdhe ne pushtet me gryken e pushkes, dhe kete e perserisnin papushim me mburrje pergjate 45 viteve ferr-diktature. Ajo u shemb,. dhe populli soli ne pushtet PD-ne me vote te lire.
    -Ne vitin 1997, bijte e komunisteve, socialistet, ne traditen gjakesore te baballareve te tyre, erdhen ne pushtet perseri me gryken e pushkes, por grabiten e vodhen aq shume, sa populli rikthey ne pushtet Berishen, me vote te lire.
    – Ne vitin 2011, socialistet bene tentativen e trete te ardhjes ne pushtet me gjak dhe, megjithese me dy vite vonese, ia arriten qe ta merrnin ate ne 2013-en.
    I frikesuar ne palce, se historia do te perseritej, dhe pas cdo marrje pushteti me dhune e gjak nga socialistet, do te rimerrnin Sali Berisha me demokratet e tij me vote te lire, Kryeqenefi i Shqiperise, Edi Rama vendosi: nuk do te kete me zgjedhje te lira! Ja pra…

    Reply
  • Artan says:
    October 23, 2025 at 8:58 am

    Ik o koqe ik, se le nam.

    Reply
  • Ardiani says:
    October 23, 2025 at 9:20 am

    SPAK torollak, zgjohu nga letargjia me Sali e dokrra me Thanas nano e kupto (po arrite ta kuptosh) se Ardian Thano po shkruan per realitetin e sotem me Ramiun ne krye qe ty te duket se eshte aq i bukur meqe mbare ky vend po shpopullohet perdite.

    Reply
  • demo says:
    October 23, 2025 at 10:53 am

    Jo i majte,,Socialist,,por bolshevik,proletar,katundar fare eshte Sali Berisha,qe verviti leckamaret e koprativave malore kodrinore mbi tokat e pronareve dhe pasurite e Shtetit.Me yxhyme revolucionare si kasaphana e Shkodres,,magazenat e FusheArrezit,grevat e urise te hajduteve te Trenave dhe Rrezimi i Qeverrise Koalicionit i futi panikun Presidentit Alia,qe u detyrua te firmose Zgjedhje te parakohshme dhe Qeveri Teknike.Me rrugace,burgaxhij,maloke mori pushtetin, ASHTU QEVERRISI,.sI BANDIT.Beri operacion plastrik me KOPIN e Skuthave te Serbise te UMNIKUT mantin e dyte,,vojt ne fis.
    Plasi bomben Atomike Made in Bisha ne Gerdec..SE NUK RRI QENI PA NGRENE MUT.
    Bej rrevolucion rrugaco-malok me kete Edi Ramen!Dhe vetem per kete qe Sali kafshen e ka bere si Xhija Bimit,te llapi rrugeve e ne maje tarraces,,Edi Rama e meriton Pushtetin.

    Reply
  • Llaf Dibre says:
    October 23, 2025 at 10:59 am

    “Ketu(ne Shqiperi) duhet me pak kurajo me qëlluar me armë se me folë. Para se të thote opinionin e tij, nje shqiptar preferon te shkreh armën.” (Josef Roth, “Reise nach Albanien” (udhetim ne Shqiperi) viti 1927).
    I lindur dhe i rritur ne nje realitet krejtesisht tjeter, nuk e imagjinoja bashkekombasin tim keshtu; dhe pata paragjykuar shkrimtarin austriak J. Roth.
    Pas 50- 60 vitesh shkuam ne “xhins”. Nuk eshte as problem edukimi shkollor, as prinderish. Problemi eshte i kultures dominuese, i me te fortit; i me te fortit me pushtet politik, me pushtet paraje, me nje pistolete ne brez a me nje thike e xhep.

    Reply
  • ATSH says:
    October 23, 2025 at 12:00 pm

    Me kujtohet nje interviste e Nexhmie Hoxhes . E pyeten kush eshte gjeja qe e befasoi me shume kur doli nga Blloku edhe u perball me jeten reale ne Shqiperi. Nexhmija u përgjigj se ajo qe e zhgenjeu me shume ishte niveli kulturor i nje pjese te madhe te shoqerise, megjithse ne investuam jashte mase shume ne edukim art e kulture -tha ajo perseri niveli i shoqerise ishte zhgenjyes. Imagjino keta anti-komunistet qe kane 35 vjet qe nuk kane investuar (ose ne shifra qesharake) ne asgje qe ka te bej me artin, kulturen e edukimin e njerzve .

    Reply
  • Erdogan says:
    October 23, 2025 at 12:22 pm

    Varet se ne cfare balte e mbjell produktin zoti Thano.
    Kjo balte eshte e contaminuar per 500 vjet.
    You harruat Titujt e Administrates Osmane ne Vorio Epirin e Pirros dhe Jeorgios Kastriotis nga ish Greke Orthodhokse por Genitcere te turqizuar si Vezire,Pashallare,Bejlere,Agallare,Hoxhallare,Dervish,Muhip etj?
    Imagjinoni you 500 vjet pa te drejta pronesie,edukimi,karriere ne qofte se nuk Festoje apo Nderoje (Fiesta and Honor) Sulltanin?
    Pa Revolucionin Greke te 1821a.d ketu do ishte Turqi dhe Afganistane.
    Por perseri Franca me Angline e vrane Kryeministrin e Pare Joanis Kapodistrian dhe vendosen nje 18 vjecare Otton!
    Tradita vazhdoi me turkoalvanosin Enver Hoxha,Mahmut Shehiajn (Mehmet Shehun),Abdullah (Abdyl Carcanin) dhe pasuesin e tyre Saleh (Sali) Berishen,me pionierin e Enverit Eduard (Edi) Ramen me Nene Greke nga fshati me emer Greke Vuno!
    Ky Pashallek turk ishte ne plan te krijohej (criate angl) nga armiqte e Kombit Greko-Ilyre me qender Kostantinopolis Austro Italianet.
    Kush eshte ai “Skiptare” qe mohon Figura Perandoresh Ilyre si Kostandini i Madh apo Iustiniani qe ndertoi Agia Sofian (Ilyret i thonin Agios jo Shen) n e 532a.d pervec katolikeve te Papucit te Vatikanit dhe te Myslimaneve turq eshte thjesht Idiot dhe vegel e atyre qe luftojne kete Komb me Vlera te papeserritshme Boterore pir te katandisur shume keq.
    Si mund te propagandohet ne kete Pashallek turk Cileri apo Erdogani gjoja nderhyri ne 97en per te shpetuar kete Pashallek nga Mono-Arho-Fashistet Greke (perfshire ketu dhe bijte e heronjve te Rovolucionit GrekeArvanitasit)!
    Kush e ka fajin per popullsine e pafajshme te te ashtuquajturit Came te Thesprotise Turqia qe i urqizoi apo Zerva me vrasjet dhe debimin e kesaj popullsie?
    Si mund te mohosh historine mijeravjecare te ketij Kombi me Vlera te Politizmoit (Culture “shqip”) Greke ne Ilyri dhe Epir!
    Kete bahce donte edhe Ducja per ti “shpetuar” nga Mono Arxo fashistet Greke ku lane Kokallat (Kockat) e tyre ne Vorio Epir se bashku me te rinjte e Italise.
    Sa per Edukimin e brezit te ri nuk kemi te ardhura se ata qe kane celsat e e kanapes tone thone qe merremi me rrafshimin e Gazes apo pushtimin e Krajines nga “Gogoli” Rusia!
    Po rreth 850 Baza Ushtarake” te Cifuteve perse duhen?
    Popujt e Medhenj Greke dhe paraskiptare (Ilyre dhe Epirote) por me siperfaqe te zvogeluar qellimisht nga Fuqite e Medha Imperialiste duhet te bashkepunojne perpara se “te jete vone”.
    Demografia e cdo shteti sidomos te vendeve te vogla dhe te pazhvilluara me politicat cfarosese te Fuqive te Medha eshte alarmante.
    Nevoja e shteteve te zhvilluara te veriut te Evropes jane si Sfungare duke na thithur Rinine dhe te Ardhmen e ketij Kombi te Lashte me Vlera Historike Greke.
    Politikanet ne keto vende te vogla (Greqia dhe Albanistani) jane te kapur per aresye mbijetese nga armiq te Imagjinuar por dhe Real (Imagination and Real).

    Reply
  • Artan says:
    October 23, 2025 at 12:45 pm

    Mire qe ky kari Erdogani nuk e nxori krijohen nga greqishtja, si ajo koqja te filmi “Fat Greek wedding” a si e ka ai, megjithese te thek ne anglishte dhe etimologji (criate thote, dhe e nxjerr si te jete fjale e anglishtes)

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    October 23, 2025 at 1:02 pm

    O Sajmir Kodraa,O Pamfletiii !Po vur komentet poshte shkrimit,,pse i ke bllokuar komentet?Atje tek pamfleti i keni me selexionim komentet,ketu keni publikuar Tablone Synoptike te poliagjentes Egla Ceno per te demtuar imazhin e nje felliqsire delenxhi dhe gjobaxhi te ekranit,.Nje manjak pervers kerkon ti mbylle gojen aktores Egla Ceno,,-Rrihe e mos e len me kja -thote nje fjale e Urte.Gjykatesi korruptuar eshte ay qe ka denuar kete vajze padrejtesisht,per ta denigruar ne emer te manjakut imoral Sajmir Kodra.

    Reply
  • Evropaiqi Eleniqia says:
    October 23, 2025 at 2:45 pm

    Oooo Erdogani….. Na kish marre malli per injorancerite e tij, vazhdo se humbe fare…. Sot lexova nje artikull ( qartesisht te financuar nga “kultura”. injoranca greke, qe nxirrte Gjergj Kastriotin tone grek) ….. mire turp qe skane, po nuk e mendojne qe behen qesharake ne sy te gjithe botes? …. Po po po me cfare gjitonesh kemi te bejme, megjithese jane jashteshqitje jone, pjesa me letyre, me balte e jona.

    Reply
  • Mediatikusi says:
    October 23, 2025 at 3:09 pm

    Mire o Ardian Thano “nga fjala te plumbi” po zotrote pse i ke hequr mundesine e komenteve (pra fjalen) atyre qe te lexojne per te komentuar tek “sihariqi” me i fundit i Qeverise Rama “BUXHETI – ulen me 60 % fondet per Arsim e Shendetesi dhe rriten per Diellen ” te cilin e ke sjelle per ta shijuar ne gazete sot por pa te drejte komentesh!

    Reply
  • Lexues says:
    October 28, 2025 at 9:24 pm

    Është vërtet gjendje alarmante. Vetëm sot katër humbje jeten. Shumë më tepër se në Ukrainë që është në gjendje Luftës. Me 3-4 vrasje në ditë për 2 milionë e gjysmë, do të thotë që, po të ishim 38 milionë sa Ukraina, i bie 45-60 të vrarë në ditë. Po Rusia vret e shumta dhjetë vetë në ditë me dronë e me raketa!
    Për mua, duhen bërë këto gjëra:
    1. Të hapet shkolla e riedukimit si dikur.
    2. Duhet një pakt kombëtar për arsimin. Shkolla nga klasa e parë në të 16-n është bërë si një maratonë. Mjaft që të ecësh për të dalë prej tij. Nuk mbetet njeri, të tërë kalojnë. Puna ka arritur deri aty sa në fakultetet që nxjerrin mësues, studentët janë analfabetë funksionalë. Megjithatë, diplomohen!
    3. Duhet të rikthehet dënimi me vdekje. Nuk jemi si Franca etj., jemi vend me popullsi fshatare (sepse edhe ata që zbritën në qytete, nuk kanë fituar sjellje qytetare). Të paktën për një dhjetëvjeçar. Këtu vrasja me pagesë është bërë profesion; vënia e dinamitit zbavitje, therja me thika si ndeshje në ring.
    4. Politika duhet të ulë tonet, se po i egërson njerëzit. Aty nga viti 2000, kur në Baltimorë një i sëmurë mendor vuri një bombë që vrau gati 200 veta, presidenti Klinton i bëri thirrje politikës të hiqte dorë nga gjuha e dhunës. Këtu gjuha e dhunës është fjalori i vetëm i plakut Berishë, i Nokës, Bardhit, Zhapës, Nallbatit, Balliut etj. Dhe jo vetëm gjuha kërcënuese, fyese, po edhe sjelljet e dhunshme të tyre, demonstrimi prej tyre i forcës fizike dhe jo i asaj mendore, janë një shembull shumë i keq për brezin e ri. Ashtu si komentues të tjerë këtu, edhe shkruesi i këtyre radhëve pajtohet me mendimin që sekuencat e dhunës verbale e fizike në kuvend të mos jepen në emisionet e lajmeve.

    Reply
  • demo says:
    October 28, 2025 at 10:53 pm

    Mungonte fare populli grek ne kohe te Skenderbeut,or grekoman,Erdogan! Ushtria Skenderbeut kishte vullnetare gjermane,napolitane,spanjolle,Kroate,vetem greke nuk kishte.Krahina e Rekes ishhte prone e Gjon Kastriotit,edhe sot jane Orthodokse,Prej Andej jane babai i gjuhes shqipe Kostandin Kristoforidhi(nga fshati Bibaje) dhe babai i letersise moderne Migjeni.Ndrruan gjuhen u bene Maqedonas ne 1950 kur shovinistet sllavomaqedonas filluan te perzene shqiptaret ne Turqi.
    Nuk ka nje beteje Turko greke gjate pushtimit te Ballkanit.ate revolucionin e 1821 e bene shqiptaret,por atehere nuk e dinin se ishin greke.Ky turistiku ka shkuar ne Harabi dhe shan Evropen qe po armatoset,,se nuk e di qe gjarperi grekoman po fishkellen me gjuhen e helmatisur.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    October 29, 2025 at 4:01 pm

    VO:
    -FLM,A.Thano për “ANATOMINË” që i bëni situatës Aktuale,por kjo nuk është sotme,por që nga VITET E MARRZISË BERISHISTE 1997,98..deri sot,kur BOMBA KA PLASUR NË ÇDO M/2.,ku të gjithë ankohen pa nxjerr përgjegjsinë te vetja si njeri,Prind,Pushtetar.!
    -Në çdo ditë raportohen ARMË kontrabandë nga të rinjtë,që SIMULOHEN nga PLAKU “MERE “,Që çdo familje të ket një armë për VET-MBROJTJE..nga kush.? Çësht ky KANUNOR që del mbi institucionet Shtetrore prej 35 vitesh.!?
    -Po ky malukat që nga 1991 KRIJOI BANDAT e armatosura kundër rregjimit Komunist & për të rrafshuar për tokë mbi 500 nd/e institucione pikërisht që të bragtisej PUNA,PUNËTRËT,PUNËDHËNSIT..dhe vëndi të boshatisejnga rinia mandej për tu cotuar e shitur sikurse 354 km/det 2009.!
    -Në Kuvënd ZIEN SHERRNAJA për të mbrojtur BABIN HAJDUT,VRASËSË..dhe FËMIJA I KOPSHTIT E IMITON KUDO..POR TASHMË NË RRUGË ME THIKË,ARMË,SHQELMA,BOKS..dhe askush nuk ndërhyn pasi duhet të shkoi dëshmitar..!
    -Në Greqi(kur ika nga frika e Saliut),kur nipi qau..mbritën menjëherë 3 polic të armatosur,të cilët i kishte njoftuar “PATRONSZHISTI.”,ku sot SALIU I POSHTRON,duke faisuar policinë që nuk kontrollon SALIUUN QË KUR KAPËRCEN DERËN..SE PËRÇFAR DO SHPIFI PËR ÇDOKËND PËMES QYTRTARIT ” DIXHTALB.” O ZOT.!!
    -Në shkollë mësuesi nuk guxon të qortoi nxënësin se do i shkoi prindi ta godasin pse i vendosi notë 4..por duhej 10 sipas tij,si i forti lagjes.!?
    -Në qytetin tim kur polici ndaloi fëmijën që po shkulte pemën e mbjellë,Babi fëmijës qëlloi policin me grushte,i cili tashmë nuk duhet ku ndodhet gjallë apo vdekur..!
    -Për çdo mëngjes në TV dëgjoi vetëm pesionist të flasin,Pasi adoleshentët deri 12,00 flëm gjum pasi Natën kan shënjestruar NISHANIN E NËNËS.!
    -Pyes të rinj a kan lexuar ndonjë libër..jo tjon se SALIU NUK KA BËR ASNJË LIBËR SE NUK KA BËR ASGJË POZITIVE PËR KËTË VËND.!
    -Nëna,Baba nuk ja mban fëmijës celularin në shtëpi deri pas shkollës,pasi ai nuk shkon në shkollë ose vret veten..dhe fai i ngarkohet Arsimit,Policisë,Qeverisë.!
    -Në rrugë po kaloja me hap për kalim vizash..dhe shoferi më THA..EC PLAK MATUF…dhe gati të delte nga BENXI me xhama të zinj !
    -Te gazetashitsi gjëj vetëm pesionist dhe asnjë RIKOSH,ata as i lexojnë fare këto shkrime në DITA,etj..!
    -Rinia as nuk shikon e dëgjon lajme në TV,për çfar bridh në Shqiplri e Botë,por SYT 24/24 NË AJFON.!
    Athere kush duhet ti dali ZOT VËNDIT.!?

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    October 29, 2025 at 4:08 pm

    VO:
    -FLM,A.Thano për “ANATOMINË” që i bëni situatës Aktuale,por kjo nuk është sotme,por që nga VITET E MARRZISË BERISHISTE 1997,98..deri sot,kur BOMBA KA PLASUR NË ÇDO M/2.,ku të gjithë ankohen pa nxjerr përgjegjsinë te vetja si njeri,Prind,Pushtetar.!
    -Në çdo ditë raportohen ARMË kontrabandë nga të rinjtë,që SIMULOHEN nga PLAKU “MERE “,Që çdo familje të ket një armë për VET-MBROJTJE..nga kush.? Çësht ky KANUNOR që del mbi institucionet Shtetrore prej 35 vitesh.!?
    -Po ky malukat që nga 1991 KRIJOI BANDAT e armatosura kundër rregjimit Komunist & për të rrafshuar për tokë mbi 500 nd/e institucione pikërisht që të bragtisej PUNA,PUNËTORËT,PUNËDHËNSIT..dhe vëndi të boshatisej nga rinia, mandej për tu cotuar e shitur sikurse 354 km/det 2009.!
    -Në Kuvënd ZIEN SHERRNAJA për të mbrojtur BABIN HAJDUT,VRASËSË..dhe FËMIJA I KOPSHTIT E IMITON KUDO..POR TASHMË NË RRUGË ME THIKË,ARMË,SHQELMA,BOKS..dhe askush nuk ndërhyn pasi duhet të shkoi dëshmitar..!
    -Në Greqi(kur ika nga frika e Saliut),kur nipi qau..mbritën menjëherë 3 polic të armatosur,të cilët i kishte njoftuar “PATRONSZHISTI.”,ku sot SALIU I POSHTRON,duke faisuar policinë që nuk kontrollon SALIUN QË KUR KAPËRCEN DERËN..SE PËRÇFAR DO SHPIFI PËR ÇDOKËND PËRMES QYTRTARIT ” DIXHTALB.” O ZOT.!!
    -Në shkollë mësuesi nuk guxon të qortoi nxënësin se do i shkoi prindi ta godasin pse i vendosi notë 4..por duhej 10 sipas tij,si i forti lagjes.!?
    -Në qytetin tim kur polici ndaloi një fëmijë që po shkulte pemën e mbjellë,Babi fëmijës qëlloi policin me grushte,i cili tashmë nuk dihet ku ndodhet gjallë apo vdekur..!
    -Për çdo mëngjes në TV dëgjoi vetëm pesionist të flasin,Pasi adoleshentët deri 12,00 flëm gjum pasi Natën kan shënjestruar NISHANIN E NËNËS.!?
    -Pyes të rinj a kan lexuar ndonjë libër..jo thonë se SALIU NUK KA BËR ASNJË LIBËR SE NUK KA BËR ASGJË POZITIVE PËR KËTË VËND NË 35 VITE.!
    -Nëna,Baba nuk ja mban fëmijës celularin në shtëpi deri pas shkollës,pasi ai nuk shkon në shkollë ose vret veten..dhe fai i ngarkohet Arsimit,Policisë,Qeverisë.!
    -Në rrugë po kaloja me hap për kalim vizash..dhe shoferi më THA..EC PLAK MATUF…dhe gati të delte nga BENXI me xhama të zinj !
    -Te gazetashitsi gjëj vetëm pesionist dhe asnjë RINOSH,pasi ata as i lexojnë fare këto shkrime në DITA,etj..!
    -Rinia as nuk shikon e dëgjon lajme në TV,çfar bëhet në Shqipëri e Botë,por SYT i mbajnë 24/24 ORË NË AJFON.!
    Athere kush duhet ti dali ZOT VËNDIT.!?

    Reply
    • ¿? says:
      October 29, 2025 at 4:17 pm

      Po kush tjeter o gomari madhor do t’i dale Zot vendit pervec teje, hajde merr pushken e dil malit te shpetoç vendin

      Reply
  • MeteH says:
    October 29, 2025 at 4:19 pm

    Si gjithmone Kapterr Lalaj kjo Gomarice madhore nga katundi i Poliagjentit traplliqet me te medha i hedh ne 2 kopje, ngaqe edhe marrezine e ka dopio, duke shpresuar se do ja lexojne nga 2 here.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    October 30, 2025 at 8:33 am

    Më vjen keq që rishkruaj,këtë herë për SHPIFSIN MeteH,i cili më njeh mirë se nuk kam kën KAPTERR,POR KOLONEL ME AKADEMI USHTARAKE,ME 17 VITE SHKOLLË,Ku për këtë më hishi Saliu në rrugë dhe grsadoi tipa si S.ZHULALI,B.GAZIDRDE,etj të 2 AGJENT I UDB,me të cilët bëri 10 grushte Shteti duke vrarë mbi 20.000(200 në Tropojën e tij), dhe shkatërrimin e ekonomisë së vëndit mbi 500 mild.$.!
    -Unë nuk jam ANONIM si shumë BYTHË-LËPIRS të Non Gratës fatkeqsi për Kombin.Që nga 2013 shkruaj me emër e mbiemër trimi në DITA,pasi është më e paanshme në Shqipëri.!
    -Unë nuk kam kën kurr SPIUN,si Sb i shumfisht nga 1967 busturia & Penicilina.!
    -Këta që dalin në mbështetje të një VRASËSI NË GËRDEC,21JANAR..etj,OSE JAN SPIUN,VERASËS,PSIKO..si Sb i cili është kuruar nga Dr.YLVI VEHBIU 1970,80,90.!
    -Derisa do të ket ANONIM E B.LËPIRS TË TILLË,VËNDI DO TË VUAJ EDHE 35 VITE TË TJERA.!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?