Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga infrastruktura tek shërbimet publike, si do përdoren 320 milionë eurot e buxhetit të Tiranës 
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Nga infrastruktura tek shërbimet publike, si do përdoren 320 milionë eurot e buxhetit të Tiranës 
EkonomiLajmi i fundit

Nga infrastruktura tek shërbimet publike, si do përdoren 320 milionë eurot e buxhetit të Tiranës 

Published: December 5, 2023
Shpërndaje

Bashkia e Tiranës parashikon të paktën 33.4 miliardë lekë apo rreth 320 milionë euro shpenzime për të përmbushur funksionet dhe objektivat e saj në vitin e ardhshëm. Relacioni i projektbuxhetit të bashkisë më të madhe në vend tregon se pjesa dominuese e parave është parashikuar në investime kapitale.

“Për vitin 2024 fondi total për shpenzime kapitale është në shumën 14,074,448,563 lekë dhe zë 42 % ndaj totalit të shpenzimeve. Për vitet 2025 dhe 2026, buxheti i investimeve parashikohet respektivisht 9,993,525,168 lekë dhe 7,228,120,936 lekë. Për vitin 2024 peshën më të madhe e zënë shpenzimet kapitale për programet e Zhvillimit të Komunitetit, Transportit dhe Urbanistikës” thuhet në relacion.

Pjesën më të madhe të këtij zëri e zënë shpenzimet e transportit me 27 për qind apo 3.98 miliardë lekë dhe pas saj zhvillimi i komunitetit dhe strehimi social.

- Publicitet -

Sa i takon shpenzimeve të tjera në dokument nënvizohet se ato operative dhe të tjera janë parashikuar në shumën 19,365,091,074 lekë për vitin 2024.

Këto shpenzime përbëjnë 31% të totalit të buxhetit për vitin 2024 dhe përbëhen nga:

– Shpenzimet operative të aparatit të Bashkisë dhe institucioneve në varësi;

– Përdorimi i Fondit Rezervë dhe Fondit të Kontigjencës;

– Transferta të tjera për individët Fondi Rezervë do të përdoret për financimin e shpenzimeve që nuk mund të parashikohen gjatë hartimit të buxhetit, me vendime të Këshillit Bashkiak.

“Fondi i Kontigjencës do të përdoret për të përballuar efektet e mosrealizimit të të ardhurave, nevojën e kryerjes së financimeve të reja dhe shtimin e financimeve mbi fondet e miratuara të programeve ekzistuese, në rast se do të jetë e nevojshme gjithmonë me miratimin e Këshillit Bashkiak. Transfertat për individët përbëhen nga transfertat në mbështetje sociale të shtresave në nevojë si bonusi i strehimit, dëmshpërblime në raste fatkeqësish natyrore, stimuj ekselence, si ai për nxënësit e shkëlqyer dhe stimuj të tjerë si shporta e bebes , të cilat do të vazhdojnë të paguhen edhe gjatë vitit 2024” thuhet në relacion.

Të vlerësuara sipas peshës në total vërehet se tek shpenzimet operative 15 për qind janë parashikuar për menaxhimin e mbetjeve ,reduktimin e ndotjes, mbrojtja e mjedisit. Ky zë vlerësohet në 2.9 miliardë lekë me një rritje 33.6 për qind në raport me planin e të njëjtit zë në vitin aktual. \Monitor\

p.k\dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Marko on Projekti futuristik i Parisit për t’u transformuar në një qytet që iu mbijeton temperaturave 50 gradë
  2. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  4. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  5. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?