Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga kobalti te bakri e nikeli: Studimi i BE-së zbulon zonat me nëntokën më të pasur në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Nga kobalti te bakri e nikeli: Studimi i BE-së zbulon zonat me nëntokën më të pasur në Shqipëri
KronikeLajmi i fundit

Nga kobalti te bakri e nikeli: Studimi i BE-së zbulon zonat me nëntokën më të pasur në Shqipëri

Published: November 4, 2025
Shpërndaje

Shqipëria ka një seri zonash minerare të pasura me ato që njihen si lëndë të para kritike, që janë analizuar nga Fondacionit Europian të Trajnimeve, pjesë e Bashkimit Europian.

Ky publikim që mat kapacitetet e vendeve, sa i takon lëndëve të para, nënvizon rëndësinë që ka koordinimi mes vendeve si një garanci për Europën për lëndë të para të rëndësishme për industritë. Konkretisht, Shqipëria citohet për disa lloj materialesh të rëndësishëm.

Së pari, në studim përmendet kobalti, që në Shqipëri gjendet në zonat minerare të Pogradecit. Ky material merr rëndësi të veçantë për bateritë me litium që janë pjesë e rëndësishme e makinave elektrike dhe telefonave “smart”.

- Publicitet -

Së dyti, është bakri, me rezerva në zonën e Lezhës dhe Kukësit. Bakri ka rëndësi të veçantë për një seri sektorësh nga energjia tek ndërtimi.

I treti është feldspati që në Shqipëri gjendet në zonën e Shkodrës dhe merr rëndësi për sektorin e qeramikës, porcelanit, bojërave.

Një tjetër material është Nikeli që në Shqipëri gjendet në Kukës, Devoll, Çervenakë, Përrenjas dhe Librazhd si depozita të klasit C dhe një depozitë të klasit B në Devoll.

Sipas Ligjit të BE-së për Lëndët e Para Kritike 2024, kërkesa e përgjithshme për lëndë të para pritet të rritet gjashtëfish deri në vitin 2030 dhe shtatëfish deri në vitin 2050. Për disa materiale, parashikimet janë edhe më të larta për shembull, kërkesa për bateri litiumi në BE pritet të rritet 12 herë deri në 2030 dhe 21 herë deri në 2050.

Lëndët e para i referohen substancave të papërpunuara ose minimalisht të përpunuara që përdoren jo si elemente të veçuara, por si kombinime të përpunuara në materiale inxhinierike ose të prodhuara si bashkëprodukte apo nënprodukte. Ato ndodhen në fillim të të gjitha zinxhirëve industrialë të vlerës dhe janë thelbësore për konkurrueshmërinë, produktivitetin dhe rritjen e BE-së.

Ato luajnë një rol të rëndësishëm në tranzicionin e gjelbër dhe dixhital, si edhe në sektorët e mbrojtjes dhe të hapësirës ajrore të BE-së./monitor.al

o.p. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Vlora 97 says:
    November 4, 2025 at 7:35 am

    Ç’i do
    Kur nuk i gezojne shqiptaret…
    Vetem po te kishim socializem real do merej shteti me keto dhe do ktheheshin ne te mira materiale per banoret.
    Me shtetin e sotem vjen i huaji ose pasunari vendas e merr per vete

    Reply
  • Kume Peza says:
    November 4, 2025 at 9:15 am

    I zbuloi BE, çudi?!

    Reply
  • Lala i Lushnjes says:
    November 4, 2025 at 9:18 am

    Të zbuluara ishin. Tani mbetet që të vjedhin çfar ka ngelur.

    Reply
  • Loli says:
    November 4, 2025 at 2:20 pm

    Harrove fosforinnne zonat e gjitokastres dhe matrapazllekun ne Tiran.

    Reply
  • Ali POLO says:
    November 4, 2025 at 3:05 pm

    Është mëse e vërtet që zhvillimi teknologjik që po ecën me ritme kaq të shpejta kërkon edhe zbulimin dhe vënien në efiçencë të këtyre mineraleve !
    Mendoj se krahas këtyre mineraleve një mineral kritik duhet të jetë edhe kromi i cili gjëndet me shumicë edhe në Bulqizë , Kukës Tropojë , etj
    Por kromi i Bulqizës së edhe vendin e parë në botë përsa i përketë cilësisë ! Kromi është mineral kritik për cilësinë e çelikut special në armatime dhe makineri të ndryshme !

    Reply
  • Skypion says:
    November 4, 2025 at 3:15 pm

    Kromi nuk gjendet vetem ne Bulqize a Kukes, apo ne vende te tjera qe shfrytezohen sot. Keta ekspertet e ketij fondacionit europian, duhet te bejne kerkime edhe ne nje zone te paeksploruar me pare: ne trute e socialistve te thjeshte. I ka zene kroma ka lart 80 vite; ka shtresezime te pasura me kete mineral te cmuar ne trute e ketyre te mjereve….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?