Emri i Ervin Matës, i arrestuar ditën e sotme në Brazil, u lakua publikisht për herë të parë mbrëmjen e 4 tetorit 2018, për masakrën e ndodhur në ish-Bllok.
Konflikti ndodhi në kushtet kur në lokal ishin Ervis Martinaj dhe Eljon Hate ky i fundit i njohur edhe me emrin Esmeraldo, dhe 2 persona të tjerë të paidentifikuar, ndërsa diku më larg Ervin Mata, e dashura e tij Elvana Gjata, Fabio Alushi, Meviol Billo si dhe 2 të tjerë ende të paidentifikuar.
Rreth orës 21:30 në lokal shkoi Fabian Gaxha truproja i Ervis Martinit. Sapo e ka parë Mata i ka kërkuar të sqarohen për një ngacmim që i kishte bërë të dashurës së tij, këngëtares Elvana Gjata dhe një vajze tjetër të shoëbizit.
Duke parë tensionin pronari i lokalit Redi Popesku i kërkoi Elvanës të largohet. Sherri nisi kur Fabiani u afrua dhe Mata e ka goditur disa herë me grusht duke e ulur në tokë. Më pas në ndihmë të Fabianit erdhën Ervis Martini dhe Eljon Hate. Ky ishte momenti kur nisi shkëmbimi i zjarrit mes palëve dhe çasti kur Meviol Bilo një ekspert i armëve të zjarrit, qëlloi mbi grupin rival duke vrarë Fabian Gaxhan dhe duke plagosur Ervis Martinajn dhe Eljon Haten.
Mata u dorëzua në Komisariatin e Policisë, 5 muaj pasi ishte shpallur në kërkim për këtë ngjarje.
Kur u pyet, ai tha se nuk kishte qëlluar dhe as nuk kishte parë se kush qëlloi në drejtim të viktimës. Ai shtoi se ishte larguar nga frika. Vetëm dy ditë pas vetëdorëzimit, Gjykata e la me detyrim për t’u paraqitur dy herë në muaj në Prokurori, e cila kishte kërkuar ndaj tij arrest me burg. Mbi Matën u ngritën akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Në vitin 2023 Mata u shpall në kërkim si pjesë e grupit kriminal prej 11 personash, mes tyre ish-kryepolici Erzen Breçani. Ky grup kriminal dyshohet për trafikimin e tonelatave me kokainë nga Amerika Latine drejt Europës. Mata po ashtu është në krushqi me Breçanin, djali i të cilit i ka marrë motrën për grua.

2 Korrik 2013,
Erzen Breçani bën thirrje: Të shporrim Edi Ramën, këtë Hitler të shqiptarëve..
–
“Përshëndetje liderit historik të shqiptarëve, doktor Sali Berishës.
E duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish deri sa të largojmë pinjollët e komunistëve
me në krye Edvin Ramën, ta largojmë këtë Enver të dytë.
Ne që dikur studentë të ‘91 shembëm diktaturën enveriste,
do gjejmë forcë dhe optimizëm, do të ngrihemi të tërë së bashku me rininë
që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët,”
–
Krimet e bandes Tropojes,sidomos grupit terrorist “Ciftelia” me Xenin -Brecanin-Kulicaj jane tashme harruar apo mbuluar nga Spak-u ..Nuk eshte sekret te thuhet se Brecani eshte bossi i Policise Private qe mbron Balozin e Viqidolit ku ky i fundit ka nje mbrojtje speciale nga miqte tane p/perendimore.
–
Eshte e turpeshme per dipllomacine amerikane qe nuk ka reaguar per
MENXYREN e kryegjeneralit Luan Hoxha qe u ankua te ambasadori amerikan per te shpetuar nga terroristi i cili e kishte kercenuar nga sypeshkaqeni Sales: Mbylle gojen se DO TA PESOSH SI KOSTA TREBICKA..
.Nuk e di pse me shkakton humor ardhja e nje ambasadori amerikan ne Shqiperi (gjeneral ne pension) i mbushur me dekorata “cep e m’cep” i cili me duket mikroskopik ne lidhje me vargamalet e krimeve te Usaliut te Marikes dhe hipokrizine kozmike te miqve tane te leshit.
;
shenim per ndonje keqkuptim:
Tolerimi i miqve perendimore tane te leshit ndaj kriminelit Usali Biberisha & Belerisha
eshte ne nje fare menyre dhe mbrojtje ndaj kufomes antishqiptare Edwin Ramortja