Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nga Mediu, shkohet te Shkëlzeni”, vargjet e të ndjerit Duka: “Dy televizione sot, me lekë gjaku”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > “Nga Mediu, shkohet te Shkëlzeni”, vargjet e të ndjerit Duka: “Dy televizione sot, me lekë gjaku”
AnalizaKryesoreVargje

“Nga Mediu, shkohet te Shkëlzeni”, vargjet e të ndjerit Duka: “Dy televizione sot, me lekë gjaku”

Published: January 10, 2023
Shpërndaje

 

Pak muaj para se të ndahej nga jeta i ndjeri Arben Duka botonte në rubrikën e tij në DITA vargjet e mëposhtme. Sapo ishte shpallur sanksionimi amerikan për Saliun dhe ishte njoftuar rihapja e hetimeve për shpërthimin katastrofik të Gërdecit:

Hapja e Gërdecit,
s’është thjesht për Mediun,
aty xhevahire,
do ketë për Saliun!

- Publicitet -

Punishten e vdekjes,
sot plot fakte kemi,
më se Delijorgji,
e kishte Shkëlzeni!

Me lekë të përgjakur,
topi nuk e lot,
dy televizione,
i ka ngritur sot!

Ndaj ai hetim,
duhet të thellohet,
duke ndjekur lekët,
në burim të shkohet!

Se ecim edhe biem
Biem në hendeqe
Njëzet vjet me radhë
S’u nda kjo e keqe!…

S’u nda kjo e keqe
Që çdo ditë hap varre
Popull i përulur
Qeveri vrastare!…

S’dua të flas shumë
Se më thonë mistrec-
Nuk e hapa unë
Fabrikë në Gërdec!…

S’dua të flas shumë
Se mërzitesh Ti-
Nuk mora në punë
Gra edhe fëmi!…

Nuk mbaroi kurrë
Oreks i vampirëve
S’pyesin nëse jetën
U marrin fakirëve!…

Oreks i vampirëve
Është i pasosur
Mbajnë nëpër xhepa
Dollarë të gjakosur!…

Oreks i vampirëve
S’ndalet asnjëherë
Sikur gjithë’ Atdheun
Ta hedhin në erë!…

Ti “klasë politike”
Je bërë për bodec
Të rëntë një bombë
Mu si në Gërdec!…

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • mirditori says:
    January 10, 2023 at 7:45 pm

    fiks fare

    Reply
  • MOLLA E KUQE says:
    January 10, 2023 at 8:00 pm

    KANE LUFTUAR SHUME
    ME PUSHKE E PENE
    TE BEJNE ME TE MIREN
    PER MEMEDHENE

    KANE NDRYSHUAR KOHET
    SOT NUK KA VLERE FJALA
    SKA NEVOJE VATANI
    PER PROCKA E NGJALA

    BOLL SHATE ERRESIREN
    KU JEMI GREMISUR
    VALLE KUSH SE DI
    TE DHEMBSET KJO TOKE
    CAP NDIZ NJE QIRI

    Reply
  • Gjëra që nuk (donte t'i) dinte Duka says:
    January 11, 2023 at 1:31 am

    Në fakt, problemi është sistemi 30 vjeçar korruptiv dhe mungesa e drejtësisë. Gërdeci është një nga skandalet në këto 3 dekada. Ka plot të tjera, majtas e djathtas. Nuk është skandal vetëm vjedhja e as paratë e pista te shtëpia e A.Klosit. Edhe Karamuço e të tjerë kanë qënë pre e hajdutes. Por problemi kryesor është mënyra si funksionojnë gjërat në Shqipëri, pra të gjithë ata gjasme Vipa marrin të njëjtën pastruese. Si kështu? Ku vajti meritokracia? Pra, gjëja e parë është që në Shqipëri punët janë me mik, me të njohur. Nuk i duan njerëzit e ndershëm, duan hajdutët. Dhe kur këtë gjë e bën kasta drejtuese, të jeni të sigurtë që peshku qelbet nga koka , dhe sistemi funksionon njësoj. Prandaj në Shqipëri nuk ka shpresë dhe ka shpopullim. Tani, pse e gjithë ajo kastë “Vipash” nuk i kanë treguar njeri tjetrit për hajduten por kanë vazhduar ta rekomandojnë edhe te të tjerë? E para sepse nuk i tregonin dot të tjerëve sasinë e madhe të parave të pista korruptive që mbanin në shtëpi. Plus që me siguri e kanë rekomanduar te të tjerë që pastruesja hajdute të vidhte edhe shtëpitë e shokëve apo miqve. Se përndryshe nuk shpjegohet si kjo hajdute vazhdonte rekomandohej për pune te gjasme vipat e tjerë.
    Kjo është një histori që tregon mënyrën si funksionon sistemi i punësimit , sa i korruptuar është sistemi dhe kasta, dhe si mbijeton shtresa e varfër dhe pse qep gojën e madje korruptohet për votën në zgjedhje.

    Historia e pastrueses hajdute është pasqyra e Shqipërisë reale, kastës, punësimit dhe korrupsionit, madje diferencimit të klasave shoqërore. Diferenca e madhe ekonomike mes klasave ka bërë që të varfërit të detyrohen të vjedhin që të mbijetojnë apo edhe që të pasurohen, sepse nuk ka rrugë tjetër kur paratë i kanë vetëm pak njerëz në dorë (e i shpërndajnë me pabarazi e pa meritë), dhe punët sidomos në shtet janë me mik e me rryshfet. Kasta lart me shëmbullin e tyre po edukon e detyron pjesën tjetër të pashpresë e pamundësi të bëhen hajdutë, ose të shpopullohen, të ikin jashtë. Një shembull tjetër se si funksionon sistemi me pabarazi është shembulli i Luiz Ejllit në Big Brother. Çohet Top Channel e shkon te spitali Nënë Tereza në mes të natës dhe i bëhen gjithë analizat menjëherë kur në fakt nuk kishte asgjë. Ndërkohë që ke me mijëra shqiptarë , pensionistë apo të tjerë persona të sëmurë që vizitohen te mjeku dhe analizat që duhet të bëjnë iu del data pas një muaji, se ka planifikim thonë, duhet të presin se ka radhë gjasme. Sebepi është t’i detyrojnë të shkojë te privati. Se përse kur një pensionist i sëmurë që ka nevojë për analiza duhet të presë një muaj?! Pret sëmundja? Jo. E njëjta gjë ndodhi edhe kur qe pandemia, kishe simptoma dhe tamponin të jepej mundësia ta bëje pas 10ditësh, kur në fakt për 10ditë mund edhe të kishe vdekur. Kjo është shëndetsia falas, shëndetsia që nuk duam, që nuk vlen e që të lë të vdesësh. Prandaj rastet si ai i pastrueses hajdute apo i Luizit gënjeshtar që i hapen dyert menjëherë pa radhë, janë shembuj si funksionon Shqipëria. Skandal! Turp i madh! Mjerë shqiptarët e ndershëm!

    Reply
  • A e dini se Saliu ka vrar me shume se Enver Hoxha says:
    January 11, 2023 at 6:07 am

    Te gjitha krimet ne 33 vitet e fundit te cojn te dera e Saliut. Te gjitha krimet pa “autor “ i ka ber saliu.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?