Nga Dori Xhima
Nga vitet e trazuara të 1997-ës në zonën e Myzeqesë dhe Beratit e deri te vilat luksoze të Athinës, emri i Lulzim Cakës mbart njërën prej historive më të gjata dhe më komplekse të botës kriminale shqiptare. I njohur publikisht me nofkën “i tmerrshmi i Beratit”, Caka ka qenë protagonist i një sage që përfshin vrasje, hakmarrje familjare, arratisje nga burgjet dhe kapje ndërkombëtare.
Aktiviteti i tij kriminal daton që në mesin e viteve ’90. Përballja e parë me drejtësinë regjistrohet në qershor të vitit 1995 pas një konflikti në fshatin Suk të Fierit, prej ku pas arrestimit u arratis nga qelia brenda 48 orëve. Në vitin 1995 ai u përfol gjithashtu për vrasjen e arkëtarit të Kutallisë.
Gjatë viteve 1995–2000, banda vepronte kryesisht në aksin Berat–Fier–Lushnjë. Gjatë trazirave të vitit 1997, grupi i tij vendosi postblloqe të armatosura duke ngjallur frikë te udhëtarët dhe duke sulmuar automjetet që kalonin në ato akse nacionale.
Ndër ngjarjet kryesore që rëndojnë mbi të përfshihen 26 Marsi i 1996, ose atentati ndaj dy shefave të krimit të Beratit dhe Kuçovës te Ura e Samaticës, ku drejtuesit e policisë i shpëtuan sulmit, por automjeti i tyre u dogj.
Në 20 Korrik 1997 vriten Nezir Yzeiri, kunata e tij Ashime dhe djali i saj i adoptuar, Ilir Yzeiri..Në qershor 1998 vritet Lulëzim Emini (vëllai i “Miles” së Fierit), ngjarje për të cilën Caka u dënua më pas me 25 vjet burgim.
Përdhunimi i nënës, hakmarrja dhe arratisja me sharrë
Dosja e Lulzim Cakës mori përmasa edhe më të rënda pas një ngjarjeje tragjike që goditi familjen e tij. Nënës së tij 56-vjeçare, Xhevries, i morën jetën pasi e përdhunuan, ndërsa i vranë edhe të vëllanë, Bardhoshin.
Kjo ngjarje nxiti një seri episodesh të reja dhune. Në 6 Janar 2001 ndërsa vuante dënimin në burg, Caka arriti të prejë hekurat e qelisë me një sharrë dorë dhe u arratis me qëllim që të hakmerrej për familjarët e tij. Në 14 Janar 2001 policia organizoi një operacion rrethimi në fshatin Samaticë për kapjen e tij, por aksioni dështoi si pasojë e dekonspirimit.
Në 22 Mars 2001 pas ndërprerjes së energjisë elektrike në fshatin Samaticë, Caka qëlloi për vdekje dy të rinj të fiseve rivale, Valter Begën (21 vjeç) dhe Maringlen Camin (22 vjeç), të cilët i dyshonte si përgjegjës për vrasjen e të vëllait. Në 23 qershor 2001 akuzohet për vrasjen e Arben Hoxhës, anëtar i fisit Hoxhaj me të cilët ndodhej në hasmëri.
Nga kapja në Itali te lirimi i diskutueshëm

Më 24 Dhjetor 2001, Caka u kap rastësisht gjatë një kontrolli rutinë për emigrantët e paligjshëm në Foggia të Italisë. Pas një sinjalizimi anonim që konfirmoi identitetin e tij real, autoritetet italiane nisën procedurat e ekstradimit. Më 10 Mars 2003 ai mbërriti në aeroportin e Rinasit për të shlyer dënimin prej 25 vitesh burgim.
Pasi kaloi vite në burgjet shqiptare, në vitin 2019 ai u la i lirë. Sidoqoftë, drejtësia shqiptare e vlerësoi më pas këtë vendim si të paligjshëm dhe e shpalli sërish në kërkim ndërkombëtar për të ekzekutuar pjesën e mbetur të dënimit.
Caka u zhvendos në Greqi, ku jetonte me emrin e dytë John Franco. Në vitin 2022, autoritetet greke refuzuan kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e tij.
Kapitulli i fundit: Arrestimi në Greqi për kokainën kolumbiane
Aktiviteti i tij u rikthye në vëmendjen e mediave këtë shtator të vitit 2026. Policia greke arrestoi Lulzim Cakën gjatë një operacioni të koduar “Lulet e së keqes”.
Ai dyshohet se drejtonte një rrjet të trafikut ndërkombëtar të kokainës të importuar nga Kolumbia (e cila hynte e fshehur në dërgesa lulesh/trëndafilash).
Gjatë kontrollit të ushtruar në vilën e tij luksoze në zonën e Marathonës, ku u arrestua bashkë me të birin, autoritetet sekuestruan 2 kg kokainë, lëndë miksuese kimike, armë zjarri dhe mjete luksoze, ndërsa në ambiente pranë vilës u gjetën edhe sasi të tjera droge.
Arrestimi i fundit mbyll një sërë kapitujsh të historisë së tij kriminale, duke e zhvendosur atë nga ngjarjet e viteve ’97 në Shqipëri te rrjetet e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
DITA

Po i kan perdhunuar nenen shume mire ua ka bere.
C mund te besh tjeter vec vetgjyqesis ne nje vend te korruptuar deri ne palc nga Vicidolsat dhe Shurrelsat
E paska ber si Ali Pasha
Dhe ai nga perdhunimi nenes e nisi rrugen kriminale
Nenen ja kane perdhunuar mbasi kishte bere vrasje, perdhunime, grabitje, prerje Kakashi dhe djegje kufomash… keshtu qe flisni mos dh.sni.
Por Shqiptaret mitizojne gjithmone njerezit pa tru, idiote dhe frikacake. Vetem frikacaku vret mitizojne nje shkerdhate si Lul lesh caka.
Kjo eshte shkerdhatodrejtesia Shqiptare e pas 90-es e tani ne vazhdim.Ketyre (te shkerdhatodrejtesise) duhet shkerdhyer ropte e shpise ne 7 breza!
Kujdes
Te vetmit Gazetar qe ka shkruajtur te verteten ky edhe gra ka vrar kushedi sa njerez te pa fajsh ka vrar te kalbet ne burg
Cfare I forti je ti mor rrote .ari, ti je njeriu me kot ne kete Bote, ti duhej te varje nje gur ne qafe dhe te mbyteshe…
Per te vrare sic ke vrare ti o legen… vret dhe nje femije 5 vjec, pra ti te ha .arin per I forte, ate qe te kane bere ty e ke metituar, por mjere ajo qe te polli cfare ka hequr nga pjella e saj…ptu kokerr …urve.
Me vjen turp dhe te pellcas nga inati kur mendon plera te tille qe kane livadhisur, shkak drejtesia e plepave dhe shembulli qe jepte vet shpellari ne krye.
Shpellari te qifte familjen,, po Rama jot qe te perdhunon familjarisht tq rrobt ca mendimi ke per te