Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaron se garon në këtë mandat të tretë për të përfunduar shumë prej disa punëve të nisura për qytetin. Veliaj u shpreh për Vizion Plus se prej një minorance të vogël qyteti ka humbur mjaft kohë.
“Dua që mandati i 3-të të jetë një mandat ku ne mbarojmë disa punë që na kanë ngelur pezull në Tiranë edhe prej këtyre bllokimeve dhe vonesave. Unë besoj që duhet të mbarojë unaza e Tiranës dhe tani jemi te pjesa e Paskuqanit, do rikthehemi prapë në Tufinë që ta lidhim pastaj në Shkozë, ku ka mbaruar gjysma. Ajo vonesa e “Astirit” nga disa personazhe tragjikomikë që vetëm vonuan edhe veten e tyre në rrugët e Tiranës, nuk duhet të vazhdojë më si lojë. Edhe prapë një nga pendesat e mia është që i kemi lënë shumë terren një minorance të vogël që as e voton njeri, vetëm me idenë që hajde t’i respektojmë, hajde t’i dëgjojmë, por nuk kanë interes të zgjidhin problemet, kanë interes vetëm të bllokohet puna. Kështu që në këtë sens do ecim shumë shpejt aty”, tha ai.
Duke u ndalur në çështjen e transportit, Veliaj u shpreh se qyteti do të ketë dhe terminalet e autobusëve. “E njëjta gja do ndodhi me terminalet e Tiranës. Ne kemi, kam 7 vjet gjyqe me kthesën e Kamzës. Ndërkohë ka mbaruar terminali në Lundër, te rrethrrotullimi në Lundër dhe besoj me një hyrje lindore, me një hyrje perëndimore ku rrinë autobusët. Aty pastaj kemi edhe pikën e lidhjes me trenin, ajo është shumë e rëndësishme”, tha ai.
Krahas hapjes së piramidës vitin e ardhshëm që do të ofrojë kurse për 5 mijë të rinj në vit, Tirana do të ketë dhe buqetën e re të shkollave të reja. “Kemi paketën e fundit të shkollave, jam shumë i kënaqur, një nga projektet për të cilin jam vërtetë shumë krenar. 43 shkolla kanë mbaruar, por kemi edhe një paketë të fundit që janë 2 shkolla, 1 në “Astir”, 1 në Yzberish, dhe 2 të tjera nga ana e Lanës tek Njësia 7, për t’u zgjidhur përfundimisht që ajo lagje e re gjithashtu të ketë arsimin e nevojshëm. Të njëjtën gjë do bëjmë edhe te lagjja tjetër siç thashë te Liqeni i Thatë, ku do jetë një shkollë tek Parku Olimpik, shkolla “Dritëro Agolli” dhe një shkollë tjetër afër Kopshtit Botanik. Pasi mbaruam kampusin në UBT, godina te inxhinieria, godinat e tjera te mjekësia, ka ardhur koha për kampusin e madh te Qyteti Studenti. Kështu që jemi në fazën e mbarimit të projekti dhe në mandatin e 3-të ne duam përfundimisht të zgjidhim të gjitha nevojat për universitetet e Tiranës. Dhe besoj që me këtë paketë investimesh unë mbyll të gjitha ambiciet që kisha për Tiranën. Ligji thotë që mund të kandidosh vetëm 3 herë, kështu që është hera ime e fundit dhe dua vërtetë të mbyll të gjithë këtë paketë të investimeve dhe pastaj ta kaloj në duar të tjera më të sigurta”, theksoi Veliaj.
Pas suksesit me Kopshtin Zoologjik, Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i vendosur dhe për transformimin e Kopshtit Botanik.
Velia, je i vetmi kryetar bashkie kryeqyteti qe per nga pangopesia i shkallmove Tiranes vlerat e trashegimis.
Po je dhe i vetmi kryetar bashkie qe shkallmove dhe stacionin e trenave dhe autobuzeve ne qender te kryeqytetit gje qe te shumtet kryeqytete ne boten e qyteteruar i kane ne qender te tyre.
Po, Mos harro se do t’mbetesh i vetem kryetar bashkie qe sundon si mashe ne dore te kryeministrit, packa se s’te votuan as 15 perqind e votuesve, megjithse dhe I vetem “trim”si kandidat per krietar bashkie. Mos harro, sa do saze e cinie t’ju “ kendojne e t’e zhgaravisin per ju, ju do t’merri nje fund ate qe meritoni drejtesia e populli.
Rrofte klevis krrici i faro pace pilafit me kollaro, me dy gishta lart hipur mbi furgonin e policise duke bere garipin para shpellareve te Astirit qe bllokuan trafikun ne unaze per 1 vit rresht por nuk penguan dot zhvillimin e pandalshem te Tiranes nen udheheqjen e Erjon Veliajt.
Uje I pishem? Transport si ne Europe? Rruge pa grope? Kanalizime? Lana ne uje nevojtore? 2 km rruge me makine 2 ore? Po kto o Lali Eli ? Kur? Mos e votoni o njerez…le ta vjedhi po te doje por krim do beje e nje dite do e pesoje…
Po tramin ose tramvajin pse nuk e permend Lali Eri ?
Ky do mbahen mend veten per vjedhje tokash e prishje shtepis te Tironcave,vec nese ve dore drejtesia dhe e kalbin mrene,nuk pres noi gjo te mire prej ketij kopili.
vemje e peshtire qe don dhe mandat te trete.Ke kerdisur tiranasit duke vjedhur per 8 vjet.Nese ky popull ka dy pare tru duhet te te coje prapa diellit qe mos te ta shohim me surratin.Plehre!
GUZHUNJER Aty s`ta ha qeni shkopin,.Sa lezet te ka ajo luge ay tas,ay Kazan,ajo perparese e kuqe..
Supe duan shqiptaret,supe!