Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga sot nisin kufizimet për Qeverinë dhe Bashkitë për 14 majin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nga sot nisin kufizimet për Qeverinë dhe Bashkitë për 14 majin
AktualitetPolitike

Nga sot nisin kufizimet për Qeverinë dhe Bashkitë për 14 majin

Published: January 13, 2023
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dërguar një shkresë institucioneve kryesore qendrore për t’u rikujtuar se nga sot nis detyrimi i tyre në zbatimin e ligjit për të raportuar në këtë institucion mbi aktivitetet gjatë këtyre 4 muajve deri në zgjedhjet e 14 majit.

Shkresa u është dërguar sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave dhe 15 ministrive duke u kujtuar detyrimet dhe ndalimet që rrjedhin nga Kodi Zgjedhor.

“Në mënyrë kategorike ju ndalohet të promovojnë aktivitete dhe veprimtari publike, të cilat lidhen me financime që nuk janë parashikuar në programet e tyre buxhetore por janë rrjedhojë e financimeve që behen nga 11 janari deri në 14 maj”, tha Celibashi për mediat. Shkresa u është dërguar të 61 bashkive të vendit.

- Publicitet -

“Duke filluar nga data 13 janar 2023 deri në datën 14 maj 2023, çdo organ publik ka detyrimin të raportojë paraprakisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mbi veprimtaritë publike të kryera nga titullari dhe/ose çdo punonjës i administratës, apo personeli tjetër i institucionit.

Këtij detyrimi i nënshtrohen edhe entet e tjerë ku shteti zoteron kapital/kuota/aksione ose/dhe emëron shumicën e organit mbikëqyrës apo organit administrues te entit; Një veprimtari është publike kur ajo do të pasqyrohet sipas rastit në radio, në televizion, në shtyp, në faqe interneti, në median online, në rrjete sociale, ose nëpërmjet çdo mjeti tjetër që mundëson publikun e gjerë të njihet, apo të informohet mbi atë veprimtari; Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të njoftohet për zhvillimin e veprimtarisë publike të paktën 5 (pesë) ditë përpara datës së parashikuar për zhvillimin e saj; Zhvillimi i çdo veprimtarie me karakter publik, sipas përcaktimeve të pikave 1 dhe 2 të kësaj kujtese, me pjesëmarrjen e punonjësve të organeve publike duhet të raportohen. Ndalohet në këto veprimtari përdorimi i shenjave, logove, sloganeve, pankartave, posterave të lëvizshëm ose jo, materialeve propagandistike që identifikojnë drejtpërsëdrejti, apo tërthorazi një parti politike/ subjekt zgjedhor apo kandidat në zgjedhje.

Gjatë zhvillimit të veprimtarive sipas pikës 7, të kësaj kujtese, ndalohen thirrjet, apo fjalimet me përmbajtje partiake ose zgjedhore në favor të një subjekti zgjedhor apo të një kandidati; Promovimi i investimeve me pjesëmarrjen e zgjedhësve/ elektoratit, përfaqësuesve të partisë politike konsiderohet si veprimtari politike zgjedhore;

Pjesëmarrja e punonjësve të administratës brenda orarit zyrtar të punës në këtë lloj veprimtarie konsiderohet shkelje e dispozitave të Kodit Zgjedhor; Ndalohet promovimi i projekteve të ndryshëm në investime, shërbime, për të cilat fondet janë planifikuar pas datës 13 Janar dhe jashtë programit vjetor buxhetor të miratuar në fillim të vitit. Ndalohet shpërndarja publike e lejeve të legalizimit dhe/ose çdo titulli pronësie në periudhën e përcaktuar në këtë kujtesë”, janë disa nga ndalesat.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë
  • Erion Veliaj kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të rigjykimit
  • Sekretari i NATO-s konfirmon Samitin në Tiranë, por jo kohën
  • “Ndaloni dhe vizitat”, Trump urdhëroi ndërprerjen e tregtisë me Spanjën, reagon Madridi
  • Nga Macron me syze të errëta te Rama me atlete të bardha, The Guardian publikon fotot pikante nga samiti i NATO-s

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  2. Aldrin on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  3. Ethem Lalaj on Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  4. ILIR on LETËR E HAPUR
  5. MERO on VIDEO: Rutte i tregon me gisht Trump atletet e Ramës, ja si reagon Presidenti amerikan

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?