Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga telefoni i gruas së Berberit, te Tuneli i Llogarasë, aludime për arrestin e Ballukut, ndërkohë që ajo vetë poston nga treni në Zvicër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Nga telefoni i gruas së Berberit, te Tuneli i Llogarasë, aludime për arrestin e Ballukut, ndërkohë që ajo vetë poston nga treni në Zvicër
KronikeLajmi i fundit

Nga telefoni i gruas së Berberit, te Tuneli i Llogarasë, aludime për arrestin e Ballukut, ndërkohë që ajo vetë poston nga treni në Zvicër

Published: October 24, 2025
Shpërndaje

Ndërsa media afër opozitës dhe portale të shumtë kanë njoftuar sot se zëvendës kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, është thirrur në SPAK, vetë Balluku nuk ka komentuar.

Ajo ka zgjedhur t’i përgjigjet këtyre raportimeve me një informacion se ka zhvilluar një udhëtim me tren nga Zyrihu në Bern të Zvicrës.

Përmes një prononcimi, Balluku shprehet se Qeveria shqiptare është duke bërë plane për një bashkëpunim të ngushtë edhe me hekurudhën zvicerane në të ardhmen, përsa i përket zhvillimit të transportit hekurudhor, duke nisur sipas saj me projektin e parë, atë nga Tirana në Durrës.

- Publicitet -

Ajo premtoi se në të ardhmen, përmes korridoreve hekurudhore europiane, “qytetarët do të mund të udhëtojnë me tren nga Zvicra në Shqipëri”.

Por njoftimet për akuzat ndaj saj kanë vijuar.

Sipas mediave, Balluku është hetuar në procedimin e ndarë të dosjes ndaj Evis Berberi, që disa muaj më parë çoi në ngritjen e akuzave për disa zyrtarë të tjerë, mes të cilëve kreu aktual i ARRSH-së.

Sipas gazetarit Elton Qyno paracaktimi i fituesit të tenderit për mbikqyrjen e punimeve në tunelin e Llogarasë, besohet se është bërë shkaku kryesor që prokurori i SPAK, Dritan Prençi, të ftojë për ta marrë në pyetje si person nën hetim, zv/kryeministren e Shqipërisë.

Është hetuar tenderi ku garuan bashkimi i kompanive “Staki Eltidi” dhe “Gjeokonsult & CO” – me bashkimin e kompanive “Hill International” dhe “Net-Group”.

“Staki Eltidi” dhe “Gjeokonsult&CO” u skualifikuan, duke i lënë rrugën e lirë “Hill Internacional N.V” dhe “Net-Group”. Kjo e fundit është kompani të cilën Valter Begaj ia ka blerë në.letra Evis Berberit.

Prokurorët e posaçëm kanë ngritur dyshime të forta se tenderi mund të jetë paracakuar dhe kompanitë e tjera, janë skualifikuar padrejtësisht, për shkak të lidhjes mes Berberit, Ervis Lamit, mikut të tyre Valter Begaj dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balloku.

Prej 4 dhjetorit 2024, të gjitha aksionet që Valter Begaj, dispononte tek kompania “Net-Group” ja ka dhuruar përmes një kontrate noteriale shtetases, Loreta Vallja.

Nga hetimet e deritanishme SPAK e akuzon ish-kreun e ARRSH Berberi se favorizonte mikun e tij Begaj dhe Lami, në tendera përmes një kompanie që ai kontrollonte në mënyrë të tërthortë.

Berberi, konsiderohej si krahu i djathtë i zv/kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku. Telefoni i Berberit dhe bashkëshortes së tij i sekuestruar nga SPAK, ka qenë një nga elementët që kanë shërbyer për të zbardhur skemln abuzive – sipas këtyre raportimeve.

Mediat afër PD shkojnë edhe më tej. Sipas tyre ka qenë fillimisht ideja për masë arresti me burg për Ballukun dhe dy shtetas turq. Për këtë arsye Balluku iku drejt Zvicrës.

Sipas këtij versioni kërkesat do të shkonin në Kuvend dhe gjykatë sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës. Pronari i kompanisë turke të përfshirë në këtë investim, në këtë kontratë, është K.A., një ish-deputet i partisë së presidentit Erdoğan, me të njëjtin qytet lindjeje me të, dhe kjo e rriti ndjeshëm trysninë mbi çështjen.

Ka patur presion sipas këtyre raportimeve për të hequr idenë e masës së.arrestit dhe për të shkuar në një thirrje në gjendje të lirë në SPAK të Ballukut për të vijuar hetimi.

Vetë SPAK nuk ka pohuar as mohuar raportimet. Në përgjigje të mediave të interesuara është thënë që Prokuroria e Posaçme nuk ka për momentin asgjë për të ndarë me mediat.

o.p. / dita

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • hallexhiu says:
    October 24, 2025 at 5:50 pm

    Ky Qyno, por dhe ai skraparlliu, Hoxha, kane varur vetes byqe te renda duke u kthyer ne dore spiuni dhe si duket dhe ndaj i nxorren se keta duhej kalbur ne burg, por në se kjo Balluku ka dore ne keto pune duhet te futet brenda, gjithmone kam parasysh qe para se te shkoje kjo brenda , patjeter qe duhet te tretet ne burg Sali Berisha qe ka qene dore e zeze ne ate kohe dhe kete kohe, ndryshe Shqiperia kercenohet nga shume gjera te prekeshme e te paprekeshme. Te duruarit kane 35 vjet dhe Dumani u a mbylli dy here ne çeles dosjen e zeze te Sali Berishes, prandaj inati tani eshte kthyer kunder prokuroreve dhe gjykatesve. Ne fund e ç’faj ka Saliu kur punen e mbajne peng prokuroret dhe gjykatesit?! Saliu shin me kuajt ne dispozicion, bile eshte dhe kaluar mbi samarin e tyre, por ma merr mendja nje dite kuajt do lodhen, do pengohen dhe do thyejne xerkun para se te shkojne e atje ku e meritojne! Eshte rrumbullake kjo dhe rrotullohet apo jo, ne mos sot, neser ?!

    Reply
  • capi says:
    October 25, 2025 at 12:36 am

    Opo lere bashkepunimin e ngushte, mos shkove te takosh tigrin se ai di nga bie shtegu i dhise per tu arratisur.

    Reply
  • Sul Koburja says:
    October 25, 2025 at 1:28 am

    Balluku te shkoje ne burg po ka krýer krime por Mediun duhet ta rrasni nje ore e me pare,Saliu eshte i mbytur ne krime,Noka po ashtu.

    Reply
  • demo says:
    October 25, 2025 at 3:34 am

    Eshte e pafalshme qe grabitja e Klubit Partizani me 28 mije meter katror ne mes Tiranes po kalon ne kalendat greke.Shpirti i qindra pronareve me Tapite e Zogut ne Dore nuk do te gjeje qetesi po nuk u denua PUSHTUESI I TROJEVE Sali Berisha dhe dhenderi muhaxher.

    Reply
  • Blediani says:
    October 25, 2025 at 7:19 am

    Balluku eshte nje super hajdute qe ka marre gjithe sistemin ne dore.
    Te ndeshkohet se po mbjell faren e hajduterise ne rruget dhe ne energji.

    Reply
  • !!? says:
    October 25, 2025 at 7:47 am

    Ka dhjet vjetë e kusur që po punohet me përkushtim për hekurudhën Tiran Durrës Tani që ministresha Balluku, Djella e Ramës për energjitikën dhe infrastrukturën e transportit shijoj udhëtimin romantik me një tren zviceran, së shpejti, dmth edhe mbas nja 10 vjet të tjera, hekurudha legjendë tashma Durrës Tiranë do të përfundoj..

    Ç’ janë këto lajme ogurzeza që përhapen për Djellën e energjitikës? Ajo do të thirret në SPAK ashtu sikur është thirrur ishDjella ministresh Krifca, xhepistja e Edi Ramës që vodhi për llogari të tij dhe miqëve të tij të BE miljonat e subvencioneve të BE për bujqësin.

    Reply
  • Hajduteria qe po kerkon te mbetet Sekret says:
    October 25, 2025 at 9:54 am

    Bela ne rrugen e “ndritur” te Lalit – Te njejtat postime si te Velise, te njejtat kronika TV si kasetat e Velise ku Bela (si dikur Velia) ecin rrethuar me ca patronazhiste te veshur me rroba pune e u tregojne atyre sekretin se si shtrohen rruget e si hidhet asfalti.

    Reply
  • Kiço says:
    October 25, 2025 at 1:43 pm

    Kuçedrra Balluku RREZIK KOMBÊTAR në VJEDHJE , KORRUPSION , GRABITJE , PLAÇKITJE dhe HAJDUTËRI

    Reply
  • Dersniku says:
    October 25, 2025 at 1:47 pm

    Ore po te shkoje ne burg balluku po ka vjedhur kujt i plasi ama pse po sillet verdalle Sali krimineli ai eshte faqja e zeze e gjithe te zezave qe jane istaluar ne shqiperi dhe ne qeverri a do kuptoj SPAK se kjo moster eshte pergjegjse dhe per kete qeverri se mesoi shqiptaret qe kur te hyne ne politike dhe administrate si parim te kene vjedhjen qe trashegovi krimineli me emrin Sali po u fut burg ai te tjeret skane bythe te vjedhin po su fut burg ai te gjithe ne politike do vazhdojne avazin per te vjedhur sekuestroni pasurite e Saliut,Argites me Malltezin te Shkelzenit atehere do behet drejtesi dhe politikanet do mendohen shume kur te vjedhin

    Reply
  • Lina says:
    October 25, 2025 at 2:07 pm

    Fajin e ka Saliu thua ti o 8 mheti nueri.
    Kwta qe pi qeverisin prej 12 vjetesh jane HAJDUTE ME PATENTE NDERKOMBETARE.
    INJORANTE PA ZANAT PERVEC XHEPISTIT TE SHTETIT SI BELA PUTANA DHE BQ RAMAVICI.
    SA ME SHPEJT TE HYJNE NW BIRUCE AQ ME MIRE DO JETE PER SHQIPTARET E MJERE QE U SHKURTOHET JETA NGA VARFERIA

    Reply
  • Tren me tallash says:
    October 25, 2025 at 4:08 pm

    Zot na ruaj me justifikimet boshe të kopesë rilindjotase. Sa herë një medie guxon e nxjerr haptazi një aferë të mundshme korruptive, ata do hidhen në sulm me goditje të përqëndruar ndaj “kundërshtarit” të tyre pseudopolitik, e konkretisht kundër udhërrëfyesit të tyre salih mullah non-grata. Ndërkohë kur rivaliteti i ashpër me akuza të ndërsjellta për korrupsion e vjedhje shfaqet si në media po ashtu dhe brenda kuvendit, gjuha e politikës ka dhënë shpirt. Babëzitja dhe politika janë diametralisht të kundërta. Mbi 12 vite i dalë komplet jashtë loje, mbi 12 vite i asgjësuar politikisht e moralisht, e megjithatë për kopenë fajin për gjithshka e ka “shkaktari” imagjinar i çdo fatkeqsie.

    Sa për belën, ah jo, për atë no comment. Punët e saj të ndritura i di partia. I di aq mirë sa dinte dhe për tigrin pe letre, që i la targën dhe ja mbathi në drejtim medemek të paditur.

    Reply
  • intelektuali says:
    October 25, 2025 at 6:14 pm

    SHIKONI CFARE QYFYRESH PO SHITEN:

    Balluku ka “zbuluar” trenin ne Zvicer, qe Enveri e ndertoi ne 1949 brenda disa muajve me ndihmen e “vellezerve te perjetshem komuniste” dhe me punen e sklleverve te tij me pune te detyruar ne vilajetin e tij. Ja cfare shkruan interneti: Hekurudha është e gjatë 38 km dhe lidh dy qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë, Durrësin me Tiranën. U ndërta gjatë viteve 1948 –1949 dhe ishte hekurudha e dytë për transport pasagjerësh e ndërtuar në Shqipëri pas hekurudhës Durrës–Peqin, e cila kishte filluar në vitin 1940 dhe u përfundua në vitin 1948.Puna filloi nga stacioni i Shkozetit (afër Durrësit) më 11 prill 1948. Në total 29.000 të rinjtë të Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë morën pjesë në ndërtimin e hekurudhës. Veç tyre në ndërtim morrën pjesë edhe vullnetarët e të rinj të dërguar nga seksionet rinore të partive komuniste të Bullgarisë dhe Jugosllavisë. Pas ndarjes shqiptaro-jugosllave në vitin 1948, vullnetarët e Jugosllavisë dhe veçanërisht inxhinierët u akuzuan për sabotim. Punimet vazhduan nën mbikëqyrjen e inxhinierit nga Bashkimi Sovjetik Valeri Gajdarov. Lokomotivat, vagonet shinat dhe binarët u importuan nga Bashkimi Sovjetik përmes portit të Durrësit. Brigadat vullnetare kishin si qëllim që ta përfundonin hekurudhën në përvjetorin e 31-të të Ushtrisë së Kuqe, në 23 shkurt 1949, qëllim ky që u arrit me sukses. Dy nga veprat më të rëndësishme gjatë ndërtimit ishin Tuneli i Rrashbullit (212 m) dhe Ura e Erzenit (91 m). Ura u përfundua më 16 tetor 1948, në ditëlindjen e 40-të të kryeministrit të atëhershëm, Enver Hoxha. Tuneli u gërmua nga grupi i të rinjve bullgarë Georgi Dimitrov, të cilët u nderuan edhe me Flamurin e Brigadave. Përurimi u bë nga anëtari i ardhshëm i Byrosë Politike, Spiro Koleka.”

    Ja nga e ka prejardhjen “Treni Bullgar” qe solli ne jete 83 dobica komuniste ne Parlamentin shqyptar nga DOSA e Fermes se Kafsheve te Enverit, Diella e Edi Rames. Po si vazhdon kjo histori me tej? Sepse dihet qe Zvicra nuk prodhon as, lokomotiva, as vagone mallrash, as vagone per pasagjere dhe as shina dhe binare, atehere qysh keshtu? Pse ka shkuar Belinda Balluku ne Zvicer? Beni durim se historia qe ka pergatitur intelektuali per ju lexues dhe komentues te nerum te gazetes DITA, beni durim se historia

    vazhdon:

    Reply
  • intelektuali says:
    October 25, 2025 at 6:55 pm

    vazhdon:

    PSE KA SHKUAR BELINDA BALLUKU NE ZVICER PER TE ZBULUAR BICIKLETEN DHE RILINDUR TRENIN TIRANE-DURRES TE KOHES SE QEPES TE ENVERIT SI NJE KOMEDI-ESTRADE E DALE BOJE DEKADA ME PARE? ZVICRA NUK ESHTE NE BE DHE NUK E NJEH EURON SI MJET PAGESE, ZVICRA NUK PRODHON LOKOMOTIVA, AS VAGONA, AS SHINA DHE AS BINARE, ZVICRA NJIHET SI VENDI ME I ZHVILLUAR NE BOTE PAS JAPONISE PER NGA RRJETI I TRANSPORTIT HEKURUDHOR, ZVICRA ESHTE VENDI KU FATOS NANO DHE HAKI TOSKA DEPOZITUAN ARIN E GRABITUR NGA RUBIKU, PSE KA SHKUAR NE ZVICER BELINDA BALLUKU?

    “Ndërtimi dhe funksionimi i hekurudhave zvicerane gjatë shekullit të 19-të u krye nga kompani private gjermane.Në vitin 1901, hekurudhat kryesore u shtetëzuan për të formuar Hekurudhat Federale Zvicerane. Gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20-të, ato u elektrifikuan dhe u përmirësuan ngadalë. Pas Luftës së Dytë Botërore, hekurudha humbi me shpejtësi pjesën e saj të tregut hekurudhor në favor të transportit rrugor, ndërsa pronësia e makinave u rrit dhe u ndërtuan më shumë rrugë. Që nga viti 1970, Qeveria Federale është përfshirë më shumë në përmirësimin e hekurudhave, veçanërisht në zonat urbane dhe në rrugët kryesore sipas projektit Rail 2000. Zvicra ka sot një dendësi shumë të lartë të rrjetit hekurudhor, me një mesatare prej 122 kilometrash shina për çdo 1,000 km2 mesatarisht 46 km në BE megjithese shinat i importin nga Luksemburgu dhe lokomotivat e vagonat nga Gjermania. Në vitin 2008, çdo qytetar zviceran udhëtoi mesatarisht 2,422 km me hekurudhë, gjë që i bën ata përdoruesit më të shpeshtë të transportit hekurudhor ne Bote pas Japonise. Por Zvicra ka vetëm disa linja hekurudhore me shpejtësi të lartë. Disa nga linjat hekurudhore zvicerane me binarë standard janë pjesë e sistemit kombëtar të Hekurudhave Federale Zvicerane (SBB), megjithëse ka shume linja të tjera me binarë standard qe operohen nga kompani private si BLS AG ose Südostbahn. Përveç kësaj, operohen shumë hekurudha me binarë të ngushtë, kompania më e madhe private e këtij lloji është Railway Rhaetian.

    PSE KA SHKUAR ATEHERE BELINDA BALLUKU NE ZVICER DHE ME KE ESHTE TAKUAR? ME SHTETIN APO ME PRIVATIN?

    Beni durim se intelektuali per ju o lexues dhe komentues te nerum te gazetes DITA,

    vazhdon:

    Reply
  • intelektuali says:
    October 25, 2025 at 7:28 pm

    vazhdon:

    PSE KA SHKUAR BELINDA BALLUKU PER TE KERKUAR TRENIN E ENVERIT DHE BEQIRIT NE ZVICER?

    Gojet e Liga thone se ka shkuar per te takuar Ben Ahmetin pasi SPAK po ja shtrengon lakun ne fyt, por nga te tjere me te ditur dhe te lecitur ne Zvicer jeton goca e Enverit ku ka hapur nje studio te madhe projektimi dhe SPAK nuk interesohet fare se ku i ka gjetur parate, sikurse nuk interesohet fare se ku i ka gjetur parate djali i Pranveres qe te hape ne kerrthize te Tiranes nje call-centar si ai i Amant Josifit qe grabiti miliarda euro pensionistet evropiane dhe per kete hajni makaber nderkombetare eshte ne kerkim nderkombetar. SPAK nuk interesohet fare as per te jemen e Amant Josifit, Pranvera Strakosha qe Edi Rama e ka emeruar ne nje post te larte shteteror, megjithese ka nje vendim te Gjykates se Athines te formes se prere per “…trafike femijesh nga Shqiperia ne Greqi per organe…” dhe po keshtu si i biri ndodhet akoma ne kerkim nderkombetar,

    atehere:

    PSE KA SHKUAR BELINDA BALLUKU PER TE KERKUAR TRENIN E ENVERIT DHE BEQIRIT NE ZVICER?

    Zvicra ka nje sistem hekurudhor shume te zhvilluar, por vete nuk prodhon lokomotiva, as vagona, as binare dhe as shina, qysh keshtu? Mbase ka shkuar te kerkoje ndonje lingote floriri nga ato 24 karatesh te Rubikut dhe Pranvera Hoxha mund ta ndihmoje me shume se cdokush ne menyre qe te mbuloje si “kolateral” huane qe po perpiqet te fitoje nga bankat zviceriane, sepse kokaina po behet cdo dite me e veshtire per ne buxhet. Ata qe jane te njohur me sistemin bankar zvicerian do te qeshnin:

    BELINDA BALLUKU KA GJETUR KISHE KU TE FALET!

    atehere:

    CFARE PO BEN BELINDA BALLUKU NE ZVICER KUR NUK E DI SE ZURICH LEXOHET CYRIH NE GJERMANISHT?

    beni durim se intelektuali per ju,

    vazhdon:

    Reply
  • intelektuali says:
    October 25, 2025 at 7:57 pm

    vazhdon;

    Shume komentues dhe lexues te nerum te gazetes DITA do te kundershtonin tezen e intelektualit: “Zvicra njihet si nje nga prodhuesit e medhenj te trenave ne gjithe Boten, ja pershembell kompania private Stadler, qysh keshtu? Po ashtu eshte dhe ja historia e kompanise me te madhe zviceriane te hekurudhave:

    “Stadler Rail AG është një prodhues zviceran i materialeve hekurudhore me seli në Bussnang, Zvicër. E themeluar me fokus në trenat dhe tramvajet rajonale me shumë njësi, kompania që atëherë është diversifikuar në prodhimin e mjeteve të transportit të shpejtë, hekurudhave me shpejtësi të lartë dhe trenave me kabina gjumi me porosi jashte vendit kryesisht ne Luxemburg dhe Gjermani. Stadler është gjithashtu ndër prodhuesit e paktë të mbetur të inventarit hekurudhor ne Zvicer. Që nga viti 2023, kompania punësonte afërsisht 13,900 njerëz në të gjithë botën. Stadler Rail operon përmes 50 filialeve në 23 vende, duke përfshirë Algjerinë, Gjermaninë, Italinë, Holandën, Austrinë, Poloninë, Spanjën, Republikën Çeke, Hungarinë, Bjellorusinë dhe Shtetet e Bashkuara. Kompania ka krijuar gjithashtu sipërmarrje të përbashkëta me INKA në Indonezi dhe në Indi. Për t’i shërbyer vetëm tregut të Evropës Qendrore dhe Lindore, gjatë vitit 2005, u ndërtua një fabrikë e re montimi në Hungari, ndërsa një tjetër u përfundua në Poloni vitin pasardhës; gjashtë vjet më vonë, një vend i tretë prodhimi u krijua në Bjellorusi. Kompania private është rritur gjithashtu nëpërmjet blerjeve të shumta, duke përfshirë kompaninë Voith Rail Services të Holandës në vitin 2013 dhe Vossloh Rail Vehicles España S.A. të Valencias gjatë vitit 2015. Revista periodike e industrisë hekurudhore Rail Magazine ka pohuar se Stadler Rail ka qenë një përfitues i madh i pakënaqësisë së klientëve me konkurrentët dominues të tregut, veçanërisht në aspektin e çështjeve të dorëzimit dhe certifikimit. Në vitin 2014, Stadler Rail njoftoi formimin e një sipërmarrjeje të përbashkët me kompaninë me seli në Azerbajxhan, International Railway Distribution LLC. Një muaj më parë, Stadler kishte marrë një kontratë prej 120 milionë frangash për të prodhuar 30 vagona me shtrat dhe restorant i destinuar fillimisht për Rusinë dhe i është rishitur gjithashtu në Azerbajxhan dhe Gjeorgjinë fqinje. Në vitet e fundit operatorë të ndryshëm në Gjermani, Norvegji dhe Britani kanë adoptuar tramvajet Variobahn të kompanisë, ndërsa Stadler Rail mori kontratën e saj të parë për trenat nëntokësorë (metro) gjatë vitit 2015. Në dhjetor 2015, firma pati një porosi të madhe nëpërmjet një sipërmarrjeje të përbashkët me 90 % perfshirje te Siemens Mobility për deri në 1,380 automjete për S-Bahn të Berlinit, i fundit prej të cilëve do të dorëzohet deri në vitin 2025. Stadler ka një strukturë të madhe me gjigande prodhimi në Fanipaĺ, Bjellorusi. Pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale bjelloruse të vitit 2020 dhe pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, kompania u vu nën presion për të zvogëluar ekspozimin e saj në ato vende. Deri në qershor të vitit 2022, pjesët elektronike të përdorura për të montuar pajisjet hekurudhore nuk janë më të disponueshme për Fanipaĺ për shkak të sanksioneve ndërkombëtare kundër Bjellorusisë. Në përgjigje, Stadler zhvendosi pajisjet dhe personelin në Poloni, Zvicër dhe SHBA për të kompensuar humbjet e papara.”

    Kur lexon kete material shteruesmbetet vetem te pyesim:

    A KA TAKUAR BALLUKU CEO E STADLER?

    Kete do ta mesojme me vone.

    Reply
  • Dudumi says:
    October 25, 2025 at 8:15 pm

    @nastradain.​ZVICRA prodhon komponente per trena, vagona dhe linja hekurudhore. Stadler psh, eshte kompani zvicerane prodhuese trenash. Shume kompani te medha kane kapitale zvicerane. Tyneli me I gjate ne bote per trena (57km) eshte Ai I San Gottardo ne Zvicer. Por Zvicra s’ka as det, por kompania me e madhe ne bote e transportit detar eshte zvicerane, MSC. Prandaj, kur i bie gjate e gjere internetit do gjesh me siguri we Zvicra prodhon e shet trena dhe ka filiale ne rreth 60 vende te botes per kete pune. Per prodhim armesh dhe municionesh dikur ne kishim makineri zvicerane. Ka edhe ore zvicerane precize qe nuk kushtojne qimet e kokes (apo tullacit) te Blendi Vefziut. Prodhojne edhe cokollata njesoj me cmim sa Novi italiane. Apo djathe zviceran qe kushton me pak se disa lloje djathi Italian. Nuk e di pse ka shkuar me Zvicer Balluku dhe sa eshte e vertete qe ka vuajtur,​duke lexuar kilometrat e komentit tend, por ndofta s’è ke idene se cfare po shkruan e pune per ty. Por Zvicra prodhon nfavte gjitha, komponente trenash, avionesh, maja stilolapsash dhe djathe me vrima e pa vrima, biles edhd sallate jeshile dhe katruve per qumeshtin e lopeve.

    Reply
  • intelektuali says:
    October 26, 2025 at 6:32 am

    @Dudumi:

    Meqe pyet @nastradinin kerkoje pergjigjen nga Mbreti i humorit dhe i shakase ne Bote, por intelektuali duket sikur e ka shkruar postimin e gjate pikerisht per dudumet e ketij forumi te nerum te gazetes DITA, qe lidhet me pyetjen thelbesore: Pse ka shkuar zv. kryeministrja Belinda Balluku qe duket ashiqare qe nuk e njeh fare gjermanishten ne Zvicren e zv. kryeministrit filo-qylsh, Arben Ahmetaj kur Zvicra nuk eshte pjese e BE dhe nuk e njeh euron si monedhe zyrtare? Sipas deklaratave te Ballukut rezulton se ka shkuar per te sjelle trenin nga Zurichu (qe lexohet Cyrih ne shqip, por Balluku si injorante tyryfycke nuk e di) ne Curres dhe Tirane. Po kjo pergjigje lind nje pyetje tjeter akoma me thelbesore: Si do ta sjelle Balluku trenin zvicerian nga Cyrihu ne Durres dhe Tirane? Pergjigja eshte sic solli Koridorin 8 nga Deti i Zi ne Adriatik duke hedhur lekat e buxhetit badiava per nje autostrade fantazem qe nuk ekziston ne vendet fqinje perreth, por shume lexues dhe komentues inteligjente te gazetes DITA do te shtonin se Belinda Balluku mesiguri nuk ka shkuar te takoje CEO-n e kompanise private STADLER qe eshte prodhuesi i vetem gjigand ne prodhimin e pjeseve per trena me shume uzina ne Bote, por asnje njesi prodhuese ne Zvicer, sepse sic e thoni edhe ju o @Dudumi i ketij forumi te nerum te gazetes DITA Zvicra eshte emer i pergjithshem, ndersa MSC eshte emer i pervecem i nje kompanie private multinacionale, sic eshte edhe djathi me vrima zvicerian qe kushton disa here me shume se djathi me vrima francez ne Strasburg pershembell dhe sa per dijenine tende tunelet ne Alpet zviceriane i kane hapur puntoret italiane me makineri gjermane te Mbretit te Celikut “Tyssen-Krupp”, po deshe e hapim kete rubrike, por kilometrat e intelektualit ne gazeten DITA do te zgjateshin dhe do ta benin terkuze temen e debatit qe eshte:

    PSE KA SHKUAR NE ZVICREN SUPER TE SHTRENJTE BELINDA BALLUKU?

    Mesiguri do te ishte allogjike qe ka shkuar te takoje CEO-n e kompanise STADLER per ca palo 38 kilometra hekurudhe nga Tirana ne Durres, sepse kjo do te dukej sikur te takonte CEO-n e kompanise se cokollatave MILKA per te blere nje cokollate si dhurate per Edi Ramen, gjithashtu treni zviceran nga Cyrihu (jo Zurich-u sic e lexon Belinda e Beqirit, ministre e energjise qe nuk njeh njesite e energjise) ky tren zvicerian me emer te pergjithshem, qe te vije ne Durres dhe Tirane duhet te kete krahe aeropllani, qe mund t’i projektojne jo specialistet e STADLER, por vetem ustallaret e TEC-eve lundruese nga Bangladeshi, qe i sollen ne Vlore si permendore e injorances ne drejtimin e shtetit,

    prandaj:

    PSE KA SHKUAR NE ZVICREN SUPER TE SHTRENJTE BELINDA BALLUKU?

    Kjo mbetet ta shikojme.

    Reply
  • Dudumi says:
    October 26, 2025 at 7:03 am

    @nastradinin.​ Kemi shkruar​​ ne te njejten kohe dy komentet per Stadler. Sepse me siper ke shkruar qe Zvicra nuk prodhon asgje per trena. Po te kisha lexuar komentin nuk do replikoja. Kaq!

    Reply
  • D says:
    October 26, 2025 at 8:33 am

    Ore ky “intelektuali” qenka fenomen i pazbuluar. Kush e paguan kete per ket pune kolosale qe ben. Duhet organizuar nje fondacion se u merua i shkreti

    Reply
  • Ok says:
    October 26, 2025 at 9:01 am

    E paguan e verteta o D trapi
    Per hir te se vertetes mundohet
    Por hajvaner si ty e kane koken per te ndare veshet

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  2. Luk11 on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  3. Gani USA on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  4. Vlor on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  5. K R on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?