Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga terminalet dhe stacioni i trenit tek shkollat dhe lagjet e reja, Veliaj prezanton investimet e ardhshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nga terminalet dhe stacioni i trenit tek shkollat dhe lagjet e reja, Veliaj prezanton investimet e ardhshme
AktualitetPolitike

Nga terminalet dhe stacioni i trenit tek shkollat dhe lagjet e reja, Veliaj prezanton investimet e ardhshme

Published: December 27, 2022
Shpërndaje

Tirana pritet që të jetë në 2023 një kantier i madh ndërtimi. Në një intervistë në TVSH, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u shpreh se ende vizioni i tij për Tiranën nuk ka mbaruar dhe se përpara janë shumë projekte të rëndësishme për t’u realizuar. Veliaj renditi listën e gjatë të investimeve që pritet të finalizohen apo të nisin vitin e ardhshëm.

“Unë besoj që vizioni ynë për Tiranë është ende i pambaruar. Unë besoj që Tirana nuk mund të jetë i vetmi qytet që s’ka një kopsht botanik, ku kopshti botanik është vetëm një mënyrë që roja bën ca lekë me fotot e nuseve. Më duket patetike që ne kemi debat me shkencat e Natyrës, në Gjykatë, kur ajo që ne provuam tek kopshti zologjik është që ka vend edhe për shkencë dhe për herë të parë veterinarëve të UBT, të rinj u jepet rasti që edhe me kafshë ekzotike të kenë të bëjnë dhe të specializohen dhe kjo do të ndodhë edhe me kopshtin Botanik. Ne nuk mund të jemi i vetmi qytet që vazhdojmë me gjyqe pa fund, fatmirësisht i fituam të gjitha, për terminalet e Tiranës që është gjëja më logjike. Ti hyn në një qytet, ti nuk vjen tek “7 Xhuxhat” si në vakt, hajde se u mbush për në Prenjas e Librazhd. Ka një stacion ku ti shkon si njeri, sheh orarin. Kemi mbaruar atë tek TEG, kthesa e Lundrës, do e e hapim këtë vit Lindorin dhe do fillojmë pasi fituam gjithë gjyqet, një marrëzi, e do vijojmë gjithashtu me Perëndimorin që është tek kthesa e Kamzës”, tha ai.

Duke u ndalur tek transporti, Veliaj dha lajmin e mirë të rikthimit të trenit. “Tirana është një qytet ku akoma s’është rikthyer treni. Stacioni ynë edhe tek kthesa e Kamzës do të jetë një stacion interurban ku edhe autobusët edhe treni do të shkëmbehen dhe pastaj do të vijë vetëm një stacion qytetas, pra o mallrash, por vetëm në mënyrë elektrike tek treni ku ka qenë, por nga ana tjetër e bulevardit të ri”, nënvizoi ai.

- Publicitet -

Me ritme të larta po punohet dhe për finalizimin e punës me dy lagjet e reja në qytet si ajo tek “5 Maji” dhe në Kombinat. “Ne duam të mbarojmë dy lagjet “5 Maji” dhe Kombinatin. Dy strategji të ndryshme politike. Një parti që mbulonte zonën e Kombinatit, strategjinë e kishte të na pengonte me gjyqe. Partia tjetër edhe prej faktit që është pak më energjike e kishte me protesta bllokimin por ishin të dy nyje gordiane që duheshin zgjidhur, duheshin fituar edhe gjyqet, duheshin bindur edhe ata që bllokonin projektin tek 5 Maji. Tashmë janë çliruar të dy projektet nga ky lloj bllokimi dhe po ecim me lagjet, madje tek 5 Maji janë futur në pallatet e para banorët e parë, por duhet që në mandatin e tretë ta mbyllim përfundimisht këtë historinë e tërmetit”, tha Veliaj.

Ndërkaq, Tiranës do i shtohet vitin e ardhshëm dhe buqeta me shkollat e reja të cilat do të ofrojnë kushte të mira arsimore. “Kemi buqetën e fundit të shkollave. Jam krenar për faktin që kemi bërë 43 shkolla në Tiranë. Si shkolla Kosova mund të na ketë pëlqyer ne që kemi qenë atje por çdo e re po bëhet më e mirë, në çdo projekt mësojmë më shumë. Duhet të mbarojë edh një paketë e fundit që na ngelur që janë 5 shkolla tek Astiri, tek gjithë zona e Unazës së Re, se pa mbaruar rrugën nuk bënim dot shkollë. Ajo është kthyer në një lagje të stërmadhe të Tiranës. Kemi edhe dy shkolla të tjera, një shkollë Dritëro Agolli që do jetë tek Parku Olimpik dhe në anën tjetër tek kopshti Botanik ose në kufi të kopshtit Botanik një tjetër gjimnaz aty sepse edhe ajo zonë e liqenit të Thatë është rritur jashtë mase”, tha Veliaj.

Pas 8 godinave të Kampusit Universitar Bujqësor, Bashkia e Tiranës do të nisë punën dhe me projektin e ri për transformimin e “Qytetit Studenti”. “Ne kemi mbaruar Universitetin Bujqësor, kampusin atje, 8 godina të jashtëzakonshme. Mbaruam godinat tek Inxhinieria, mbaruam godinat tek Mjekësia. Unë jo vetëm që e përbuz këtë ndasinë të ardhur dhe vendalinj, por përkundrazi inkurajoj sa më shpejt integrimin. Investimet që ne kemi bërë në Qytetin Studenti e bëjnë integrimin më të shpejtë. Mbaruam me Mjekësinë, Inxinierinë, Bujqësorin. Tani duam të bëjmë Qytetin Studenti dhe po detajojmë projektin te “Qyteti Studenti” i rrugës së Elbasanit. Është vërtet një super projekt gjigand”, tha Veliaj, teksa shtoi se vitin e ardhshëm do të hapet dhe Piramida.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Lani says:
    December 27, 2022 at 10:29 am

    Ke harruar të përmendësh investimin tënd kryesor o Lali, që mbjell një pemë për çdo 10 mijë metra katror beton leje ndërtimi.

    Reply
  • ce says:
    December 27, 2022 at 12:00 pm

    Bo sa do merzitet ”strategu” i bllokimit te investimeve strategjike per Tiraben klevis krrici i faro pace pilafit me dy gishta lart se ai eshte kunder cdo ndertimi te ri qe rregullon jeten e Tiranasve sic beri me Astirin 2 vjet por ne fund unaza u ndertua dhe eshte bere nje kryeveper qe ja vret syte Krricit te faros.

    Reply
  • Andis says:
    December 28, 2022 at 2:21 am

    Edhe intervisten e jep por edhe fushaten e ben Lali Eri.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTOLAJM: Mark Rutte dhe Erdogan shfaqen duke ecur dorë për dore para Samitit të NATO-s
  • Kupa e Botës 2026, Belgjika çmonton SHBA-në 1-4 dhe merr biletën për në çerekfinale
  • Shqipëria forcon ushtrinë me topin turk BORAN, vendi i tretë në botë me këtë armë
  • Portugalia u mposht nga Spanja, Ronaldo konfirmon largimin: Ky ishte Botërori i fundit
  • Gjyqi në themel, sot seanca ndaj kryebashkiakut Veliaj në GJKKO

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on INVESTIGIM: Një dëshmi e pastër e kapjes së shtetit, delirit të madhështisë dhe marrëveshjeve informale në kurriz të transparencës dhe interesit publik
  2. Mala on VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
  3. Dursakja on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  4. Pusht-shtet (Ko)Doshesh on “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  5. Detari on “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?