Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ngadalësohet ndjeshëm ekonomia në tremujorin e dytë, rritet vetëm 2.23%, bien ndërtimi dhe energjia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Ngadalësohet ndjeshëm ekonomia në tremujorin e dytë, rritet vetëm 2.23%, bien ndërtimi dhe energjia
EkonomiKryesore

Ngadalësohet ndjeshëm ekonomia në tremujorin e dytë, rritet vetëm 2.23%, bien ndërtimi dhe energjia

Published: September 30, 2022
Shpërndaje

Ekonomia ka shfaqur shenja të forta ngadalësimi në tremujorin e dytë të vitit, duke reflektuar situatën e vështirë globale që është shkaktuar nga çmimet e larta dhe problemet me furnizimin si rrjedhojë e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës si dhe rënien e sektorit të ndërtimit dhe energjisë.

Sipas INSTAT, ekonomia u rrit me vetëm 2.23% në tremujorin e dytë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shfaqur ritmet më të ulëta që nga tremujori I fundit 2020, kur vendi sapo po e merrte veten nga pandemia. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ekonomia u rrit ndjeshëm me 17.6%, por ky zgjerim vinte pas tkurrjes së thellë prej 11% në 2020-n, kur vendi u mbyll për shkak të pandemisë.

Sipas INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e dytë të vitit 2022 vlerësohet me rritje prej 2,23%, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2021. Kontribut pozitiv kanë dhënë degët:

- Publicitet -

Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +1,68 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,65 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,33 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me +0,31 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,26 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,06 pikë përqindje.

Negativisht kontribuuan aktivitetet: Ndërtimi me -0,49 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me -0,46 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me -0,32 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me -0,09 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +0,29 pikë përqindje.

Ndërtimi mund të ketë rënë për shkak se ndërtuesit e punëve publike pezulluan përkohësisht aktivitetin, për shkak të rritjes së ndjeshme të kostove (shënim i Monitor)

Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e dytë të vitit 2022, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, shfaqen si më poshtë:

Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 1,55%. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rënie me 3,85%. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rënie me 5,26%. Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 11,42%. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 1,7%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 13,20 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 11,38%. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rritje prej 5,68%. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rënie prej 3%. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie me 5,36%. Taksat Neto mbi produktet u rritën me 2,59%.

Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rënie prej 1,16%.

Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit u shfaq me një rritje prej 0,28%. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit shënoi rritje prej 6,74%. Aktiviteti i Ndërtimit shënoi një rënie me 5,99%. Aktiviteti Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor shënoi një rritje prej 2,34 %. Aktiviteti Informacioni dhe Komunikacioni pati një rënie me 3,38%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit pati një rritje prej 2,25%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme shënoi një rritje me 2,31%. Grupi Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative shfaqi një rritje prej 0,09%. Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me një rritje prej 0,54%.

Aktiviteti i Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi u shfaq me një rënie prej 0,16%. Taksat Neto mbi produktet patën një rënie me 0,24%.

Rritet konsumi i popullatës

Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e dytë të vitit 2022, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, shfaqen si më poshtë:

Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 8,95%.

Konsumi final i qeverisë pësoi rënie me 8,5%.

Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks pësoi rënie me 6,69%.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 9,07%, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 17,63%.

Sipas të dhënave të përshtatura sezonalisht, ndryshimet në krahasim me tremujorin paraardhës,

shfaqen si më poshtë:

Konsumi final i popullatës pësoi rënie me 0,84% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022.

Konsumi final i qeverisë pësoi një rënie me 0,82%.

Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks shënoi një rënie me 6,06%.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 0,63 %, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 3,90%.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • ?- says:
    October 1, 2022 at 9:57 am

    ça thot instatoshi. rritje ekonomie. ne po vdesim për buk. po ham bar vërtet e ti thua u rrit ekonomia. apo ekonomi quan hajdutërin. ajo trefishohet nga dita në dit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
  • Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
  • Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi dy të dënuar

Komentet e Fundit

  1. Fjala on Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  2. Landi on Çfarë mendojnë majtas-djathtas në SHBA për revoltën në Tiranë, NYT: Protestuesit shpërfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit
  3. Mani on Kina, godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie në Tiranë
  4. sfilitje.com on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  5. Illi on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?