Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ngjarje e rëndë në Lezhë, vriten burrë e grua: Pista e hakmarrjes dhe një reagim nga familja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ngjarje e rëndë në Lezhë, vriten burrë e grua: Pista e hakmarrjes dhe një reagim nga familja
AktualitetKronike

Ngjarje e rëndë në Lezhë, vriten burrë e grua: Pista e hakmarrjes dhe një reagim nga familja

Published: April 26, 2026
Shpërndaje

Një atentat ka ndodhur në Balldren të Lezhës, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri. Viktimat e këtij atentati janë një çift bashkëshortësh, përkatësisht Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, të cilët janë gjetur të pajetë brenda automjetit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme.

Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij kanë qenë duke lëvizur në aksin Balldre-Torovicë. Autorët i kanë zënë në pritë dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të mjetit Audi Q7.

- Publicitet -

Mujeci, së bashku me dy vëllezërit e tij, L.Mujeci dhe J.Mujeci, dyshohen për vrasjen e Gegë Mëhilli, i njohur dhe si Gent Mëhilli, më 6 tetor 2016. Ngjarja ndodhi në rrugën nacionale Shkodër- Velipojë, pranë vendit të njohur si Mali i Jushit.

J.Mujeci, së bashku me vëllezërit e tij, i kishin prerë rrugën kamionit me të cilin Mëhilli transportonte miell. Kur ai braktisi automjetin dhe tentoi të largohej përmes fushave, vëllezërit hapën zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend. Shkak për ngjarjen, ishte bërë një konflikt mes viktimës dhe vëllezërve një ditë më parë.

Por familja e përfaqësuar nga një i afërm avokat thotë në një deklaratë që duhen hetuar edhe pista të tjera.

Gjergj Neli, avokat dhe i afërm i Kreshnik Mujecit, ka reaguar në rrjetet sociale.

Deklaratë Publike:

Per ngjarjen e Rende dhe Makabre te Atentatit ndaj Kreshnik Mujecit me familje

Me mallengjim dhe me keqeardhje morem vesh njoftimin e hidhur, në lidhje me ngjarjen e rëndë të nje atentanti te ndodhur sot në fshatin Balldren, Njësia Administrative Balldre, Bashkia Lezhë, ku humbën jetën tragjikisht shtetasit Kreshnik Mujeci dhe Gentjana Mujeci.

Per kete atentat makaber shprehim dhimbjen e thellë dhe solidaritetin me familjarët e viktimave në këtë moment të vështirë. Dënojmë me forcë këtë akt të rëndë kriminal dhe kërkojmë nga organet ligjzbatuese zbardhjen e plotë dhe të shpejtë të ngjarjes, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve.

Njëkohësisht, dënojmë publikisht deklarimet e disa mediave, të cilat kanë aluduar se kjo ngjarje lidhet kryesisht me motive hakmarrjeje, meqenese gjaku dhe fisi Mujeceve nuk u kane asnje deryrim, versione te kesaj natyre edhe mundet te jene me nje nga pistat e dyshuara per organet ligj-Zbatuese, por keshellojme mos lenjen ne harrese dhe pista te tjera dyshimi per ngjarjen kriminale te ndodhur.

Kreshnik Mujeci ka qene nje familjar i rregullt dhe i dashur dhe i rrespektuar me te afermit dhe me te gjithe komunitetin per rreth Lezhes dhe Shkodres, i cili merrej me Blegtori se bashku me bashkeshorten e ndjere per te perballuar jetes normale ne sherbim te familjes.

Këto pretendime janë të pavërteta dhe të pabazuara pertej çdo dyshimi. Në lidhje me ngjarjen e vitit 2017 në Malin e Jushit per te cilen është trajtuar dhe ezauruar nga organet kompetente, përkatësisht Prokuroria e Shkodrës, si dhe nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit Shkodër.

Në përfundim të këtyre proceseve, shtetasi Kreshnik Mujeci nuk është gjetur fajtor në lidhje me atë ngjarje. Për rrjedhojë, çdo përpjekje për ta lidhur ngjarjen e sotme me pretendime të tilla është e papranueshme dhe cenon të vërtetën, si dhe rëndon padrejtësisht mbi familjen e viktimave.

U bëjmë thirrje mediave të tregojnë përgjegjësi profesionale, të verifikojnë informacionin dhe të shmangin përhapjen e lajmeve të pasakta që mund të ndikojnë negativisht në opinionin publik dhe në dinjitetin e familjeve qe prosupizohet të përfshira ne konflikt.

Per kete Kërkojmë drejtësi dhe zbardhjen e ngjarjes, transparencë të plotë për këtë ngjarje makabre dhe të rëndë.

Zoti forcofte famjljaret dhe gjithe miqesine kudo te jene. Lamtumire kusherini jem! Lamtumire kunate! Pushofshi ne paqen e zotit!

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    April 26, 2026 at 2:55 pm

    ‘ E s’te Ka mbetun as em’n as bese
    Vet’ e Ke prishun per faqe t’Zeze…!’
    Ne krye te xhungles,antishtey
    SS_Serbi Sali dhe nje psiko Bojaxhi
    Vrasesi ,vjedhes,gjenocid nje Populli
    Zjarr Venes 35 Vjet ish ShQIpni….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?