Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ngrihet aktakuzë kundër një të dyshuari për krime lufte në Kosovë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Ngrihet aktakuzë kundër një të dyshuari për krime lufte në Kosovë
KosovëKronike

Ngrihet aktakuzë kundër një të dyshuari për krime lufte në Kosovë

Published: December 26, 2023
Shpërndaje

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSK) njoftoi të martën se ka ngritur aktakuzë kundër një personi me inicialet D.M., i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civilë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

I dyshuari, i cili i përket nacionalitetit serb sipas Prokurorisë, akuzohet se ka kryer krime si roje e burgut në Prishtinë dhe Lipjan gjatë luftës së viteve 1998-99 në Kosovë.

“Në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje edhe me zyrtarë të tjerë të burgjeve…në mënyrë sistematike i kishin maltretuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë”, thuhet në njoftimin e PSK-së.

- Publicitet -

Ai akuzohet për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

Prokuroria tha se ai akuzohet edhe për një vepër tjetër penale, “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Prokuroria nuk dha hollësi të tjera nëse i dyshuari është arrestuar apo jo.

Në fillim të dhjetorit, Prokuroria Speciale tha se deri më tani ka ngritur gjithsej 33 aktakuza, që përfshijnë 89 persona, për krime lufte në Kosovë.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kur 3 mijë familje peshojnë sa 500 milionë familje (ose 17% e PBB së botës) Taksa Zucman, IA dhe media, një manifest sfidon mbipushtetin e pakicës
  • 23 nëntor 2026
  • Na duhet edhe policia e gjuhës
  • Tre mijë familjet: Pikat e manifestit nga samiti i parë botëror kundër oligarkisë
  • A mund të zhbëhet Brexit-i?

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on Revoltat e të rinjve
  2. elan on Revoltat e të rinjve
  3. REAL on Revoltat e të rinjve
  4. X on Revoltat e të rinjve
  5. moza 11 on Revoltat e të rinjve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?