Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ngritja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Eridian Salianji: Pretendimi i Berishës jo logjik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Ngritja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Eridian Salianji: Pretendimi i Berishës jo logjik
Politike

Ngritja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Eridian Salianji: Pretendimi i Berishës jo logjik

Published: June 11, 2022
Shpërndaje

Sekretari për Çështjet Zgjedhore dhe Ligjore, PS, Eridian Salianji e ka cilësuar “Jo logjik” qëndrimin e mbajtur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje me vendimin e djeshëm të Kuvendit për të ngritur Komisionin për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale. Në një intervistë në studion e lajmeve në MCN, Salianji u shpreh se tashmë këto komisione janë ngritur dhe u takon atyre të vendosin për ndryshimet ligjore.

“Sa i përket reagimit të sotëm duket një reagim jo logjik i z. Berisha për arsye se ngritja e komisionit për reformën zgjedhore tashmë është fakt. Kuvendi ka miratuar deputetët të cilët janë pjesëmarrës në këtë komision, në numër të barabartë deputetësh që janë deputetët e PD dhe të cilët janë pjesë e grupit parlamentar të PD.
Besoj që reforma do të ecë në bazë të institucioneve, janë institucionet që miratojmë komisionet që do bëjnë ndryshime ose jo të Kodit Zgjedhor. Tashmë institucioni është Kuvendi, janë grupet parlamentare, janë deputetët, janë ata që do vendosin për reformën zgjedhore”, tha ai.

I pyetur se cilat janë garancitë që të mos ketë vonesa për miratimin e ndryshimeve zgjedhore, eksperti i Çështjeve Zgjedhore në PS siguroi se mazhoranca është e vendosur për ta përfunduar sa më parë. “Ky vërtet është një shqetësim, por shqetësim që nuk varet nga PS. Ne kemi kohë që bëjmë thirrje PD-së të sjellë deputetët e saj në përbërjen të komisionit të Reformës Zgjedhore. Për vetë problematikën që tashmë dihet se kjo vonesë ka ardhur nga PD.
Shpresojmë që deri këtu të ketë zgjatur vonesa dhe tani të fillojë puna për ndryshimet e Kodit Zgjedhor me konsensus të grupeve parlamentare”.
Sekretari për Çështjet Zgjedhore dhe Ligjore, PS, Eridian Salianji ka zbardhur edhe synimet e PS në Reformën Elektorale.

- Publicitet -

Ai u ndal te vota e emigrantëve dhe tregoi variantin që preferon PS për përllogaritjen e mandateve të fituara prej tyre.

“Me ndryshimet e fundit ligjore u bë e mundur që emigrantët kanë të drejtë të votojnë. Është e drejta e shprehur në Kodin Zgjedhor. Ne mbetemi të hapur.

Ne kemi qenë promotorë sa i përket votës së emigrantëve. Mundet që emigrantët të kenë numrin e tyre të mandateve. Një opsion tjetër është zgjerimi i Tiranës, duke qenë vetë një zonë migratore. Pra, mbeten pa ndryshuar zonat zgjedhore, por ndryshon numri i mandateve.
Kjo nuk prek reformën territoriale. Thjesht llogaritet në cilin thes futet vota e emigrantëve. Variantet mbeten të hapura”, thotë Salianji
Identifikimi elektronik nxit propozimin për depolitizimin e komisionerëve zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Procesi është automatik që i kthen partitë në vëzhgues. Kjo do ishte risia që komisioni për zgjedhjet lokale mundet ta marrë një vendim të tillë”, tha Salianji.

Një tjetër pikë e rëndësishme është dhe financimi i partive politike. Lidhur me këtë çështje, Eridian Salianji shprehet: “Në Kodin aktual zgjedhor janë bërë ndryshime ligjore sa i përket financimit të partive politike. Por do të jenë rekomandimet e OSBE-ODIHR ato të cilat do të ketë parasysh komisioni i reformës zgjedhore për të referuar sa I përket financimit të partive politike. Dhe është krijuar një praktikë tashmë se si partitë politike kontrollohen, se si partitë politike mundësojnë financimin e fushatave dhe kontrolli I tyre që bëhet nga KQZ. Kjo për mua është e lidhur dhe me Ligjin e partive politike. Pra kontrolli I partive politike sa i përket financimit, duhet të ecë paralelisht si me ndryshimet në Kodin Zgjedhor ashtu dhe në ndryshimet në ligjin “Për Partitë politike”. Zgjidhja përfundimtare e kësaj problematike në lidhje me financimin e partive politike duhet parë në themel në mënyrën e krijimit të partive politike dhe këtë e cakton ligji për partitë politike kurse Kodi Zgjedhor përcakton vetëm mënyrën gjatë fushatave elektorale. Që kjo të zgjidhet përfundimisht, këto patjetër duhet të shqyrtohen të dyja paralelisht dhe zgjidhja do të vijë përfundimtare”.

O.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje: Bregdeti sipas Ramës, një mall luksi që po ndan shoqërinë në dy kampe
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”
  • Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)

Komentet e Fundit

  1. Rexha on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  2. готовая диссертация on A e dini se Viktor Hygo shkruante lakuriq?
  3. Bruno on “Po dëmtoni turizmin dhe imazhin e Shqipërisë”, Rama: Ja kush do jenë dy përfituesit nga kjo protestë
  4. SPAKU on Nën akuzë për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha
  5. Ppsh on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?