Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Niko Bellojani, ai që luftoi për lirinë dhe paqen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Niko Bellojani, ai që luftoi për lirinë dhe paqen
Kulture

Niko Bellojani, ai që luftoi për lirinë dhe paqen

Published: February 15, 2023
Shpërndaje

Nga Bashkim Koçi

 

Teksa kam mbaruar së lexuari lebrin “Niko Bellojani”, të shkrimtarit Jovan Jano, mendja më vete tek filmi “Diktatori i Madh”, tek fjalimi e aktorit  Çarli Çaplin, i cili është konsideruar më i fuqishmi i të gjitha kohërave. Fjalimi është një satirë e fortë dhe e drejtpërdrejtë ndaj Hitlerit, por përcjell edhe një mesazh nga më të rëndësishmit për njerëzimin, për paqen. “Ne duam të jetojmë nga lumturia e njëri-tjetrit,  jo nga mjerimi i njëri-tjetrit. Ne nuk duam të urrejmë apo të përçmojmë njëri tjetrin. Në këtë botë ka vend për të gjithë. Dhe Toka e mirë është e pasur dhe ofron për të gjithë. Jeta mund të jetë e lirë dhe e bukur, por ne e kemi humbur rrugën.”

- Publicitet -

Niko Bellojani është një ndër personalitetet më karizmatik të popullit  grek, i cili, për aq sa qe gjallë, bëri një jetë heroike. Nëse do të na duhej një personazh, i cili ta ketë vënë jetën e tij në shërbim të kombit të vet, nëse do të ëndërronim për të realizuar portretin më të bukur të luftëtarit, i cili e pret vdekjen, duke mbajtur në dorë një karafil dhe, nëse do të na shkonte mendja për të mundësuar gjetjen e njeriut simbol të civilizimit, atë do ta gjenim tek Niko Bellojani.

Niko Bellojani, gjatë gjithë jetës, nga rinia e hershme, kur ishte vetëm 17 vjeç, e deri ditën që ia morën jetën nën breshërinë e armëve të bashkëkombësve  të vet, luftoi vetëm e vetëm për të sjellë të bekuarën paqe. Jetën në burg e provoi jo për “qejf të vet”, por sepse iu bashkua punëtorisë për të fituar ca të drejta lirie, për të mos e parë botën nën thundrën e padronëve që pasuroheshin përditë nga gjaku i të varfërve. Në këtë kuptim Niko Bellojani e kërkonte vendosjen e paqes, jo vetëm në Grqi, por edhe në Botë, nëpërmjet luftës. Ai nuk mund të mos kish nxjerrë mësimin e duhur nga paraardhësit e tij, nga filozofia e popullit grek, nga Aristoteli  mendjendritur se “Luftojmë që të mund të jetojmë në paqe.”

Lufta është krim, sigurisht, por kur një i huaj të vjen e të përdhos, të poshtëron e të dhunon diçka të shenjtë, siç është atdheu, vëndi tënd ku ke  farë e fis, ku ke varret e të parëve, atëherë lufta është arma e vetme për t’i thënë “jo” të keqes. Niko Bellojani në këtë rast e kërkonte lirinë nëpërmjet luftës. Ëndrra e tij ishte e madhe, por si kudo, ëndërrimtarit i dalin “në pritë”,  jo rrallë, edhe  ata që, realisht i duhet  të bashkoheshin për të realizuar ëndrrën. Ishin kolaboracionistët, ata që u bashkuan me pushtuesit për të thyer, burgosur  e masakruar forcat progresiste. Niko Bellojani ishte një ndër këta progresistë sepse i përkiste dhe ishte ndër udhëheqësit më kryesorë të së majtës greke. Fakti që ky luftëtar dhe patriot, me kontribute të dukshme në organizimin e celulave të së majtës progresiste, arrestohet nga “të vetët”, qeveria që bashkëpunonte me pushtuesin, dhe dënohet 5 vjet burg, tregon ashiqare se Niko Bellojani ndodhej dy herë i rrethuar, nga tradhtarët e brendshëm dhe pushtuesit e huaj. Është rast unikal që përsa kohë bëhej luftë për çlirimin e vendit, Bellojani qëndroi prapa hekurave dhe në internim. Ishin vitet 1938-1945.

Ai që merr përsipër  të realizojë gjëra të mëdha, të ndryshojë nga themelet sisteme e mentalitete, duhet që brenda vetes të demonstrojë durim, të demonstrojë forcë. Ashtu si ish ndërtuar e kompletuar  Niko Bellojani.  Në librin e shkruar me dashuri nga Jovan Jano shpaloset  faqe pas faqeje pasioni dhe vendosmëria e tij si qëndrestar për të ndryshuar Botën. Ai, nga fillimi deri në fund na prezantohet, pa asnjë mëdyshje, si  një personalitet politik, si njeri progresist, që di të falë dashuri, që përpiqet të sjellë paqe edhe nëpërmjet buzëqeshjes.

Niko Bellojani ishte komunist dhe u përndoq e u dënua si komunist. Ai mund dhe duhet të radhitet tek ata personalitete politikë, të cilët asnjëherë  nuk iu dorëzuan dhunës, torturave, pazareve të fëlliqura. Duke lexuar librin Bellojani  na krijon ndjesinë e trimit që e shuan zemërimin, duke ia përplasur kundërshtarit të vërtetën në fytyrë.  “Dëshmitarët e akuzës, i drejtohet ai trupit gjykues, janë për 25 vjet xhelatët tanë, të gjithë xhelatë të komunizmit. Ata erdhën këtu të mbyllin llogaritë e tyre, por jo me mirëbesim e sinqeritet. Gjithashtu këtu u tha që çdo komunisti  është spiun, që komunistët nuk janë grekë, që KKE nuk është parti greke. Mendoj që patriotizmi i një partie nuk gjykohet nga fjalët. Ashtu siç po ndodh sot në vendin tonë dhe në kohën kur lufta shoqërore dhe klasore ka arritur në një pikë kritike, atëherë asnjëri nuk mund të gjykojë patriotizmin e një partie, por as atë të individëve nga shpifjet dhe fyerjet”. Ja, kjo ishte gjuha dhe arsyetimi i tij për të bërë helaq ca kundërshtarë të zhytur kokë e këmbë në interesa  sharlatanësh.

Kur padrejtësia kthehet në ligj, rezistenca bëhet detyrë.  Kundërshtarët politikë të Bellojanit  kthyen në ligj një gjë të pazakontë në një shtet të ashtuquajtur normal. Ai u dënua, u demaskua, madje i morën edhe jetën vetëm nëpermjet manipulimit të së vërtetës. Atij dhe bashkëpunëtorëve të tij të shumtë iu krijua një atmosferë depresive, jo vetëm nga ana e gjykatës, por nga fakti që  parahetimi dhe hetimi u bënë në qelitë e sigurimit. Sidoqoftë, Bellojani kishte kurajo t’u përgjigjej: “Para një muaji më sollët në zyrën tuaj dhe atje më bëtë propozimin të braktis ideologjinë time dhe partinë që i përkas dhe të aderoj në partinë tuaj. Më thatë se nuk është nevoja t’u jepja emra shokësh, duke respektuar dinjitetin tim. Unë  ju pyes: “Si i bëhet, nëse pranoja propozimin tuaj, do të isha qytetar i mirë e i ndershëm?! Unë nuk terrorizohem kollaj dhe nuk mund të them se gjendem nën terror.”

Një gjë është e ligjshme nëse është e drejtë.  Me hamendësi keqdashëse, lirisë dhe të drejtave të njeriut  iu vihen “hekurat”.  Ashtu si ndodhi me Bellojanin dhe dhjetëra personalitete , të cilët u dënuan për gjoja “veprimtari subvensive”.  Ishin me qindra, por midis tyre kishte personalitete të fuqishëm  si i famshmi Manolis Glezos, kirurgu grek me famë i Evropës Lindore, njëkohësisht dhe ministër i qeverisë demokratike të gjeneralit Marko Vafiadhis, Floraqi dhe deri tek bilbili i poezisë greke, Jani Ricos, apo kompozitori progresist, Miki Teodoraqis.

Niko Bellojanit iu mor jeta nga një breshëri armësh, me vendim të gjyqit ushtarak. Në libër jepen detaje dhe fakte të tjerë rrëqethës.  Lexuesi merr informacion edhe për fatin e personaliteteve të tjerë të rëndësishëm të asaj kohe të Greqisë si i famshmi Manolis Glezos, bashkëshorten e Bellojanit, Eli Joanidhi  dhe shumë figra të tjera të njohura.

Libri i Jovan Janos “Niko Bellojani”  na sjell një tjetër personazh të dashur e që meriton të zërë radhë tek monografitë e tjera  të autorit: Martin Luter King, Mahatma Gandi, Çe Guevara e Antonio Gramshi.  I mbyll këto radhë me thënien brilante të Bellojanit, i cili ua tha partizanëve tanë në malin e Gramozit: “Jemi njëlloj, luftojmë së bashku dhe qëllimin e luftës e kemi të njëjtë”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?