Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nis shpërndarja, afatet deri kur mund të tërhiqet bonusit i fundvitit për pensionistët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Nis shpërndarja, afatet deri kur mund të tërhiqet bonusit i fundvitit për pensionistët
EkonomiLajmi i fundit

Nis shpërndarja, afatet deri kur mund të tërhiqet bonusit i fundvitit për pensionistët

Published: December 4, 2023
Shpërndaje

Nisi sot në të gjithë vendin shpërndarja e bonusit të fundvitit prej 5,000 lekësh për pensionistët.

Të gjithë pensionistët që nuk arrijnë dot të marrin bonusin gjatë këtij muaji, nuk duhet të shqetësohen, pasi nuk do ta humbasin këtë përfitim.

Autoritetet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore bëjnë me dije se, të gjithë përfituesit që janë pjesë e skemës së sigurimeve shoqërore kanë afat deri në 36 muaj për të marrë shpërblimin prej 5 mijë lekësh.

- Publicitet -

Për të shmangur dyndjet dhe radhët e gjata të konstatuara në pikat e shpërndarjes së pensioneve (zyrave të postës apo bankave të nivelit të dytë), ekspertët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), sqarojnë se ndarja e bonusit do bëhet sipas grafikut të shpërndarjes së pensionit mujor. Në këto kushte, çdo pensionist, në ditën e marrjes së pensionit mujor do të mund të tërheqë edhe shpërblimin e akorduar nga qeveria për festat e fundvitit.

“Të gjithë ata që nuk munden për arsye të ndryshme, mund ta tërheqin këtë bonus edhe vitin e ardhshëm. Nuk ka nevojë që të shyhen nëpër radhë. Bonuset po i shpërndajmë me këstin mujor të pensioneve. Dua të garantoj se është një buxhet që është miratur që buxhetin e kaluar. Fondet janë në dispozicion. Mund ta tërheqin kur të kenë nevojë. Janë rreth 585 mijë qytetarër që marrin pensione pleqërie, janë qytetarë që marrin pensione si ish minatorë, 2172 , pension social, 2500 persona, marrin të gjithë personat me pension të parakohshëm, 6053 veta. Janë edhe disa kategori të tjera, persona që marrin pension pleqërie për shkak të punës së vështirë që kanë, dhe ata persona që kanë përfituar trajtime të veçanta. Atë ditë që do marrin pensionin, do marrin edhe këstin mujor”, deklaroi në një konferencë të zhvilluar pak minuta më parë, drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado.

Në lidhje me problemin në disa posta për mungesa parash, Hado vuri në dukje se: “Sigurisht që jam në dijeni, por nuk ka të bëjë me faktin që nuk ka para. Të gjithë llogaritë e postës shqiptare janë mbushur me para, problemi është levizja me paranë cash që posta shqiptare bën. Janë xhiruar paratë më datë 1, ka të bëjë me një vonesë të parave, nga thesari i postës në pikat paguese. Janë bërë rreth 23 mijë pagesa deri tani”.

Këshilli i Ministrave miratoi të premten e javës së shkuar vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiare me bonusin e fundvitit, në masën 5 mijë lekë, me një fond total prej 3.5 miliardë lekësh.

Ky është bonusi i dytë që jepet brenda këtij viti, pas atij të akorduar në muajin prill, nga i cili do të përfitojnë rreth 700 mijë pensionistë, por edhe kategori të tjera, që përfitojnë trajtime financiare.

Në tre vitet e fundit, për indeksimin e pensioneve janë alokuar 25 miliardë lekë, të cilat me buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm arrijnë në afro 30 miliardë lekë dhe me efekt të përhershëm në buxhetin e shtetit.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shpërthim në një fabrikë çeliku, 17 punëtorë humbin jetën në Turqi
  • Zbardhet dëshmia e autorit të grabitjes së bankës në Tiranë: Lekët i lashë në kazino
  • E pazakontë në QSUT: Hiqet tumor 3.1 kilogramësh nga hunda e një 71-vjeçari
  • Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari
  • Parisi pret Forumin e Paqes, i pranishëm edhe Rama, u prit një ditë më parë nga Macron

Komentet e Fundit

  1. ali baba me 40 hajdutet on Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  2. I juaji Edi Rama on Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  3. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  4. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  5. MeteH on Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?