Duke nisur nga dita e sotme, e për afro dy javë me radhë, në të gjitha kopshtet e Tiranës nis procesi i regjistrimeve për fëmijët që do të frekuentojnë për herë të parë këto institucione publike përgjatë vitit të ri mësimor që nis në shtator. Për të mos rrezikuar pranimin e fëmijës në kopsht, prindërit duhet që të tregohen të kujdesshëm jo vetëm me dorëzimin e dosjes së dokumenteve të përcaktuara brenda afatit të vendosur nga Drejtoria e Përgjithëshme e Kopshteve dhe Çerdheve të Tiranës, por edhe tëmos harroni që në dosje të përfshini kartelën e vaksinave të fëmijës, qëështë një ndër dokumentet e rëndësishme të pranimit të fëmijëve që do të ndjekin kopshtin publik.
Procesi i regjistrimeve që do të nisë gjatë ditës së sotme do të jetë i vlefshëm vetëm në rastet kur aplikimet do të bëhen sipas kushtit tëpërcaktuar për vendbanimin. Çka do të thotë se aplikimi për regjistrimin e fëmijës do të mund të bëhet vetëm pranë kopshtit që mbulon njësinë e tij të vendbanimit,si dhe jo pranë një kopshti tjetër që mund të jetë më i preferuar nga prindërit. Kjo bëhet me qëllim për të shmangur mbingarkesën pranë kopshteve të caktuara. E gjithë procedura e aplikimit do të zhvillohet pranë kopshtit ku synohet të regjistrohet fëmija, ku krahas dorëzimit të dokumenteve duhet të plotësoni edhe formularin e aplikimit sipas formatit të aprovuar.
“Në datat 13-24 qershor 2022, ora 09:00-14:00, në çdo kopsht publik të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrimin e fëmijëve në kopsht. Aplikimi do të kryhet vetëm për fëmijët të cilët nuk kanë frekuentuar më parë çerdhet publike të Bashkisë Tiranë. Aplikimi do të kryhet pranë kopshtit ku synohet të regjistrohet fëmija”, konfirmojnë autoritetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve të Tiranës.Edhe për pranimet e reja të 2022 në kopshtet publike, prioritet në regjistrime do të kenë fëmijët e kategorive të klasifikuara si në nevojë, si dhe fëmijët që i kanë të dy prindërit në punë. Në vijim të shkrimit gjeni edhe kopshtet në të cilat do të zhvillohen aplikimet për pranimet e reja.
Dokumentet që duhen për regjistrim
Janë përcaktuar tashmë edhe dokumentet që duhet të paraqiten në dosjen e regjistrimit për të gjitha kategoritë e fëmijëve që do të aplikojnë për pranimet e reja në kopshtet e Tiranës. Në dosjen e dokumenteve për fëmijët jetimë duhet të përfshihet libreza e statusit të jetimit të fëmijës, certifikata personale e fëmijës dhe ajo familjare, si dhe kartela e vaksinimit. Për fëmijët e familjeve ku kujdestari ligjor ka statusin e jetimit duhet libreza e statusit të kujdestarit ligjor të fëmijës, certifikata personale e fëmijës dhe ajo familjare, si dhe kartela e vaksinimit. Fëmijët me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike dhe me sëmundje të rënda duhet të dorëzojnë raportin mjeko-ligjor të fëmijës, certifikatën personale të fëmijës dhe atë familjare, si dhe kartelën e vaksinimit.
Krahas certifikatave dhe kartelës së vaksinimit për fëmijët ku kujdestari ligjor është person me aftësi të kufizuara duhet edhe raporti mjeko-ligjor i kujdestarit të fëmijës. Për fëmijët e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike duhet certifikata personale dhe familjare e fëmijës, vërtetim nga Njësia Administrative për trajtimin me ndihmë ekonomike të kujdestarit ligjor të fëmijës, si dhe vërtetimi i vaksinimit.
Për fëmijët e familjeve mono-prindërore, ku kujdestari ligjor e ka pagën nën nivelin e pagës minimale kërkohen certifikatë personale dhe familjare të fëmijës, vërtetim page i kujdestarit ligjor, i cili duhet të jetë nën pagën minimale të përcaktuar në Republikën e Shqipërisë (30,000 lekë), vërtetim për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për individin nga portali zyrtar e-albania, si dhe vërtetimin e vaksinimit.
Fëmijët e familjeve ku kujdestari ligjor i fëmijës është i divorcuar ose i ve, por që është nën pagën minimale, duhet certifikata personale dhe familjare e fëmijës, vërtetim page i kujdestarit ligjor i cili duhet të ketë pagë nën atë minimale të përcaktuar, vërtetim për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e shëndetësore për individin nga portali zyrtar e-albania, si dhe vërtetimi i vaksinimit.
Fëmijë të familjeve të pakicës rome dhe egjiptiane sipas vërtetimit përkatës të lëshuar nga organizatat që mbrojnë të drejtat e tyre, ose vetdeklarimi ku përcaktohet se familja është pjesë e këtyre pakicave, duhet certifikata personale dhe familjare e fëmijës, vërtetim të lëshuar nga organizatat që mbrojnë të drejtat e tyre ose nga vetdeklarimi, si dhe kartela e vaksinimit.
Për fëmijët e vendosur në kujdestari nga familjet kujdestare, sipas legjislacionit përkatës duhet certifikata personale dhe familjare e fëmijës, vendimi i gjykatës për dhënien e kujdestarisë, si dhe vërtetimi i vaksinimit.
Për të gjitha kategoritë e tjera kërkohet certifikata personale dhe familjare e fëmijës.Vërtetim Pune me pagë mujore të pasqyruar të kujdestarit ligjor (prindërve). Vërtetim për kontributet sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të individit nga portali e-albania, si dhe vërtetimi i vaksinimit.
Në ndihmë të procesit tëplotësimit të dosjes së dokumenteve të kërkuara, ekspertët sqarojnë se këtë dokumentacion mund ta shkarkoni nga portali zyrtar e-albania si posedues të kodit personal me kartë identiteti. Në rastet kur kjo gjë nuk është e mundur, ju duhet që të dorëzoni pranë komisionit të regjistrimit të ngritur në çdo çerdhe një fotokopje të kartës tuaj të identitetit, si dhe të plotësoni deklaratën personale në zbatim të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. “Për arsye se numri i aplikuese është shumë i lartë kjo e vështirëson shumë menaxhimin dhe më pas shqyrtimin korrekt të dokumentacionit në të gjithë procesin”, bëjnë me dije ekspertët e Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve në kryeqytet.
Kopshtet përfshijnë fëmijë të grupmoshës 3-6 vjeç. Ndjekja e kopshteve nuk është e detyruar. Edhe përgjatë vitit të ri mësimor do të funksionojnë dy lloje kopshtesh, kopshtet gjithëditore dhe kopshte gjysmëditore. Kopshtet do të funksionojnë gjatë gjithë vitit. Procesi mësimor edukativ në arsimin parashkollor zhvillohet mbi bazën e programeve edukative të miratuara nga MAS. Misioni i kopshtit është, që në bashkëpunim me prindërit, të realizojë e edukimin dhe zhvillimin e personalitetit të fëmijëve dhe t’i parapërgatitë ata për në shkollë.
KOPSHTET E TIRANËS NË TË CILAT NISIN SOT REGJISTRIMET PËR PRANIMET E REJA
Kopshti “Bregu i Lumit” që ndodhet tek Rruga “Besnik Hidri”.
Kopshti “Kodër Kamëz” që ndodhet tek Rruga “Rustem Haklaj”
Kopshti “Sauk” që ndodhet tek Rruga “Selim Brahja”
Kopshti “Selite”, Kopesht Pa Ushqim tek Rruga “Tafil Agai”
Kopshti “Shkozë” që ndodhet tek Rruga “Ali Shefqeti”
Kopshti “Shkozë e re” që ndodhet tek Rruga “Sotir Kuneshka”
Kopshti “Shkozë e vjetër” që ndodhet tek Rruga “Ali Shefqeti”
Kopshti “Nr. 1” që ndodhet tek Rruga “Kristo Dako”
Kopshti “Nr. 2” që ndodhet tek Rruga “Frederik Shiroka”
Kopshti “Nr. 3” që ndodhet tek Rruga “Petro Marko”
Kopshti “Nr. 6” që ndodhet tek Rruga “Ibrahim Kazazi”
Kopshti “Nr. 8” që ndodhet tek Rruga “Milan Shuflaj”
Kopshti “Nr. 11” që ndodhet tek Rruga “Mustafa Qosja”,
Kopshti “Nr. 14” që ndodhet tek Rruga “Gjergj Legisi”
Kopshti “Nr. 17” që ndodhet tek Rruga “Vangjush Furxhi”
Pranimet do zhvillohen dhe në Kopshtin “Nr. 18”
Kopshti “Nr. 19” që ndodhet tek Rruga “Dhimitër Frengu”
Kopshti “Nr. 19\1” që ndodhet tek Rruga “Riza Jasa”
Kopshti “Nr. 20” që ndodhet tek Rruga “Gjolekë Kokona”
Kopshti “Nr. 21” që ndodhet tek Rruga “Sokrat Mosko”
Kopshti “Nr. 22” që ndodhet tek Rruga “Vllazën Huta”
Kopshti “Nr. 24” që ndodhet tek Rruga “Kongresi i Lushnjes”
Kopshti “Nr. 25” që ndodhet tek Rruga “Medar Shtylla”
Kopshti “Nr. 25/TR” që ndodhet tek Rruga “Margarita Tutulani”
Kopshti Nr. 25/Tr që ndodhet tek Rruga “Zef Jubani”
Kopshti Nr. 26 që ndodhet tek Rruga “Ylbere Bylykbashi”
Kopshti Nr. 27 që ndodhet tek Rruga “Llambi Bonata”
Kopshti Nr. 27 që ndodhet tek Rruga “Shyqyri Peza”
Kopshti Nr. 28 që ndodhet tek rruga “Gjon Kastrioti”
Kopshti Nr. 29 që ndodhet tek Rruga “Nikolla Zoraqi”
Kopshti Nr. 31 që ndodhet tek Rruga “Pjetër Bogdani”
Kopshti Nr. 34 që ndodhet tek Rruga “Hamdi Cenojmeri”
Kopshti Nr. 35 që ndodhet tel Rruga “4 Dëshmorët”
Kopshti Nr. 36 që ndodhet tek Rruga “Prokop Myzeqari”
Kopshti Nr. 38 tek Rruga “Mehmet Shpendi”
Kopshti Nr. 39 që ndodhet tek Rruga “Metrush Luli”
Kopshti Nr. 40 që ndodhet tek Rruga “Besim Habdiu”
Kopshti Nr. 41 që ndodhet tek Palushi sh.p.k.
Kopshti Nr. 42që ndodhet tek Rruga “Nikolla Tupe”
Kopshti Nr. 43 që ndodhet tek Rruga e Kavajës
Kopshti Nr. 45 që ndodhet tek Rruga “Irfan Tomini”
Kopshti Nr. 51 që ndodhet tek Rruga “Imer Ndregjoni”
Kopshti Nr. 52 që ndodhet tek Rruga “Njazi Demi”
Kopshti Nr. 55 që ndodhet tek SH54
Kopshti Nr. 56 që ndodhet tek Rruga “Haxhi Hafiz Sabri Koci”
Kopshti Nr. 60 që ndodhet tek Rruga “Kongresi i Manastirit”
Kopshti Nr. 64 që ndodhet tek Rruga “Anesti Lubonja”