Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nisi sot regjistrimi për vitet e para, kushti që duhet të përmbushin nxënësit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Nisi sot regjistrimi për vitet e para, kushti që duhet të përmbushin nxënësit
KryesoreShoqëri

Nisi sot regjistrimi për vitet e para, kushti që duhet të përmbushin nxënësit

Published: July 5, 2023
Shpërndaje

 

Hapen regjistrimet për klasat e 10-ta. Duke nisur nga dita e sotme, e për dy javë me radhë, portali “e-albania” do të jetë i hapur për zhvillimin e procedurave të regjistrimit për të gjithë nxënësit që do të ndjekin mësimin në vitin e parë të shkollave të mesme, në të cilat pranimet bëhen pa konkurs. Sikundër ndodhi me klasat e para, edhe për regjistrimet në gjimnaz, e gjithë procedura do të zhvillohet në portalin qeveritar sipas afateve të përcaktuara tashmë nga dikasteri i Arsimit.

As për këtë vit nuk do të lejohen regjistrimet në shkolla sipas preferencave, por vetëm sipas zonës së vendbanimit.

- Publicitet -

“Shërbimi elektronik u vjen në ndihmë prindërve dhe personave që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të regjistrojnë fëmijën në klasën e 10-të, në gjimnaz, shkollë të mesme të orientuar me dhe pa konkurs. Kanë të drejtë të regjistrohen në klasën e dhjetë të një gjimnazi vetëm nxënësit që i përkasin shkollave të arsimit bazë të zonës së gjimnazit”, sqarojnë autoritetet e Arsimit.

Kundrejt këtij kushti të vendosur, nxënësit do të mund të regjistrohen në gjimnaz publik vetëm sipas zonës së gjimnazit, sipas planifikimit paraprak të bërë nga Zyrat Vendore Arsimore. Përjashtim jashtë këtij kriteri do të ketë vetëm në rastet duke specifikuar arsyen dhe duke ngarkuar dokumentin justifikues. Zona e gjimnazit dhe planifikimi paraprak respektohen me përpikëri nga drejtori i shkollës që do të mbikëqyrë procesin e regjistrimeve.

“Aplikimi për regjistrim në klasën e dhjetë mund të bëhet duke filluar nga data 5 korrik deri më datë 20 korrik 2023. Personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, bën aplikimin online duke plotësuar të dhënat e nevojshme të formularit dhe pret përgjigjen e miratimit ose refuzimit të aplikimit të bërë”, konfirmojnë autoritetet.

Për pranimet në shkollat e arsimit të mesëm të orientuar (artistike, sportive, për gjuhët e huaja dhe shkolla për fusha të tjera) bëhet e ditur se ato do të zhvillohen sipas përcaktimeve të udhëzimit përkatës të ministrit. Shkollat e arsimit të mesëm të orientuar pranojnë nxënës edhe nga Bashkitë e tjera, të cilat nuk kanë shkolla të arsimit të mesëm të orientuar.

Procedurat online të regjistrimit

E gjithë procedura e regjistrimit do të zhvillohet online në portalin “e-albania”. Gjatë aplikimit për regjistrim duhet të ngarkohen edhe këto dokumente: “Dokumenti i kujdestarisë ligjore në rastet kur fëmija regjistrohet nga personi që ka kujdestarinë ligjore (vetëm kur aplikimi bëhet nga kujdestari ligjor i fëmijës), Raport mjekësor (vetëm kur aplikohet për shkollë të mesme me konkurs (sportive), si dhe dokumentin justifikues (vetëm në rastet kur aplikimi për regjistrim kryhet jashtë zonës së mbulimit).

Për të nisur regjistrimin fillimisht do të duhet të hyni në portal dhe të identifikoheni si qytetar. Më pas duhet të vijoni me zgjedhjen e shërbimit të listuar si: “Regjistrimi në klasë të dhjetë” ku do të nisni me plotësimin përkatës të formularit. Aplikimi mbërrin në shkollën përkatës ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe shkolla bën procedurën për trajtimin e kërkesës. Shkolla njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit brenda 5 ditëve nga momenti i dërgimit të aplikimit. Në rast mospranimi, personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, vazhdon aplikimin brenda afatit në institucionin arsimor ku i takon regjistrimi i fëmijës.

Ndjekja e arsimit të mesëm nuk është i detyrueshëm. Arsimi i mesëm në Republikën e Shqipërisë përbëhet nga gjimnazet (me kohë të plotë dhe të shkurtuar) si dhe nga shkollat e mesme profesionale. Gjimnazet publike japin një kulturë të përgjithshme që është zgjerim i njohurive e thellim i kulturës dhe njohurive të fituara në shkollat e arsimit bazë. Kohëzgjatja e gjimnazit është 3 vjet dhe përfundon me provimet e Maturës Shtetërore. Në planin mësimor janë përfshirë nëntë fusha si: Artet, Edukimi fizik dhe sportet, Gjuha e huaj (ose gjuhët e huaj), Gjuha shqipe dhe letërsia, Karriera dhe aftësimi për jetën, Matematika, Teknologjia & TIK, Shkencat natyrore dhe Shkencat shoqërore. Kurrikula e gjimnazit është e përbërë nga kurrikula bërthamë dhe kurrikula me zgjedhje. Gjimnazet me kohë të shkurtuar, shërbejnë edhe për arsimimin e të rriturve. Kohëzgjatja e studimeve në gjimnazet me kohë të shkurtuar, është 4 vjet dhe ato përfundojnë me dhënien e provimeve të Maturës Shtetërore (MSH). Plani mësimor dhe programet kurrikulare, miratohen nga Ministri i Arsimit dhe Sportit.

 

 

Hapat e procedurës që duhet të ndiqni:

  • Identifikohuni si qytetar në portalin qeveritar në adresën www.e-albania.al
  • Zgjidhni shërbimin “Regjistrimi në klasë të dhjetë”.
  • Klikoni butonin “Përdor” dhe plotësoni formularin online.
  • Aplikimi mbërrin në shkollën përkatës ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe shkolla bën procedurën për trajtimin e kërkesës.
  • Shkolla njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit brenda 5 ditëve nga momenti i dërgimit të aplikimit.
  • Në rast mospranimi, personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, vazhdon aplikimin brenda afatit në institucionin arsimor ku i takon regjistrimi i fëmijës.

 

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?