Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një anglez për Tiranën, luksemburgas për Vllazninë dhe maltez për Egnatian…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Një anglez për Tiranën, luksemburgas për Vllazninë dhe maltez për Egnatian…
AktualitetSport

Një anglez për Tiranën, luksemburgas për Vllazninë dhe maltez për Egnatian…

Published: June 28, 2023
Shpërndaje

Në “Air Albania”, Tirana do të presë gjeorgjianët e Dinamo Batumi në datën 13 korrik. Për këtë sfidë, UEFA ka vendosur që të sjellë në kryeqytet një katërshe me shumë eksperiencë nga Anglia. Robert Jones, Harry Lennard, Wade Smith dhe Thomas Bramall do të vendosin drejtësi për nënkampionët e Shqipërisë. 36-vjeçari Jones është një nga gjyqtarët më aktiv në sezonin e fundit, teksa ka gjykuar 26 ndeshje në Premier League si gjyqtar i parë dhe 21  të tjera si i katërt. Plot 47 ndeshje vetëm në nivelin më të lartë të futbollit anglez.

Për më tej, sfida mes Ararat dhe Egnatias u është besuar katër gjyqtarëve nga Malta, me kryesorin Trustin Farrugia Cann që do të ndihmohet nga Roberto Vella James Muscat dhe Glen Tonna. Kryesori i kësaj sfide gjykon në kompeticionet europiane për klube që nga 2017, ndërkohë që në vitin 2013 ka qenë gjyqtar i katërt në ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë ndaj Luksemburgut të fituar 1-2 në transfertë dhe ndaj Letonisë në Tiranë të fituar 2-0 në kualifikueset e botërorit.

- Publicitet -

Po ashtu edhe në vitin 2021, ai ka qenë kryesor në ndeshjen U-21 Kosovë-Shqipëri, që përfundoi 2-1.Egnatia është debutuese në Conference League, me ekipin rrogozhinas që fitoi Kupën e Shqipërisë, ndërsa u rendit dhe në vendin e tretë të Superiores, duke qenë surpriza më e bukur e këtij edicioni.

Kurse Vllaznia do të gjykohet nga një grup gjyqtarësh nga Luksemburgu. Ivo Torres, Joaquim Da Silva, Tom Hansen dhe François Becker do të vënë drejtësi në takimin mes Linfield–Vllaznia. Torres do të debutojë në komepticionet europiane për klube pikërisht në sfidën e shkodranëve, ndërsa në të shkuarën është angazhuar vetëm në ndeshje moshash në nivel kombëtaresh.

Shkodranët do të luajnë ndeshjen e parë në transfertë, ndërkohë që do të diskutojnë kualifikimi një javë më vonë në “Loro Boriçi”, ku shpresojnë që me ndihmën e tifozëve të arrijnë të kalojnë këtë raund. Ekipi shkodran ka bërë revolucion, teksa është ekipi me më shumë lëvizje deri më tani.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria humbet 19.4% të energjisë në rrjet, mbi 3 herë më shumë se mesatarja e BE
  • Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari esktradohet nga Dubai drejt Belgjikë
  • Videot intime, një nga këngëtaret e përfshira dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adrian Hila
  • E rëndë në Greqi, 32-vjeçari rumun plagos ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar, hyri në banesë nga dritarja
  • Arrestimet e SPAK, Rama për median gjermane: Jo të gjitha procedurat përputhen me standardet e BE

Komentet e Fundit

  1. Bekim on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  2. Ethem Lalaj on Arrestimet e SPAK, Rama për median gjermane: Jo të gjitha procedurat përputhen me standardet e BE
  3. EdiRamaTallaVa (ERTV) on Arrestimet e SPAK, Rama për median gjermane: Jo të gjitha procedurat përputhen me standardet e BE
  4. Anonymous on Është zbuluar vilë tjetër në Sardenja dhe 15 apartamente e lokale në Tiranë?! Ish-zyrtari i Policisë, detaje të reja nga hetimi për Ballukun
  5. info analitike on Është zbuluar vilë tjetër në Sardenja dhe 15 apartamente e lokale në Tiranë?! Ish-zyrtari i Policisë, detaje të reja nga hetimi për Ballukun

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?