Rubrika Histori e gazetës DITA ka botuar pjesë nga një libër i 1995-s, pjesë të të cilit kanë qarkulluar për disa vjet nën zë në ambjente të shërbimeve sekrete shqiptare, më pas është heshtur.
Takimi për të cilin flitet në libër është kryer në vitin 1979. Në tekst bien në sy dy elementë.
Së pari autori pretendon se që në pragun e viteve’80 janë bërë plane për të krijuar “shtete-valvula” .
Elementi i dytë i rëndësishëm, krejtësisht befasues është fakti se personi që përmendet si kontakt është… Sali Berisha. Botimi nuk mund të zbardhë shumë pikëpyetje që ngre ky takim, por nëse ato çka rrëfen autori janë të sinqerta, atëherë Sali Berisha nuk ishte thjesht një mjek komunist me ilaçe në çantë në oborrin e parisë komuniste të atëhershme.
Libri titullohet “Komplotistë ndërkombëtarë” është botuar në vitin 1995, nga shtëpia botuese “Nea Thesis”, me autor Atanasius K. Strigas, që ka shërbyer për disa vite në Bruksel si këshilltar i NATO-s në vitet 70-80.
Autori ka studiuar fillimisht shkencat politike dhe ato ekonomike në universitetin e “Heidelberg”-ut. Më pas është specializuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe çështje të Strategjise në University of Georgetown në Uashington, për të përfunduar më tej studimet me specializimin e tij për propogandë në universitetin “Patris Lumumba” të Moskës.
Në pjesën ku përmendet Shqipëria flitet për një takim më 7 janar 1979 në Getensberg të Bonit.
Autori përmend si pjesëmarrës në takim dy drejtues bankash, zyrtarë të një shërbimi sekret dhe… “ndërlidhës me shërbimet sekrete të Europës Juglindore”.
Sipas autorit, takimi diskutoi planet mbi “tri shtete valvula ose thithës” dhe dhënien e fondeve për këto qëllime.
Autori shkruan ndër të tjera:
“Mbërritëm në “Parkhotel” pas mesnate. Takuam një njeri me sjellje shërbëtori, që më shumë të kujtonte një bojaxhi, se sa një njeri të shkolluar dhe pjesëtar të një elite politike. Na priti, duke bërë përkulje teatrale. Z.Merden i tha frëngjisht, se paratë do ti merrte nga z. Redman. Z.Berisha bëri edhe një përkulje tjetër gjithë kortezi, që e shoqëroi me një buzëqeshje të tepruar. Iu shpjeguan edhe sponsorët që kishin ndihmuar.- Ju faleminderit, – tha bojaxhiu tërë kortezi false…”
Kjo është një ngjarje enigmatike që nuk duket e veçuar nëse kihet parasysh çfarë ndodhi më pas dhe kush erdhi në pushtet në Shqipëri pas “përmbysjes” së 1991-shit
Auron Tare ka hulumtuar në disa dokumente të shërbimeve sekrete amerikano-jugosllave mbi Shqipërinë.
Ai mendon që jugosllavët ishin njohësit më të mirë të realitetit shqiptar dhe ngre pikëpyetje mbi ndikimin e UDB-së në ngjarjet e viteve 90-91 në Tiranë.
Ka ndodhur një takim i nivelit të lartë ndërmjet amerikanëve dhe UDB-së në 1954.
Në intervistën e mëposhtme për DITA ai flet mbi sugjerimin që u bëri UDB-ja amerikanëve, pasi për 6 vite me radhë ata dështuan të rrëzonin Enver Hoxhën.
Dokumentat sekretë mbi operacionet e kundërzbulimit shqiptar në vitet 49-54 tregojnë cilët janë emrat e elitës së shërbimeve inteligjente britanike dhe amerikane që u sfiduan nga agjentë shumë të rinj të kundërzbulimit shqiptar.
A e njihnin Shqipërinë shërbimet amerikane? Pse britanikët nuk patën qëllim final, rrëzimin e Enver Hoxhës. Si na shihnin shërbimet italiane dhe greke. Çfarë fsheh për shqiptarët Arkiva Shtetërore e Stambollit.
DITA: Një pjesë e dokumenteve të deklasifikuara që ju keni botuar dhe që më kanë bërë posaçërisht përshtypje, lidhen me operacionet e kundërzbulimit shqiptar në vitet 49-54 kundër anglo-amerikanëve. Nga përshtypja juaj personale, pas hulumtimeve, si mendoni: Ka pasur vërtet një bërthamë ekspertësh shqiptarë të inteligjencës që kanë përballuar me sukses këto operacione anglo-amerikane, apo ka qenë kryesisht meritë e shërbimeve sovjetike?
AURON TARE: Mendimi im është se merita kryesore u takon njerëzve të shërbimit inteligjent shqiptar, të cilët besonin në kauzën e mbrojtjes së vendit të tyre. Me gjithë se ishin shumë të rinj, ata mundën të përballeshin me shërbimet më të famshme të inteligjencës botërore. Madje pa e mësuar kurrë, ata sfiduan emra të elitës së shërbimeve inteligjente britanike dhe amerikane si Angeltoni, Frank Weisner, Richard Helms, Dulles etj. (Këtu e kam fjalën për ata oficerë të kundërzbulimit shqiptar dhe jo sigurimin e famshëm që ushtroi dhunë mbi popullsinë e pafajshme).
Por duhet thënë se shumë aspekte të këtyre misioneve janë ende të pazbuluara në arkivat ruse, apo edhe të shteteve të tjera, apo jo?
Dosja e operacioneve BGFIEND/Valuable, akoma dhe sot nuk njihet përfundimisht. Shumë dokumente mbeten të padeklasifikuara dhe shumë të tjera mund të jenë asgjësuar. Çështja tjetër qëndron tek krahasimi i materialeve. Pra në praktikën e inteligjencës nuk mund të nxjerrsh përfundime vetëm nga dokumentacioni i njërës palë. Duhen parë të gjitha palët e përfshira dhe vetëm nëse janë ekzaminuar të gjitha palët mund të arrihet në një përfundim të caktuar.
Por, duhet pasur parasysh dhe diçka tjetër, që shumë vendimmarrje të rëndësishme në nivele shumë të larta, shpesh merren duke mos lënë gjurmë dokumentare. Prandaj dhe kjo lloj “bote” është quajtur “bota e 1 mijë pasqyrave”, pasi të gjitha reflektojnë tek njëra-tjetra dhe nuk është edhe aq e lehtë që të kuptosh. Qëllimin e vërtetë të një objektivi të caktuar. Për të bërë një analizë serioze, duhen parë dhe arkivat italiane dhe greke dhe në veçanti jugosllave. Pasi t’i referohen njëra-tjetrës, historianët mund të arrijnë në një analizë sa më objektive.
Por kjo, nuk mund të bëhet me vullnetin e një apo dy personave por bëhet me një projekt shtetëror. Një shtet serioz që dëshiron të shkruajë historinë e tij në një mënyrë sa më objektive, duhet të ndërtojë strategjinë, për të arritur tek historiografia kompetente dhe profesionale. Për shembull, ne kemi një Akademi Shkencash, e cila duhej të ishte mendja ndriçuese e Kombit. Fatkeqësisht ajo jo vetëm që nuk ka mundur të rishkruajë historinë e manipuluar 50-vjeçare, por ka lejuar të njëjtin manipulim edhe këto 20 vitet e fundit.
Nëse studiuesit seriozë të kësaj akademie do të ishin marrë këto 20 vitet e fundit me arkivat britanike, amerikane, amerikane, greke etj. , sot do të kishim një perceptim më të pjekur mbi të kaluarën tonë. Por që t’i kthehemi pyetjes, unë mendoj se nga dokumentet e deritanishme, e përsëris të deritanishmet, lihet përshtypja se pas luftës, shërbimet amerikane në veçanti, nuk e kishin fare idenë mbi situatën reale në Shqipëri. Britanikët, të cilët e njihnin mirë Shqipërinë, nuk kanë pasur qëllim final, rrëzimin e Enver Hoxhës, siç del edhe në një dokument të fundit që kam botuar.
Britanikët kanë pasur prioritet ndihmën ndaj Greqisë për të mos lejuar komunistët të vinin në pushtet. Interesant është fakti se, për të njëjtën arsye, pra për arsyen e Greqisë, ishin britanikët ata që përgatitën, financuan dhe mbështetën fillimin e lëvizjes së armatosur anti-italiane në Shqipëri në 1941. Ndërsa shërbimet italiane dhe greke kishin më tepër një rol ndihmës të amerikanëve, dhe për vetë faktin, se si grekët që kishin ambicie territoriale ndaj nesh, si italianët që nga ana e tyre donin që grekët dhe sllavët të mos ishin përcaktues në Shqipëri, nuk kishte motive të forta për të qenë aktorë të fuqishëm në këto operacione.
Vetëm jugosllavët në mendimin tim, ishin njohësit më të mirë të realitetit shqiptar. Për këtë arsye, shërbimi inteligjent amerikan, ka bërë një marrëveshje pas vitit 1955, pra pas dështimit të operacioneve klandestine, me jugosllavët, ku shërbimi inteligjent jugosllav, do të kishte rolin mbikëqyrës edhe mbi Shqipërinë.
Pra UDB-ja dhe Jugosllavia do ishte një lloj kujdestareje në nivel të kontrollit nëpërmjet shërbimit inteligjent?
Unë mendoj se po dhe kjo është përshtypja ime. Në këtë këndvështrim, do t’i shpjegoja dhe ngjarjet e viteve 90-91.
Në ç’mënyrë e lidh këtë kujdestari jugosllave me ngjarjet e 90-91? Ku i gjen pikëtakimet?
Pa dokumente është e vështirë që ky mendim të jetë i padiskutueshëm. Por, duke pasur parasysh një mori dokumentesh dhe sidomos një prej takimeve të nivelit të lartë ndërmjet amerikanëve dhe UDB-së në vitin 1954, unë mendoj se kjo hipotezë, mund të jetë e vërtetë. Nga dokumentet e deklasifikuara deri më tani mes marrëdhënieve amerikano-jugosllave, duket se UDB-ja kishte një njohje të shkëlqyer të çështjeve shqiptare.
Sugjerimi që UDB-ja u bënte amerikanëve, pasi për 6 vite me radhë ata kishin dështuar të rrëzonin Enver Hoxhën, ishte se: Enver Hoxha nuk mund të rrëzohej nga një klasë tashmë e përmbysur, e përfshirë me palën humbëse (italianët e gjermanët), e cila në njëfarë mënyre kërkonte privilegjet e humbura. Jugosllavët, bënin një analizë jashtëzakonisht realiste të situatës shqiptare të asaj kohe (ushtrisë, partisë, ekuilibrit të forcave, ekonomisë etj) dhe përfundimi i tyre ishte se Enver Hoxha rrëzohej vetëm nga njerëzit e tij të afërt dhe të pakënaqur, pra brenda elitës komuniste, ose ai mund të kontrollohej prej tyre për një politikë jo agresive ndaj Jugosllavisë.
Interesant është fakti se nga të gjithë ata që kërkonin rrëzimin e Enver Hoxhës, jugosllavët ishin më realistët. Kërkesa e tyre nuk kishte të bënte as me pretendim territorial, as me ndryshimin e sistemit, por me ndryshim elite brenda Partisë Komuniste, por me kushtin e vetëm, që lidershipi i ri, të ishte miqësor me Jugosllavinë.
Dakord, por deri këtu jemi në marrëveshjen e vitit ‘54. Ju ku bazoheni kur frymën e kësaj marrëveshjeje, e shikoni të zbatuar dhe në ngjarjet e ndodhura në Shqipëri në vitet 90-91. Ku i gjen pikëtakimet pra?
Deri më sot janë deklasifikuar dokumente deri në vitet 70, kur t’u vijë radha viteve ’90, me siguri që do të kemi një pamje më të mirë të ngjarjeve të asaj kohe, por deri atëherë qëndron pyetja legjitime: Kush erdhi në pushtet pas vitit 1991? Elita komuniste? Bejlerët e rrëzuar? Apo ndonjë tjetër?
Si e shpjegoni faktin, që për momente dhe ngjarje domethënëse historike të shekullit të fundit, ka një indiferencë thuajse të shpallur nga historiografia, për sigurimin e dokumenteve? Nga buron ky refuzim për të parë të vërtetën dhe veten tonë në sy?
Është një fakt i njohur që historinë, Shqipërisë ja kanë shkruar më shumë të huajt se sa e ka shkruar vetë. Kjo ka të bëjë me një lloj indiference historike të shqiptarëve ndaj të shkruarës së tyre. E shkruara e historisë është kulturë. Një kulturë që fatkeqësisht, nuk e kemi pasur. Për këtë arsye vazhdojmë dhe e kërkojmë të kaluarën tonë në arkivat e të tjerëve, të cilët për hir të së vërtetës, e kanë ruajtur atë, më mirë se ne.
Arkivat amerikane janë nga më të pasurat, pasi ekzistojnë disa arkiva. Arkivat shtetërore, arkivat personale dhe arkivat e universiteteve. Arkivat amerikane në përgjithësi janë krijuar nga një shtet i ri që kërkonte të ruante memorien e vet dhe nga individë shumë të pasur që blinin dokumente në Evropën e shekujve XIX-XX. Për këtë arsye, arkivat amerikane mbajnë thesare ende të panjohura për historinë e vendeve të vogla si ne.
b.m/dita
Data 17 ,
Kush erdhi në pushtet pas vitit 1991? Elita komuniste? Bejlerët e rrëzuar? Apo ndonjë tjetër?
Po ne vitin 2013 kush erdhi ne pushtet?
Petje 1000 dollareshe po sot kush jane ne pushtet..???
Cfare info tjeter kerkon ky intelektuale i veteshpallure ku ne dokumentat thuhet qe anglezi Kim Filbi agjente I dyfishte dhe I Ruseve spounoje te gjithe planet e desantimit. Ku djemte e rinje si Isa Tare I mbidhnin desantuesit si kokrra fiku deke diture oren dhe vendin nga gay Kim si shoku Dulles, byca, by a.
Koment Proteste
Autori i ketij libri greku A.K.S jo vetem qe ka shpalosur fakte te pabesueshme per ato qe une i quaj haleatet tane,ku katapultimi i Saliut qe ne Bon ne 1979 spjegon dhe Dirty Job qe ka bere dipllomacia dhe me se shumti sherbimet inteligjente euro atllantike…Ky autor ka ne rekordet e tij studime ne Universitet me cilesore te botes Gjermani,Amerike dhe Sovjet Union plus dhe disa vite diplomat ne Nato.Me vjen keq per interpretimin e Dites dhe Tare leshit ne lidhje me rolin e Berishes dhe pisllikun e aleateve pas 1992-it duke e perdorur Salihun si nje kellef njeperdorimsh…Usaliu Biberajve me kete verteton qe ka qene nje neonazist tip Pinoceti Kilit apo Papadhopuli Greqise qe kilianet apo greket i rrasen ne burg “salinjte” e tyre kurse ne Shqiperi xhambasadoret nga Rajersonovici deri te Kimetja jane treguar beseprere me nje popull qe i besoi si Krishtit ne vitet 1991-1992.Fakti qe Usaliu Biberoviqi jo vetem u lejua te fshije menderen me Kimen e Bidenit por eshte futur ne loje si ne 1979 me “Beleri Gate” dhe eshte turp per Ameriken dhe Europen qe po perdhos kombin shqiptar si asnje pushtues ne shekuj si po veprohet me Heroin Horr Beleri qe me Miqo Taqet e Pirot e Dhime duan te bejne kryeqytet te Epirit Himaren…Turp per (h)aleatet tane !!
“cp” absolutisht dakort me ty…..h aleatet tane po i ngrene pa dashje “monument ” Enverit . Megjithate …me beri peshtypje mbiemri autorit te librit “grek” : Shtriga(s)
po shoku Enver,qe per pune spiunazhi s`te falete,,si e lejoi Berishen te behej agjent i sherbimeve te huaja qe ne 79?
Idiotësira! Janë libra koti, me fantazi teorish konspirative. Kështu edhe një autor tjetër shkruante se Enveri ishte grek dhe ishte ngarkuar me mision nga Vatikani për të shkatërruar islamizmin në Ballkan.
Vetëm një krijesë pa tru mund të mendojë se në 1979, një agjent mund të paraqitej me mbiemrin e tij. Ushqim për masat.
Thash se do befasohesha sado pak nga kjo palo intervistë, por doli ashtu si e parashikoja.
Llap sa të duash, shkruaj po deshe dhe qitape më mijëra faqe, por po nuk dhe burimin e informacionit cdo gjë shumzohet më zero.
Bëji shurrën hulumtimit nëpër arkivat e botës, kur ato që thua nuk i shoqëronn me referenca të besueshme dhe lehtësisht të kontrollueshme prej lexuesit.
dy fjale per demo-n
Nje fjali e gjysem ke shkruar dhe eshte e mjaftueshme te themi se jo vetem ke bere autogol por tregon se ke probleme psiqike sa here flitet per Enverin…Mos kerkon zotrote qe dueti vellazeror me Cia-menet dhe Udb-ashet ti merrnin leje Enverit qe te benin spiunazh kunder tij….Le te jap nje shembull per kundra peshe….Vrasja e J.F.K u krye ne 22 nendor 1963 pra para 62 vitesh dhe perseri nuk po zbatohet ligji i deklasifikimit i dokumenteveT.S. sepse dokumentet me “spec” jane kycur ndoshta pergjithmone…qe verteton dyshimin e shume amerikaneve qe JFK eshte eleminuar nga vete shteti….dhe e fundit…nese te kujtohet se cfare ke shkruar per Bujar Hoxhen e Hoxh Enverit..nuk duhej ti shkruaje kete fjale me siper sepse ka dy mundesi te zgjedhesh ose je budalla ose je i ndyre……Enveri drejtoi ne veten e pare deri ne 1970-1971 kur deklaroi qe brezi luftes duhet te hape krahun per brezin e ri..pastaj filloi lufta e eger brenda llojit nga e cila gjeten te care Cia-menet dhe Udb-ashet .
Fakti qe Usaliu ka bere krime qe klasifikohen kunder njerzimit dhe USA-BE hesht ose e denojme me gallata non grata tregon se ai eshte nentoka e tyre…brezat do kene lluksin te mesojne te verteten