Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ambasadori gjerman flet pas provave të reja për Ballukun: Antikorrupsioni në nivele të larta, parakusht i panegociueshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ambasadori gjerman flet pas provave të reja për Ballukun: Antikorrupsioni në nivele të larta, parakusht i panegociueshëm
KronikeLajmi i fundit

Ambasadori gjerman flet pas provave të reja për Ballukun: Antikorrupsioni në nivele të larta, parakusht i panegociueshëm

Published: September 10, 2026
Shpërndaje

Në një mesazh të qartë për ecurinë e Shqipërisë drejt familjes evropiane, Ambasadori gjerman Karl Bergner ka nëvizuar se pjekuria e shtetit të së drejtës është certifikata e vetme që garanton anëtarësimin në BE.

Sipas tij, ndonëse Gjermania mbështet fuqimisht ambiciet e Tiranës për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027, çdo përparim mbetet kushtëzuar nga vetë përmbushja e detyrave të shtëpisë.

Bergner solli në vëmendje se reforma në drejtësi nuk duhet të mbetet thjesht një ndryshim me karakter letrash apo ligjesh, por duhet të përkthehet në pavarësi të plotë të gjyqësorit dhe goditje të papenguar të korrupsionit në nivelet më të larta zyrtare.

- Publicitet -

Deklaratat bëhen një ditë pasi SPAK njoftoi prova të reja në akuzat ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

DW: Zoti Ambasador, si do t’i përshkruanit marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Gjermanisë?

Karl Bergner: Shqipëria dhe Gjermania bashkëpunojnë ngushtë në fusha të ndryshme politike, përfshirë politikën e jashtme dhe sigurinë. Si vende evropiane dhe partnere në NATO, përballemi me të njëjtat sfida që burojnë nga ndryshimet në rendin botëror dhe nga kërcënimi që paraqet lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Një peshë të konsiderueshme ka edhe bashkëpunimi ekonomik. Gjermania është donatori më i madh dypalësh i Shqipërisë dhe synon të përmirësojë jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë përmes forcimit të infrastrukturës (furnizimit me ujë dhe energji, trajtimit të ujërave të ndotura dhe menaxhimit të mbetjeve) si dhe përmes mbështetjes së zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në qytete dhe, në një masë edhe më të madhe, në zonat rurale.

Gjithashtu, në kuadër të bashkëpunimit tonë dypalësh, punojmë për të luftuar ndryshimet klimatike përmes gjelbërimit të ekonomisë, si dhe për të mbështetur vendin në përshtatjen ndaj kushteve gjithnjë e më ekstreme të motit të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

Në Gjermani po rritet interesi për Shqipërinë, veçanërisht si destinacion turistik. Në të njëjtën kohë, diaspora shqiptare në Gjermani po merr një rëndësi gjithnjë e më të madhe. Mes saj ka një numër sipërmarrësish krijues dhe të suksesshëm, të cilët po ndërtojnë ura të reja mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.

Të dyja këto prirje forcojnë lidhjet mes qytetarëve të dy vendeve tona dhe i japin një shtysë marrëdhënieve tona ekonomike dhe kulturore.

DW: A i mbështet Gjermania ambiciet e Shqipërisë dhe vendeve fqinje për t’u anëtarësuar në BE? Sa realist e konsideroni synimin e Shqipërisë për të përfunduar negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027?

Karl Bergner: Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë pjesë e familjes evropiane. Për këtë arsye, ne e mbështesim fuqimisht anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian.

Qëndrimi i kahershëm i Gjermanisë është se anëtarësimi në BE i të gjitha vendeve kandidate duhet të bazohet në meritë. Për rrjedhojë, afatet varen nga shpejtësia dhe tërësia e reformave të tyre. Në këtë kontekst, ne e njohim ambicien e Shqipërisë për të përfunduar negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027. Në rrugën drejt anëtarësimit të plotë, vendi ka bërë përparim të prekshëm, ndërkohë që mbeten ende detyra të rëndësishme.

Përveç përmirësimit të jetës së përditshme të shumë shqiptarëve, asistenca e gjerë teknike dhe financiare e përmendur më sipër synon gjithmonë të mbështesë edhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kjo shtrihet nga financimi i ndërtimit të impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura në një sërë qytetesh shqiptare (si parakusht për kapitujt që lidhen me mjedisin) deri te mbështetja e ministrive të ndryshme për përafrimin e legjislacionit me standardet e BE-së.

Por, në fund, vendimtare është vendosmëria e Shqipërisë për t’i ndërmarrë dhe zbatuar këto reforma, edhe kur ato janë të vështira apo prekin interesa të rëndësishme ekonomike.

Një shembull është miratimi i një ligji të unifikuar për investimet, në vend të ligjit aktual për investimet strategjike. Shqipëria është zotuar në Agjendën e saj të Reformave që ta bëjë këtë deri në fund të këtij viti, ndërsa Parlamenti Evropian, në rezolutën e tij të fundit, ka përsëritur kërkesat e mëparshme të BE-së.

Sipas meje, ky do të ishte një hap shumë i rëndësishëm për të garantuar transparencën dhe kushte të barabarta konkurrence për të gjitha bizneset.

Arritja e objektivit të anëtarësimit në BE varet gjithashtu nga aftësia e administratës publike, por edhe e komunitetit të biznesit, për të përvetësuar standardet e BE-së. Fakti që Gjermania është donatori më i madh dypalësh i Shqipërisë tregon edhe njëherë për angazhimin tonë të fuqishëm për të ndihmuar Shqipërinë në çdo hap të rrugëtimit.

DW: Reforma në drejtësi ka hyrë në një fazë vendimtare. Cilat janë pritshmëritë konkrete të Gjermanisë nga institucionet e drejtësisë në Shqipëri për dy vitet e ardhshme?

Karl Bergner: Një shtet i fortë i së drejtës, mbrojtja e të drejtave themelore dhe një demokraci pluraliste janë në themel të vlerave evropiane. Respektimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe përpjekjet e papenguara kundër korrupsionit, përfshirë rastet e korrupsionit në nivele të larta, janë parakushte të panegociueshme për përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE.

Në këtë drejtim, reforma në drejtësi ka qenë një faktor kyç që ka mundësuar avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Për të ardhmen, Shqipëria është zotuar për reforma të mëtejshme që lidhen me shtetin e së drejtës. Ky ka qenë fokusi kryesor i Gjermanisë në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE prej shumë vitesh dhe i tillë do të mbetet. Ne besojmë se Shqipëria do të vazhdojë dhe do të shtojë përpjekjet për të forcuar shtetin e së drejtës dhe pavarësinë e gjyqësorit, si dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të përmendur disa nga fushat më të rëndësishme.

Ndryshimi i ligjeve nuk mjafton: si BE-ja, ashtu edhe qytetarët shqiptarë presin të shohin ndryshime reale dhe të prekshme në praktikë, si dhe krijimin e kapaciteteve të nevojshme në administratën publike dhe institucionet e pavarura.

Intervistoi: Rashela Shehu,  korrespondente nga Tirana

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • demo says:
    September 10, 2026 at 8:23 pm

    Po u arrestua Balluku do shpertheje vullkani i te palarave te Edi Rames, denoncimet e Ahmetajt do na duken si kafet e Nexhmijes.

    Reply
  • Otto says:
    September 10, 2026 at 8:54 pm

    Gjermanet jane shume te zhgenjyer duke pare se si donacionet e tyre perfundojne ne vila per Belat lubite dhe hajdutet e tjere te qeverise Rama
    Pra shumica e parave te taxapagusve shqiptar,gjerman ku perfshihet dhe diaspora e gjermanise perfundojne ne xhepat e Beut te Surrelit
    Nqse ai eshte I paster qe veshtire te besohet atehere eshte I paafte te menaxhoje dhe duhet te largohet nje second e me pare.

    Reply
  • Mentori says:
    September 10, 2026 at 11:20 pm

    Teorikisht me ligje shkojmë në BE, praktikisht jemi në pseudo demokraci.
    Jemi shumë larg nga Europa si rezultat i korrupsionit në nivelet e larta të pushtetit. Kur ligjet e BE të fillojnë të zbatohen duhen dekada, këtë distancë në kohë e ka sjellë korrupsioni 36vjeçar i politikës shqiptare.
    Kush ka penguar zhvillimin nuk ka si të sjellë përparimin.
    Tani presim shumë nga protestat në Tiranë dhe në të gjithë shqirinë.

    Reply
  • nastradini says:
    September 11, 2026 at 4:58 am

    Beji te fala hajdutes pa shkolle Mogherini, qe kishte hypur ne majat me te larta te BE, mund t’i besh te fala edhe hajdutes Vllahutini, qe bashke me ambasadorin e panerum Lu, pasi kanabizuan Shqypnine u daroviten nga Kryehajduti Edi Rama: ambasadorja e BE Vllahutini me nje vile $5 milioneshe ne Farke dhe ambasadori i SHBA Lu me Bankersat e Kines qe zhvatin naften kombetare pa paguar kurgje ne shtet,

    por:

    Mos harro t’i besh te fala KOSIT te BE, qe e ka bere “detin kos” me antarsimin ne BE te Shqypnise enveriste te Kryehajdutit te Kristaqit, KILLERIT te Enverit, qe pagoi nje spiun te Sigurimit dhe korruptoi FBI!

    Reply
  • K R says:
    September 11, 2026 at 5:51 am

    Kot nuk e kane keshilluar Ramen te mesoj gjermanisht….

    Reply
    • Patriot says:
      September 11, 2026 at 12:55 pm

      Mos harro edhe eurodeputin hidraulike Bejleri qe ka veton per antaresim e shqiperise. Mos harro Brahon e SPAK qe po I nxjerre te gjithe hajdutet qeveritare nga burgu, Beqja,etj, dhe atyre qe ishin te de denuare po ja kthen ne ” sherbime prove”. Di gje njeri se ku e kryejne kete sherbime keta? Ka ndonje kazan te na hape info, apo pine veren e Agasit qe moren nga qilari. E I magjinoni cfare shteti ku SPAK, BKHT polici speciale ( renea, shqiponja, etj) nuk mundet te marrin nen kontrolle disa shishe vere jo me te sekuestroje pasurite??

      Reply
  • demo says:
    September 11, 2026 at 9:00 am

    Nuk i paske lene gje Bill Klintonit.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 11, 2026 at 9:08 am

    VO:
    -OK ME INTRRVISTËN..
    -NUK DOLI B.BALLUKU NË REZYMEN QË LEXUAM.DHE TITULLI SHKRIMIT NA DETYROJË TA LEXOJMË NJË REZYME STANDARTE.
    – NUK ËSHTË B.BALLUKU PROBLEMI PËR NDËRHYRJE NË TENDERA,PASI PARAT I KAN MARR OLIGARKËT E SALIUT,POR SPAK QË PARABURGOS KUADRO TË PS PA PROVA E PA GJYKIM ME VITE,65 % MË SHUMË SE NË BE,KREMLIN.!
    -EC PARA E.RAMA DERI 2037..
    ..PASI SALIU NUK U SHËRUA NGA KURRIZI SHTRËMBËT NË SHBA.!
    ..PËR TË SHPËTUAR 30 VILAT,DO JETË NË OPOZITË DERI NË TUFINË A SHARRË,PASI SKAK+GJKKO JANË NË KOMA NGA TMERRI TIJ.!
    FLM DITA

    Reply
    • K R says:
      September 11, 2026 at 9:10 am

      Doli budallai fshatit

      Reply
    • a says:
      September 11, 2026 at 4:40 pm

      me idioti i kapterrave

      Reply
  • Edi says:
    September 11, 2026 at 3:03 pm

    Sigurisht e do jete diku ndonje vile e Ballukut edhe me emer Ethem traLalaja meqe ketij i paska djeg suma kaq per te.

    Reply
  • demo says:
    September 12, 2026 at 4:02 am

    Balluku nuk arrestohet,se ajo te ben gjemen.Vetem kur te arrestohet Rama,do te arrestohet Balluku.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Banka Qendrore e Skandaleve
  • 01 tetor 2026
  • Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  • FOTO: Terror në ajër, piloti tenton të rrëzojë avionin me pasagjerë izraelitë
  • Si u kthye një pyll në një zonë vdekjeprurëse

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  2. Gazetari on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  3. demo on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  4. demo on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  5. Mungesa e meritokracisë & e turpit on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?