Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një foto që na turpëron
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Një foto që na turpëron
KronikeLajmi i fundit

Një foto që na turpëron

Published: November 26, 2025
Shpërndaje

Ky është varri i Petro Markos, njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj dhe figurave më dinjitoze të atdhetarisë shqiptare.

Autori i “Hasta la vista”, zë i lirisë, i idealeve dhe i shpirtit shqiptar, prehet sot në një varr të rrënuar, mes barishtesh dhe harresës.

Kjo pamje nuk i takon Petro Markos dhe as neve si shoqëri.

- Publicitet -

Ju bëj thirrje të gjithë biznesmenëve shqiptarë, veçanërisht atyre të Vlorës dhe Labërisë, që me kontributin tuaj të ndershëm, të bashkohemi për të rindërtuar këtë varr, për ta bërë atë të denjë për njeriun që i dha letërsisë dhe kombit tonë aq shumë.

Rindërtimi i këtij varri nuk është thjesht një akt bamirësie, por është një detyrim moral, një mirënjohje për penën dhe zemrën që i dha dinjitet gjuhës shqipe dhe emër vendit tonë.

Petro Marko nuk kërkoi asgjë për veten; ai i dha gjithçka Shqipërisë. Të paktën, ne le t’i kthejmë nderimin që meriton.

Mos ta lëmë Petro Markon në harresë.

Ta ngremë sërish nderin aty ku i takon!

(Laureta Petoshati)

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
22 Comments
  • Jugu says:
    November 26, 2025 at 3:31 pm

    Ore gazetar, po njeri eshte ky Petro si gjithe ata te tjeret qe prehen ne ate fotografi. Perse u dashka te turperohet shoqeira me ate varr. Jam i sugurt dhe vet Petro do ndjehej me mire aty mes njerezve te zones/fshatit dhe ne kushte te barabarta sesa ti besh lapidare per te shkuar pioneret te bejne homazhe. Lerini mo njerezit te prehen rehat e ne paqe me te shumtet dhe me natyren.

    Reply
  • Veriu says:
    November 26, 2025 at 4:09 pm

    ti vurko si i ke varret e te pareve te tu, livadheve dhe arave te mbuluar nga ferrat?!

    Reply
  • xyz says:
    November 26, 2025 at 4:31 pm

    Nuk ke kuptuar asgjë o Veriu. Varri i rregulluar shpreh nderim dhe respekt nga familja dhe shoqëria për të ndjerin. Një varr i lënë mes barishteve tregon harresë dhe moskokëçarje për të. Kot i ka bota panteonët për njerëzit e shquar?! Petro Marko e meriton respektin nga populli shqiptar.

    Reply
  • ¿? says:
    November 26, 2025 at 4:42 pm

    DUke vizituar varret e prinderve ne Tirane, pashe edhe varrin madheshtor dhe koken-skulpture te Dritero Agollit. Dukej qe ishte harxhuar para jo e vogel. Nuk e di nqs ate var e kishin bere familjaret e Dritroit, hallall, po nqs eshte ber me kontribut nga shteti atehere besoj se edhe Petro Markos i takon nje gje e tille. Just saying.

    Reply
  • Ela says:
    November 26, 2025 at 5:14 pm

    O kokebosh Jugu
    Cfare shkruan mor idiot
    Ti qeke njesoj me petro markon?
    Cfare te thote koka mor injorant

    Reply
  • Vlonjati says:
    November 26, 2025 at 5:22 pm

    Varrin e Dritëro Agollit e ka bërë e bija, ndërsa vëndin për varrin, ja ka dhënë bashkia nga pjesa e rezervuar që mban çdo bashki për personalitete të veçanta .

    Reply
  • Lala i Lushnjes says:
    November 26, 2025 at 6:25 pm

    Falja Ela ” s’di çfar thotë,, ! Jo vetëm injorant, por me brirë, që të duket nga largë së sa idiot është.

    Reply
  • demo says:
    November 26, 2025 at 6:42 pm

    Petro Marko kundrejt oborrtareve te Letersise eshte si Boris Pasternak kundrejt Fadejevit.Edhe me te poshter jane sjelle me Familjen e Petro Markos klyshte antikomuniste te Diktatures. Falenderoj Arianiten edhe per aq sa ka mundur megjithe Ato Halle qe i rane persiper dhe i hoqi vete.Egersira e Lugut te Zi fali magazina,dyqane,Fabrika,toka per mijra burgaxhij,per qindramijra rrugace e maloke,por per familjen e Petro Markos nuk u kujtua kurre.Ky Palloshi qe i ka komshi ne Vuno-Dhermi,qe idha 110 miljon Vilma Nushit per koncesionin e shurres,por ndaji nje 10% per te bijen e Petro Markos,se nuk e shtrin doren kurre,se eshte e bije e Petro Markos. edhe demo adhuruesi i Letersise te Petro Markos,do ta kishte qepur me spango.
    Dritero Agolli foli,por foli ne 1991,kurse Petro Marko foli ne 1945,kur Vampiri Gjylos mbante pas edhe 70 mije bisha te armatosur te etur per gjak.Dhe sidomos per gjak shkrimtaresh.
    Ndryshimi midis Petro Markos dhe Dritero Agollit eshte si ndryshimi midis Xhordano Brunos dhe Papa Pavlit VI,qe faqe botes ne 1965 PRANOI se TOKA RROTULLOHET RRETH DIELLIT.

    Reply
  • Mirenjohja. says:
    November 26, 2025 at 7:25 pm

    Nje luftetar internacionalist ne luften e Spanjes,nje partizan per clirimin e vendit,nje shkrimtar I madh,duhet te nderohet ,respektohet e kujtohet ne jete te jeteve..
    Qeveria nuk kujtohet as per varrezat e Deshmoreve te Atdheut,te cilat u vendosen te Nene Shqiperi me 1963..nga kodrat e liqenit ,ku prane sot jane varrezat e ushtareve gjermane..
    Koha I ka amortizuar.. e duhet te rikonstruktohen po ashtu dhe varri I shkrimtarit te madh Petro Marko..
    Qeveria ka status per depitetet vetem per politiken,e familjeve te deshmoreve u ka kthyer krahet,I ka harruar

    Reply
  • Altin says:
    November 26, 2025 at 9:19 pm

    Te lumte znj. Laureta! Shume e drejte c ka shkruani.

    Reply
  • ShkoDrani says:
    November 26, 2025 at 9:53 pm

    Krijoni një llogari GO FUND ME, që mbulon shpenzimet e varrit. Paratë do të mblidhen. Dhe unë do jem i pari që do kontriboj me shumë dëshirë.

    Reply
  • Drini says:
    November 26, 2025 at 10:56 pm

    ne mendoj ti bejne nje bust e ta vendosin ne Vlore, nese nuk ka nje te tille. Sa per varrin kujdesen te afermit. Turp nuk eshte sepse nuk paska nje qivur te madh, me mermer te shtrenjte etj.

    Reply
  • ..... says:
    November 26, 2025 at 11:46 pm

    E nderoi e bija me Vrimen !

    Reply
  • ¿? says:
    November 27, 2025 at 12:02 am

    Cfare thua o rrote …. ajo qe ka shkruar vrimen eshte Rita Petro dhe s’ka te beje fare me Petro Markon. Si duket ti ….. qihesh ne bythe dhe te shkojne syte shtremet

    Reply
  • SOKRATI says:
    November 27, 2025 at 4:34 am

    Alarmi për shkrimtarin Petro Marko është i drejtë, por do të ishte më mirë, të shikohet çështja e mirëmbajtjes të të gjitha varrezave, ku pushojnë të larguarit nga kjo jetë. Mirëmbajtja e këtyre ambjenteve është civilizim, kulturë, është qytetari dhe njëkohësisht detyrim dhe nderim. Bashkitë e qyteteve dhe komunat duhet të sigurojnë fonde për pastrimin dhe mirëmbajtjen e banesës së përjetëshme, ku “nesër: krerët e këtyre institucioneve do të shkojnë vet atje, për të pushuar.

    Reply
  • Mirësia says:
    November 27, 2025 at 5:19 am

    Nderimi i njerëzve të shquar që i dhanë kombit gjatë gjithë kohrave është detyrim moral për shtetin, është pasuri për kombin dhe krenari për brezat.
    Nderimi i tyre është pasqyrë e cilivizimit të shoqërisë shqiptare.

    Reply
  • Dudumi says:
    November 27, 2025 at 6:31 am

    Varret 30 vjecare risistemohen. Eshte gje e familjes dhe e dine ata sesi bejne. Nuk eshte etike we dikush I keput nje foto me celular dhe e ben publik nje problem qe ve ne siklet familjen. Po s’pati familjar te afert, atehere po. Por brenda thjeshtesise fisnike qe Petro Marko rrezatonte.

    Reply
  • Dashi says:
    November 27, 2025 at 8:17 am

    – Hasta la vista , Gori im !
    -Hasta la vista , Anita ime !
    E shkrova thjesht për të përshëndetur demon , në kujtim të një prej shkrimtarëve më të mëdhenj shqiptarë , për të cilin kam dashurinë dhe konsideratën më të lartë .

    Reply
  • 3D says:
    November 27, 2025 at 8:29 am

    Vetëm figurat emblematike të historisë kombëtare meritojnë përkujtime dhe përkujdesje të përhershme në rastin konkret familja është ajo që duhet të ofron përkujdesje

    Reply
  • fshatari.pafshat says:
    November 27, 2025 at 2:38 pm

    I lexova me kujdes te gjitha komentet, dhe me rezulton se te gjitha ato jane krejtesisht hipokrite. Sepse, te gjithe flasin e shkruajne per te tjeret. Te gjithe imitojne mentalitetin e emigranteve – ne raport me Shqiperine. Edhe vete Gazeta. Ves ky – i popujve perjetesisht te shypur. Qe nuk e duan lirine, drejtesine, mbarsine ngase – kurre nuk i kane njohur dhe praktikuar ato parime. Heshtja, eshte i vetmi respekt per te vdekurit. Jo hipokrizia.

    Reply
  • Demotakercita says:
    November 27, 2025 at 2:58 pm

    Nje fotografi qe te sjell perpara syve njrez qe nuk duan t’a dine per para ardhesit.Shtetaret tane nuk mund te jene njerez me llogjike e atdhedashes.Petro Marko i perket njerzve me ideale te larta per lirine dhe atdhedashurine.Shteti duhet te kujdeset per ATA qe mbi te gjitha dashuruan lirne,fjalen e lire.Ata perbejne ajken e shoqerise te nje vendi. Faleminderit znj Petoshati.

    Reply
  • ShkoDrani says:
    November 28, 2025 at 1:10 am

    O njeri, ne se nuk ke çtë thuash, hesht.
    Përsëri, ato që mund të ndihmojnë duan një adresë ku mund të dërgojnë kontributin për të nderuar një shqiptar të shquar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?