Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një grua dhe një afrikano-amerikan në ekipin e NASA-s që do të udhëtojë rreth Hënës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Një grua dhe një afrikano-amerikan në ekipin e NASA-s që do të udhëtojë rreth Hënës
AktualitetBoteTeknologji

Një grua dhe një afrikano-amerikan në ekipin e NASA-s që do të udhëtojë rreth Hënës

Published: April 3, 2023
Shpërndaje

Agjencia amerikane e Hapësirës (NASA) ka prezantuar të hënën katër astronautët që do të udhëtojnë rreth Hënës, në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm. Në listë është edhe gruaja e parë që do ta bëjë këtë udhëtim drejt Hapësirës, Christina Koch si dhe afrikano-amerikani, Viktor Glover.

Ekipi i parë që do të niset drejt Hënës në 50 vjetët e fundit – tre amerikanë dhe një kanadez – është prezantuar në një ceremoni në Hjuston.

“Ky është ekipi i njerëzimit”, ka thënë administratori i NASA-s, Bill Nelson.

- Publicitet -

Katër astronautët do të jenë të parët që udhëtojnë me kapsulën Orion të NASA-s, me nisje prej Qendrës Kennedy. Ata nuk do të ulen në Hënë, mirëpo do të udhëtojnë rreth saj, dhe do të kthehen në Tokë. Raketa pa pilot, Artemis I, duke u ngritur nga baza e lëshimit 39B në Qendrën Hapësinore Kennedy të NASA-s në Florida, më 16 nëntor 2022.

Komandanti i misionit, Reid Wiseman, do të jetë në shoqëri të afrikano-amerikanit, Viktor Glover, të Christina Koch-it, e cila mban rekordin si gruaja që ka realizuar fluturimin më të gjatë hapësinor, si dhe të Jeremy Hansten-it, ish-pilot. Wiseman, Glover dhe Koch kanë jetuar më parë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

Të katërtit janë rreth moshës 40-vjeçare. “Kjo është ditë e madhe. Ne kemi shumë gjëra për të festuar, dhe ka të bëjë më shumë sesa me katër emra që janë prezantuar”, ka thënë Glover. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka biseduar me katër astronautët.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se misioni “do të inspirojë gjeneratën e re të eksploruesve, dhe do t’i tregojë secilit fëmijë – në Amerikë, në Kanada dhe gjithë botën – që nëse ëndërrojnë diçka, mund ta realizojnë”.

Përveç nisjes së gruas dhe personit të parë me ngjyrë drejt Hënës, NASA shpreson që do të arrijë të krijojë prezencë të njeriut në sipërfaqen e Hënës.

m.b./dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  • Shtyhet sërish gjyqi ndaj Ilir Metës, GJKKO gjobit me 5 mijë lekë avokatët dhe pezullon afatet e paraburgimit
  • Prokurorët kundër ndryshimeve të prezantuara dje nga Qeverisë në Kodin e Procedurës Penale
  • Dështon ekzekutimi me vdekje i një gruaje në SHBA, 50-vjeçarja i mbijetoi dy dozave me injeksion
  • Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Komentet e Fundit

  1. Detari on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  2. 1 on Prokurorët kundër ndryshimeve të prezantuara dje nga Qeverisë në Kodin e Procedurës Penale
  3. MH on Von der Leyen në Tiranë: Çfarë tha për drejtësinë, hetimet e SPAK-ut dhe projektin në Zvërnec
  4. nastradini on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  5. Hajduteria qe po kerkon te mbetet Sekret on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?