Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHËNIM: Harresë e pafalshme në 100-vjetorin e Shërbimit Gjeologjik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komente > SHËNIM: Harresë e pafalshme në 100-vjetorin e Shërbimit Gjeologjik
KomenteShoqëri

SHËNIM: Harresë e pafalshme në 100-vjetorin e Shërbimit Gjeologjik

Published: January 29, 2023
Shpërndaje

 

Prof. Dr. Dëfrim Shkupi

Botuar në DITA

- Publicitet -

Më 23 Nëntor 2022 u kremtua 100 vjetori i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Ngjarje e shënuar për punonjësit e gjeologjisë. Duhet vënë në dukje se data e saktë e fillimit të punës për kërkimin e mineraleve të dobishme në Shqipëri është Mars 1922.

Pavarësisht nga kjo, të gjithë specialistët e gjeologjisë aktive dhe veterane e pritën me kënaqësi këtë zhvillim. Ceremonia ishte konceptuar në paraqitjen e disa referateve për zhvillimin e studimeve gjeologjike nga specialistë dhe shkencëtarë të huaj dhe më vonë nga specialistët shqiptarë, duke prezantuar dhe institucionet dhe ndërmarrjet gjeologjike në mbarë vendin.

Përnjëherë më ra në sy mungesa e trajtimit të punimeve të kryera nga Instituti i Studimeve dhe Projektimeve të Gjeologjisë. Në pushim i them Z. Viktor Doda, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik se si është puna që nuk është trajtuar dhe përmendur puna e një institucioni që kishte patur në gjirin e tij specialistët më të mirë të gjeologjise? Ai m’u përgjigj se për Institutin do të flasë Z. Alaudin Kodra.

Në fakt kjo gjë nuk u realizua se Alaudini kishte një temë për Paleogjeografinë e Shqipërisë dhe në referatin e tij foli për aspektet paleogjeografike sidomos për ”Oqeanin Mirdita“.

Në përfundim të referateve e mori fjalen sërish Z. Viktor Doda dhe as nuk kërkoi ndjesë për mos përmendjen e punës së kryer nga një Institucion prestigjioz si ISPGJ.

Për të vënë në vend këtë shmangie nga historiku real i studimeve gjeologjike në Shqipëri po paraqes një historik të shkurtër të punës së kryer nga Instituti i Studimeve dhe Projektimeve të Gjeologjisë.

Instituti i Studimeve dhe Projektimeve të Gjeologjisë  ka qenë institucion kërkimor shkencor në varësi të Ministrisë së Industrisë dhe Minierave. ISPGJ është krijuar në vitin 1962, mbi bazën e Laboratorit Qendror të Gjeologjisë. Për një kohë të gjatë ISPGJ merrej dhe me problemet e minierave, të pasurimit të mineraleve të dobishme, të teknologjisë kimike. Për kryerjen e këtyre detyrave u krijuan institute të veçanta për projektimin e minierave, për teknologjinë kimike.

ISPGJ ka patur sektorët e Gjeologjisë së Shqipërisë, të mineraleve të dobishme, të petrografisë dhe mineralogjisë, të analizave kimike, të teknologjisë së shpimit si dhe kabinetin e dokumentacionit dhe informacionit shkencor.

Drejtori i parë i ISPGJ ka qenë Prof. Eshref Pumo (1962-1965) dhe me radhë:

2-Akademik Teki Biçoku (1965-1968)

3-Akademik Hajredin Kumbaro(1968-1971)

4-Ing. Sotir Dodona (1971-1978)

5-Prof. Bashkim Lleshi (1978-1984)

6-Prof. Aleksander Çina(1984-1992)

7-Dr. Ilir Alliu (1992)

8-Prof. Alaudin Kodra (1992-1996)

9-Prof.Adil Neziraj (1996-1998)

10-Dr.Halil Hallaçi (1998-2003)

11-Prof. Defrim Shkupi (2003-tetor 2006)

ISPGJ ka patur si detyrë studimin e ligjësive të ndërtimit gjeologjik dhe të mineralmbajtjes, prognozën e e mineraleve të dobishme të ngurta, hartimin e metodikave të kërkimit dhe të zbulimit të mineraleve të dobishme, përmirësimin e teknologjisë së shpimit etj.

Nga specialistët e ISPGJ janë përpiluar hartat gjeologjike të Shqipërisë shkalla 1:200.000, Harta Metalogjenike e Shqipërisë, Harta Tektonike e Shqipërisë, Harta metalogjenike e Shqipërisë, harta e Rrezikut Gjeologjik të Shqipërisë shkalla 1:200.000.

Nga specialistët e ISPGJ janë mbajtur një sërë referatesh shkencore në shumë konferenca dhe kongrese gjeologjike në Shqipëri dhe në botë. Këto punime janë vlerësuar shumë nga specialistët e huaj dhe mbi këtë bazë janë ndërmarrë një sërë projektesh ndërkombëtare që janë realizuar me sukses. Në punën e ISPGJ spikat puna e kryer nga Prof. Kujtim Onuzi, në perpilimin e disa planshetave të hartave gjeologjike të rajoneve kufitare të Shqipërisë me vendet fqinje.

Po përmendim me nderim të thellë punën e kryer nga specialistët e ISPGJ, ku spikasin punimet e specialistëve Ismail Turku, Agim Tershana, Minella Shallo, Haki Caslli, Vasil Grillo, Vangjel Kici, Luftulla Peza, Petro Kati, Shaban Pinari, Agim Pirdeni, Agim Dobi etj.

ISPGJ ka patur bashkëpunim të përhershëm, Fakultetin Gjeologji-Miniera, me ndërmarrjet gjeologjike të Shqipërisë dhe shumë institucione të huaja.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?