Nga Shaqir Vukaj
Botuar në DITA
Para shumë vitesh, duke lexuar librin e Bato Tomasheviçit “Jetë edhe vdekje në Ballkan” (libër tepër tërheqës, veçanërisht për vendosjen e kolonëve malazezë e serbë në Kosovë…) më bëri përshtypje të veçantë pjesa ku flitej për një shqiptar (shkodran) me emrin Musa Buto Hoxhaj, që bashkë me malazezin Gojko ishin dënuar me vdekje (varje në litar) nga nazistët gjermanë, vendim që u ekzekutua në Cetinë në prani të popullit…..
Ja si e përshkruan Tomasheviçi këtë ngjarje:
“Fiks në orën e caktuar, një kamion i hapur ushtarak u kthye ngadalë nga rruga Njegosh, në sheshin e pazarit. Unë nxitova të shikoja nga afër Gojkon. Ai nuk ishte vetëm: pranë tij qëndronte një djalosh tjetër i së njëjtës moshë. Gojkoja këndonte. Fytyra e tij e hequr me sytë e zmadhuar dhe të futur thellë flisnin për vuajtjet e tmerrshme që kishte hequr…
Kamioni ndaloi poshtë trekëmbëshit të improvizuar, me pjesën e prapme të tij përballë turmës. Ana e fundit e karrocerisë u ul poshtë dhe në të u ngjit kapiteni për të verifikuar një litar të dytë që tashmë ishte vendosur, pastaj kontrolloi dy të dënuarit. I burgosuri i dytë ishte më i gjatë dhe më i bëshëm se Gojko, me flokë të zinj kaçurrel dhe me një fytyrë meiti. Ai qëndroi i palëvizur në kamion duke shikuar përqark turmën, por pa shfaqur asnjë emocion dhe pa nxjerrë asnjë tingull. Dikush pas meje më pëshpëriti se ai ishte një shqiptar nga Shkodra, që ishte kapur duke çuar mesazhe nga partizanët shqiptarë për njerëzit tanë në Malin e Zi. Ndoshta ai ishte tejet i tronditur mendova, pasi papritmas është gjendur përballë vdekjes në një vend të huaj….
Pas varjes askush nuk u lejua t’u afrohej trupave që për katër ditë, nëna dhe motra e Gojkos, të ngrira nga të ftohtit dhe të mpira nga dhimbja, qëndronin gjatë gjithë ditës në një distancë nga trekëmbëshi, me sytë ngulur tek trupi i tij i vdekur, që gradualisht ishte kthyer në akull. Nga mbrëmja e ditës së katërt trupi u lejua të varrosej. U gjet një karrocë e tërhequr nga një kalë i vjetër për të mbartur Gojkon deri tek varrezat ku shokët kishin gërmuar një gropë…..
Trupi i shqiptarit, shokut të tij deri në vdekje, qëndroi i varur edhe për dy ditë të tjera, pastaj u zhduk gjatë natës”.
Megjithëse para viteve 90 – të është shkruar e folur për shumë dëshmorë, emrin e këtij njeriu nuk e kisha dëgjuar. U përpoqa të mësoja më shumë për të. Pyeta disa shkodranë të vjetër, hapa disa libra për Dëshmorët e Shkodrës, por nuk gjeta asnjë të dhënë për të. Në kuadrin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Ministria e Mbrojtjes botoi librin “Dëshmorët e Atdheut”, ku përmendej edhe emri i Musa Buto Hoxhës, me këto të dhëna: datëlindja 1923, vrarë në vitin 1944, në Mal të Zi.
Në një libër me shumë vlera për antifashizmin e familjeve shkodrane, me autor Qemal Llazani, ndërmjet tjerave shkruhet edhe për familjen e Ahmet e Buto Hoxhës. Ndërmjet tjerave, për Musain ai shkruante shumë shkurt, se “ai u aktivizua që i ri në lëvizjen antifashiste, në vitin 1943 doli në mal, në batalionin “Perlat Rexhepi”. Në vitin 1944 ishte me shërbim në zonat shqiptare të Malin të Zi. U kap nga policia dhe pa gjyq, së bashku me një shokun e tij, spiunët jugosllavë të nazizmit e varen në litar në një rrugë të qytetit të Podgoricës”.
Po ti referohemi atyre që shkruan Tomasheviçi, i cili që shumë i ri, madje që fëmijë, është aktivizuar familjarisht në luftë kundër pushtuesve nazifashistë, Gojko Krushka ka qenë një hero i vërtetë, i cili me urdhër të drejtuesve të Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Malit të Zi, ishte futur në radhët e policisë nga ku jepte të dhëna shuam të rëndësishme….Mbasi është diktuar, është arrestuar dhe e kanë torturuar ditë me radhë, por ai i ka rezistuar torturave të jashtëzakonshme të nazistëve dhe çetnikëve pa hapur gojën. Ai, gjatë luftës ka qenë një person shumë i rëndësishëm i Lëvizjes Nacional Çlirimtare në Mal të Zi, aq sa në vitin 1951 atij ju dha titulli më lartë, “Hero i popullit” i Jugosllavisë….
Ndërsa për heroin tonë Musa Hoxha askush nuk u kujtua të thoshte një fjalë…Madje edhe titulli Dëshmor i Atdheut ju dha shumë vonë, 25 vjet mbas çlirimit të Shqipërisë. Ka shumë mundësi që vitet e para mbas çlirimit, ka pas dyshime për të, siç ka pas edhe për Gojko Krushkën , për arsye se ai ka shërbyer në policinë malazeze dhe mund të ketë pas dyshime për të prandaj është vlerësuar mbas pesë vitesh nga përfundimi Luftës. Ka shumë mundësi që ndërprerja e marrëdhënieve me Jugosllavinë në v.1948, dhe me që ai ishte vrarë atje, mund të jenë hedhur dyshime, siç ka ndodhë edhe në ndonjë rast tjetër nga ata që kanë luftuar e bashkëpunuar me partizanët jugosllavë….. Sidoqoftë këto janë hipoteza dhe e vërteta mund të zbulohet vetëm nga dokumentet gjermane…(gjermanët kanë qenë tepër të përpiktë në mbajtjen e ruajtjen e dokumenteve)
Me të drejtë lind pyetja, çfarë roli ka luajtur Heroi ynë Musa Hoxha dhe sa i rëndë ka qenë “faji” i këtij “krimineli” , sa nazistët ta dënonin e me varje në litar dhe përse bashkë me Gojko Krushken. Ne kemi me qindra Deshmorë të Atdheut që janë vrarë e pushkatuar nga pushtuesit nazifashistë, por shumë të rrallë janë ata që janë dënuar me varje në litar. Përse Musa Hoxha u denua me varje në litar mbetet një enigmë e madhe ….
Bën përshtypje fakti se megjithëse është folur e shkruar për shumë dëshmorë të Atdheut, për të është shkruar e folur shumë pak. Edhe motivacioni për dhënien e titullit Dëshmor i Atdheut është tepër i shkurtër.
Është interesant fakti se edhe në Mal të Zi dihet shumë pak për aktivitetin e tij atje, por në Cetinë eshtë ngritur lapidar kushtuar dy heronjve, malazezit Gojko Krushka dhe shqiptarit Musa Buto Hoxha.
Shumë domethënës ishte aktiviteti i organizuar nga Kryesia e Veteranëve te Malit të Zi dhe Bashkia e Cetinës në kuadrin e 80 vjetorit të vrasjes së këtyre Heronjve në janar të ketij viti në Cetinë, ku morën pjesë përfaqësues të Organizatave të Veteraneve të Luftës Nacional Çlirimtare dhe Dëshmorëve të Atdheut të Rrethit Shkodër. Në kete ceremoni dinjitoze ku moirën pjesë shumë qytetarë të Cetinës, folën Kryetari veteranëve të Cetinës, dhe Kryetari veteraneve të Shkodrës Zamir Llazani.
Në fjalën e tij, kryetari i Veteranëve të Cetinës , ndermjet tjerave tha:
“Këtu në sheshin e Balshajve, 80 vjet më parë, në prani të qytetarëve të mbledhur me forcë, ekzekutoi vendimin , duke i varur ne litar dy të rinj trima, Gojko Krushka dhe Musa (Buto) Hoxha. Faji i tyre që u ekzekutuan me një dënim kaq mizor dhe të egër ishte vetëm se e donin popullin dhe Atdheun e tyre, se e donin lirinë dhe luftuan e sakrifikuan me guxim për të…..
Së bashku me Gojkon në të njëjtën qeli burgu ndodhej dhe partizani shqiptar Musa Buto Hoxha. Ne nuk dimë shumë për Musanë, jetën e veprimtarinë e tij, por dimë që gjermanët e kapën gjatë kryerjes së detyrave ilegale dhe e dënuan me varje në litar. Të dy u sollën me shumë dinjitet gjatë ekzekutimit….Të dy patriotët, Gojkon dhe Musanë i bashkoi ideja për të cilën luftuan, armikun i përbashkët dhe vdekja e përbashkët…
Lavdia dhe ndera u qoftë luftëtarëve të patrembur Gojko Krushka dhe Musa Buto Hoxha.
Qofshin të përjetshëm dhe të jetojnë në harmoni Mali i Zi dhe Shqipëria për lirinë e të cilëve dhanë jetën Musaja dhe Gojkoja”.
Në fjalën e tij Kryetari veteranëve të Shkodrës, Zamir Llazani, ndërmjet tjerave tha se “Luftën nuk e zgjedhin popujt, ata kryejnë detyrën e tyre duke luftuar kundër armikut, dhe këta dy Heronj, si bijë të dy popujve tanë e kryen me nder e lavdi detyrën e tyre duke dhënë jetën, gjënë më të çmueshme, për lirinë e popujve dhe vendeve të tyre…”
Më 5 maj, kur kujtojmë dhjetëra mijëra të rënë për Atdhe, Heronj e Dëshmorë, dhe vendosim nga një kurorë në varrezat e tyre, të kujtojmë edhe Dëshmorin 21 vjeçar Musa Buto Hoxha, që fatkeqësisht ka mbetur si i harruar….
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
E kam lexuar librin e Tomashevicit, perkthyer e dhuruar nga miku im, gazetari i mirenjohur Xhevdet Shehu, ku jam ndeshur edhe me faktin qe sillni ju, i nderuar Shaqir. Por emrin e ketij te riu shkodran, Musa Buto Hoxha, me qe ai nuk ishte permendur asnjehere nder vite shpejt me doli nga kujtesa, ndonese vdekja e tij ishte tejet mizore.
Qofte i perjetshem ,kujtimi i ketij te riu antifashist.
Nderim per ju qe e sillni ne nje dite te tille te 5 Majit, dites se deshmoreve, kete shkrim shume te vlefshem.
A ishte Vlora shkaku i vrasjes së Qemal Stafës!
Ditën që u vra, Qemal Stafa po priste makinën që do ta çonte në Vlorë.
Duhej të ishte nisur qysh një ditë më parë, por ia anulluan nisjen me një motiv që ka mbetur mister.
Në Vlorë, Qemal Stafa kishte qenë edhe dy herë të tjera.
Herën e fundit kishte qenë dy muaj më parë, Mars 1942, ku ishte perpjekur per të organizuar rininë e qytetit, në një takim në kodrat e Babicës dhe në lagjet “Varrosh” e “Muradie”.
Ishte larguar nga Vlora me premtimin për t’u rikthyer perseri në qytetin që nuk i kishte të mira marredheniet me Partinë Komuniste që ishte krijuar më 8 nentor 1941, sidomos pas ndikimit jugosllav në këtë parti.
Shumë nga të rinjtë vlonjatë që e shoqeruan Qemalin gjate takimeve në Vlorë, u vranë me njëri – tjetrin, me atentate gjatë luftës apo u burgosën menjehere pas saj.
Historia vazhdon…
Ik more maskara, ti dhe shoket e tu, qelbesira te kombit. Nderi dhe morali juaj nuk kane asgje te perbashket me Qemal Stafen. Keni 34 vjet qe lehni si qener te terbuar pasi shpresoni te permbysni gjithcka, t’i beni 28 mije te vraret sikur kane vrare njeri-tjetrin dhe t’i paraqisni pushtuesit nazi-fashiste si pellumba paqeje dhe, rrjedhimisht, baballaret tuaj kolaboracioniste si aleate te ‘ pellumbave “. Vrasja e Q.Stafes nuk ka pasur kurrfare lidhjeje me vajtjen ne Vlore dhe as ne Firifistun por me aktivitetin e tij antifashist. Bajga te kombit.
Dhurata e grekeve
Lufta e komunisteve
Menxat e Al Capones
Sadakaja e Krimineleve,
Jane Harram.
Po iu vjen keq per një hero sllavo-komunist?!?!?!?
Lavdi dëshmorëve tanë! Qoftë i përjetshëm kujtimi i emrit dhe i veprës së tyre!