Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një histori dashurie e solli në Paris, njihni Marion, fotografin shkodran të Kullës Eifel
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lifestyle > Një histori dashurie e solli në Paris, njihni Marion, fotografin shkodran të Kullës Eifel
Lifestyle

Një histori dashurie e solli në Paris, njihni Marion, fotografin shkodran të Kullës Eifel

Published: December 25, 2023
Shpërndaje

Pranë murit të xhamtë që rrethon Kullën Eifel në Paris, numri i vizitorëve është i pazakontë për një ditë të ftohtë dhjetori.

Mes turmës që gumëzhin, bie menjëherë në sy një burrë i imët me kapuç dhe aparat fotografik krahëqafë që u buzëqesh të gjithëve duke u folur herë në një gjuhë e herë në një tjetër.

Befasohesh kur të flet shqip me një gegërishte të pastër dhe të bukur. Sapo kupton që jemi shqiptarë buzëqeshja bëhet më e dukshme.

- Publicitet -

Mario Repage, ka lindur në mars 1975, është djali i një mësuesi dhe një ekonomisteje nga zona e Shkodrës dhe ka 25 vjet që jeton në Paris.

E mban mend ditën e parë që ka shkelur Francën sikur të ishte dje. “Ishte 14 tetor 1998. Binte shumë shi” – thotë ai dhe papritur buzëqeshja zbehet. Ardhja në Paris i kujton një nga ato historitë që i kanë dhënë këtij qyteti fuqinë për të magjepsur botën.

47-vjeçari i sotëm që shtrëngon në duar aparatin e tij Canon dhe dhuron buzëqeshje, ishte atëherë fare i ri, por fort i dashuruar. Deri në atë kohë kishte jetuar në ishullin grek të Santorinit, ku njohu një vajzë franceze, me të cilën erdhi dhe u vendos në qytetin e ëndrrave.

Nuk do të flasë më për atë kohë dhe nis menjëherë tregon për familjen e tij të sotme. Historia e dashurisë franceze mbeti pas dhe Mario u martua me një vajzë shqiptare. Ata kanë sot dy fëmijë të lindur në Paris, Zelda dhe Dario.

Grupin tonë shqiptar e vendos me Kullën Eifel nga pas, por vetëm pasi e tërheq në atë “këndin sekret” që e di vetëm ai. Na lutet të rregullohemi sipas gjatësisë. Pyetjeve të vazhdueshme të njërit prej nesh se sa do kushtonte fotografia, më në fund i përgjigjet me buzëqeshje të rikthyer. “Asgjë, gëzuar Krishtlindjen”.

Kur na dërgoi fotot dhe një video të shkurtër, mbetëm gojëhapur. Në atë mizëri njerëzish dhe makinash kishte arritur të nxirrte në foto vetëm ne dhe Eifelin e famshëm.

Mjeshtër i fotos perfekte!

d.b. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?