Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Një historian befasues”, analiza e Pëllumb Xhufit në dy vjetorin e ikjes së Moikomit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > “Një historian befasues”, analiza e Pëllumb Xhufit në dy vjetorin e ikjes së Moikomit
AnalizaKryesore

“Një historian befasues”, analiza e Pëllumb Xhufit në dy vjetorin e ikjes së Moikomit

Published: 16 Qershor, 2022
Shpërndaje
Shpërndaje

 

Nga Pëllumb Xhufi

Ne kujtojmë sot shokun e mikun e shtrenjtë Moikom Zeqo dhe tentojmë të bëjmë një vlerësim të veprës së tij aq të vëllimshme e aq të larmishme. Po marr përsipër të them diçka për veprën historike të Moikomit, por jam fort i ndërgjegjshëm për kufizimet e mia.

- Publicitet -

Sepse do më duhej të isha jo vetëm historian për ta bërë këtë, por edhe filozof, edhe sociolog, edhe gjuhëtar, edhe teolog, edhe politolog, edhe estet, edhe shkrimtar, edhe piktor edhe poet.

Qenia e tij intelektuale ishte një shumatore e të gjitha këtyre dijeve e përvojave që ai i kishte përftuar falë një kurioziteti të pashuar dhe aftësisë përthithëse e memorizuese gati mbitokësore që e karakterizonin.

Më qëllonte, edhe shpesh, që pasi filloja të lexoja me endje faqet e një vepre të Moikomit, të detyrohesha ta lija përgjysmë. Një faqe e librit të tij vlente sa një arsenal librash: aq shumë ishte e ngarkuar me emra, me data, me fakte, me ide, me teori, me citime, e arsyetime, me provokime. Të gjitha këto kërkonin një përqendrim maksimal.

Leximi i veprave të Moikomit është një akt i vështirë e angazhues nxënieje, jo një intermexo zbavitëse. Atyre nuk mund t’u afrohet gjithkush. Lexuesi i Moikomit duhet të ketë një nivel të caktuar, madje do thosha edhe një moshë të caktuar. Ama në përfundim të një romani, të një eseje, apo të një poezie të Moikomit ndjehesh i pasuruar.

Ia thashë njëherë: Tani që s’jam më i ri dhe di diçka, nuk më tërheqin fare romanet triller, si dikur. Më pëlqejnë shkrimtare si Umberto Eco, shkrimtarë dijetarë,  që bashkë me kënaqësinë estetike e pajisin lexuesin me dije nga fusha e historisë, kulturës, teologjisë, filozofisë, kozmogonisë, sociologjisë, apikulturës, vinikulturës.

E kuptoi, që duke folur për Umberto Econ, e kisha fjalën për atë vetë. Por e largoi nga vetja komplimentin, duke shqiptuar një varg të gjatë shkrimtarësh të huaj, shkrimtarësh-dijetarë, që për mua ishin vetëm emra.

Si historian, por edhe si gjuhëtar, Moikomi kishte një tolerancë të çuditshme ndaj një teze e një ideje, që historiani apo gjuhëtari do ta skualifikonte menjëherë si ide apo tezë jo-shkencore. Të vendosur në kohën e në vendin e duhur, për Moikomin merrnin kuptim mitet, si mitet e krijimit të Epidamnit, Butrintit, miti i Rozafës, apo i urës së Artës.

Te miti pellazgjik ai ishte i prirur të shihte një realitet parahistorik. Moikomi kap thelbin e vërtetë të mitit të Melusinës, gjysmë vashë e gjysmë gjarpër, që ka shtegtuar prej trojeve ilire nëpër dherat e Francës e Anglisë. Për të ky shtegtim është një fluks kulturor, që merr jetë në trojet ilire dhe përthithet nga ajo që ne sot e quajmë “bota e kulturuar”.

Mitet, pra, sipas Moikomit, ashtu si ëndrrat e Freud-it, fshehin një fazë reale, materiale, historike, e cila veç do interpretuar e do inkuadruar në procesin historik, i cili është një varg të njohurash, por edhe të panjohurash.

E këtu vijmë tek interesi që tregonte Moikomi për “dark-age”, për periudhën e errët të historisë të kalimit nga antikiteti në mesjetë. Në kushtet e mungesës së burimeve tradicionale, Moikomi konsideronte si lëndë për historianin edhe eposet e krijuara nga popujt e ndryshëm në atë periudhë të errët historike: Till Wilispingeli i gjermanikëve, Sidi, Këngët bizantine të Akriteve, Eposi i Kreshnikëve, Chanson de Roland.

Për Këngët e Rolandit më çuditi fort, kur këtu e rreth 50 vjet më parë, ashtu ekspansiv e i çelur si ishte, Moikomi më foli për një medievist të shquar belg, Henry Gregoire, i cili kishte shkruar në vitet 1960 një artikull shkencor mbi episodin e Baligantit, që gjendet në njërën nga motërzimet e eposit frëng  Chanson de Roland.

Në atë episod të Këngëve të Rolandit, të mbushur me beteja e aventura kalorsiake, Gregoire identifikon disa emra vendesh, si Epir, Kaninë, Durrës, Mal Prezë, që i vendosin ngjarjet, në dukje të trilluara, në Shqipërinë tonë. Dhe historiani belg, Gregoire, del në përfundimin, se episod i eposit kalorsiak në vargje, Chanson de Roland është frymëzuar nga luftërat mes Bizantit dhe Normanëve në shek. XI, të cilat janë zhvilluar pikërisht ne token shqiptare.

Ky hulumtim i Gregoir, i cili i kthente historisë një mit, mitin e Baligantit, e apasionoi Moikomin sepse ishte një shpagim edhe për atë vetë, që nuk i refuzonte mitet e legjendat, por i përfshinte në interesat e tij shkencore.

Kështu, nuk u çudita më, kur pas shumë vjetësh, Moikomi më foli për një tjetër roman kalorsiak të një autori të panjohur të shek. XII, Aimon De Varenne, për të cilin ai kishte filluar të shkruante një libër, “Grishja e Florimontit”.

Florimonti ishte djali i Dukës së Arbërit, i cili ndihmoi mbretin e Greqisë në luftën kundër Hungarezëve dhe u shpërblye prej tij duke i dhënë për grua të bijën. Sipas Aimon de Varenne, Florimonti ishte gjyshi i Aleksandrit të Maqedonisë, pra, konkludon Moikomi, në shek. XII në Evropë Aleksandri i Madh, nip i Dukës së Arbrit, konsiderohej një arbër.

Pavarësisht mospërputhjeve kohore, gjeografike e historike, Moikomi si njohës i mirë i historisë së Perandorisë Bizantine, përpiqet të verë në vend disa aberracione të autorit të “Romanit të Floristanit”. Ai mendon që ngjarjet nuk i përkasin epokës antike, por asaj mesjetare (Duka i Arbërit), që mbreti i Greqisë nuk është tjetër veç perandori bizantin, i cili realisht ishte në luftë me Bizantin në shek. XII.

Jemi ende në kohën e kryqëzatave dhe Moikomi me shumë intuitë i vendos ngjarjet në atë kontekst. Analiza e tij shkon më tej: emrin Flokard të Romanit të Floristanit ai e zbërthen me shqipen “flokë-artë” dhe vetë emri Florimonte sipas tij është një përkthim në frëngjisht i “Lule Mali”.

Në foto, anëtarët e Koegjiumit të DITA, Moikom Zeqo, Fatos Tarifa, Pëllumb Xhufi, Ksenofon Krisafi

Disa nga veprat historike të Moikomit

Mujo Ulqinaku 1976

Paradokset e demokracisë 1994

Rexhep Qosja dhe çështja kombëtare shqiptare 1995

Panteoni ilir 1995

Mitologjia ilire 1996

Onufri 1998

Historia për arsimin e mesëm të profilizuar, 1, 2 (2000)

Grishja e Florimontit 2004

Kalorësit Dardanë 2007

Letër për Sabat Zevin 2008

Migjeni 2011

100 vjet Pavarësi 2012

De Rada, rishpikja e Arbërisë: sprovë kritike për një lexim të ri

Skënderbeu 2019

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Ish-Presidenti amerikan, Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë
  • Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike
  • Pas Kavajës, SPAK vepron në Elbasan, gjurmohen krimet zgjedhore në telefonata dhe biznese
  • Më shumë vota të diasporës sesa zarfa? Ja si qëndron e vërteta që rrëzon dyshimet për manipulim
  • Nuk mori mandatin e deputetit, Ilir Meta reagon nga burgu: Fushatë e pabarabartë

Komentet e Fundit

  1. chp në Nuk ka neveri më të turpshme dhe më antikombëtare se “teza” e ndarjes Veri-Jug si PD-PS
  2. demo në Nuk mori mandatin e deputetit, Ilir Meta reagon nga burgu: Fushatë e pabarabartë
  3. Trapajani në EMRI: Plagosje me armë zjarri te “Komuna e Parisit” në Tiranë, autori në kërkim nga Policia
  4. TRENI në Maji i Antifashizmit dhe kontributi shqiptar në L2B
  5. TRENI në Nuk ka neveri më të turpshme dhe më antikombëtare se “teza” e ndarjes Veri-Jug si PD-PS
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?