Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Një Hollywood i prodhuar në Shqipëri”, regjisori Koloreto Cukali zbulon detaje nga filmi me Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Një Hollywood i prodhuar në Shqipëri”, regjisori Koloreto Cukali zbulon detaje nga filmi me Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin
AktualitetKulture

“Një Hollywood i prodhuar në Shqipëri”, regjisori Koloreto Cukali zbulon detaje nga filmi me Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin

Published: June 20, 2023
Shpërndaje

Tashmë është zyrtare! Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari bashkohen në projektin e ri filmik. Prej disa kohësh është përfolur në rrjet për një film që po bëhej gati dhe në role kryesore do të ishin dyshja më e komentuar dhe më e famshme në Shqipëri. “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Ndërkohë në një lidhje direkte nga Korça për “Wake Up”, ka qenë regjisori dhe skenaristi i këtij filmi, Koloreto Cukali. Ai ka zbuluar disa detaje më shumë rreth këtij projekti që po xhirohet momentalisht në Korçë.

Pse është zgjedhur Korça si vend xhirimi?

- Publicitet -

Është zgjedhur e para sepse ka një bukuri të madhe estetike. Është një vend ku nëse rri më shumë se 2-3 ditë, të lind një dashuri e madhe. Tirana vetë është stresuese dhe mund t’i çojë çiftet drejt ndarjes. Kurse Korça mund t’i ribashkojë ata. Kështu që është zgjedhur si një fole dashurie për këtë film.

Çfarë mund të zbulojmë për kastin?

Po punojmë me një kast që është kast ëndrrash. Me një grup aktorësh më të mirë që ka Shqipëria. Kemi Ndriçim Xhepa, Zamira Kitën, Olta Gixharin, Olta Daku, Bes Bitraku. E bashkë me këta kemi personazhe shumë të dashur për publikun dhe shumë të talentuar, kemi Luiz Ejllin, Sara Hoxhën. Kompleksi i aktorëve është më i miri që mund të ëndërrojë një regjisor. Përveç kësaj kemi një grup produksioni shumë të mirë. Njerëzit më të talentuar që punojnë në fushën e filmit janë mbledhur këtu. Dhe mbrapa është makinera e prodhimit më e fortë dhe energjike që ka Shqipëria, që është Top Channel. Janë të gjitha elementët e duhur për të nxjerrë një produkt të mirë. Shto Korçën dhe bukurinë e saj, edhe duke futur disa gjëra nga Tirana. Unë mendoj se janë të gjithë elementët që të jetë një komedi romantike shumë e bukur dhe e dashur. Në vjeshtë përgatituni që ta keni filmin në kinema.

Si janë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari në sheshxhirim? A ka kimi mes tyre?

Janë shumë të mirë, edhe si personazhe edhe si aktorë. Ka shumë kimi mes tyre. Loja ka mbaruar në “BBV”. Edhe pas ndeshjeve futbollistët kundërshtarë shkojnë në lokal dhe pijnë bashkë. Tani ata janë një çift jo shumë i lumtur, por shpresojmë që deri në fund të jenë të lumtur. Janë një çift që shkojnë shumë dhe kanë shumë kimi. Janë rolet më të mira.

Cili është stili i komedisë që do përdoret?

Hapni Netflix dhe çdo lloj komedie romantike të Hollywood-it që do të shihni aty, do të jetë e njëjta gjë. Pra do të jetë një Hollywood i prodhuar në Shqipëri, një rom-com modern. Modern në të gjitha mënyrat, që nga si po punohet, skenografia. Ne kemi marrë shtëpi në Korçë dhe i kemi punuar nga e para. Është një punë serioze që nuk mendoj se është bërë ndonjëherë më parë, që vizualisht ky film të vijë tek stili i komedive romantike që prodhohen në botë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  • E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar, shoqërohen disa persona
  • Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet
  • “Protestat masive në Tiranë, përtej çështjes së mjedisit”, Radio France: Mobilizimi i parë i madh dhe i pavarur kundër qeverisë
  • Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mykonos’

Komentet e Fundit

  1. MH on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  2. demo on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  3. Ethem Lalaj on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  4. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  5. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?