Berisha akuzoi sot Ramën se kërkon të eleminojë fizikisht Metën. Ata që e njohin Berishën, e kanë të qartë çfarë duhet të bëjë Meta në qeli. Dhe nga kush duhet të ruhet tani e tutje.
Por Berisha më herët ka akuzuar vetë Metën për vrasje. Një kabllogram i Ambasadës amerikane për Ilir Metën, analizonte raportet mes tij dhe Sali Berishës, kur ata krijuan bashkë qeverinë.
“Rishfaqja e Metës nga shkretëtira politike në postin e zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm në një qeveri të drejtuar nga Berisha ishte një përfundim që shumë pak e kishin menduar në zgjedhjet e qershorit” – shkruan ambasada në raportimin për DASH.
Kabllogrami ve më pas në dukje që megjithëse do qeverisin bashkë, të dy nuk ia kanë besën njëri tjetrit, madje Ambasada shkruan se ekziston mundësia që Berisha të emërojë një besnikun e vet ambasador në Uashington dhe t’i mbajë kontaktet të drejtpërdrejta, duke anashkaluar të sapoemëruarin ministër të jashtëm, Ilir Metën.
Berisha e Meta në fakt vinin nga një histori politike e mbushur me akuza të rënda. Për të përmendur rëndesën e disave prej tyre, ja një deklaratë e Berishës për Metën, botuar në gazetën RD, në 22 gusht 2001:
“Mbi Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij, rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas malit të Dajtit. Nuk do të jetë e largët dita kur Ilir Meta do ta mbylli jetën e tij pas hekurave të burgjeve…
Për PD Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura.
Në historinë e vendit ky mbeti njeriu që me bandat e tij ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit në trafiqet e skllevërve të seksit, të fëmijëve, të drogës dhe të armëve.
Për PD dhe shumicën e shqiptarëve beteja kundër trafiqeve është detyrimi i tyre madhor për një të ardhme tjetër si shoqëri e qytetëruar, si shoqëri e respektuar.
Ai është vrasës i opozitës dhe terroristi që urdhëroi hedhjen e granatave mbi gjimnazistët në Tropojë, njeriu që torturoi e burgosi qindra kundërshtarë politikë, është njeriu që ndërtoi pushtetin e tij mbi krimin, trafiqet, korrupsionin e organizuar…
Meta përfaqëson vrasësin e vërtetë të fjalës së lirë, është simbol i injorancës njerëzore, i tmerrit nga fjala e lirë.
Ky është kryeministri i parë në historinë e pluralizmit që me taksat e shqiptarëve blen shtypin, blen dhe përdhos fjalën e lirë të shqiptarëve. Meta është njeriu që shndërroi tangjentet në sistem.
Sot, në 20-mujorin e qeverisjes së tij të korruptuar, të autokracisë së krimit dhe korrupsionit, çdo sipërmarrës privat që do të fitojë një tender publik, është i detyruar t’u paguajë dy herë nga 10 për qind qeveritarëve të korruptuar të Metës dhe regjimit të tij.
Meta është autori i territ të vërtetë mbi shqiptarët, autori i etjes së vërtetë, i shkatërrimit përfundimtar të furnizimeve me ujë dhe energji elektrike të qyteteve të këtij vendi, është autori i vjedhjes së Thesarit…”
Vite më parë, kur Berisha ishte kryeministër deklaronte për vetveten nga salla e parlamentit se: “Unë jam Arkiva!” Kjo është nga ato deklaratat e sinqerta që i thoshte, kur donte t’i bënte shantazh opozitës së djeshme, por indirekt edhe grupit të njerëzve të vetë.
Ndërsa shumë nga ato që thuhen në deklaratën e mësipërme, janë fjali politike, njëra prej tyre duket shumë konkrete: “Mbi Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij, rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas malit të Dajtit…”
Çfarë ka dashur të thotë “arkivisti” me këtë fjali?
i.b. / dita

Grupet Mafioze sipas situatave te ndryshme sillen ne menyre te ndryshme.Kur kane qellime te perbashketa bashkepunojne,kur ndahen godasin e shantazhojne njeri tjetri.Familja e madhe mafioze Berisha ka qene n.1 ne kete drejtim.Meta dhe kompani n.2.
Rri rehat Ilir Meta,se me kete Qeverri nuk te vret kush.Jeten e ke te siguruar.Hekje ke,,vdekje s`ke. Me mire qe hyre ne burg,ku te garantohet JETA.
KUSH E NJEH MIRE NE GENE SALI BERISHEN E KUPTON SE PAS GJITHE ATIJ LLUMI TE FJALEVE TE TIJ, DY SHKEMBINJ ZBARDHIN VARRIN E ILIR METES; DY VARRET PAS MALIT TE DAJTIT DHE THESARI I VJEDHUR I KERRABES. ESHTE E SIGURT SE META DO TA NGRYSE JETEN NE BURG TE RECIT BASHKE ME KREUN E MAFIAS POSTKOMUNISTE S.B.
Faleminderit zoti Dumani qe me ne fund, shqiptaret po shohin se, qellimi i ngritjes te Spakut dhe gjukates kunder koorupsjonit, po meren serjozisht me kokat e politikaneve kryesor qe kane vjedhur, vrare , vetem e vetem te pasurohen pa vund vet dhe familjaret e tyre ne breza, duke i len shqiptaret, me te varferit ne ballkan.
Harestimi i metes sot dhe dergimi ne burrg, mbas ati te berishes ne shtepi dhe gjyqi qe, doti behet se shpejti, ketyre krimineleve dhe te tjereve qe kan ven dore ne vjedhjen e shqiptareve nepermjet formave mafjoze, deshmon se vendi yne dote behet i begate per te punuar dhe jetuar. Kete dota bej vetem drejtesia e re dhe askush tjetr nga politika.
T egjithe hajdutet qe si shushunja kane pire gjakub te vene ne burg .Ipari sali berisha qe jovetem ka vjedhuj familjarisht por ka bere krime monstruoze vrasje tip malokshe prapa kraheve dhe ka fshehur doren .Saliu prishigjithe fabrikat ,vodhi gjithe armete nepermjet dobicit te tij dhe coi ne eksodin eshqiptareve nga gati 4 mijon ne 1991 ne 2.5 miljon . USHTRINE SHQIPTARE NGA ME E FORTA NE BALLKAN E KTHEHU NE NJE KATRAHURE TE VERTETE .1997 , gedeci 21 janari ,remzi hoxha ,trebicka haklajt jane vrasjet monstruoze te tij.Bashme me meten ata jane dy ”ARKITEKTET” e gjithe degjenerimit te vendit , drejtesise ,arsimit ,shendetsise etj. Te kalben ne burg dy kusaret me te medhenj te kombit shqiptar
Fëmijët e tyre do të jetojnë të përçmuar dhe turpëruar për prindërit bastardë, prindër, kryetar b
andash të piratëve, që grabitën
Vendin e lindjes.
Po po,shume te turperuar do jetojne femijet,sic po turperohen Zeni dhe Gita nga Doktor Mortja
Ata do të shkruhen në faqen e zezë të historisë së Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Historia do t’i damkosi me damkën e turpit.
Gjurmët e gjakut dhe të vjedhjes në trojet tona nuk do të shuhen në shekuj.
Ata rrëmbyen të ardhmen, mbollën krime dhe lanë prapambetje.