Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: MESAZH KRYEMINISTRIT
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > MESAZH KRYEMINISTRIT
Lajmi i fundit

MESAZH KRYEMINISTRIT

Published: June 21, 2026
Shpërndaje

Z. Kryeministêr,

Ju pashë dhe ju dëgjova dje për më shumë se një orë, teksa i flisnit grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe anëtarëve të kabinetit tuaj.

Bëra durim dhe ju ndoqa nga fillimi në fund, kureshtar të mësoja se cili ishte qëndrimi juaj ndaj protestave të pandërprera të këtyre tri javëve të fundit: nëse do të ishte i njëjti qëndrim refraktar e shpërfillës, apo, më në fund, një qëndrim pragmatik e i arsyeshëm.

- Publicitet -

Fatkeqësisht, mbeta sërish i zhgënjyer nga ajo që dëgjova. M’u dukët i verbër dhe i shurdhër ndaj asaj që po ndodh; tërësisht i paaftë të shihni e të dëgjoni çfarë kërkon në tê vërtetê kjo masë e gjerë qytetarësh shqiptarë që protestojnë kundër jush.

Asnjë reflektim për atë që po ndodh prej tri javësh në kryeqytetin e vendit. Asnjë.
M’u dukët sikur Tiranën dhe qytetarët e saj protestues i vështronit nga një yllësi e largët, jo nga i njëjti qytet dhe jo nga pozita që mbani si kryeministër i vendit.

M’u dukët i shqetësuar, madje i trembur, edhe pse metafora që zgjodhët — Odiseu i lidhur pas direkut të anijes për të mos iu dorëzuar zhurmës dhe për ta mbajtur timonin drejt destinacionit — nuk ju bëri të dukeshit më i vendosur.

Nuk prisja të reagonit si burrë shteti dhe nuk reaguat si i tillë. Sepse nuk jeni burrë shteti. Ju pëlqen të jeni vetë shteti.

Fjala që mbajtët — mbi gjashtëdhjetë minuta — ishte një leksion i varfër, me ide të gjeneruara nga inteligjenca artificiale, nga të cilat, besoj, pjesa më e madhe e të pranishmëve nuk kuptuan thuajse asgjë. Ata ishin ligjvënësit dhe ministrat e Republikës së Shqipërisë.

Një leksion i mërzitshëm mbi algoritmin dhe rrezikun që, sipas jush, ai paraqet për demokracinë. Shkaku i protestave, u thatë atyre njëqind grave e burrave që kishit në sallë, qenkan algoritmet. Një risi e vërtetë në sociologjinë politike dhe në shkencën e qeverisjes.

Edhe nëse një apo dy vetë në atë sallë mund t’ju kenë besuar, shumica dukeshin të habitur e të shushatur nga ato që dëgjonin. Mjaftonte t’u shihje fytyrat. Fytyrat e “elitës” politike të kësaj republike.

Unë besoj se shumica prej tyre nuk ju besojnë. Ka kohë që shumë syresh nuk ju besojnë më. Por nuk ju kundërshtojnë. Sepse ju kanë frikë. Një njeri që pushtetin e mban duke ngjallur frikë dhe e ushqen atë me heshtje, i trembet më shumë së vërtetës sesa kundërshtarëve.

U përpoqët të argumentonit se ekonomia politike e epokës digjitale është bërë ekonomi e vëmendjes. Por, si edhe herë të tjera, morët përsipër të flisni për një subjekt që nuk e njihni sa duhet.

U përpoqët ta shpjegoni stuhinë mediatike ndërkombëtare që po pasqyron ngjarjet e këtyre javëve në Shqipëri me urrejtjen thuajse globale ndaj Trumpit dhe Kushnerit. E besoni vërtet këtë? Boll më me armiqtë imagjinarë të Shqipërisë. E keqja e këtij vendi nuk vjen prej tyre.

Nuk thatë asnjë fjalë për korrupsionin, tiparin më të spikatur të qeverisjes suaj dhe plagën më të rëndë të shoqërisë sonë. Nuk e përmendët as edhe një herë. Kur pikërisht korrupsioni është shkaku më i thellë i zemërimit dhe i protestës qytetare. Nuk thatë asnjë fjalë për krimin e organizuar, ndërkohë që me paratë e tij të pista është molepsur një pjesë e ekonomisë së këtij vendi.

Ironizuat ata “strategë” që ju kritikojnë, për të cilët thatë se nuk dinë çfarë është një “strategji sektoriale”. Por po ju pyes: cila është strategjia e qeverisë suaj për sektorin e industrisë? Për arsimin, veçanërisht për arsimin e lartë? Për rendin publik, bujqësinë, ndërtimin, kulturën, turizmin, për të mos folur për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme?

Druaj se qeveria që ju drejtoni nuk punon strategjikisht në asnjërin prej këtyre sektorëve. Përndryshe, nuk do të ishim një vend kaq i pasur në burime, por pa industri; një vend me bujqësi të prapambetur që humbet përditë tokën e vet bujqësore; një vend ku arsimi parauniversitar ka bërë hapa pas dhe ku arsimi i lartë është universitar kryesisht në emër.

Dhe ju i siguroni deputetët socialistë dhe ministrat tuaj se Shqipëria është në duart tuaja, jo në këmbët e protestuesve. A është vërtet kështu? Dhe sa të pastra janë ato duar?

Po aq të pavenda janë analogjitë që përdorni për të shpjeguar pse qytetarët nuk ju duan. Mitterrand? Vërtet?

U thatë deputetëve të grupit parlamentar të PS-së dhe ministrave tuaj se ju, ata, Partia Socialiste, keni nië mision për të kryer dhe do ta çoni atë deri në fund. Mos u identifikoni me Partinë Socialiste, aa mos u fshihni prapa saj. Ju nuk jeni Partia Socialiste e Shqipërisë.

Ju flisni me një përçmim gati niçean për masën e qytetarëve që protestojnë. Skllevër të algoritmeve. Lumpenproletariat i algoritmeve. Turmë që ekzaltohet kolektivisht. Protestë që nuk është gjë tjetër veçse “sheshi televiziv i algoritmit”.

Por protestuesit janë qytetarë të këtij vendi: të rinj e të reja, studentë e pedagogë, punëtorë e intelektualë, të punësuar e të papunë, pensionistë, nëna e bija, gjyshër e gjyshe.

Ata janë “l’homme moyen”, qytetari mesatar që, në kuptimin statistikor e demografik, përfaqëson një popullsi të tërë. Janë populli shqiptar, po aq sa ju dhe unë. As më shumë e as më pak.

Dhe janë të pakënaqur me ju, kryeministrin e vendit të tyre, dhe me mënyrën tuaj të qeverisjes.
Nuk e kuptoni këtë?

Nëse vërtet nuk e kuptoni, atëherë problemi jeni ju, jo ata. Problemi është qeverisja juaj, jo protesta e tyre paqësore kundër saj.

FATOS TARIFA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Curaçao merr pikën e parë në një Botëror, barazon pa gola me Ekuadorin dhe i jep Gjermanisë vendin e parë në grup
  • Atleti: Më hoqën nga puna dhe nuk më njihen titujt sepse dola në protestë
  • Vrau fqinjin pas një konflikti të çastit, arrestohet 25-vjeçari në Rrogozhinë
  • Rinisin bisedimet SHBA-Iran, negociatorët shkojnë në Zvicër për bisedime
  • Protestuesit kaluan natën në shesh para Kryeministrisë: Je i rrethuar, nuk ke ku të shpëtosh

Komentet e Fundit

  1. titi on “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  2. Dudumi on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  3. Anonymous on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  4. Dani on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  5. Dhori on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?