Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një mik më pak i interesave shqiptare në rajon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Një mik më pak i interesave shqiptare në rajon
Kendi i KryeredaktoritLajmi i fundit

Një mik më pak i interesave shqiptare në rajon

Published: October 19, 2025
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Janusz Bugajski është nga ato raste që të kujtojnë se ndonjëherë Shqipëria ka më shumë miq jashtë, sesa brenda saj.

Edhe pse jetonte larg, ai u dha interesave shqiptare vëmendjen që shpesh mungon në Perëndim. Me pasionin e një miku, u bë në tri dekadat e fundit një mbrojtës i zëshëm i këtyre interesave në rajon. Nuk kishte nevojë të përfitonte prej Shqipërisë tej e këtej kufijve, thjesht besonte në të. Si i tillë ishte më i dobishëm se “patriotizmi” i atyre që e përdorin këtë vend si flamur interesash vocake.

- Publicitet -

Ndihem mirë që në vitet e fundit të jetës ai gjeti hapësirë edhe në DITA për të ndarë mendimet e tij. E bënte jo për protagonizëm (kishte boll tribuna të tjera më të mëdha) por nga bindja se Shqipëria meriton më shumë dinjitet.

Fjalët e tij do të mbeten, e bashkë me to, edhe miqësia për shqiptarët.

Humbja e Bugajski-t personalisht më rikthen te mungesat e tjera që kjo gazetë ka përjetuar gjatë këtyre viteve. Miq dhe bashkëpunëtorë të çmuar, që me penën dhe mendimin  kanë lënë gjurmë të pashlyeshme: Arben Duka me vargun therës, Shaban Murati me mendimin diplomatik, Andrea Stefani me kurajën publike, Nasho Jorgaqi me elegancën e fjalës dhe kujtesën historike, Moikom Zeqo me mendjen enciklopedike.

Jeta është një udhë pa kthim, ku të gjithë ecim me hapa që zbehen me kohën. Jemi udhëtarë të përkohshëm në një stacion të përbashkët, ku disa ndalen më herët, të tjerët më vonë. Askush nuk mbërrin në fund me gjithëçfarë deshi të bënte apo të donte. Ndaj është mirë të jetohet me kujdesin për fjalën dhe njerëzoren. Ne sot shkruajmë, ata nesër lexojnë. Pastaj vendet ndërrohen.

Çdo jetë që ka prekur një tjetër, nuk është shuar kurrë. Jo vetëm në media.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Familjar says:
    October 19, 2025 at 11:23 am

    I nderuar z.Thano
    Ndjesë për këtë koment jashtë temës. Skandali në sistemin e drejtësisë po merr përmasa të reja. Gjyqtarja Megi Strakosha, e cila pak ditë më parë i bërtiti dhe tentoi të poshtëronte në sallën e gjyqit avokatin Ulian Bajrami, nuk është një emër i rastësishëm. Ajo është vajza e shtetasit Vasillaq Strakosha, një person i dënuar nga drejtësia shqiptare për shpërdorim detyre dhe vjedhje pronash publike, ndër to edhe *ñtokat e qytetarit Irakli Likoka në Himarë.

    Sipas dosjeve të hetimit, SPAK kërkoi dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Vasillaq Strakoshën, ish-drejtor i tokës dhe menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë, i akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim me ish-kryebashkiakun Jorgo Goro. Në dosje rezulton se tokat e shtetasit Irakli Likoka janë përfshirë në skemën e abuzimit, duke u regjistruar në mënyrë të paligjshme nga zyrtarët e bashkisë.

    Gjykata ka shpallur fajtor Vasillaq Strakoshën, duke konfirmuar rolin e tij në një nga aferat më të turpshme të grabitjes së pronave në jug të vendit. Dhe sot, vajza e tij, gjyqtarja Megi Strakosha, që duhet të mishëronte integritetin dhe drejtësinë, del në sallë gjyqi për të ofenduar dhe poshtëruar avokatët që denoncojnë korrupsionin.

    Ky fakt përbën konflikt të hapur interesi, dhe cenim të rëndë të etikës profesionale, sepse një gjyqtare me lidhje të drejtpërdrejta familjare me persona të dënuar për korrupsion nuk mund të gjykojë me paanshmëri. Rasti i Strakoshës tregon edhe një herë se drejtësia shqiptare është e kapur, e mbushur me figura që trashëgojnë ndikimin, jo integritetin.

    Kallëzimi për këtë aferë është bërë nga qytetari Irakli Likoka, i cili prej vitesh kërkon drejtësi për pronat e tij të vjedhura nga zyrtarë të korruptuar. Ndërkohë që sistemi hesht, gjyqtaret me lidhje familjare kriminale bërtasin në sallë ndaj avokatëve që guxojnë të flasin.

    Reply
  • Erdogan says:
    October 19, 2025 at 7:39 pm

    Ketu eshte kapur ky Pashallek turk o Familjar nga Cileri dhe Erdogani per Drejtesine do llafosna nashtine?
    Clirohuni njehere nga armiqesia kunder atyre qe luftuan per Epirin e Pirros dhe Jeorgios Kastriotis.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestat kundër qeverisë, Mevlan Shanaj kritikon artistët: Heshtja s’është gjithmonë shenjë urtësie
  • Zbardhet dëshmia e 24-vjeçares që u mor peng nga Refit Buzi: Më kërcënoi
  • VIDEO: Zjarr i përmasave të mëdha në Zvërnec, tymi i dendur mbulon Vlorën
  • Binjakët e Serbisë
  • T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. Asd on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  2. Vl on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  3. K R on “Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029
  4. vladimir halilaj on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  5. demo on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?