Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një ditë kulturore e jashtëzakonshme në Gjirokastër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Një ditë kulturore e jashtëzakonshme në Gjirokastër
AnalizaKulture

Një ditë kulturore e jashtëzakonshme në Gjirokastër

Published: September 25, 2026
Shpërndaje

Ark. Agron Doraci

Para disa ditësh, Gjirokastra përjetoi një ditë të veçantë kulturore. Në rrugicat e saj të jashtëzakonshme, në atë hapësirë ku gurët, çatitë, muret dhe drita krijojnë vetë një vepër arti, u hap një ekspozitë e pazakontë e artit figurativ. Jo në një galeri të mbyllur, por në natyrë, në oborrin dhe rrugicat e lagjes “Pazar i vjetër”.

Ngjarja, ndonëse e thjeshtë në organizim, ishte e veçantë në koncept dhe tërhoqi një numër të madh banorësh e vizitorësh. Gjirokastritët u mblodhën në ato rrugica si rrallëherë, të shtyrë nga kureshtja dhe nga dëshira për të parë veprat e artistëve të tyre në një mjedis që, në vetvete, është një nga thesaret e qytetit.

- Publicitet -

Ishte rreth ora njëmbëdhjetë pa një çerek. Po ngjitesha në rrugën e Kalasë, në drejtim të lagjes “Pazar i vjetër”, pasi isha ftuar të merrja pjesë në një aktivitet artistik. Ideja më dukej disi e pazakontë.

Jemi mësuar që ekspozitat e arteve figurative të zhvillohen në salla të mbyllura, ku vendosja e veprave, ndriçimi dhe kushtet e tjera teknike kërkojnë gjithmonë kujdes të veçantë.

Pak më poshtë, teksa po hynim në lagje, takova skulptorin Ksenofon Kostaqi. Ecte ngadalë e me vështirësi, i munduar nga sëmundja, por me atë vullnet të hekurt që nuk e ka lejuar të ndahet nga skulptura, arti i tij i dashur. “Do të ekspozoj edhe unë dy portrete dhe një kompozim të vogël”, më tha duke buzëqeshur, sikur të donte të largonte çdo dyshim timin për mundësinë e ekspozimit të skulpturës në rrugicat e ngushta të kësaj lagjeje.

Arritëm në shtëpinë e Stefan Arsenit, protagonistit dhe organizatorit të këtij aktiviteti. Në hyrje takova disa miq të vjetër piktorë, disa prej tyre të ardhur posaçërisht edhe nga jashtë vendit.

Ndër të parët ishte piktori Jorgo Miçi, ardhur nga Janina. E kam njohur prej vitesh dhe kam ndjekur rrugëtimin e tij krijues që nga hapat e parë. Sot, në periudhën e pjekurisë artistike, më duket se ka bërë një rrugë të gjatë përpara, jo vetëm në prodhimtari, por mbi të gjitha në cilësi. Për mua, vepra e tij tashmë e kapërcen kufirin e krijimtarisë individuale dhe përbën një vlerë të përbashkët kulturore të dy popujve fqinjë, shqiptarëve dhe grekëve.

Oborri i banesës së Stefanit ishte kthyer në një hapësirë ekspozimi. Ishte mbushur me vizitorë, të përqendruar mbi pikturat dhe mbi një grup të vogël veprash skulpturore. U ula pranë Ksenofonit, piktorit Stavri Çati dhe shkrimtarit Thanas Dino. E pyeta Stavrin se me çfarë veprash paraqitej në ekspozitë. Stavri, 86 vjeç, ishte artisti më i madh në moshë ndër pjesëmarrësit dhe njëkohësisht ndër më prodhimtarët. Në këtë ekspozitë kishte paraqitur disa peizazhe të Gjirokastrës, vepra të dhuruara Stefanit. Në to ndihej qartë karakteri i qytetit: forma, drita dhe ajo ngjyrë e veçantë gri që është bërë pothuajse identitet vizual i Gjirokastrës.

Pak më tej takova piktorin Edi Kojani. U përqafuam, u përshëndetëm dhe biseduam. Piktura e tij më ka tërhequr prej kohësh, veçanërisht për penelatën dhe ndjeshmërinë e saj impresioniste. Në këtë ekspozitë ai paraqitej me disa punime ku, sipas meje, Gjirokastra shfaqej në një mënyrë veçanërisht të goditur: ngjyra gri e qytetit, plastika e volumeve arkitekturore dhe loja e dritës mbi gurë e çati.

Në grupin e veprave skulpturore binin në sy dy portrete dhe një basoreliev në allçi të Ksenofon Kostaqit. Njëri ishte portreti i vetë Stefan Arsenit, ku artisti kishte kapur figurën e tij intelektuale dhe kërkuese. Tjetri paraqiste një vajzë labe, me bukurinë dhe forcën e saj fizike e shpirtërore, të shprehura në qëndrimin dhe në sytë e saj depërtues.

Edhe veprat e Pëllumb Pucit tërhiqnin vëmendjen. Në to peizazhi ndërtimor i Gjirokastrës shfaqej me një saktësi të ndjerë dhe me pasion. Guri mbi gur në muret e shtëpive, rasa mbi rasë në çatitë karakteristike, dukej sikur përsëritej në telajo përmes penelatës, derisa ngjyra vetë merrte formë dhe vëllim.

Mund të ndaleshim edhe te shumë artistë të tjerë pjesëmarrës. Por ajo që më interesoi më shumë atë ditë nuk ishte vetëm veçoria e secilit artist. Ishte vetë ideja e organizimit të kësaj ekspozite. Sepse kjo ditë nuk ishte thjesht një takim me pikturën dhe skulpturën. Ishte një takim i drejtpërdrejtë midis veprës së artit dhe qytetit që ajo paraqiste. Vizitori mund të shihte një peizazh të Gjirokastrës në telajo dhe, vetëm disa hapa më tej, të shihte të njëjtin peizazh në realitet. Pa kornizë, pa mur galerie, pa distancën që krijon një sallë ekspozite. Ishte një ballafaqim i drejtpërdrejtë midis artit dhe realitetit.

Në qendër të oborrit ishte vendosur një telajo e Edi Kojanit, ku paraqitej pikërisht zona e “Pazarit të vjetër”, parë nga lart, nga drejtimi i Kalasë. Volumet arkitekturore të lagjes, ngjyra karakteristike gri dhe drita e një dite me lagështi në ajër krijonin një pamje mbresëlënëse. Përballë telajos qëndronte vetë peizazhi që kishte frymëzuar piktorin. Këtu qëndronte, për mua, bukuria e veçantë e kësaj ekspozite: Gjirokastra nuk ishte vetëm sfondi i veprave; ajo ishte pjesë e ekspozitës.

Dhe kjo ngjarje kishte edhe një veçori tjetër. Nuk ishte organizuar nga ndonjë institucion shtetëror apo nga ndonjë organizatë private e specializuar. Pas saj qëndronte një njeri i vetëm: Stefan Arseni, intelektuali gjirokastrit me një veprimtari më shumë se gjashtëdhjetëvjeçare në jetën kulturore të qytetit. Sot, rreth të nëntëdhjetave, Stefani vazhdon të ruajë një energji të jashtëzakonshme dhe një uri të pashtershme intelektuale. Pothuajse të gjitha veprat e ekspozuara ishin pjesë e koleksionit të tij, shumë prej tyre dhurata të artistëve gjirokastritë.

Kështu, ajo që pamë atë ditë në “Pazarin e vjetër” ishte, në një kuptim më të thellë, fryt i mendjes dhe i zemrës së Stefanit. Ai mblodhi artistë, miq dhe qytetarë rreth artit dhe u dha atyre një ditë të bukur, me emocione dhe kënaqësi shpirtërore.

Suksesi i kësaj ngjarjeje, natyrisht, nuk i përket vetëm organizatorit. Ai lidhet edhe me vetë nivelin kulturor të qytetarit gjirokastrit, me atë marrëdhënie të hershme që ky qytet ka krijuar me artin, këngën, arkitekturën dhe traditën. Ndoshta pikërisht për këtë arsye ajo ditë në “Pazarin e vjetër” nuk ishte vetëm një ekspozitë. Ishte një ngjarje kulturore e qytetit, një çast kur arti, arkitektura, peizazhi dhe njerëzit u bashkuan në të njëjtën hapësirë. Për këtë i shprehim Stefan Arsenit mirënjohjen tonë, duke i uruar shëndet dhe forcë për të vazhduar misionin e tij fisnik: të mbledhë, të ruajë dhe t’ua rikthejë njerëzve pasurinë kulturore të Gjirokastrës.

DITA

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një ditë kulturore e jashtëzakonshme në Gjirokastër
  • 25 shtator 2026
  • Një sfilatë turpi
  • Marrja në pyetje me dyer të mbyllura: Vlora Hyseni kërkoi që ekspertizën e telefonit të saj ta bëjnë “agjenci partnere”
  • Tedi Malaveci merr mandatin e radhës, përmbaruesit privatë i besojnë sërish drejtimin e Dhomës

Komentet e Fundit

  1. K R on “Garancia” dhe përgjegjësia
  2. K R on Është filmuar edhe Niko Peleshi? “Je nën shantazh…” si përgjigjet kreu i Parlamentit
  3. H on Një sfilatë turpi
  4. Vlora 97 on Një sfilatë turpi
  5. fierak on Një sfilatë turpi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?