Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një moment për qartësi morale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Një moment për qartësi morale
AnalizaLajmi i fundit

Një moment për qartësi morale

Published: April 1, 2024
Shpërndaje

Nga Dritan Goxhaj

Gjithkush që ka gjetur një moment në përditshmërinë e tijë të hedhi një sy për të parë se çfarë bëhet në Gaza, dhe lexon që numri i të vrarëve e ka kaluar shifrën e 33 mijë vetëve, ku 13 mijë prej tyre janë vetëm fëmijë, besoj i thot vetes se mendja e atyre që e bëjnë këtë genocid ka zbritur në nivelin e bishave.

Shteti i Izraelit dhe udhëheqësia e tij zioniste kanë kaluar çdo lloj limiti që njerëzimi njeh që nga Lufta e Dytë Botërore e këtej për nivelin e masakrimit të një popullsie. Mendja mbingarkohet kur shikon përmasat dhe ritmin e shkatërrimit në Gaza. Të gjithë ata që vërtet e kanë një kompas moral në këtë botë mbeten të shtangur dhe me të drejtë pyesin veten nëse Izraeli është çmendur zyrtarisht, ose shkatërrimi dhe masakrimi i civilëve palestinez është pjesë e ndonjë strategjie të Izraelit.

- Publicitet -

Paradoksialisht, përgjigja është po për të dyja: Po Izraeli është çmendur dhe çmenduria e tij po përdoret në mënyrë racionale si një doktrinë e forcave të tija të armatosura.

Dhe ajo doktrinë quhet “ Doktrina Dahija (Dahiya)”. Por çfarë është ajo? Kjo doktrinë ka të bëjë me mungesën e sistematizuar dhe të qëllimshme të dallimit midis objektivit ushtarak dhe atij civil.

Kjo doktrinë ka marrë emrin Dahija bazuar mbi emrin e një lagjeje në Bejrut të Libanit të cilën forcat Izraelite gjatë luftës 30 ditore në 2006 me Hesbullahun e shkatërruan plotësisht, vetëm se aty banonin me familjet e tyre një shumicë e pjesëtarëve të Hesbullah për Bejrutin.

Kjo doktrinë është bërë nga Gadi Eisenkot kur ishte komandant i Komandës së Veriut në Izrael gjatë luftës së 2006. Doktrinë e ka zhvilluar në 2008 ku thotë “ Ajo që ndodhi në lagjen Dahija të Bejrutit në vitin 2006 do të ndodhë në çdo fshat palestinez prej të cilit do të sulmohet Izraeli. Ne do të aplikojmë një forcë joproporcionale mbi të dhe do të shkaktojmë dëme dhe shkatërrime të mëdha atje. Nga këndvështirimi ynë, këto nuk janë fshatra civile, por janë baza ushtarake”. Dhe kjo nuk është diçka e veçuar në shoqërinë dhe ushtrinë izraelite, variacione të kësaj ideje përsëriten në shtetin e Izraelit që nga themelimi i tij. Një nga gjeneralët e tyre më të famshëm Moshe Dajan thoshte “ Izraeli duhet të jetë si një qen i çmendur, shumë i rezikshëm për tu marrë me të”.

Ose siç thoshte në 2008 ministrja e atëhershme e jashtme e Izraelit Tzipi Livni “ Trupat tona në Gaza u sollën si huliganë, gjë që unë jua kërkova ta bëjnë”. Dhe në përputhje me këtë ide ishte edhe kryeministri Ehud Olmert i cili thoshte “ Nëse do të ketë raketa kundër jugut të vendit, do të ketë një përgjigje të ashpër dhe jo proporcionale izraelite”. I dhashë shëmbujt e më sipërm për të kuptuar se çmenduria është pjesë e mentalitetit shoqëror dhe ushtarak në shtetin e Izraelit. Në këtë mënyrë do mundemi ta kuptojmë më mirë se pse ata bëjnë atë çka janë duke bërë në Gaza.

Dhe e gjithë ideja e tyre e çmendurisë e konceptuar në 2008 në një doktrinë ushtarake –Dahija- përfqaëson idenë e përgjigjes joproporcionale kundër çdo lloj rezistence, dhe nuk ka si qëllim precizionin por vetëm për të treguar një nivel çmendurie dhe ndëshkimi. Pasi ajo çka Izraeli po bën aktualisht në Gaza është : ndëshkim, poshtërim, terrorizim nëpërmjet genocidit i popullsisë civile që guxon të jetojë në tokat e tyre.

Në këtë mënyrë duke mos e ndalur këtë veprimtari kërkon të nguliti idenë në gjithë ata që po e shohin këtë masakër, se kjo do të jetë norma e sjelljes së shtetit të tij, dhe gjith perëndimi dhe bota arabe që nuk lëvizin as gishtin për ta ndalur këtë duhet dhe do të mësohen me një normë të tillë, e cila do të jetë norma morale e së ardhmes. Tashmë duket se Doktrina Dahija dhe ideja e saj për ti konsideruar civilët si objektiv ushtarak ka marrë qartësim të plotë genocidial. Kjo doktrinë tashmë po ktheht në doktrinë standarte të ushtrisë izraelite, por ajo që po shihet tashmë në Gazë është një tejkalim i kësaj doktrine, nga politikë vrastare në politikë genocidiale.

Nëse ju kujtohet 5 ditë pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit në Izrael, Sekretari i Shtetit të Amerikës Blinken vizitoi Izraelin dhe deklaroi “ Ky është një moment për qartësi morale”. Po ky krim genocidial që po ndodh në Gaza a nuk mendoni se është një moment i tillë?

 

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
25 Comments
  • demo says:
    April 1, 2024 at 6:41 pm

    Kam mendimin qe shqiptaret e veckel fare jane shtypur si fistiqe ne histori dhe asnje harab u ka qare hallin.Jemi krejt te pafuqishem te zgjidhim hallet e Botes.
    Muslimanet te luten ne xhami per palestinezet,.

    Reply
  • TIRONA says:
    April 1, 2024 at 6:51 pm

    Even So :
    -The World Inaff Genocide,STOP!

    Reply
  • mali says:
    April 1, 2024 at 6:59 pm

    Ty Dritan Goxhaj nuk te pelcet bytha per popullin tend dhe rinine shqiptare qe kane 33 vjet dhe nuk iu jane ndare gomoneve duke ikur nga syte kembet.Mjaft derdhe lote krokodili.

    Reply
    • K R says:
      April 1, 2024 at 8:38 pm

      ti qeke idiot
      ose maskara
      dritan goxhaj eshte i UCK
      si mund ti thuash atij nuk te pelcet per popullin tend??
      ik ore rrembythje

      Reply
  • Emigranti says:
    April 1, 2024 at 7:09 pm

    Palestinezet e meritojne nje denim te tille nga Israeli.Jane popull i keq me sjellje jevgjiti.

    Reply
  • ¿? says:
    April 1, 2024 at 7:53 pm

    Ketu nuk eshte puna per te mare ane, as per te viktimizuar dike, as per te qare me lot krokodili, as per te justifikuar gjenocidin. Une nuk mund te gjykoj doktrinat ushtarako – politike te Izraelit. Izraelitet jane nje popull e komb qe ka vuajtur i hallakatur ne te gjithe Europen dhe me ne fund ka krijuar nje shtet te tijin ne vitin 1948. Mund te kete shume padrejtesi te shkaktuara nga Izraeli, por jam i sigurte qe ka shume me teper padrejtesi ne dem te Izraelit mare kjo historikisht. Po te gjykosh nga ajo qe po ndodh ne Gaza eshte nje katastrofe njerezore, por po te shikosh se si filloi e gjitha kjo nuk me duket se fajin e ka Izraeli. Ajo qe thote ky Goxhaj rreth pergjigjes proporcionale eshte njelloj rrejshmerie qe nuk qendron, Kush ka thene qe po me gjuajte ti me shpulle, une ose duhet te ul koken, ose po t’u pergjigja nuk mund te te kthej me shume se nje shpulle meqe ti vetem nje shpulle gjuajte. Po e fillove ti me nje shpulle, mua me lind e drejta te te gjuaj me aq shpulla sa ta kem fuqine qe ty mos te te shkoje mendja te me gjuash me.

    Reply
  • Mollosi says:
    April 1, 2024 at 8:19 pm

    Kur u pyet Golda Meir per mundesine e paqes ne mes te izraeliteve dhe palestinezeve, ajo u pergjigj: “Do te kemi paqe atehere kur arabet do te kene me shume dashuri per femijet e tyre se sa urrejtje per ne.”

    Reply
  • vlora 97 says:
    April 1, 2024 at 8:37 pm

    respekte per dilaver dhe dritan goxhaj babe e bir, patriot me vepra jo me llafe katundi

    Reply
  • Studenti says:
    April 1, 2024 at 8:44 pm

    Sa per info te Goxhaj ky shpi Ledi i kesaj doktrines se “tmerrshme” ka qene shefi i Shtator te pergjithshem te IDF (Israeli defence forces) dhe para pak muajsh humbi djalin e tij te vogel 21 vjeçar ne ballë te luftes si nje nga pjestaret e forcave speciale te IDF.
    Me pak fjale po te ishte si e spjegon Goxhaj apo sponsoret Iranian te Goxhajt, ky shefi i Shtator mund ta vendoste djalin e tij diku ne nje repart larg vijes se frontit te luftes. Shembulli i familjes se Gadi Eisenkot qe sakrifikojne jeten per te mbrojtur Israelin tregon se sa e drejte eshte lufta dhe besimi i popullit Hebraik . Ne si Shqipetare te pas vitit 1990 vetem kemi ç’te mesojme nga ky popull heroik qe lufton per tu mbrojtur. Dhe nese luftojne egersisht hallall u qofte se qenkan trima kokekrisur.
    Kto muhabetet me civile te vrare etj nuk kane me vend mbas masakres se 7 Tetorit te udhehequr nga Hamasi. Kaq kisha !!!

    Reply
  • mali says:
    April 1, 2024 at 8:59 pm

    Vlora 97,keta babe e bir jane mare me llafe katundi.
    Sa kane punuar per te ndalur derdhjen e rinise shqiptare me gomone duke braktisur shqiperine?
    A ja kane ndalur doren Rames se darovitur me tokat e shqiptareve kelyshte besnike te tij?
    Ata po I sherbejne me zell klases super te pasur sepse ata I u hedhin ndonje kocke.

    Reply
  • chess player says:
    April 1, 2024 at 9:04 pm

    Pamvaresisht fjaleve : Amerike-Be-Izrael-Palestne-Vendet arabe dhe FJAL-KRYQIT GJEOPOLITIK te sotem…Shteti Izraelit po ben harakiri( vetvrasje) keto muajt e fundit… sepse jo vetem do humbasi statusin e viktimes ne kohen e Hitlerit por dhe keqardhja boterore do kthehet ne urrejtje..Ajo qe me tremb eshte se Izraeli ashtu si Gjermania ne L2B pretendonte veten si rrace e zgjedhur per te sunduar boten…Me e keqja fare eshte se gjermanet per nje sulm ndaj tyre pushkatonin 10 vete ndersa Nazinjetanjahu trefish me shume 30 palestineze per nje izraelit te vrare…Gjate historise 2 here izraelitet jane djegur e shkrumbuar nga te tjeret kurse tani edhe pse mund te fitojne luften me Holokaust do ti bjere si bumerang…Nese vete Izraeli nuk heq nga pushteti dhe te denoje Nazinjetanjahun vone do ta kuptojne se me njerzimin dhe krimet kunder tij jane permbysur dhe perandori te medha..

    Reply
  • intelektuali says:
    April 1, 2024 at 9:30 pm

    Dritan Goxhaj ne vend te shkruaj daciobao komuniste kundra zionisteve izraelite, me mire te shkoje dhe te dorezohet ne Hage per t’u perballur me akuzat e dekonspirimit te deshmitareve te krimeve te Hashim Thacit ne Llapushnik te Kosoves dhe ne rajone te tjera kur vrane dhe masakruan kundershtaret politike nga LDK sepse familjet e viktimave kane kohe qe kerkojne Drejtesi dhe kur je vete nje fajtor ne keto krime te pandeshkuara eshte nje hipokrizi e madhe te fillosh te shkruash llogje allogjike per Gazen dhe Hamasin qe jo vetem sulmuan te paret izraelitet, por nuk duan akoma te dorezojne penget ku kishte shume femije te vegjel te dhunuar pabesisht. Ketu dua t’i bashkohem komentuesve @ Mollosi dhe @¿? sepse eshte e drejta e viktimes se sulmit te pare per t’u kunderpergjigjur dhe sa per dijenine e lexuesve ne gazeten DITA, manipulimi i historise qe ben Dritan Goxhaj me historine e Bejrutit te pushtuar nga arabet (jo libaneze) islamike te Hesbullahut i ka sjelle Libanit vetem te liga papushim dhe ka degraduar nje nga perlat e Mesdheut sic ishte Bjeruti do kohe me pare duke impementuar vetem prapambetje dhe varferi per kete vend te begate me nje popullsi te perziere kristjane dhe muslime.

    PSE ASKUSH NUK PROTESTOI PAS LUFTES SE 2B KUR SHBA HODHEN BOMBAT ATOMIKE NE HIROSHIMA DHE NAGASAKI ME NJE MASAKER TE PAPARE NE HISTORI NDAJ POPULLSISE VENDESA?

    sepse:

    Japonia kishte sulmuar e para pabesisht SHBA ne ishujt Pearl Harbor te Paqesorit dhe kjo pabesi meritonte kunderpergjigjen e sulmit te pare, po keshtu edhe BRSS rafshoi nga faqja e dheut te gjitha qytetet gjermane dhe ushtaret e Ushtrise se Kuqe bene aq shume krime kunder femrave gjermane sa nuk mund te mjaftonte nje biblioteke e tere per t’i pasqyruar me hollesi, por askush nga Bota Demokratike nuk denoi Stalinin dhe Zhukovin qe i la muzhiket e tij te perdhunonin femrat gjermane kudo qe hynin ne qytetet e renuara gjermane dhe me pas t’i vrisnin me nje plumb pas koke. Pse keshtu? Zhukovi kishte nje pergjigje per kete pyetje qe ja benin gazetaret: “Kur sulmon dhe vret tjetrin me pabesi, duhet me pare te mendosh per pasojat”.

    HEBRENJTE JANE POPULLI ME I MASAKRUAR NE BOTE, PREJ SHUME SHEKUJSH, POR MASAKRA ME E MADHE ISHTE HOLOKAUSTI I HITLERIT QE ASGJESOI NE DHOMAT E GAZIT ME SHUME SE 6 MILIONE CIFUTE.

    Jerusalemi eshte kryeqyteti i lashte i popullit hebre i njohur historikisht, palestinezet e vertete jane vendalinj ne Siri kur Sulltan Saladini themeloi per here te pare Mbreterine palestineze dhe u vetshpall si Sulltani i Sirise dhe Egjyptit me kryeqytet ne Damask. Saladini ishte themeluesi i dinastisë Ejubid. Me prejardhje nga një familje kurde, ai ishte sulltani i parë i Egjiptit dhe i Sirisë . Një figurë e rëndësishme e Kryqëzatës së Tretë , ai udhëhoqi përpjekjet ushtarake myslimane kundër shteteve kryqtare në Levant . Në kulmin e fuqisë së tij, mbretëria Ejubid shtrihej në Egjipt dhe Siri dhe nën komandën e Saladinit, ushtria Ejubide mundi kryqtarët në betejën vendimtare të Hattinit në 1187, duke pushtuar Jerusalemin dhe duke rivendosur dominimin ushtarak mysliman në Levant. Megjithëse Mbretëria e Kryqtarëve të Jeruzalemit vazhdoi deri në fund të shekullit të 13-të, disfata në 1187 shënoi një pikë kthese në përpjekjet ushtarake të krishtera kundër fuqive myslimane në rajon. Saladini vdiq në Damask në vitin 1193 dhe para vdekjes ftoi hebrenjte qe ishin larguar te ktheheshin ne “…kryeqytetin e tyre dhe te jetonin ne paqe me myslimanet…” Sot palestinezet e Gazes dhe te West Bank jane arabe te derguar enkas nga Egjypti nga rajonet e varfra te Gizes ne Kajro qe mbeshteten nga organizatat terrorsite Hamas dhe Hesbullah te cilat financohen nga te gjitha vendet arabe ne terrin e nates qe nuk pranojne ekzistencen e shtetit hebre dhe duan asgjesimin total te Izraelit, tamam ashtu si Serbia nuk njeh Kosoven.

    PSE DUHET QE DRITAN GOXHAJ TE MBESHTESE NJE ORGANIZATE TERRORISTE SI HAMASI I PABESE DUKE I MESHUAR NJE PROPAGANDE TE SHEMTUAR ANTISEMITE SI NE KOHEN E QEPES TE ENVERIT?

    Une mendoj se mendesia enveriste e babait te tij si shpikesh dhe mbeshtetes i enverizmit sovjetik ka ndikuar thelle ne mendjen e Goxhajt Junjorit qe ne vend te shkoje dhe te dorezohet ne Hage, ka filluar te shkruaje dacibao enveriste per palestinezet e Hamasit qe e kane zgjedhur kete organizate terroriste islamike si qeverine e tyre dhe nuk folen asnjehere kur Hamasi po grumbullonte mbi 5 mije raketa sovjetike ne tunelet e nendheshme duke i fshehur poshte spitaleve dhe shkollave per te goditur me pas me pabesi Jerusalemin qe u jepte arabeve te Gazes energji, drita, uje falas badiava per vite me radhe dhe tani ashtu si japonezet dhe gjermanet nuk kane te drejte te ankohen se Hamasin e zgjodhen vete.

    Reply
  • capi says:
    April 1, 2024 at 10:17 pm

    Qe po digjet i njomi me te thatin, ky eshte fakt. Te mendosh qe pjesa me e madhe jane femije. E cdo lene pas, vetem urrejtje. Bejne si kur mbyllin nje probjem e hapin nje me te madh.
    Por nje gje nuk kam kuptuar me gjithe kete fushate, ato bombat qe hedh nuk bejne vaki te vrasin dhe ata qe jane marre pengje, nese e dine me saktesi se ku ndodhen. Duket sikur e kane rrafshuar gjithe gazan.

    Reply
  • chess player says:
    April 1, 2024 at 10:33 pm

    Nese ka nje rast te ngjashem me krimet e Netanjahut ne luften e fundit (lexo masakrat) me palestinezet ai eshte bombardimi i Dresdenit ne shkurt 1945 ne nje kohe qe lufta quhej e mbaruar dhe ky qytet ishte jashte teatrit te luftes dhe ishte mbipopulluar me rober lufte..
    .
    Gregory Stanton, gjykates dhe president ” Genocide Watch” ne vitet e pas luftes me asnjanesine e tij thoshte:

    The Nazi Holocaust was among the most evil genocides in history. But the Allies’ firebombing of Dresden and nuclear destruction of Hiroshima and Nagasaki were also war crimes..Ketij etiketimi si Kriminel Lufte nuk do shpetoje as Netanjahu qe nuk problemi per vrasjet ne Palestine ( 20 mije bebe-femije -adoleshente) por per vulosjen me turp te Izraelit dhe mbeshtetjes amerikane qe duhet te ishte distancuar me kohe nga Bibi-lushi saj

    Reply
  • Dursakja says:
    April 2, 2024 at 2:04 am

    Kur popujt zgjedhin të mënçurit në krye! vendet sundohen nga paqja dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

    Reply
  • Dursakja says:
    April 2, 2024 at 2:05 am

    Kur popujt zgjedhin të mënçurit në krye, vendet sundohen nga paqja dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

    Reply
  • Labi says:
    April 2, 2024 at 3:50 am

    Mbahu kolonel mos e lesho veten,Izraeli i madh eshte shtet,reagon si shtet e ka ushtri te forte,j preke nje te vret 100,sy per sy e dhemb per dhemb,kshu e kane ata,po ti o derezi pse mendon per Gazen e jo per veten,kur ti e shoket e tu luftonit maleve te Kosoves ambasadori palestinez i bemte fresk milloshevicit ne beograd,kur serbet sulmuan kosoven ne banjske ambasadori palestinez quante shqiptaret terroriste,izraeli po ben ate qe dhe ne shqiptaret duhet te benim me serbet e greket qe kane vite bejne ligjin ne shpine tone.

    Reply
  • vlonjati says:
    April 2, 2024 at 7:02 am

    Nuk e kuptoj stafin e gazetes Dita qe kerkon me çdo kusht te mbroje rilindjen sidomos Veliajn dhe Ramen megjithese po i arrestohen drejtore e ministra ! Perse keta gazetare nuk thone nje fjale te vetme per popullin qe i vidhet djersa nepermjet taksave. E dyta , eshte e treta here qe ne gazeten dita diskutohet mbiemri i GRIDA DUMES ( Kjo nje menyre per te fyer personin) megjithese sipas shkrimit Grida del qe qe ne lindje me mbiemrin Duma ! Ne Trento te Italise eshte nje firme Bojaxhish qe e ka mbiemrin Suma, shqiptar por nuk besoj se e ka per turp. Turp te keni ju si gazete qe mereni me tema te tilla,njerez te shpifur.

    Reply
  • Gezim Kulufi says:
    April 2, 2024 at 10:07 am

    Per chess-player: krimet e tashme te ushtrise izraelite ia kalojne bombardimit te Drezdenit, edhe bombardimit te Hamburgut, ia kalojne bombardimeve amerikane ne Indokine (Kamboxhia, Laos, Vietnam), po te krahasojmw madhesine e territoreve te bombarduara. Gjithashtu kundra kriminelit Njetallah jane gritur padi penale ne Hage e gjetke dhe kjo pra nuk ka si te ndodhe ne te ardhmen, por ka ndodhur.
    Per intelektualin: sjell dy shembuj historike jo te puqshem me njeri-tjetrin, ate ku Zhukovi i paska justifikuar veprimet e perdhunimit te ushtarve (ne kete rast: muzhikve) sovjetike, dhe ate te Saladinit, qw njihet per lejimin e besimtarve cifute dhe kristiane ne faltoret e tyre ne Jeruzalem e qytete te tjera te Filistines (Palestines). Shembulli i pare nuk puqet me te dytin! C’duhet te kuptoj une si lexues nga kjo kunderti?!? Mos ate besnikeri te idiotit ndaj nje padrino, sic beme ne shqiptaret me osmanet, qe u lidhem si bytha me breket me ‘ta per arsye vetjake dhe jo kombetare apo feje, qe u lidhem pastaj me sovjetiket, tani me amerikanet, permjet te gjatit edhe me Izraelin dhe kasapin e Riadit, dhe ne cdo rast i justifikojme edhe kanibalizmat e tyre, por nga ana tjeter mahnitemi ndaj veprave humane, si ato te Saladinit?!? Mos kjo lidhje byth-breke na ka demtuar gjate gjithe historisw?!? Perse mos ta denojme tani Izraelin, sic kemi denuar gjithnje Hamasin me terrorin e tyre fetar ne rripin e Gazes?!? Perse duhet te mbrojme nje perdhunues grash, si Njetallahu, aferat e dhunshme te te cilit ndaj disa femrave jane te njohura dhe gjyqet kanw shkuar si kanw shkuar?!?
    Per Labin: sipas llogjikes tuaj i bie qe, meqw autoritetet palestineze nuk paskan njohur Kosoven, ne perkrahim Izraelin ne te gjitha veprimet e tij! Qe i bie, meqe une u zura njehere me grushta me nje palestinez para disa dekadash, per nje problem pune mw sw tw kotw, duhet te perkrah cdo krim shteteror dhe civil izraelit ndaj palestinezve!!! C’eshte kjo llogjike!?! Vertet qe politika ne bote ecen shpesh ne kete forme mjaft primitive dhe banale, per t’mos thene kriminele! Por s’do te thote te vazhdoje keshtu gjithmone! Ka parime drejtwsie qe perhere e me teper po zenw vend ne popujt dhe politikat e botes. Drejt kesaj rruge po ecim! Ne te kundert nuk do ta padisnin Izraelin vende pro-amerikane dhe kristiane, si Afrika e Jugut, Brazili, etj.!?
    Per DITA-n: komenti im jo i gjate tek Petro Marko duket paska humbur rruges, nuk prish pune, ashtu sic nuk prish pune edhe po humbi ky koment! Sa per dijeni, nuk ju mbetem ne dere me komentet e mia, se ja per pak dite rinis puna dhe s’do kem kohe per komente, keshtu qe do gezoheni serish nga te sharat qe leshohen ketu prej te tjerve!

    Reply
  • K O R C A says:
    April 2, 2024 at 4:50 pm

    Komentuesi me idjot , me antishqiptar , me anormal , pa logjike , i rrjedhur nga trute , qe fluturon me kashte ne bythe dhe. . . nihilist deri tek ai , qe duhet vecuar nga shoqeria sepse perben rrezik permanent per njerezit qe e rrethojne ESHTE IDJOTI I VETESHPALLUR ” INTELOBAJGA ” !

    Reply
  • xyz says:
    April 2, 2024 at 5:13 pm

    Sjellja e Izraelit në Gaza më kujton geton e Varshavës gjatë Luftës sê Dytë Botërore. Izraelitët dhe ata që i mbështesin duan ta fillojnë historinë nga 7 tetori i vitit të kaluar. Në fakt historia e konfliktit izraelito – palestinez ka filluar që më 1948, që kur u formua shteti palestinez. Që atëhere ka ngjarë “Nakba”, dëbimi i 700 000 palestinezëve për të krijuar shtetin izraelit. Dhe që atëhere deri më sot shteti izraelit ka pushtuar edhe 90 përqind të territoreve palestineze. Kemi të bëjmë me një genocid të pastër. Por Amerika dhe Perëndimi janë 100 përqind me Izraelin. bashkë me Egjiptin, Arabinë saudite etj etj. Plani i izraelitëve është dëbimi i të gjithë palestinezëve nga trojet e tyre dhe krijimi i Izraelit të Madh Biblik! Ata kanë planifikuar t’i lëjnë palestinezët si refugjatë muhaxhirë, në Jordani, Liban, Egjipit apo vendet afrikane.

    Reply
    • ¿? says:
      April 2, 2024 at 7:52 pm

      Ia ke fut kot. Ne 1948 u formua shteti i IZRAELIT, jo shteti pasestinez sic thua zotrote. Eshte thjesht korrigjim gabimi, mos e merr si sulm, por po e more si sulm, na plasi menderja. E ke degjuar ti ate fjalen, kur s’ke pula, kot e nget dhelpren. Keshtu sa per kulture.

      Reply
  • Phoenix says:
    April 2, 2024 at 6:00 pm

    Izraeli ka qene dhe eshte nje shtet terrorist, prone e Bankiereve Internacionaliste, i krijuar per interesat dhe axhenden e tyre Globale . Me vjen keq per Hebrenjte e thjeshte te manipuluar qe jane dhe viktima ne kete rast, po aq sa dhe Palestinezet. Por Historia do te perseritet. dhe Hitleri do ju duket si nje engjell, me gjerat qe po vijne e qe kane programuar per ta ne te ardhmen.

    Te presim e te shohim.

    Reply
  • LOL says:
    April 2, 2024 at 8:25 pm

    MENDONIM SE CIFUTET
    QENE VERTETE RACE E MIRE
    NEPER SHEKUJ NUK U ZHDUKEN
    MBIJETUAN NE ERRESIRE

    NA LENDONIN VUAJTJET E TYRE
    SIDOMOS NGA GJERMANET
    PRANDAJ KUR FORMUAN SHTETIN
    DO SHKOJNE MIRE THAME ME MUSLIMANET

    NJIHET SINDROMI STOKHOLMIT
    KUR VIKTIMA KOPJON XHELATIN
    KUJDES NJEREZ VERTITET BOTA
    TA NDAL ASKUSH SE KA TAKATIN

    Reply
  • chess player says:
    April 2, 2024 at 9:52 pm

    Ne fakt celsi i sherrit Izrael-Palestine del qarte ne nje deklarate te H. Trumanit ku pasi njohu Shtetin e Izraelit i pari ne bote vetem 11 minuta pasi ishte shpallur zyrtarisht ky shtet “gabimisht” beri nje gafe te ndershme per ate kohe duke thene….Se ka ca zioniste qe duan te heqim 5-6 miljon palestineze per nje kohe te shkurter dhe te sjellim 5-6 miljon cifute gje qe eshte e pamundur ta bejme sikur te jete nje embelsire ne nje pjatance argjenti…Duhen vite qe Palestinen ta gelltisim pjese-pjese..gje qe po behet realitet sot..aq me shume qe njeriu me fuqiplote ne Washington Blinken eshte me origjine jews….Nuk e kam problem edhe nese palestinezet debohen 100% nga trojet e tyre por nuk do kete zot te beje dallimin midis nazisteve dhe izraelisteve me kete rruge qe po ndjek Nazinjetanjahu..Shpresojme qe izraelitet e mencur te triumfojne mbi nazionistet sa nuk eshte vone.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?