Nga Fatos Tarifa
Botuar në DITA
U bënë dy vite që Moikomin nuk e kemi parë, edhe pse e kemi pasur çdo ditë mes nesh. Por është koha të flasim për të. Në fakt, për Moikomin mund të flitet—dhe do të flitet—në çdo kohë. Dhe ja sepse:
Moikomi mbetet një dukuri intelektuale krejt e veçantë―dhe e rrallë―në botën e letrave dhe në kulturologjinë shqiptare. Unë dhe kushdo tjetër që është i njohur me krijimtarinë e Moikomit mund të mos jemi të një mendjeje nëse përpiqemi të gjejmë një cilësor për profesionin, ose për profilin intelektual të tij.
Ai ishte Moikomi, para së gjithash, një shkrimtar (prozator, poet apo eseist)? Një arkeolog? Një Historian i letërsisë dhe i arteve? Një historian i ideve? Një Bizantolog? Një orientalist? Apo ai ishte të gjitha këto së bashku, me fjalë të tjera, një dijetar erudit, enciklopedist.
Unë mendoj se ky cilësim i fundit i përshtatet më mirë figurës poliedrike të Moikomit, subjekteve të veprës së tij dhjetravëllimëshe dhe natyrës së studimeve, të analizave dhe, përgjithësisht, të krijimtarisë së tij intelektuale. Me erudicionin e tij, Moikom Zeqo më kujton Faik Konicën dhe Aleks Budën, por shkroi e botoi shumë herë më tepër se ata, duke na lënë ne dhe brezave të ardhshëm të shqiptarëve një thesar kulturor të paçmuar.
Subjektet më të preferuar në veprat e Moikomit u ngrenë kult një vargu figurash historike, dijetarësh e artistësh të shquar shqiptarë, si monarkët ilirë Pirro dhe Teuta, Skënderbeu, Pjetër Bogdani, Jan Kukuzeli, Onufri, De Rada, Naim Frashëri, Kristoforidhi, Konica, Noli, Migjeni, Poradeci etj.
Ato i shndërrojnë në tempuj dhe altarë të shenjtë Durrësin e lashtë, Detin Adriatik, Liqenin e Pogradecit, kështjellat e moçme dhe ato mesjetare shqiptare.
Në to takohesh me Homerin, me Shekspirin, Servantesin, Volterin, Didëronë, Gëten, si dhe me disa prej shkrimtarëve modernë, që vetë Moikomi i preferonte mbi të tjerët si, Jonathan Swift, James Joyce, Jorge Luis Borges, Gabriel Garcia Marquez, David Foster Wallace etj.
Në to lexon (dhe mëson) për filozofët budistë, për dijetarët e lashtë grekë, për perandorët romakë me origjinë ilire, për qytetërimin arab dhe për mjeshtërit bizantinë. Lexon, gjithashtu, për “kuptimin e pasvdekjes”, për “dialogët e të vdekurve” dhe për “pavdekësinë e kohës”; për “perënditë pa shqisa” dhe për “botën përtej shqisave”; për “vendbanime shpirtrash” dhe për “engjëj këmbëzbathur”, për “Zonjat e Shkodrës” dhe për “Tri Maritë”, për dashurinë dhe për “erotikën heretike”, për “Diellin e Austerlicit” dhe për “Yllin e Betlehemit”, për “kozmogoninë e ujit” dhe për “teologjinë si gjeografi”, për njerëz imagjinarë dhe për realitete të frikshëm; për të bukurën dhe të pamundurën; për jetën, për vdekjen, si edhe për kufijtë e qenë dhe të paqenë mes tyre.
Në një kuptim shumë real të fjalës, Moikomi ishte njëhershën një “walking archive” dhe një “walking encyclopedia”. Madje, shumë më tepër se kaq. Profilin intelektual të Moikomit e formatonin njëherazi disa role dhe veprimtari kreative të tij: historiani i antiktetit dhe i Bizantit, novelisti, poeti, eseisti, arkeologu, piktori, muzeologu, legjislatori, ministri i kulturës.
Moikomi më ka habitur gjithnjë si poet. Një Poet erudit—më erudit se të gjithë poetët tanë—arkeologu i thellësive të historisë e të shpirtit njerëzor, intelektuali publik i shqetësuar dhe i angazhuar.
Një poet elegant, tronditës, një poet që është vërtet i gjerë e kompleks, i jashtëzakonshëm.
Poezitë e Moikomit kanë një gjuhë që reflekton jo vetëm thellësinë e një mendjeje që gërmon në lashtësi, në qytetërimet e para të racës njerëzore, por edhe përmbajnë metafora të shumta, që e bejnë çdo varg një mendim më vete dhe çdo mendim një varg a një poezi të re.
Moikomi ishte një poet sui generis, pa të ngjashëm në racën e poetëve shqiptarë dhe unë mendoj se kjo shoqëri post-teknologjike në të cilën jetojmë, e ka veçuar atë prej të gjithë atyre që, duke shkruar poezi që të ishin të pëlqyeshme për tregun letrar, kanë humbur kuptimin e vërtetë poezisë dhe, mbi të gjitha, trazinë e shpirtit krijues si antidot i babëzisë së tregut.
Moikomi ishte një poet “gjithnjë i mërguar”, pa të tjerë poetë rreth e qark tij, por, paradoksalisht—dhe për meritën e tij—i rrethuar nga më shumë njerëz që e donin dhe e çmonin (dhe që e kujtojnë) sesa çdo poet tjetër që kam njohur deri më sot. Sepse, ndërsa si njeri, Moikomi ishte edhe poet, si poet, ai ishte, në rradhë të parë, njeri.
Shoku ynë, Njeriu i ditur, Poeti i shkëlqyer, Krijuesi i pashterrur në çdo lëmi të kulturës e të artit, Qytetari kurajoz, Njeriu i mirë, Moikomi ynë ishte dje mes nesh, në një veprimtari që organizoi Akadamia Shqiptare e Arteve dhe Shhkencave (që e kishte anëtar të saj), në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar (që e kishte Drejtorin e saj), për të nderuar krijimtarinë e tij të më shumë se një gjysmë shekulli dhe shumë punë të tjera të vyera e të shkëlqyera që ai bëri në jetë.
Për to u fol nga një panel shumë i nderuar, anëtarë të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe miq e bashkëpunëtorë të ngushtë të tij.
Nëse e vutë re, unë nuk e zura në gojë asnjëherë fjalën “vdekje”, sepse Moikomi, si një epikurian (Epikuri e Lukreci ishin dy autorë të lashtë që Moikomi i çmonte shumë), nuk i trembej asaj por i dha kuptimin më të plotë jetës njerëzore si një realist radikal.
Vdekja ishte një fjalë që nuk u përmend kurrë në bisedat tona, edhe kur ai ishte shumë i sëmurë, por nëse ky ligj i hekurt jetës u bë ndonjëherë shqetësim për të, arsyeja duhet të ketë qenë se ndarja nga jeta u prish krijuesve të mëdhenj si ai planet e tyre dhe ua lë të pambaruara punët e nisura, ose punët që kanë në kokë e në zemër.
Ky ishte meraku i tij më i madh muajt dhe javët e fundit kur po e ndiente se fati po i numëronte një e nga një ditët e mbetura për të. Stoik deri në fund, por, si çdo njeri i gjallë, i paaftë për t’ia ndryshuar rrugën fatit të vet.
Edhe në muajt dhe javët e fundit, Moikomi nuk hoqi dorë nga ajo filozofi stoike e Senekës, që vdekjen e shihte si një përgaditje për jetë.
Në njërën prej mijëra poezive të tij, Moikomi ka shkruar këto vargje: “Ka një mrekulli të vdekjes / të saktë si ligjet / kur trupat tanë do të shpërbëhen në elementë të natyrës / ndoshta do të takohemi si ujëra nëntokëssore, si humus e kripëra te rrënjët e një bime / që ajo të lulëzojë e të hapë petale / e të mahnitë gjithçka me bukurinë anonime”.
U bë kohë pa pirë kafen e mëngjesit me Moikomin te E 88, pranë shtëpisë së tij, ose pranë simes. U bë kohë pa shkëmbyer dot librat tanë, pa folur për Platonin dhe Lukrecin, për Shekspirin dhe Erazmin, për Montenjin dhe Migjenin, për Trojën dhe Durrësin, për Amsterdamin dhe Uashingtonin. U bë kohë pa vajtur së bashku me të në Libohovë e në Gjirokastër, në Ulqin e në Korçë dhe pa u mbledhur me shokët tanë “të tavolinës” për një gotë verë.
Thjesht sepse Moikomi po pushon. Por është mes nesh. Kudo mes nesh. Siç ishte mes nesh edhe dje.
Do të jemi së bashku me Moikomin edhe në të ardhmen. Moikomi nuk është nga ata njerëz që harrohen. Ai ka bërë kaq shumë në jetë dhe ke lënë kaq shumë vlera e kujtime, sa ato do të jenë me ne për një kohë të gjatë. Përgjithmonë.
Një shprehje e urtë thotë: “Vetëm njerëzit që harrohen janë të vdekur”.
Një njeri jeton përgjithmonë sa kohë që ai kujtohet (pas vdekjes) nga ata që e deshën dhe e çmuan kur ishte gjallë. I tillë njeri ishte dhe mbetet Moikom Zeqo.
Na merzitet me kete Moikomin.Ky ka qene njeri pa identitet.Komunist i mjere. Emrin ne fillim e ka pasur Malenkov , ishte mode atehere vinin emra ruse. Sa per artin e tij .Ai eshte i shperndare , me arkeologji , me te shkruar e te tjera. Mbahej si euridit. Cfare mbahet p.sh ne mendje ne popull nga veprat e tij. (Per shembull Ismail Kadare sikur asgje te mos kishte shkruar nga mijra shqiptare don te kujtohet per poezine “Mall” qe pothuaj e dine te gjithe Ca pika shiu rane mbi qela …. , apo Driteroi e te tjere ) Keshtu mos u jepni vlera qe nuk i meritojne. Vajtojvcat komuniste cirren sikur kush ka vdek.Njeri si gjithe te tjeret. Kaq.
Na merzitet me kete Moikomin.Ky ka qene njeri pa identitet. Komunist i mjere. Emrin ne fillim e ka pasur Malenkov , ishte mode atehere vinin emra ruse. Sa per artin e tij . Ai eshte i shperndare , me arkeologji , me te shkruar e te tjera. Mbahej si euridit. Cfare mbahet p.sh ne mendje ne popull nga veprat e tij. (Per shembull Ismail Kadare sikur asgje te mos kishte shkruar nga mijra shqiptare do te kujtohet per poezine “Mall” qe pothuaj e dine te gjithe . Ca pika shiu rane mbi qelq …. , apo Driteroi e te tjere ) Keshtu mos u jepni vlera qe nuk i meritojne. Vajtojvcat komuniste cirren sikur kush ka vdek.Njeri si gjithe te tjeret. Kaq.
Njeriu i PAVDEKSHEM -si ZOTI- POLIGLOTI-Mojkom Zeqo …!
Keq me vjen…jetoj une pas tij,ate perkundur ne djepe,ani se,Ai origjinen nga*Ballkoni Zagorise*ne Durres rritur, une ne *Dangelline Naimjane*lind,-pas lufte ne Tirane,-rruget e aksineve marre,nga Hekurudha e pare-Durres-Peqin, im vella-nga ish Partizan-drejtor kantieresh nisur,,une buzequmesht *korieri Tuneleve*-njohur jeten me te tera. …
E njoha,ne kulmin e jetes Ti, Mojkom Zeqon,te formuar,si njeri i ralle,qe ne rinine e tij,Ai ne Durres e une ne Tirane.Vitet e rities se Atdheut,ne rriteshim. Mojkomi nje jete, i lindur si njeri i shkeces e dijes, une MESUES-personazh i bisedave bere,njohur Ate,ne Tirane,Ai KRYEMENDIE-INTELEKTUALE-deri Minister i Arresim-kulturs,Po; Krye MUZEUT HISTORIK te VENDIT-Vulen e Tij- Ai vene.
Une, nje mesues i thjeshte deri Drejtor shkolle; Mojkom Zeqon-SHEMBELLTYRE,model nga vitet e rinise Tij, si une, punen nisur, ( *Korier i Tuneleve* ne Hidrocentrali e Selites).me Mojkomin deri vite PENSINIST,(nga 1991shi), Ate,te Madhim Mojkom Zeqo,krye istutucioneve te Aresim-Kultres,DREJTOR i Muzeut Kombetar-Gjurme lene. Vitet ne pension,krah Tij ne Tirane dhe -rrugeve te emigracionit.. Faleminderi i nderuar Fatos Tarifa-biri te rrallit Sevo Tarifa,IDHULLI im nje jete,me Mojkom Zeqon- si binjak-Ti djale i Tij,per tu PIRE ne KUPE,-si gjithnje, krah mendieve atdhetare-dale…Faleminderit. I perjetshem Kujtimi i JETES dhe VEPRES se;TE PA VDEKSMIT-Mojkom Zeqo.
Me *Pasuesi veteran*te Torontos-shprehim falenderimet,ne kutim te Akademikut-Mojkom Zeqo*
O Dhimiter, o i rrjedhur, po shko vdis ti mor qenef, se kushedi ngjallet Moikomi. O hipokrit, ti i thua keto fjale, se e di qe nuk ndodh, por ti as edhe nje dite nga jeta jote e mjere prej lypsari nuk do te jepje as edhe per nje vit te Moikomit. Po nejse, si me Moikomin, si pa Moikomin nuk se kushedi cfare ndryshon, ja nuk shkruhen me nga ato shkrimet halucinante per origjinen shqiptare te Cervantesit, apo mbreterve te Frances e ku di une cfare kllapish e shoqeronin ne gjume kete Moikomin e pastaj çudiste e linte me goje hapur ca si puna jote.
T’ju vije turp qe flisni keshtu per Moikomin….TURP TURP….Mjere ju dhe familjet tuaja
E perse qeka kaq turp te thuash te verteten ore Arben? Qofte edhe per Moikomin. Here here dukej si halucinant qe patjeter duhet te sajonte sensacione te tipit “Mbreterit franceze ishin me origjine shqiptare”, tashti jo te gjithe, po njelloj prineshe e ku di une.
Te gjitha mjeshterite qe i vini z.Zeqo,une do ti permblidhja ne nje rresht.
Ishte nje Ciceron i shkelqyer Muzeu,.
Ishte i lindur.