Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një përmbledhje politike e 2022 dhe çfarë na pret në vitin që sapo hyri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Një përmbledhje politike e 2022 dhe çfarë na pret në vitin që sapo hyri
KryesorePolitike

Një përmbledhje politike e 2022 dhe çfarë na pret në vitin që sapo hyri

Published: January 1, 2023
Shpërndaje

 

Udhëheqësit aktualë politikë kanë qeverisur vendin që prej tre dekadash, duke alternuar rolet, nga maxhoranca në opozitë dhe anasjelltas.

 

- Publicitet -

Fundi i vitit 2021 dhe fillimi i vitit 2022 shënoi një periudhë lajmesh të bujshme në Shqipëri. Në 14 dhjetor 2021, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka përfundoi në burg, i akuzuar për korrupsion dhe përvetësim të miliona lekëve të taksapaguesve.

Në 4 shkurt 2022, edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kaloi nga salla e gjyqit ku shpresonte pafajësi, për te qelitë e burgut nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa Alqi Bllako u bë një nga të paktët deputetë në detyrë që përfunduan në burg nën akuzat e korrupsionit dhe abuzimit me detyrën.

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe u dënua me dy vite e katër muaj burg në korrik të këtij viti, pasi ishte arrestuar një vit më parë, nën akuzat për korrupsion.

Megjithatë, sistemi i ri i drejtësisë vijon të mbetet në sprovë, sa i përket pavarësisë nga politika dhe mundësive për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë.

Fundi i vitit u mbyll me zgjedhjen e një kryetari të ri të SPAK, mes denoncimeve të njëpasnjëshme të ambasadores amerikane, Yuri Kim për “ndërhyrje në proces” dhe një finale që duket se i la amerikanët të kënaqur, por disa të tjerë në mëdyshje.

Viti 2022 ka gjasa të mbahet mend gjithashtu si viti kur opozita kaloi nga njëra krizë në tjetrën, ndërsa mazhoranca e kryeministrit Edi Rama e konsolidoi edhe më tej pushtetin.

Edhe media, që në demokracitë liberale mban nofkën “pushteti i katërt”, pësoi zhvillime. Një prej televizioneve përfundoi i konfiskuar nga shteti si produkt i parave të pista, ndërsa një hotel i një pronari tjetër mediash u hodh në erë me dinamit si ndërtim pa leje.

Sipas Raportit të Progresit, një raport kyç i Komisionit Evropian që mat ecurinë e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit, vendi nuk bëri  progres gjatë 2022 sa i përket lirisë së medias.

“Inceneratorët” dhe antikorrupsioni

Në muajt e parë të vitit një komision parlamentar hetimor për aferën e inceneratorëve, zbuloi fakte korrupsioni në shifra marramendëse që u bënë publike. Afera e inceneratorëve përndoqi maxhorancën deri në fund të vitit, kur një gazetar publikoi ato që i quajti, prova të një krimi të dyfishtë: nga njëra anë, përfitime të paligjshme të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj në formën e hoteleve luksoze të paguara nga biznesmenët e inceneratorëve; nga ana tjetër, mungesë hetimesh nga ana e prokurorëve të angazhuar në këtë çështje.

Prokurorët nuk e mohuan ekzistencën e këtyre provave, por u justifikuan me argumentin se “hetimet vijojnë”.

SPAK mbylli hetimet për koncesionet e trajtimit të mbetjeve në Elbasan dhe Fier dhe dërgoi dhjetëra të akuzuar në gjyq, por pikëpyetjet mbi rolin e zyrtarëve më të lartë të qeverisë nuk kanë marrë ende përgjigje.

Politika e nongratave

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha u shpall i përfshirë në korrupsion madhor nga Departamenti Amerikan i Shtetit në vitin 2021 si dhe nga Mbretëria e Bashkuar më 2022. Ai e rimori partinë, që nuk ka njohur ndonjë udhëheqës tjetër real në gati tre dekada ekzistencë me një proces të cilin ai e quan Rithemelimi, vlefshmëria ligjore e të cilit është duke u shqyrtuar në gjykatë.

Berisha duket se efektivisht kontrollon zemrat e pëdëistave dhe fizikisht zyrat e Partisë Demokratike. Kundërshtarët e tij kontrollojnë efektivisht grupin parlamentar, ku shumica e deputetëve nuk i binden Berishës.

Ndërkohë, një proces gjyqësor që teorikisht duhet t’i japë celësat e zyrave si dhe vulën e partisë Berishës ose kundërshtarëve të tij, po zgjat pa mbarim. Pasi gjykata e shkallës së parë i dha të drejtë Berishës, gjykata e Apelit e ka shtyrë vendimmarrjen që nga marsi i këtij viti.

Në qershor,  Ilir Meta, u akuzua si spiun i Sigurimit të Shtetit, policisë sekrete famëkeqe të kohës së komunizmit, të njohur për burgosje, tortura dhe vrasje të të dyshuarve si kundërshtarë politikë të Partisë së Punës.

Meta i ka mohuar akuzat ndërsa çështja është harruar pas një spektakli të shëmtuar në parlament, ku PS dhe PD Zyrtare bashkuan votat në disa ndryshime ligjore, të cilat në mënyrë të gënjeshtërt u prezantuan në publik si “hapje e dosjeve”.

Arratisja e shqiptarëve

Toka e Premtuar këtë vit doli se ishte Mbretëria e Bashkuar. Shqiptarët që mbërritën për të kërkuar azil në Angli, pasi kapërcyen La Manshin me gomone, ishin së paku 15 mijë vetë, sipas autoriteteve në Londër. Shumica dërrmuese janë të rinj.

Disa sugjerojnë se vala masive e emigrimit, e cila po zbraz Shqipërinë sub-urbane dhe rurale nga rinia, është shkaktuar nga fakti se në një farë mënyre, shqiptarët kanë mësuar ekzistencën e një “problemi” në ligjin britanik, një ligj i vitit 2015 i quajtur “Ligji Kundër Skllavërisë Moderne”, i cili lejon emigrantët të fitojnë azil në rast se provojnë se janë trafikuar.

Minorenët dhe gratë e kanë më të besueshme këtë version. Pra një tetëmbëdhjetëvjeçar shqiptar mund të shkojë në Angli me vullnet të lirë dhe të pretendojë se “është trafikuar”. Kjo është çfarë supozohet.

Nga ana tjetër, një avokate për ndihmë ligjore falas në Mbretërinë e Bashkuar vuri në dukje se sistemi i azilit në këtë vend është shumë i rreptë dhe se ai vështirë se mund të abuzohet nga shqiptarët. Ajo vuri në dukje se si, në disa raste që ajo ka mbrojtur, shqiptarët kanë rënë në duart e krimit të organizuar, pasi familjet e tyre kanë rënë në vështirësi financiare për shkak të nevojës për të paguar për kujdes shëndetësor.

Problemi u ngrit në diskutim në nivelet më të larta politike në Mbretërinë e Bashkuar dhe u bë temë debati parlamentar atje, por jo në Shqipëri. Sipas autoriteteve shqiptare, Shqipëria nuk ka kurrfarë problemi të tillë.

Në nëntor, u miratua në parlament falja e Portit të Durrësit një grupi kompanish, me të cilën është negociuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qeveria. Kompania merr përsipër të ndërtojë pallate dhe një port jahtesh në tokën publike, ndërsa shqiptarëve u lind nevoja të ndërtojnë një port të ri për importin dhe eksportin e mallrave.

Kryeministri Rama ka premtuar gjithashtu amnisti fiskale dhe pasaporta të arta për “investitorët e huaj”, dy politika këto që kritikohen nga Bashkimi Evropian dhe që sipas kritikëve rrezikojnë ta kthejnë Shqipërinë në një parajsë për të huajt e pasur, por jo për vendësit.

Sfidat për vitin e ri

Pritshmëritë më të mëdha për vitin e ardhshëm duket se lidhen me veprimtarinë e SPAK-ut dhe gjykatës së posaçme antikorrupsion dhe frikën për krizë ekonomike të shkaktuar nga ngërçi i rritjes së shpejtë të interesave të kredive.

Viti i ri 2023 ka gjasa të shënojë një rritje të numrit të zyrtarëve të lartë pas hekurave në historinë e re të vendit, por shqiptarët duket se presin më shumë dhe po kështu edhe diplomacitë e vendeve partnere.

Lufta kundër korrupsionit dhe ndëshkimi i korrupsionit janë synim në vetvete për të frenuar korrupsionin në të ardhmen. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse fushata antikorrupsion do të jenë zanafilla e një beteje sistemike kundër pandëshkueshmërisë, apo viktimë e një drejtësie selektive, që përpiqet të bëjë minimumin e mundshëm në kushtet e presionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar.

Telashi i dytë për shqiptarët më 2023 duket se lidhet me krizën ekonomike që mund të vijë nga ngërçi i kredive.

Shqiptarët si individë nuk janë të mbingarkuar me borxhe. Përkundrazi, kreditë e individëve dhe bizneseve ishin të barabarta me 47% të depozitave në nëntor të këtij viti, ndërsa kanë qenë 55% në vitin 2015 dhe 60% në vitin 2010.

Problemi është se shqiptarët janë huamarrës në banka jo vetëm si individë apo si biznese, por edhe si tatimpagues. Ndërsa familjet dhe bizneset kishin 724 miliardë lekë borxhe, qeveria shqiptare ka dyfishin e kësaj borxh të brendshëm dhe të jashtëm.

Interesat e borxhit publik dhe privat u rritën në mënyrë marramendëse gjatë këtij viti. Në janar, interesi i bonove të thesarit 12 mujore ishte 1.6%, ndërsa në nëntor arriti në 5.8%. Ndërsa kostoja e borxhit publik rritet, po kështu rriten edhe interesat e kredive të familjeve dhe bizneseve, duke krijuar një situatë në të cilën, disa qindramilionë euro do të duhet të ndryshojnë duar, nga taksapaguesit apo huamarrësit, te bankat.

Ndërsa qeveria dhe familjet do të duhet të shtrëngojnë rripin për të paguar këstet e kredive apo interesat e borxhit, konsumi i munguar ka gjasë do të sjellë rënie të konsiderueshme ekonomike.

Ndonëse shtrëngimi i kushteve të huamarrjes është një e keqe e domosdoshme për të zbutur inflacionin, në rastin e Shqipërisë, ku shumica e inflacionit është shkaktuar nga mallrat e importit, vuajtjet ka gjasa do të jenë të panevojshme dhe pa sjellë reduktim të inflacionit.

Politika normale në këtë situatë është reduktimi i huamarrjes nga sektori publik dhe zbutja e fuqisë së bankave për të ekstraktuar interesa më të larta nga borxhi publik afatshkurtër. Por duke qenë se Shqipëria pritet të ketë zgjedhje të pushtetit vendor vitin e ardhshëm, gjasat janë që qeveria do të mbajë borxh publik të lartë duke e përkeqësuar situatën, në vend që ta përmirësojë atë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • and justice for all says:
    December 31, 2022 at 11:00 am

    Inceneratoret jane “Patatja e nxehte” dhe Guri proves per ate te famshmen Drejtesia e Re. Ajo se duhet te pranoje verdiktin e Kryeministrit se “Tek Inceneratoret ka ZERO vjedhje” ose te dergoje te tjere atje neper qeli qe ti bejne shoqeri atij Lefter Kokes. Duke nis me Erion Veline te parin per Inceneratorin fantazem te Tiranes qe gllaberon miliona Euro akoma. Ngado te rrotullohet Edi Rama ai muri i larte i super-vjedhjes tek Inceneratoret do ta ndjeke deri ne varr.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    December 31, 2022 at 11:22 am

    Vaksinat, covidi fantazem gjenocidi etj…

    Reply
  • Shkrim me të meta! says:
    December 31, 2022 at 11:47 am

    Analizë e gjatë, por nuk keni përmëndur që drejtësia e re duhej që t’a fillonte nga Berisha dhe Meta, për të cilët « Krupa është derdhur me kohë », pas këtyre vijnë të tjerat. Madje mund të thuhet që dënimi i tyre do të zgjidhte shumë nga ato probleme që ju shkruani. Amerikanët po thonë që Berisha është i korruptuar dhe SPAK-ut nuk vepron, gjë që tregon që ligjet në Shqipëri veprojnë në mënyrë selektive dhe nuk është i njëjtë për të gjithë. Shkurt, edhe BIRN bën politikë në analizën e mësipèrme.

    Reply
  • Andis says:
    January 1, 2023 at 2:19 am

    Si nuk ka nje prokuror si Aranit Cela ne kete kohe. Ti fuste nga nje denim me vdekje te gjithe kriminelave dhe politikaneve qe vjedhin.

    Reply
  • fteri says:
    January 2, 2023 at 3:46 pm

    Frikë, mashtrim, çoroditje: ky ishte vizioni ynë i 1996,97,98 që mbolli Sali katrani ,sabotim e frikë në hierarkinë e DREJTËSISË dhe renje në koma të ushtrisë kohës , DORZIM i ushtrisë shqiptare te disa halabek (më të fortën në histori tonë ushtarake !),të udhëhequra nga spiunazhi huaj i Ramiz Alisë , kjo situatë mashtrimi i nongratave ,vazhdon edhe në v.2022-23,asnjë ndjeklje penale nga SPAK ,për kryengritjen ,shkatrrimin e vjedhjen me rrënjë e degë të ushtrisë shqiptare SI-TRADHTIA MË E MADHE E SHEKULLIT !?…

    “Ushtria është, në mënyrë ekselente, vendi ku themi të vërtetën sepse i kushtojmë jetën ” !…,Thuhet në peticionin e ushtarakve Francez drejtuar Makronë.Dhe kjo është më se e vërtet,si drita diellit edhe për dramën tonë të 1997 ,kur Saliu ndau shqiprinë në dy gjysma !

    Nga ana tjetër qeverisja e Sali Berishës në v. 1997 e hodhi popullin shqiptar në luftë civile vllavrasësje makbre ushtria frikacake me gjeneralët e saj ,u mashtrua mbi 5000 shqiptar u vranë u sakatun ! u hapën depot ushtarake ,u rrëmbyen armët e municinet nga popullata u përdorën për gjakderdhje ,u liruan kriminelët ,banditë trafikantë nga burgjet situata doli jashtë kontrollit kur veriu sulmoi jugun me avion e tanke ,
    DHE ASNJË USHTARAK I LARTË apo i mesëm NUK E NGRITI ZËRIN KUNDËR apokalipsit dhe KLASËS POLITIKE QË U INSTALU NË SHQIPËRI ,KLASË NGA MË TË SHËMTUARAT E HISTORISË SONË !.

    Gjithçka u trafiku ,u dogjë e u rrafshu.Mjer vatani ,mjerë mileti me këta lider perverës që tani jan organizu në banda kriminelësh jan bë sheik ,kur Saliut ju bë një pyetje këto ditë të v.ri 2023 nga një gazetar i TV-Klanit ,sa është pasuria e juaj ?….Ai gënjeu si qen ,tha kam 100 mijë Euro !…..Këtu Spaku duhet filloi arrestimet ,ose të na zhduket.Por përse shqiptarët u mashtruan dhe vazhdojnë të mashtrohen përsëri ?……..SEPSE :

    Megjithse ushtria besnike e RSH-së kishte bërë dhe betimin për të dhënë edhe jetën për atdhe, sepse ishte struktura më e ndërgjegjshme në kohën e Enver Hoxhës ajo heshti u dorzua me turp !…..,por më e keqja edhe ajo doli tradhtare ose frikacake ju nënështru një civili i emruar gjeneral -Gazidede e gangësterve të Sali Berishës dhe Fatos Nanos !..Që këtu fillon gjakosja e plumbat mbi shqiptarët !…TRAGJEDIA !……QË VAZHDON DHE SOT NË V,2022-23 ?…!KU JE SPAK,KU JE SPAK ,APO JE ASPAK PO NA MASHTRUONI PËRSËRI ,SEPSE :

    Ushtria i la dorë të lirë civilve armiq të shkatrronin ushtrin dhe ti vinin zjarrin vendit ,sepse ushtria heshti !..

    Reply
  • alphade says:
    January 3, 2023 at 1:11 am

    Mos e nxirrni me ne fotografi kete
    Quasimodo-n ! Ka 3 vjet qe na e be-
    ri jeten uthull e zeherr …..Fytyre e
    urryer, e neveriteshme …..!

    Reply
  • alphade says:
    January 4, 2023 at 12:35 am

    Hiqeni nga mendja: Te gjithe “ASPAK-asit jane brumi i korruptuar,
    mafioz, I degjrneruar, degraduar, dinake. hileqare deri ne ekstrem,
    mashtrues, manipulues. hipokrite, servile derisa edhe zonjen e
    nderuar KIM, Ambasdore e Mikut tone te Madh dhe te Pazevende-
    sueshem arriten t’i bejne “teteshin” dhe KUSH, i paafte per cdo ne
    fushen e jurisprudences. por marifetci per djallezi , QuasiModo i
    Shqiperise , A .K …..!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?