Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një rrugë në Tiranë merr emrin e gazetarit Fatos Baxhaku/ Veliaj: Përfaqësues i vlerave të gazetarisë së vërtetë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Një rrugë në Tiranë merr emrin e gazetarit Fatos Baxhaku/ Veliaj: Përfaqësues i vlerave të gazetarisë së vërtetë
AktualitetShoqëri

Një rrugë në Tiranë merr emrin e gazetarit Fatos Baxhaku/ Veliaj: Përfaqësues i vlerave të gazetarisë së vërtetë

Published: November 5, 2022
Shpërndaje

Fatos Baxhaku, një nga pionerët e medias shqiptare pas viteve ’90, i cili u nda nga jeta tre vite më parë, në moshën 55-vjeçare, do t’i japë emrin një rruge në Tiranë. Në pritjen e organizuar në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj iu tha familjarëve se kryeqyteti është sot i nderuar që përkujton një përfaqësues të denjë të gazetarisë shqiptare.

“Është një ndjesi shumë e bukur të kujtojmë një mik, një vëlla – disa e kanë mik e vëlla prej shpirtit e gjakut, disa prej nesh e ‘adoptuan’ si të tillë pasi e njohëm. Fatos Baxhaku i përkiste një gjenerate që nuk vjen më. Unë do doja që kjo gjeneratë të shtohej, por qartazi ka ndryshuar shumëçka nga ajo kohë kur gazetaria ishte idealizëm, kur profesioni ishte më shumë mision se kontabilitet në fund të muajit, kur të qenit mentor i të folurit mirë për dikë, të promovuarit një brez të ri, ishte një detyrë mbi detyrat në sensin e jo vetëm të përcjelljes së një zanati apo profesioni, por të dijes që shkon dorë më dorë”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se emri që lë pas për brezat e rinj, është një sfidë për secilin prej nesh që bëjmë punë publike.

- Publicitet -

“Sfida për ne të tjerët është a po jetojmë një jetë të denjë, që nesër të jemi përfaqësues të më të mirës së kombit tonë, siç ishte Fatosi, përfaqësues i më të mirës së kombit tonë. Kjo nuk vlen vetëm për gazetarët, por edhe për ata që bëjnë punën time. Secili duhet t’i bëjë një pyetje vetes: A po jetoj një jetë, që nesër do nderohem nga i madh e i vogël në këtë qytet. I jemi shumë mirënjohës Fatosit për kontributin e tij, për gjithçka që përfaqëson. Ai i përkiste më shumë se një familje”, tha Veliaj.

Në emër të familjes, vëllai i gazetarit Fatos Baxhaku, Arturi, tha se ndihej shumë i nderuar për vlerësimin.

“Tosin e kanë dashur shumë sa ishte gjallë. E shoh edhe tani. Nuk është vetëm dashuri, por edhe vlerësim për punën e tij, për idealet që ai kishte, pasionin dhe mendimet për të përmirësuar sadopak dhe për t’i shërbyer këtij komuniteti, njerëzve. Gjesti juaj i vë vulën këtij vlerësimi. Ju falenderoj shumë në emër të familjes”, u shpreh ai.

Fatos Baxhaku ishte autor i reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë dhe një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar. Ai u nda nga jeta në moshën 55-vjeçare.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • dalta says:
    November 5, 2022 at 2:39 pm

    Fatos Baxhaku djalë shumë i mirë, shokë i pashembullt, shpirt i lirë , djalë artist poooor… gazetar mediokër… mjaft me superlativa të pamerituara…. se po e katandisni si djalin e Zef Dedës “mjashtër i madh”. Kur i jepni më shumë se c’i takon barazohet me tallje…Lëreni në shenjtërinë e vet!!!

    Reply
  • Andis says:
    November 6, 2022 at 4:21 pm

    Fatos Baxhaku njeri me te vertet I lire ne shpirt e ne personalitet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ngrohja globale po përshpejtohet, njihuni me zonat më të prekura
  • Kufizime mediave, dosjet dhe përgjimet publikohen pasi t’i lejojë Gjykata
  • Procedohet Adrian Hila, policia çon në Prokurori dosjen për videot intime
  • Hetimet për çështjen KAYO, SPAK i sekuestron telefonin Ardi Veliut
  • AUDIOPËRGJIMI: Kontroll në vilën e Ron Yeffet, SPAK sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

Komentet e Fundit

  1. Boll on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  2. Genti on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  3. Emigranti on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  4. Anonymous on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  5. Jugu on “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Si gënjeu kompozitori mikun e tij të zhveshur që vuri re kamerën e fshehur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?