Për gazetarin Mero Baze “fjalimi i Edi Ramës ka gjetur më shumë aprovim në perëndim dhe sidomos në shtypin perëndimor dhe ka shqetësuar vetëm antiperëndimorët e Shqipërisë”.
“Kam parë dje shumë twiter apo komente të shumë personaliteteve ndërkombëtare, madje nga ata që nuk e honepsin dot Edi Ramën që shkruanin “se kur ka të drejtë ka të drejtë”. Nuk kam parë thuajse asnjë koment negativ në shtypin perëndimor, dhe thuajse asnjë shkrim paranojak, që ta konsideronte fjalimin e Edi Ramës si përpjekje e tij për ta larguar Shqipërinë nga Evropa. Përkundrazi ankesa e tij e dhimbshme që i ngjante më shumë një vaji dëshpërues të një fëmije, para një porte që nuk po hapet, është tregues i këmbënguljes së Shqipërisë për të hyrë në portat e BE dhe jo ndonjë dëshirë për tu larguar prej saj” – thotë Baze, i cituar sot në faqen e parë të DITA lidhur me sjelljen dhe deklaratat e kryeministrit Rama në Bruksel.
Por diplomati dhe publicisti Shaban Murati mendon të kundërtën. Ai i quan deklaratat e kryeministrit shpërthim kolerik, madje edhe anti-dipmomatike, duke e konsideruar gjuhën e përdorur, një “gjuhë vulgu”.
“Në qarqet diplomatike europiane dhe ballkanike u shokuan nga shpërthimi i histerisë antibullgare të kryeministrit shqiptar. Histeri, që kulmoi në mes të Brukselit në 23 qershor me klithmën antidiplomatike dhe antietike kur në konferencë shtypi iu hakërrua gazetarëve bullgarë për atdheun e tyre: “Ju jeni një turp!”. Diplomatët po qëmtojnë të gjejnë arsyet personale të këtij shpërthimi kolerik, sepse arsye shtetërore nuk ka. Sepse edhe po të kishte, kryeministri i një shteti nuk mund të flasë në publik me gjuhën e vulgut” – shkruan Murati në rubrikën “Shënim nga blloku diplomatik”.
Por Baze thotë se gjuha e ashpër e Ramës me Bullgarinë, vetëm ndihmoi më shumë forcat politike properëndimore në Bullgari të zhbllokonin situatën dhe u prishi punë më shumë politikanëve antiperëndimorë në Tiranë, që “filluan të qajnë dhe për Bullgarinë”.
“Debati i Edi Ramës me Bullgarinë nuk ishte armiqësor, por i tensionuar. Komentet e tij nervoze me disa zyrtarë bullgarë, kujtesa që u bëri se ai ka njohur minoritetin bullgar në Shqipëri me një qasje që dëshmon standardet perëndimore të Shqipërisë për këtë çështje, dhe akoma më tepër telefonata e lumtur e Borisovit që njoftoi vetë kryeministrin e Shqipërisë për rënien e vetos bullgare, nuk tregojnë armiqësi me Bullgarinë, por një dinamikë të fortë bashkëpunimi, të cilat kanë anën e tyre dramatike për shkak se ishin shkaku i bllokimit të dy vendeve në rrugën drejt BE. Shumica e politikanëve bullgarë, janë në anën e Shqipërisë dhe Maqedonisë në këtë histori, por tani janë pengje të zhvillimeve të mëparshme politike brenda vendit të tyre” – shkruan Baze.
Murati e shikon krejt ndryshe dhe thotë se kryeministri ka bërë lojën e Beogradit duke sulmuar Bullgarinë pa shkak.
“Bullgaria, si anëtare e BE, e ka deklaruar qysh në ditën e parë të vetos ndaj Shkupit se është për hapjen e bisedimeve të pranimit të BE me Shqipërinë. Është zgjedhje e BE, që nuk don t’ia hapë bisedimet Shqipërisë për arsyet e saj, dhe jo për fajin e Bullgarisë.
Veto bullgare për Shkupin është për BE thjesht një pretekst. Edhe Serbisë, që ka bërë katër agresione të përgjakëshme kundër shteteve fqinjë, BE ia dha statusin e shtetit kandidat disa vjet para Shqipërisë. Nuk kishte veto bullgare në atë kohë.
Inati kryeministror shqiptar lidhet me shqetësimin e madh të Serbisë për efektet e vetos bullgare në raportet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Një plotësim i kërkesave historike, linguistike dhe identitare të Bullgarisë nga ana e Shkupit do të rrëzonte gjithë narrativën artificiale të krijimit të republikës virtuale të Maqedonisë nga Serbia në vitin 1945 si kundërvënie ndaj Bullgarisë.
Me plotësimin e kërkesave bullgare nga Maqedonia e Veriut Serbia do të humbte pozitat e forta të influencës, që gëzon nëpërmjet lobit dominant serb në Shkup. Për këtë arsye Beogradi ka nxitur intransigjencën e Shkupit ndaj Bullgarisë dhe acarimin e marrëdhënieve midis tyre. Lobi serb në Shkup ka bllokuar çdo tentativë të diplomacisë së Maqedonisë për fleksibilitet ndaj kërkesave bullgare.
Kryeministri shqiptar ka hyrë si zhol në këto raporte bullgaro-maqedonase, duke mbrojtur interesin strategjik të Serbisë dhe duke sulmuar Bullgarinë. Pra kryeministri shqiptar i ka hipur kalit antibullgar të Serbisë” – shkruan Murati, shkrimi i të cilit ka fjetur jehonë në median bullgare.
Baze e mbyll opinionin e tik duke thënë se Edi Rama “ka vajtuar në emër tonë në shtëpinë e atyre që akoma nuk na hapin derën”.
“I vetmi debat që mund të jetë në këtë rast me ata që e duan vërtet Shqipërinë në perëndim, është a na nderon e qara e tij. Në këto kohë, mendoj se fjalimi i tij është i vetmi mall eksporti i mirë që kemi për në Evropë” – thotë Baze.
Murati tërheq vëmendjen mbi qëndrimet proshqiptare të Bullgarisë në vite dhe e quan qeverinë e sotme shqiptare “pa memorie diplomatike”.
“Shqipëria, Kosova dhe kombi shqiptar nuk kanë nevojë të bëjnë armiq të rij në Ballkan. Na mjaftojnë armiqtë e vjetër të pakoregjueshëm si Serbia, e cila mban rekordin e borxhit të papaguar të gjakut, që i ka kombit shqiptar” – përfundon ai.
Komentet e Bazes dhe Muratit janë botuar sot nga DITA. Në versionin online ato mund të lexohen të plota duke klikuar KËTU dhe KËTU.
o.p. / dita
Paralelizmi me renien e Kostandinopojes nderkohe qe prifterinjte debatonin per seksin e engjejve nuk eshte gjuhe vulgu.
Per murat shabanin ,apo Besnik Mustafain,Edi Rama per te bere diplomaci te “denje”duhet te veproje si prostitucioni me shejket ne dubai “pra “diplomaci prostitucioni”.Me keta ddo te shkoje shqiperia gjithenje nen bythet e Europes.
Mos krahasoni nje ish diplomat mbetje e milloshevicit me km rama. Qendrimi i rames ne bruksel qe vertete dinjitoz. Shqiptaret nuk jane lecka qe be te fshije kepucet dhe pastaj ta hedhe. Ka ardhur koha qe shqiperia te jete anetare e be e jo te sorollatet neper dyert e brukselit, e ato te mos hapen. Cdo shqiptar, sado i thjeshte qe te jete duhet te mbaje qendrim dinjtoz kudo qe te jete e jo te qendroje si langaraq, ashtu si beri berisha ne ceremonine e anetaresimit ne NATO. Besoj e mbani mend, presidenti jone ishte ne radhen e duhur, ndersa berisha i paftuar, mundohej te spostonte pjesmarresist (tamam si pederast) per te dale ne radhe te pare. A ka me turp ne syte e botes.
“Vendi juaj eshte turp” – u tha Edua i Madh i Ballkaneve Juglindore. Sipas Mero Bazes e tere Evropa me dy gram tru ne koke i jep te drejte Edos se Madh. Kuptohet, por s’è thote askush, por vetem Mero e merr vesh. Po te kish thene kete Bullgari turpi Salihu i Berisheve Mero do kishte marre vesh te kunderten me 100%. Ne fakt, Edua i Madh i Ballkaneve Juglindore do ishte mire te pushoje pak, se e i Ka hipur kalit te Madheshtise. E perdor Shqiperine sikur me qene OKB per te dale madheshtia e tij ne plan te pare. Egoist i lindur. Ky e paska njohur minoritwtin bullgar me nje telefonate, sikur me qene bakshish kafehane. Vendet fqinje kane strategji kombetare, ky e perdor si tavoline muhabetesh personale. Cili komitet studjuesish apo grup pune me eksperte te disa fushave arriti ne perfundimin se ne Shqiperi ekziston minoriteti bullgar? Cilat jane kushtet per te cilesuar “minoritet” nje etni te caktuar brenda popullsise se pergjithshme? Kush i numeroi? Apo futja kot. Il ore, hapi vendin te tjereve se na cave derrasat. Je bere Njesh si Salihu dhe kur ta kujtojne kete shet mend se nuk paske vrare si Saliu. Dmth qenke me dobic se Salihu dhe kjo qenka pozitive?! Kur iu refuzua statusi Maqedonise Zaevi beri doreheqje. Ky Edua madheshtor i Ballkaneve Juglindore as per kaq gje s’ka kuraje. Ka frike se harrohet shpejt dhe Mero Baze nderron kaseten e muzikes.
Të më falë profesori por Mero Baze ka të drejtë. Nuk pashë kërkund gjuhë vulgu, por një reagim të drejtë, i cili lidhej më tepër me qëndrimet e Europës “kurvë” se sa me Bullgarinë.
Nuk eshte koha kur europa vendos per cdo gje qe nga kufijt si dikur dhe politikanet qe fatkeqsisht vazhdojne te mos shkojne as ne hale pa lejen pa pyetur nderkombetaret…
Nuk eshte koha per tallje mendere me kushte e veto e me sot e me neser….
Dikur tallesh berlusconi me gjyhen e saliut se eshte gjinija femrore dhe na sill ca femra ketu dhe ai zgerdhihesh…
Eshte koha ti tregosh vendin kujtdo…
Kur te ben kakardhija edhe bullgaria vendi me i dhjere i BE,imagjino te tjeret….
Kjo retorike mashtrimi per katunare dru me pre qe nuk kane dale nga shpella enveriste me pune vullnetare na kujton:
O ENVER TE LUMTE GOJA
ARMIKUN SHAVE NGA UNOJA!
Falënderojmë Edi Ramën Burrë-Shteti që i theu hundët BE në strofkën e saj,Pasi po tallet me Shqipërinë në këto 32 vite dhe me KM Edi Ramën 10 vjet.
-Jam OK me Mero Bazen,ndërsa Shaban Murati ka vite që sulmon pa baza Edi Ramën.
-Në Bruksel ER u tregua Atdhetar Kombëtar nr.1,pasi i doli në krahë edhe Kosovës si askush më parë..Duke ju treguar burrokratve të BE se..Kosovarët kur ishin nën çadrën e Titos lëviznin lirshëm në Europë e kudo,ndërsa kur u çliruan nga UÇK dhe NATO tashmë po rrin në shpi të kyçur,të diskredituar nga Europa.
-Vetëm për kët Shaban Sali Murati duhet të falënderonte Edi Ramën.
-Në fund doli se kush është fajtori kryesor.MAKRONI FRANCËD ja la stafetën kryesuesit të radhës për 6 muajt e ardhshëm.Athere do dali një Bullgari tjetër..!!
-Z.Shaban: populli thot..Po ti dish e mira kaut nuk i pritej koka..!
FLM E.Rama..DITA..
Te lumte “intelektual”. Shqiptaret nuk duhet te ankohen per poshtersite qe ka bere e po ben europa kunder tyre, bile nuk duhet te flasin fare vetem te bejne amin per cdo gje. Jo ore shok jo, edhe shqiptaret jane njerez njesoj si europianet dhe meritojne shume me teper, e nuk ka europian apo aziatik qe i u mohin. Rames i lumte se i shkundi, me keq bullgarine. Nuk di kush ben deklarata nga bullgaria pasi parlamenti miratoj kerkesat e rames, ndersa qeveria qe i kundershtonte nuk ekziston me.
Kujtimi:
Kur Parlamenti bullgar vendosi te heqe voten bllokuese Rama nuk dinte gje akoma por kishte rene ne depresion enverist te thelle dhe kishte refuzuar te shkonte ne Bruksel, intelektuali me kameren e tij ishte ne prani te ngjarjeve dinamike ne Sofje e njoftoi edhe permes njoftimit sihariq ne gazeten DITA, por kryeministri shqyptar nuk i besoi intelektualit dhe vazhdoi avazin enverist te fyerjeve dallkauke si ato qe beri per presidentin amerikan Trump duke e cilesuar si Fatkeqesia e Botes, tani pasi opozita bullgare kishte ngritur veton bllokuese Edi Rama perseri ofendoi BE me nje gjuhe rrugaci si Fatkeqesi Natyrore dhe mallkoi Bullgarine me nje arrogance halabakesh te papare qe buron vetem nga injoranca e spiuneve te tij ne ambasada apo ne SHISH qe nuk njihnin situaten fare. Ndryshe te thuash se Edi Rama me gjuhen e rrugacit frikesoi opoziten e djathte bullgare kur miqte e tij socialiste votuan kunder kesaj i thone:
O EDVIN TE LUMTE GOJA
TREMBE BOTEN NGA UNOJA!
Kur i thane bullgareve ne Parlament se kryeministri shqyptar i kishte share me liber shpie ata thane:
C’MUND TE PRESESH NGA NJE KRYEMINISTER KAMPION TE DROGES QE E KA NJE MINISTER NE BURG SI KAPOBANDE?
prandaj:
Shqyptaret duhet te ulin koken dhe te heqin dore nga fodullizmi enverist se rruga e integrimit drejt BE eshte e gjate dhe t’i luten Zotit apo Allahut qe Maqedonia e Veriut te pranoje sa me shpejte oferten franceze Macron qe nuk poshteron asnje, por qe perputhet me interesin e shqyptareve ne rajon
Këtu ka dy probleme: E para, si rezultat i paaftësisë së kësaj klase politike, qé nuk ka aftësinë që të parashikojë gjérat, Shqipërinë e trajtojnë si e kategorisë së dytë. Berisha, Meta, Basha, etj. e kanë dëmtuar Shqipërinë dhe tani kemi një opozitë që Berisha po e merr zvarrë. Të gjitha këto bëjnë që BE të tregohet e frenuar me shqiptarët. Po kështu, Rama ka kusuret e veta. Për reagimin që bëri, mua më duket i drejtë, sepse jemi mësuar vetëm duke u zvaritur. Shqipéria duhet të hyjë në BE me dinjitet dhe kur dikush luan me dinjitetin tënd, duhet revoltuar. E dyta, është përsëri paaftësia e kësaj klase politike, që jep “dhurata” të tjerëve, për të arritur një objektiv. Nuk jam dakort me mendimin e z. Murati se me Bullgarinë kemi marrëdhënje të mira. Bullgaria bëri presion ndaj Shqipërisë për minoritet bullgar dhe Rama e quan suksesin e tij që Shqipëria ka një minoritet të paqenë bullgar në Shqipéri. Minoritetet i pércakton historia dhe jo politika, e cila është koniukturale sipas situatës së momentit. Pra, ky është thelbi i diskutimit, që Rama u tregua dinjitoz për të mbrojtur një të drejtë dhe dëmtues afatgjatë me aprovimin e “minoritet bullgar” në Shqipëri.
DEGJONI MILET
MEROJA PO DHJET
PA FUND E PA CAK
I RAMES OTURAK
Bravo Mero! Futi dhe nje lepirje bythe ne fund dhe fli i kenaqur. Ke mbetur po ai Mero i Saliut por ne krah te kundert. Perfundimi njelloj,bythelepires deri ne vdekje
Nuk kemi pse i lutemi e i perulemi Evropes kur e dime se korrupsioni e ka katandisur kete vend nje koloni te Evropes, nje vend qe burimet natyrore te vendit dhe krahun e lire te punes ia ka dhuruar Evropres.
Por keto jane dy tiparet themelore te kolonise se kolonizatoreve evropiane.
Ne me ignorancen e pakrahasueshme te pardesybardheve (Sali, Fatos, Gramos, Edi, Ilir , Majko etj.) qe vuri ne krye te ketij vendi Ramiz Alia shkaterruam cdo baze ekonomike industriale dhe bujqesore dhe e kane katandusur Shqiperine ne nje koloni tipike te shekullit 19 te kolonizatoreve evropiane.
Ne duhet vetem te heshytim e te turperohemi qe ne 30 vjet kur vende te tyjera kane be re mrekullira e rropemkete vend te mjere.
Ne duhet te kemi turp e jo t’i kerkojme llogari Evropes.
Po mire more Shabano po mire more te keqen vellai kur Franca , Gjermania ,Italia etj. thone “po” dhe vetem Bullgaria thote “jo ” çar duhet te beje Shqipria ? Te beje kujdes qe te mos thote te verteten ? Qe nje shtet ,te cilin me hater e kane furur ne BE ,per arsye gjeopolitike, dhe jo se ishte kampjon i standarteve demokratike dhe ekonomike , po mban peng te gjithe BE-ne. Apo u vjen keq bullgareve tu thuhet e verteta. Apo ndoshta e kane hallin jo per ç’ka u thuhet por si , menyra , se si u thuhet. Pra nuk meren me faktin nese eshte e vertete apo jo ajo qe u thuhet . Ti Shabe je gallataxhi…!
Ne nivelin e nje “qytetari te zakonshem” ti nuk e kupton dot qe ne BE jane dy fuqi e gjysem (Gjermani, Franca e me pak Italia) qe mund te vene me te vertete veto. Duhet te ngrihesh pak mbi ate nivel qe te kuptosh Bullgaria e ve ose heq veton kur t’i thone ata. Se Bullgaria, Rumania ose Greqia nuk vene dot veto per asgje sepse kane vartesi ekonomike thelbesore (borxhe etj.) qe u shtrengon gryken e u merr frymen.
Veto e tyre eshte aq qesharake sa do yte ishte edhe nje veto qe mund te vinte qeveria e Edi Rames kunder pranimit te Finlandes ose Suedise ne NATO. Ka plot shembuj nga historia e BE qe nga mesi i shekulit te kaluar qe e provojne sheshit se vetem dy fuqi kane me te vertete veto ne BE.
Te tjerat jane perralla nga te Lizes ne boten e cudirave dhe iluzione te politikaneve te vendeve gjysem koloniale si Shqiperia, Bullgaria, Rumania e Greqia.
Merozoi Baze, heroi i kockave greke qe bien me shiun ne Peshtan