Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Njësia 5, Veliaj: Kampusi sportiv te Aquapark, stadiumi i ri Dinamo dhe rikthimi i Kinema Agimit, prioritetet e vitit 2023
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Njësia 5, Veliaj: Kampusi sportiv te Aquapark, stadiumi i ri Dinamo dhe rikthimi i Kinema Agimit, prioritetet e vitit 2023
Politike

Njësia 5, Veliaj: Kampusi sportiv te Aquapark, stadiumi i ri Dinamo dhe rikthimi i Kinema Agimit, prioritetet e vitit 2023

Published: December 13, 2022
Shpërndaje

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e Njësisë 5 për buxhetin e vitit të ardhshëm, së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj numëroi disa prej projekteve më të mëdha të planifikuara si në infrastrukturë, arsim, sport dhe kulturë.
Veliaj vecoi Parkun e Liqenit të Farkës, si një prej investimeve kryesore, që i jep më shumë frymë dhe Liqenit Artificial, rikonstruksionin e Stadiumit “Selman Stermasi”, “Aquaparkun”, Kinema Agimin, si dhe plot ndërhyrje në infrastruturën rrugore dhe disa shkolla të reja që pritet të ndërtohen akoma e që i përkasin njësisë 5.
Veliaj kujtoi si ishte më parë zona përreth Arenës Kombëtare dhe si është transformur sot: “Ju kujtohet Arena Kombëtare. Nga njëri cep nga ana e KQZ-së ishte gomisteri, nga ana e Sheratonit ju kujtohet ai lavazhi aty që shkonte shkuma përpjetë tamam si shkuma party. Sot arena kombëtare ka sjellë biznes, ka sjellë ekonomi, janë punësuar njerëz, është rritur vlera e pronës. Të njëjtën gjë duam ta bëjmë me stadiumin “Dinamo” për Njësinë 5 dhe për tu siguruar që gjithë Tirana e Re merr një vlerë të jashtëzakonshme”.
Një kampus sportiv tha ai do të ngrihet në zonën e pishinave publike tashmë të Tiranës. “Ne do të vazhdojmë transformimin me Aquaparkun, me parkun e pishinave. Nisëm pishinat dhe tani do mbarojmë me pjesën e futbollit. Duam të shtojmë edhe fusha tenisi dhe basketbolli dhe volejbolli. Do ta kthejmë në një kampus të vërtetë. Kemi pjesën e lojërave në ambiente të mbyllura. Ne atje duam që të jetë për ekipet sportive por kryesisht një kampus sportiv për çunat dhe gocat e mrekullueshëm të Njësisë 5”.
Një krahasim si ishte – si është sot, Veliaj e bëri edhe për zonën e Liqenit, ku tha se të paktën 98 ndërtime pa leje nuk ekzistojnë më në parkun më të madh të Tiranës: “E mbani mend si ishte Liqeni. Tirana e vjetër në vitin 2015 mbaronte te diga. Nga diga deri te Uillsoni 98 ndërtime pa leje. Ju kujtohet që ishte landifill për plastikë, për susta, për bojlerë, për lavatriçe, për frigoriferë. Në mes të Tiranës një fabrikë e madhe riciklimi. Sot është transformuar totalisht. Janë shtuar pistat e biçikletave. Është bërë amfiteatri. Kemi kapur 965 pemë të mbjella. Duam ta mbyllim vitin me një shifër për Guiness, 1 milion pemë në Tiranë,” tha ai duke shtuar se i njëjti investim po bëhet edhe në Farkë. “Ne duam që parku i Farkës të jetë investimi më i madh për vitin 2023,” shtoi Veliaj.
Kinema Agimi do ti rikthehet kryeqytetasve dhe Njësisë 5: “Një nga gjërat që kemi buxhetuar për vitin tjetër duke qenë se shumë asete që i ishin dhënë privatëve, po ia kthejmë Bashkisë në një lëvizje të paprecedentë këto vitet e fundit, është edhe kinema Agimi. Më në fund “Kinema Agimi” është kthyer në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Është kinemaja klasike e Tiranës dhe agjencia jonë kreative edhe e industrive digjitale. Shumë shpejt do ta hapim për publikun. Për njësinë 5, sidomos për pjesën e vjetër të Pallateve Agimi do të jetë një kthim në nostalgjinë e kohërave që kemi kaluar në Tiranë në ato vite dhe do jetë edhe një mundësi fantastike për çunat dhe gocat që merren me film, me teatër, kinematografi dhe të gjithë artet digjitale”, u shpreh Veliaj.
Për infrastrukturën, Veliaj vecoi sistemimin e gjithë zonës së njohur si Triangolo: “Sigurisht ajo ka qenë një problematikë shumë e madhe. Jemi në prag të zgjidhjes së ngërçit të fundit dhe më në fund gjithë njësia, sidomos pjesa e juridikut shfryn te garda, del tek sheshi “Nënë Tereza” dhe pastaj lidhet me rrugët më të mëdha të Tiranës,” shpjegoi ai.
“Ne duam që këtë Pranverë të hapim Piramidën e Tiranës, pra një pjesë e buxhetit do të shkojë edhe për të bërë përfundimet e punëve tek Piramida. Piramida do të jetë shkolla më e madhe në Ballkan për teknologjinë e informacionit.
Sa i përket shkollave të tjera që i shtohen paketës së shkollave të reja Veliaj përmendi “26 Nëntorin”, rikonstruksionin e shkollës “Emin Duraku”, “Dëshmorët e lirisë”, etj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • alphade says:
    December 15, 2022 at 12:03 am

    Nje bravo kozmike, Erion ! “Saliu me lukunine “Le te
    LEHIN Karvani te shkoje perpara” !!!!

    Reply
  • Andis says:
    December 15, 2022 at 1:39 am

    Fushata ka kohe qe ka filluar

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 06 korrik 2026
  • Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”

Komentet e Fundit

  1. Asd on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  2. I lir on ​”I gjetëm rusët!”
  3. K R on Arkivoli në protestë
  4. sapuni on Eurodeputetja: Ja kush qendron pas projektit për Sazanin dhe Nartën
  5. Asd on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?