Zv. kryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë u paraqit pasditen e të premtes në Prokurorinë e Posaçme në cilësinë e së pandehurës, ku iu komunikua akuza “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Sipas një njoftimi të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Balluku është marrë e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarisë – një segment prej 5.99 kilometrash që i kushtoi taksapaguesve 18.9 miliardë lekë ose më shumë se 190 milionë euro.
Balluku çau rrugën përmes mikrofonëve dhe kamerave të gazetarëve rreth orësh 15:00 në hyrje të Prokurorisë së Posaçme, por pa u përgjigjur pyetjeve. Më herët, në SPAK hyri motra dhe përfaqësuesja e saj ligjore, Pamela Qirko, e cila ka mbajtur më herët postin e kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Balluku qëndroi rreth 40 minuta në SPAK dhe në dalje deklaroi se “kishte pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për një çështje në hetim”.
“Si qytetare e Shqipërisë edhe zyrtare publike e shikoj këtë si një proces, një proces nga i cili jam shpresëplotë që do jetë i bazuar mbi transparencë, llogaridhënien dhe mbi të gjitha dhe mbi parimet drejtësisë tek e cila besoj,” deklaroi ajo.
Prokuroria e Posaçme deklaroi më vonë se procedimi ndaj Ballukut është regjistruar këtë vit dhe është bashkuar me hetime të vitit të kaluar për veprën penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
“Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, sot, më 31.10.2025 i është njoftuar akuza të pandehurës Belinda Balluku, me funksionin e lartë shtetëror, Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim”, citohet në njoftimin e SPAK.
Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale në ngarkim të Ballukut kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për procedurën e prokurimit “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë).
Kjo procedurë është zhvilluar në datën 11 dhjetor të vitit 2020 dhe pas anulimit të saj, është rihapur më datë 22 qershor të vitit 2021, me fond limit, 18 miliardë e 967 milionë lekë, pa TVSH ose më shumë se 180 milionë euro.
Belinda Balluku iu bashkua kabinetit të Ramës si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vitin 2019 dhe kontrollon prej më shumë se pesë vitesh portofolin më të madh qeveritar. Ajo është zv.kryeministrja e dytë e Ramës që po përballet me SPAK pas Arben Ahmetajt.
Balluku është gjithashtu një nga ministret më të akuzuara nga opozita, e cila ka depozituar në SPAK një sërë kallëzimesh mbi kontrata të mëdha publike të dyshuara për korrupsion.
SPAK sqaroi në njoftim se më datë 21 tetor ka njoftuar Ballukun për t’u paraqitur në SPAK, por se ajo ka njoftuar dy ditë më vonë se nuk mundej. Me një shkresë të dytë, SPAK I kërkoi që të paraqitej të premten në orën 15:00, datë që u respektua prej numrit dy të qeverisë.

SA BUKUR? PER FIRMAT PIRAMIDALE JANE PARSHKRUAR DHE I BENE QELEPIRE ARBEN malaj ME SALIUN;
Te lumte SPAK ,vetem sa me pare coje aty ku duhet.
Në pidh të satëme t’a çojë, qen bir qeni .
Ahahaha…Bella tok me ate Gjylin ne krah te djathte neper kronika TV e me te bashke edhe ne hetim nga SPAK.
Duket se ato instruktazhet Bella nuk i ka pas per ti mesuar Gjyleve te saj se si shtrohet asfalti, por se si vidhet.
(keshtu pozonte edhe Erion Velia me kokore e jeleke veshur ndersa jepte leksione vjedhjesh atyre perreth)
E akuzuar nga prokuroria per vjedhje dhe nuk jep akoma doreheqje nga posti…nuk shqiten nga pushteti keta mahmutokomunistet si ka mundesi, vetem me i vrare ndryshe do kalben ne karrige, ose ne karrige nga burgu (shiko lali jevgun), fare rrace parazite.
Me qe eshte marre si e pandehur, ndonje bllokim pashaporte, ate diplomatike, a ka ber SPAK-u. Nuk besoj se eshte rasti, se nga jasht erdhi. Por duket do kete marre garanci qe nuk do e gjej gje qe u kthye.
Dhe per bisnesin nuk eshte mire qe te arratiset. Do te ishte rasti i dyte, pas tigrit, keshtu qe kumandari do te loqendisej fare ne syte te botes.
Per sa kohe leket e vjedhura te taksapaguesve budalleje, servila te shqiptareve kumandari po ja shperdare te huajve nuk e gjene gje po nuk levizem NE. McGonagall erdhi per te zbuluare keta por dori vete zbuluare, Kimetja pruri termocentralet lundruese ne Vlore dhe pa punuare nje dite vazhdone vjele miliona, doli qe Kimetja e punesure, pra merrte pjesen. Bankers supervjedhje, Kanadaja pruri njerezit e vete per verifikim, e njejta histore me McGonagall, i dhe toke dhe ndertoi vila ne bregdet, raporti doli shqelqyeshem. KE me Vanderlijer dhe Bejlerin dhe ato eurodeputet Greke dhe Italine qe vodhen nuk ka vende per komente. Trampi me 32 ceshtje te hapura nga gjykata per prostitucione dhe evazione fiskale.
Keshtu qe po vazhduate duke shpenzuare kohen duke pare ne 100 TV te njejtet njerez per te njejten teme qe nuk thone azgje dhe kumandari qe thote me ze the figure ” qe do te iki kur te me doje trapi mua” keshtu do te vazhdojme.
Merreni me mend,kur socialistet hetohen e denohen, prisni ju kermat e PD -se se cfare ka per t’ju gjetur…!
Skeni pare gje akoma nga SPAK-u ( amerikan).
Filloi hakmarja saliniane midis shqiptareve. II fundit veten, si oktapodhi! Rrofte partia e prokuroit, rrofshin plepat pa gjethe , lavdi krimit! Patriotet e krimit ne ofensive. Shteti rrumpalle dhe brenda gjarperinj te gjalle.