Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se njoftimi i institucionit në drejtim të saj lidhur me procedurat për largimin e ambasadores Yuri Kim edhe mund të mos ishte publikuar, por në fund të fundit dha vetëm një informacion që dihej botërisht.
“Sa i takon njoftimit që kemi bërë për nisjen e procesit të zëvendësimit të ambasadores amerikane në Shqipëri. Besoj se nuk kërkon ndonjë shkencë të madhe për ta ditur se kur fillon dhe mbaron mandati i kujtdo ambasadori, aq më tepër i atij të Shteteve të Bashkuara. Ai njoftim ndoshta edhe mund të mos ishte bërë, por nuk kemi thënë asgjë më shumë se sa ajo që tashmë ishte thënë në media”, tha Xhaçka në një konferencë për mediat.
Ministrja shtoi se ky informacion ka qenë në dikasterin e saj prej shumë kohësh. “Ai u bë i njohur kur ky informacion doli përtej Ministrisë, pasi edhe Ministria e Jashtme e ka një rol në këtë proces, duke dhënë dakordësinë për emrin e ambasadorit përpara se zëvendësuesi të vijë në vendin tonë.
Në këtë moment kanë nisur teori komploti, lobimesh sikur çfarë kishte ndodhur. Në këto kushte gjykuam që ishte vendi që ishte vendi për t’ia prerë rrugën këtyre thashethemeve. Dhe u gjykua të mos bëhej ky proces pis, të thuhej që është përfunduar një mandat dhe kanë nisur procedurat. Thjesht i kemi vënë kapak disa aludimeve dhe thashethemeve”.

kU te le macoku zi qe ke ne barkut ti,qe te mos e beje njoftimin?!
Ju s`po e duroni dot ambasadoren Amerikane,,se nuk vidhni dot rehat.
Ju keshilli i Ndrikullave jeni si qente e kazanave,qe i lehin Makines se Pastrimit,se u heq llokmat e PPP ve nga goja. Ketu do jete Ambasadorja Amerikane,Xhacka,NUK HIKEN AMBASADORJA AMERIKANE XHACKA!,derisa SPAK,TE PRANGOSE KORRUPSIONISTET NE PUSHTET. Edhe ti po nuk pate paguar karburantin e Helikopterrit,do ta paguac!
“Justifikimi” perforcon me shume deshiren/endrren tuaj per largimin e Znj Yuri Kim Ambasadore e SHBA
ne Shqiperi.
Dhe me keq akoma, duke e bere jo vetem pa diplomaci (nuk i permendni emrin) por fare dhe pa etike njerzore.
Ambasadorja e SHBA Znj Yuri Kim, duke zbatuar detyrat e vendit te saj te madh, luftoi nate e dite te ndertoje nje ngehine ferro-betoni, qe te ndeshkonte krimin dhe tu jepte te drejten njerzve pa mbrojtje, ne nje vend qe mund te percaktohet si: mjere ai qe ka te drejte.
Legacia e saj do kujtohet nga populli shqiptar per mire.
Ne vitin 1921, Kryqi i Kuq Amerikan ngriti Shkollen Teknike Amerikane me drejtorin e pare Harry Fultz
dhe megjithse kane kaluar mbi 100 vjet, kontributi iasaj shkolle, studenteve dhe emri i dretorit te saj Harry Fultz, permendet me respekt te jashtzakonshem, sepse keta student e me vone inxhinjeret, ishin ata qe ishin ne berthame te cdo vepre teknike edhe ne kohen e komunizmit deri ne ditet tona.
Mesa duket dikush me sharre druri do mundohet te prese kollonat e kesaj ngrehine, por me kote ambasadori qe do vije do i nga me me larte ato. SHBA vepron me parimin: Drejtesi deri ne fund.
Vërtetë eshte nje veprim idjot, aspak korrekt ne detyrën qe ka Ministria dhe ministresha Xhacka. Perse ?
Mendoj se nuk ka rëndësi shkaku qe e ka detyruar te bej kete njoftim. Rendesi ka mesazhi qe ka percjelle nje lajmerim i tille qe tregon mungesen e seriozitetit te qeverisjes.
Është fakt qe jemi duke u qeverisur nga hiç-specialistet, qe merren nga “rruga”, dhe jo nga nje konkurim serioz për çdo vend pune, ne veçanti për postet e larta, qe na i servirin si poste “politike”.
Juri Kim I tha presidenti Begaj(Bajges) qe une do largohem , e provokoi dhe trapi shpërndau lajmin,ketu amerikanet vertetuan se Bajga nuk eshte I besueshëm,eshte llapaqen.
Ky njoftim cudi u be pak dite pas goditjes qe ju dha Berishes nga nje i infiltruar. Rastesi ? Se at merak per te goditur fizikisht e arrita dhe pse politikisht s’po mund t’a kryej.
Po te gjithe e dine kur fillon e mbaron mandati i ambasadorwve pervec atyre shqiptare qe u plaken ne Berlin,Paria,Viene,Bruksel etj…Pesh shembull a do vij valle ndonjehete ne atdhe ambasadori Artur Kuko qe prej 30 vitesh jeton jashte?Api nuk jeton dot ne Tirane zotwria e tih!
Keta palo diplomate nuk perfaqesojne Shqiperine qe e kane harriar prej vitesh
Ambasadoret ne cdo vend te botes i lene ne nje qoshe kurse ne Shqiperi I vene ne krye te tavolines !
TE MERRESH ME XHACKEN
RREH IJE NE HAVAN
KU I GJEN KETA MONSTRA
CARI YNE AMAN
JANE MASHAT E TIJ
PER TE HEDHUR LUMIN
AJKEN LE NE BALTE
NE FRON NGRE VEC LLUMIN