Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Njohja reciproke në fokus’/ Albin Kurti njofton takim me Aleksandër Vuçiç: I gatshëm për dialog dhe marrëveshje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > ‘Njohja reciproke në fokus’/ Albin Kurti njofton takim me Aleksandër Vuçiç: I gatshëm për dialog dhe marrëveshje
KosovëKryesore

‘Njohja reciproke në fokus’/ Albin Kurti njofton takim me Aleksandër Vuçiç: I gatshëm për dialog dhe marrëveshje

Published: November 9, 2022
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nëpërmjet një mesazhi thotë se mund të zhvillojë një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, gjatë vizitës së tij ditën e nesërme në Francë dhe se është i gatshëm për dialog dhe marrëveshje që do të çojnë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Kurti njofton se do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron, ndërsa nuk përjashton mudësinë e një takimi trilateral me Vuçiç, i cili gjithashtu është i ftuar në këtë event.

Takimi i Kurtit me Vuçiç pritet të ndodhë në mesin e tensioneve mes dy vendeve, pas implementimit të marrëveshjes së targave çka solli reagimin me bojkot të institucioneve kosovare nga zyrtarët dhe politikanët serbë. Së fundmi, ambasadori i SHBA në Prishtinë i ka bërë thirrje Kurtit të pranojë asiosiacionin e serbëve në Kosovë, që është dhe një prej pikave të planit franko-gjerman.

- Publicitet -

Mesazhi i Kurtit:

Të dashur qytetarë,

Nesër, pra të enjten, herët në mëngjes do të nisem për Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, bashkë me gruan time Ritën, e me ftesë të Presidentit Francez Emmanuel Macron. Përveç punimeve dhe darkës përgjatë këtij forumi prestigjioz, ndoshta mund të ketë edhe një takim trilateral me Presidentin e Serbisë i cili po ashtu është ftuar atje. Unë me vete do të kem ekipin tim gjashtëanëtarësh nga kryeministria.

Jam i gatshëm sepse i përgatitur, dhe gjithnjë i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër. I kemi dy propozime në tavolinë: ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne. Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë.

Ju falemnderit për mbështetjen e mirupafshim. Ju dëshiroj natë të mirë e ditë të mbara.

 

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Andis says:
    November 9, 2022 at 9:59 pm

    Kosova ka avantazh ne kete moment dhe duhet te dije ta shfytezoje ne maximum per interesat me te mira per te.

    Reply
  • demo says:
    November 9, 2022 at 11:50 pm

    Albin,je djale trim dhe i vendosur per lirine e Kosoves.Associacion,nuk ka.Associacioni eshte vdekje e Kosoves.Mos e harro kete.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    November 10, 2022 at 7:41 am

    VO:
    1.KM A.Kurti të kërkoi që në paktin Franko-Gjerman të specifikohet NJOHJA E KOSOVËS SI SHTET TË PAVARUR.9 pikat e tjera janë DREU ME PRE.
    2.Nëse Sërbia pranon këtë,A.Kurti të shtyj RECIPROCITETIN PËR 10 MUAJ SIÇ PROPOZON SHBA+BE.
    3.Në takime me A.Viçiçin A.Kurti të kërkoi praninë e SHBA,Pasi BE nuk është në gjendje të bind 5 Shtetet e BE që nuk e njohin Kosovën.
    4.KM A Kurti të ndërpresi marrëdhëniet me Non gratën në Tiranë pasi do përfundoi si Ai..non grata.
    5.KM A.Kuri të rregulloi marrëdhëniet me Edi Ramën si Nr.2 i Botës në KS OKB,me përkrahje 99 % Nd/Kombëtare.
    6.KM A.Kurti të ket kujdes në mardhënit me SHBA+BE,nëse do që të jet KM i Kosovës.Pasi,Populli Shqipëtar thot: “..Një dorë që nuk kafshohet dotë-PUTHET.”
    -FLM DITA.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 20 vatra aktive zjarri në vend, ministri Nufi: 727 forca operacionale të angazhuara në terren
  • SHBA ratifikoi marrëveshjen e huas me Shqipërinë, reagon Ambasada Amerikane
  • Forcimi i lekut – një avantazh që duhet të shfrytëzohet
  • Shqipëria përballë sulmeve kibernetike, mbi 14.6 milionë tentativa në 6 muaj
  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?