Duke nisur nga janari i vitit 2023, të gjitha nënave të papuna që kanë tre, apo më shumë fëmijë, periudha e kujdesit për rritjen e më te vegjëlve do t’u njihet si vjetërsi pune për efekt të plotësimit të kushteve të daljes në pension, kur të arrijnë moshën e përcaktuar sipas ligjit.
Sikundër ndodh me shumë shërbime të tjera tw skemës sw sigurimeve shoqwrore dhe shwndetwsore, edhe për njohjen e vjetërsisë kontributive tw pesë viteve tw para të rritjes së fëmijës së tretë, apo të atyre më pas, do të bëhet online. E gjithë procedura e konfirmimit të viteve të përkujdesit për fëmijën, si vjetërsi kontributive, do të zhvillohet në portalin qeveritar “e-albania. Ka qenë vetë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastiliu që ka deklaruar se si do të zbatohet politika e re e mbështetjes së nënave të papuna më shumë fëmijë, të cilave do t’i njihen si vite pune, 5 vitet e para të kujdesit për fëmijën e tretë. Kështu, brenda pak ditësh, portali qeveritar “e-albania”, do të jetë në dispozicion të të gjitha nënave të papuna, që plotësojnë kushtin e përcaktuar të të ardhurave, të cilat do të mund të bëjnë aplikimin për të përfituar nga kjo mbështetje.
“Program i ri i mbështëtjes së nënave me tre e më shumë fëmijë deri 18 vjeç, të cilët kanë të ardhura familjare deri në 100 mijë lekë, duke i njohur deri në 5 vitet e para të fëmijës së tretë edhe më shumë, e duke i subvencionuar nga shteti kontributet shoqërore e shëndetësore, do të jetë një program që do të jetë lehtësisht i akseseueshëm për të gjitha nënat që do të aplikojnë në këtë program, nëpërmjet platformës online e-albania. Duke siguruar që çdo e dhënë të merret e kryqëzuar nga sistemet e databazave shtetërore, për ta bërë sa më të lehtë, sa më të aksesueshëm për të gjithë ato nëna që do të aplikojnë, në mënyrë të menjëhershme, duke pasur një përgjigje në kohë reale. Mbështetja e nënave me shumë fëmijëve, të cilave do t’i subvencionohen nga shteti kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, nis zbatimin në janarin e vitit 2023”, bën me dije ministrja Manastirliu.
Sipas planit projekt të përgatitur, për zbatimin e programit të ri, është përcaktuar një fond i posatshëm prej 600 milion lekësh për vitin e parë, zbatimi i të cilës do të bëhet sipas një skeme të kontrolluar për të gjithë subvencionimin e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore. Autoritetet e dikasterit të shëndetësisë bëjnë me dije se dhënia e kësaj mbështetjeje për nënat me tre, apo më shumë fëmijëerdhi si një nismë e iniciuar nga anketimi përmes këshillimit kombëtar.
Programet e mbrojtjes sociale\ndihma ekonomike
Sipas ministres së Shëndetësisë, për këtë vit që po lëmë pas, është zgjeruar edhe mbështetja financiare për katgeoritë e tjera në nevojë, kjo veçanërisht për përfituesit e ndihmës ekonomike, apo pagesave të aftësisë së kufizuar.
“Vetëm gjatë këtij viti ne rritëm me 20 për qind masën e ndihmës ekonomike. Dyfishuam masën e ndihmës ekonomike për gratë kryefamiljare me dy fëmijë, pas dyfishimit të masës së ndihmës për nënat me tre e më shumë fëmijë. Po kështu, dyfishuam masën e ndihmës ekonomike për të moshuarit e vetmuar e pa pension social. Mbështetëm gjithashtu, personat me aftësi të kufizuara, ata para dhe tetraplegjik dhe të verbërit, duke filluar nga 1 tetori i këtij viti për ndihmën për konsumin e energjisë elektrike, masë e cila do të qëndrojë jo vetëm përgjatë këtij viti, por edhe gjatë 2023-shit, e në vijim”, ka konfirmuar ministrja Manastirliu.
Pagesa e ndihmës ekonomike tërhiqet dhe merret në dorëzim nga gruaja e familjes në nevojë dhe nga vetë individi në nevojë pranë zyrave të postës ose sporteleve të bankave.Për të vazhduar marrjen e ndihmës ekonomike, bashkëshortët duhet të paraqiten çdo 3 muaj pranë administratorit shoqëror për të plotësuar deklaratën, mbi çdo ndryshim të situatës së tyre, nëse ka ndryshuar.Në rastet ndryshimi të vendbanimit të familjes përfituese, krahas ndryshimit të gjendjes civile, transferohet edhe dosja e ndihmës ekonomike në bashkinë apo njësinë administrative të re.Për çdo fëmijë që ndjek arsimin e detyrueshëm dhe për çdo vaksinë të kryer, ka një pagesë shtesë.Në rast se familja nuk është dakord me vendimmarrjen për mospërfitimin e ndihmës ekonomike, ankimimi administrativ bëhet pranë bashkisë ku aplikoni dhe në rast se nuk gjeni zgjidhje ju keni të drejtë të ankimoni pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror. Pas ankimimit administrativ çdokush ka të drejtën e ankimimit pranë Gjykatës Administrative
Skema e ndihmës ekonomike është shtylla kryesore e programit të mbrojtjes sociale, e cila synon zbutjen dhe lehtësimin e varfërisë, duke siguruar pagesa dhe mbështetjen e familjeve dhe individëve më në nevojë, për të dalë nga varfëria dhe për të gjetur mundësitë e riintegrimit social dhe ekonomik.
Ndihmën ekonomike mund ta marrin:
- Familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme.
- Prindërit me më shumë se tre fëmijë të lindur njëherësh që u përkasin familjeve në nevojë (trinjakë, katërnjakë, pesënjakë).
- Jetimët të cilët nuk janë në institucione.
- Viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre.
- Viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.
- Fëmijë të vendosur në shërbimin e kujdestarisë

Faleminderit shumë qeverisë shqipëtare përkujdesjen ndaj nanave ,
Rrespekte e jetëgjatësi qeverisjes së rilindjes si më e mira e viteve
Esht veret nje gje per nenat e pa puna shum e mir si mund te tërhiqen kjo pages e kam per kte aplikim ne date 2 janar 1.2023 jam perfitose