Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Njollat e gjakut dhe protesta e të shtunës, si akti final kundër Perëndimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Njollat e gjakut dhe protesta e të shtunës, si akti final kundër Perëndimit
KomunitetKryesore

Njollat e gjakut dhe protesta e të shtunës, si akti final kundër Perëndimit

Published: November 14, 2022
Shpërndaje

Bedri Islami

Botuar në DITA

 

- Publicitet -

Protesta e së shtunës, e përgatitur prej disa muajve dhe nën trumbetimin e pazakontë, më në fund, kreu. Njerëzit erdhën, u mblodhën, më shumë nga rrethet e më pak nga Tirana, brohoritën radhët e para dhe heshtën ata nga fundi, dëgjuan folësit, në fund edhe dy shefat e tyre, Meta dhe Berisha, bënë pak nga rituali i zakonshëm, domethënë përplasjen e pakët me policinë, dhe shkuan. Në pamjen e jashtme kaq ishte. Një protestë si dhjetëra të tjera, më pak e zhurmshme nga veprat dhe më agresive nga fjalët, ku si gjithnjë nuk mungoi e përhershmja, se shefi i qeverisë do të përfundojë në burg, bile në një qeli të sigurisë së lartë. Herës tjetër do të mblidhen përsëri, rishtas më shumë nga rrethet, nëse i besojmë deri në fund shënimet e të deleguarve, dhe më pak nga Tirana, ku fiken edhe dritat, përsëri do të thuhen të njëjtat gjëra, mallkimi i qeverisë, shifrat financiare që po shkojnë drejt rrëzimit të shtetit dhe që pakkush i përmendi, ciklin e pafund të korrupsionit që nuk njeh rënie; më pas do ë shkojnë te selia e opozitës, ku njeriu që i mbledh tash 32 vite, është përsëri aty.

Po pastaj?

Berisha është ndoshta njeriu i vetëm ku njerëzit, pjesë e opozitës apo të lodhur nga qeverisja, mund të besojnë se do të përmbysë qeverinë.

Por, jo Berisha i vitit 2022, ai nuk e bën dot këtë. Mund ta bënte Berisha i vitit 1992, kur ishte ende enigmë, ngjallte shpresë, deklaronte disa parime që nuk ishin aq të dëgjuara në rrafshin politik shqiptar, dhe bluza e bardhë e mjekut kishte shpresën e ndryshimit.

Në jetë, si rrallëherë, politika të jep një shans për të bërë ndryshimin e madh. Berisha kishte shansin e madh të tij në vitin 1992; shqiptarët dhe Meta – i sapolarguar nga socialistët, me dëshirë apo me urdhër, tani askush nuk e di, i dhanë Berishës shansin e dytë. Pasi humbi shansin e parë tragjikisht, duke lënë pas mijëra viktima, humbi edhe shansin e dytë, përmes dy bëmave madhore tragjike, Gërdeci dhe 21 Janari.

Tani kërkon shansin e tretë. Njeriu që e ndihmoi në vitin 2005 është përsëri pranë tij, levë drejt pushtetit në dukje, në fakt fundi i pushtetit. Nëse në vitin 2005 mund t’i jepte një dorë, tani ai nuk ka duar për vete dhe nuk mund të bëjë as rolin e ndihmësit. Gjërat janë përmbysur. Meta është sinjali i humbjes, korbi i politikës që nuk sjell asgjë tjetër veçse krakramën e tij. Në vend që të nxjerrë, të përmbysë; ai nuk të ofron njeri, përkundrazi, të largon; nuk e duan as ata që e rrethojnë Berishën, në këtë rast më syçelur se shefi i tyre, por as e majta, nga ku është futur e larguar sipas rastit. Mjerimi i politikës sjell edhe mjerimin e ideve. Nëse opozita mendon se mund të vijë në pushtet përmes politikës së “thyerjes në mes”, atëherë ajo vetë është e thyer. Më tej se kaq, e përmbysur.

Gjithnjë ka pasur një përplasje mes të dhënave të opozitës dhe të shtetit për numrin e pjesëmarrësve në një protestë. Opozitës gjithnjë i janë dukur dhjetë mijë vetë si njëqind mijë; pushtetit i janë dukur si vetëm një mijë. Askush nuk ka pritur ndryshe. Sikur numri i atyre që vijnë është më i rëndësishëm sesa idetë që përcillen.

Protesta e së shtunës solli zhurmë dhe mëri, por jo ide dhe vizione. Kjo ka qenë gjithnjë e meta më e madhe e saj. Më shumë ka mallkuar, sesa ka ngritur podiumin e ideve të saj. Ka kërkuar lëçitjen e pushtetit, por jo ndërtimin e një pushteti ndryshe. Ka sjellë shembujt e së keqes, po treguar se si do të ndërtojë të mirën, ka thirrur në ndihmë burgun, por jo shpresën. Folësit e shumtë, e drejtë e saj për të ndërtuar një skemë trajtimi, mallkuan qeverinë, më shumë me kokë sesa me shpirt, pra duke e ditur se kjo ishte rrjedha e duhur për të qenë i pranueshëm; por përballë vetes, në rrjeshtin e parë kishin figurat që e kishin shembur shtetin, për të pasur pushtetin, që kishin qenë gjithçka e nuk kishin bërë asgjë; folësit dënuan pushtetin për varfërinë, por të pasurit i kishin aty, përballë vetes, të pandryshuar, të sertë kur u preket një fije pasuri, të gatshëm të bëjnë krimin për të ruajtur veten dhe ndërsa flisnin për mallkimin e zyrës kryeministrore dhe shefin e qeverisë, dy ish-shefa i kishin aty dhe që të dy, njëri pas tjetrit apo të dy së bashku, mjerisht, i kishin bërë gjëmën vendit.

Çfarë mund të thotë Ilir Metaj, nuk e di ende me siguri nëse ka qenë apo jo pjesë e Sigurimit të Shtetit, por prirja ime tani, ndryshe nga më parë, më çon drejt këtij mendimi; ka qenë, i cili në fillimin e rrugëtimit të tij politik ishte djalë i ri, bir komunisti, si shumë nga ish-studentët bashkëmoshatarë që u bënë pjesë e Lëvizjes së Dhjetorit, Sekretar i Komitetit të Rinisë së Fakultetit dhe ky ishte privilegj dhe shenjë e madhe besnikërie, i varfër në vitet e para të opozitës, që tani është njëri ndër sheikët e këtij vendi të varfër, që as vetë ai nuk e di pasurinë e fshehur. Ish-presidenti që mendon se njerëzit hanë bar, kur deklaron se fëmijët e tij në Londër mbahen ende me paratë e pallatit që nuk dihet se si e ndërtoi gruaja e tij, kur studimet e tyre në një vit dhe qëndrimi në Londër kushtojnë shumë herë më tepër; kur kunatin e dërgon të vjelë paratë e korrupsionit dhe dajallarët i ushqen me tenderë. Këtë duhet të besojnë njerëzit që janë pas tij? E vështirë, për më tepër, e pamundur.

Askush sesa Berisha nuk e ka akuzuar zotin Metaj për akte të rënda, deri në vrasje, grabitje, korrupsion; ashtu si askush tjetër nuk e ka akuzuar zotin Berisha sa Metaj. Një dyshe që në 32 vite kanë pasur aktet e tyre të dashurisë dhe të urrejtjes. Sikur Metaj të mos ishte në fushatën e vitit 2021, është krejt e mundur që raportet politike të ishin ndryshe. Por kjo është fushëpamja e opozitës, që si shumë vite më parë, gjenden nën të njëjtën okelio: të bashkohemi të gjithë ne, që njëri-tjetrin e kemi quajtur zuzarë, hajdutë, vrasës, maskarenj, të shitur, spiunë, gjëmë sjellës, që të përmbytim njeriun që qëndron përballë tyre, si të ishte vëllai i tyre siamez. Por më cinik, më i durueshëm, gërgasës, por jo goditës, më i qetë dhe në fund, përsëri më i besuar.

Protesta ishte akti final i Berishës, si dëshmi e botës së tij antiperëndimore. Në fakt, ky ishte edhe thelbi i ngritjes së tij. Gojëtar i fuqishëm, ai është i gatshëm të sjellë këdo buzë greminës, duke qenë vetë larg saj. I paarritshëm nga askush tjetër në tërbimin politik, ai nuk është nga ata njerëz të politikës që të tregon vetëm humnerën, por të shtyn drejt saj. Ndoshta si në asnjë protestë tjetër, të cilat kanë qenë të dhunshme dhe kanë mbaruar kur ka ardhur ora e gjumit e Bashës, në atë të së shtunës kishte mllef të pabesuar ndaj diplomacisë ndërkombëtare, sidomos amerikane, duke të sjellë ndërmend gjëmimet e para tri dekadave.

Në fakt ky është edhe lajtmotivi i gjithë ri ngritjes së  Berishës në përmbysjen e Bashës dhe krijimin e një fronti antiperëndimor. Dhe kësaj here gjërat nuk u bënë dhe as nuk u thanë fshehtas, përmes nënkuptimit. Folësit e porositur, që për vete jetojnë jashtë Shqipërisë, sollën mallkimin e Departamentit të Shtetit, si e keqe e madhe që i ka rënë mbi kokë opozitës, bashkuar edhe me Soros, ndihmës të së cilit apo të ushqyer nga ai kanë qenë shumë nga opozitarët e tanishëm.

Edi Rama është ai që është. Qeverisja e tij nuk ishte ajo që pritej. Zhgënjimi do të ishte më i ndjeshëm, më i furishëm dhe më i prekshëm nëse opozita nuk do të kishte në radhën e parë dy figura të politikës që janë provuar e kanë rënë, janë provuar përsëri e kanë rënë përsëri dhe që tani kanë shpallur luftën e tyre të “shenjtë” kundër shpresës shqiptare – mbështetjen perëndimore.

Vërtet mendon dikush se gjërat janë kaq të lehta dhe të parëndësishme në politikë. Kaq e lehtë është të mallkosh, të shpallesh ‘non grata’ nga dy fuqitë më të ndjeshme autoritare perëndimore, të izolohesh nga europianët, edhe në struktura partiake politike, të jesh  i vetmuar, të mos të hapë derën askush, edhe kur je president, e jo më kur as 4 për qind e popullit nuk të beson, të besosh se je Mic Sokoli apo do të vrasësh veten si Allende, të kërcesh mbi tank si Vojo Kushi, apo t’i mbushësh mendjen vetes se je lideri i gjithë kombit?

Në politikë lufta bëhet përmes mendjes dhe në pushtet vjen përmes vizionit. Mund të bësh dhjetëra e dhjetëra emisione televizive, t’i japësh forcë vetes dhe të mbushësh mendjen e shefave se protesta ishte sukses i madh, se e dërmuan Edi Ramën, kur ai pi verë me Macron në Paris, por e vërteta është ndryshe.

Njerëzit, të shtunën, u kthyen në shtëpitë e tyre. Ishin nisur me një fije shpresë, ktheheshin pa shpresë. Sot, të hënën, do të dalin në punë. Hallexhinj, të pashpresë, besnikë të opozitës, por të lënë në rrugë, me besimin se diçka do të ndryshojë në votimet vendore të vitit të ardhshëm.

Në të njëjtën kohë, ose pak më herët, Edi Rama do të shkojë në zyrën e tij. Ministrat, po ashtu. Do të planifikohen tenderë të tjerë, bilance të tjera, do të bëhen marrëveshje, të fshehta e të hapura, borxhi publik do të rritet, të rinjtë do të largohen, pleqtë do të plaken edhe më shpejt, nga pajetesa.

Nuk mund të bësh opozitë me liderë të lodhur nga ajo që kanë mbi shpinë. Për fat të keq ajo peshë është e rëndë dhe nuk i hiqet më. Sepse, mjerisht, ka edhe shenja të shumta gjaku.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
22 Comments
  • dashamires says:
    November 14, 2022 at 11:06 am

    Mba veth ne vesh o shoku Bedriu – Protestat i meriton edhe qeveria me perfekte e jo me kjo qeveri-Rama koke e kembe e baglosur qe ka zhytur Shqiperine ne varferi, duke i detyruar shqiptaret te mbajne vendin e pare ne vendet e BE e Britani per nga kerkesat per Azil.

    Reply
  • Rita says:
    November 14, 2022 at 11:53 am

    Nje pyetje : Viktimat e 21 janarit a do t”i kishim ne se opozita e atehershme do te bente nje demostrate si te 7 korrikut ,te 12 Nendorit ? ASPAK . Skandalet jane te njepasnjeshme e doreheqje te meritueshme aspak .Te kerkoj voten e vet besimit qe te kuptoj e shikoj se sa shume e duan ..Sa kane pritur Bedriu ,Fuga e te tjere qe te kishte viktima te shtunen por profetite nuk j”u dolen . Ngatarrojne emra , epoka e harrojne se kush eshte ne te vertete gjeneza e partise se tyre . Se nga cila parti i vune bishtin ” S ” nga prapa dhe vetquhen socialiste . Dhe si gjithmone sa ndryshe e sa larg jemi nga Socialistet demokrate te botes .I ndjek trashegimia , i ndjek macja e zeze , fati i keq . Ndoshta ,s”kane faj i ndjek hija e zeze ,mallkimi i shpirtrave te humbur !

    Reply
  • mirel says:
    November 14, 2022 at 12:52 pm

    Nuk ka shqupis ndyresire qe ta pengoje ecjen e shqiptareve drejt perendimit…nuk ka.

    Reply
  • Pd i doli pronari,plaku matuf kriminel says:
    November 14, 2022 at 1:17 pm

    po nuk u shpall berish komunist islamiku terrorist,Shqiperia nuk ka shpetim.

    Reply
  • Topi says:
    November 14, 2022 at 1:32 pm

    OPORTUNIST TIPIK SHKODRAN
    SI MESALLA ME DY FAQE
    RRI BEDRI NE HALLIN TEND
    HA PERSHESH APO SUFLLAQE

    Reply
  • Shqiptari USA says:
    November 14, 2022 at 2:52 pm

    Dashakeqes
    Pse kaq te erret mendimin apo mbase ka qene nate kue shkrove komentin ?
    Saga e se keqes nuk ka per te perfunduar per Shqiperine per sa kohe babai i korrupsionit
    dhe mashtrimit KRIMINEL Sali qeni leh akoma rrugeve dhe bile edhe ne parlament.
    Ai bazuar ne ate c’ka kerkuar vete nuk duhet te mendoje asnje cast te kaloje pragun e godines se parlamentit sepse e ka profilin me te zi se e zeza. Dhe znj Rita desha ti thoja qe keto dy protesta qe po permend jane si nje gote uje i embel ne oqeanin e kripur. Jane te dyja pas shpalljes se zgjebes “non grata” per te manipuluar sado pak boten.

    Reply
  • Rita says:
    November 14, 2022 at 3:47 pm

    Ju siguroj qe komentin e pare eshte shkruar ne mesdite e kjo ne pasdite .Ju quani nje “gote uji ” mijera e mijera shqiptare qe mendojne ndryshe nga qeveritaret e sotem .Ju kujtoj se eshte pikerisht ky “n,grata ” qe na beri pjestar te Nato -s , na siguroje vizen e Shengenit .Si kunderpegjigje ne sot valvisim flamurin e “Open Ballkan “. Qe te jem e sinqerte nuk ngutem te shpreh mendimin negativ pa pare levizjet e para , te mirat qe do te jape ky bashkpunim . Por mosmarrja e plote e krejt shteteve me shuan shpresen se mund te kete progresivitet . Shkurt pa Kosoven jemi te pergjysmuar , nje trup pa kembe . E keqja e madhe eshte jo tek ky “n.g.” :por pikerisht tek ajo “S” qe nenvizoj me siper .Duhej me pare , me 1991 , 92 , te distancohej kjo parti nga para ardhesja e saj . U mjaftua me nje germe nga “P ” ne ” S” Nuk e dij pse sulmet poshte brezit qe i bejne njeri tjetrit Berisha – Rama – Meta me kujtojne ate lufte shtrigash qe bente udheheqja e atehershme diktatorjale me shoket e te njejtit ideal .Ne se atehere perfundoje ne gijotine sot bejne shoou ne media me akuza e sharje nga me te ndryshmet .Asnje nuk reflekton me ndergjegje ..Pastrimi duhet te vije nga rishikimi i historise .

    Reply
  • Korcari says:
    November 14, 2022 at 3:57 pm

    Vetem nje mendje ogurzeze mund te shprehet me kaq ligesi per Shqiperine dhe shqiptaret.
    Pse ore shoku Bedri akoma duhet te duroje ky popull nje megalloman te perkedhelur,te rritur mes te mirash qe i afronte qenia e familjes dhe farefisit pjese servile e diktatures sic eshte Edi Rama??!!
    Pse ore shoku Bedri antishqiptare ishin ata mijra qytetare qe dolen ne proteste???!!

    Reply
  • mali says:
    November 14, 2022 at 4:46 pm

    Shqiptari USA ! me ty e kam qe te me japesh pergjigje direkt per pyetjen qe do te bej:Perse e votoi populli ,pa dallim partie z.Rama si kryeminister?Ta jap une pergjigjen :Te conte Saliun ne burg.C’fare ndodhi ne te verte nen qeverisjen Rama.Saliu ,Meta,Mediu e shume kriminele te tjere , jo vetem qe nuk u denuan por u respektuan duke u bere deputete dhe presidenta.I u riti Rama rrogat dhe priviligjet.U pasuruan pa i hyre nje gjemb .Keshtu shkurt Shqiptar USA shqiperia ka nevoje per nje damalug(ne je fshatar e di punen e damalugut).Ti nga amerika nuk e ben kete pune.DHE fuqia e zjarrte puntore dhe intelektuale e shqiperise behen pre e mafies me gomonet.Kete e kam per “mirelin”:Ne kete rruge qe eshte sot Shqiperia nuk eshte drejt perendimit.Po te jap nje fakt te fresket.Kujto batuten e Rames qe i beri Makronit.Perkthehet shkurt:Thuaji rusit qe Rama eshte me ju.Macron e kuptoi mesazhin.Z.mirel nje keshille si per ty edhe per gazeten dita:Rama eshte ne fundin e sundimit sepse ai eshte i pa besueshem ne politiken e jashtme edhe te brendeshme sepse eshte nje i deshtuar sado fryme t’i jape bedriu ose tufa.Nuk jam gazetar te bej artikuj qe te bindesh per keto te verteta ,por ne komentet e mija lidhur me Shqiperine(Kosoven e hoqa nga defteri)e ke pare qe Italia e deboi si qen i rahur Ramen (shiko vidion),Erdogani e deboi si qen i rahur kur vajti t’i merte para se mbylli shkollen turke.Gomarlleqet e liderit boteror nuk kane fund.Neser do te te them disa te tjera.Mjaft per sot.

    Reply
  • Arben.T says:
    November 14, 2022 at 6:31 pm

    Nje situate paradoksale:

    1.
    Deshirat e protestuseve dhe kerkesat e Berishes ishin 180 grade.
    Berisha kerkoi nderprerjen e ndihmave per Shqiperine.
    Protestusit duan nje jete me te mire.

    2.
    Berisha nuk mund te pretendoje, se perfaqeson protestusit.
    Ai perfaqeson vetem interesin e tij,
    qe eshte kundra interesave te Kombit.

    3.
    Menyra se si ai arsyeton eshte,
    Ne nje konradikte te jashtezakoneshme,
    Me qellimin e tij final, per te mare pushtetin.

    4.
    Duket sikur garda, besniket e tij,
    Besojne se, Ai ka fuqi magjike.
    Si ka mundesi te ndodhe keshtu?

    5.
    Personalisht besoj se,
    Berisha e ka humbur,
    Kredibilitetin tek Pasusit.

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    November 14, 2022 at 8:12 pm

    Berisha i perfaqeson protestuesit aq sa perfaqeson Rama shqiptaret.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    November 14, 2022 at 8:46 pm

    Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës edhe Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë bashkë me emigrantët shqiptarë në BE, Britani, Zvicër, SHBA, Kanada e Australi.

    Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë popujt e tjerë të rajonit tonë:

    grekët: 10 milionë
    (por grekët janë popull artificial i përbërë nga shqiptarë, arumunë edhe sllavë)
    serbët: 5.9 milionë
    kroatët: 5 milionë
    sllovenët: 1.8 milionë
    boshnjakët: 2 milionë
    bullgarët: 7 milionë
    sllavo-maqedonasit: 0.85 milionë
    malazezët: 0.25 milionë

    Popujt e tjerë në Europë që janë numerikisht më pak se sa Shqiptarët:

    hungarezët: 11 milionë
    suedezët: 8.5 milionë
    norvegjezët: 4.5 milionë
    finlandezët: 5 milionë
    danezët: 4.5 milionë
    islandezët: 0,3 milionë
    estonezët: 1 milion
    letonezët: 1.4 milionë
    lituanezët: 3 milionë
    bjellorusët: 8 milionë
    çekët: 10 milionë
    sllovakët: 5 milionë
    austriakët: 3.5 milionë
    zviceranët: 3 milionë
    hollandezët: 3.4 milionë
    belgët: 3.5 milionë
    luksemburgasit: 0.25 milionë
    irlandezët: 5 milionë
    skocezët në Britani: 7 milionë
    valisët në Britani (Wales): 3 milionë
    katalanët në Spanjë: 10 milionë
    galicët në Spanjë: 2.8 milionë
    baskët në Spanjë e Francë: 2.7 milionë
    portugezët: 10 milionë

    Këta janë 8 popuj në rajonin e Gadishullit Ilirik edhe 24 popuj të tjerë në Europë. Pra gjithsej në kontinentin europian janë 32 popuj që janë numerikisht më pak se sa Shqiptarët.

    Reply
  • Andis says:
    November 14, 2022 at 10:29 pm

    Shqiptaret nuk dine te protestojne dhe pike. Shkojne ne proteste me fara dhe duke ngrene pizza.

    Reply
  • ce says:
    November 15, 2022 at 5:16 am

    Artikull exelent. Bravo Bedri.
    I bere autopsine corbes se derrave foltore+ particke e lekut apo leshelise apo leshitlikes, apo leshit Nafijes. Apo Perbindesh i vicidolit+ spiuni Agush askush kokeducja , i forti i pazarit te ri qe te keput ne mes dhe do rrezonte qeverine per ceshtje ditesh e shumta javesh. Kjo eshte aleanca me e pashprese dhe me e ndyre ne planet me dy koka te krimit dhe korrupsionit qe duan ta hane gjalle njeri tjetrin nga brenda shpirtit por halli i madh i ka bere sikur duan te fitojne bashke noc rrokun. Largimi para kohe nga pordhesta e 12 nendorit i njerzve te lodhur kur po fliste perbindeshi i vicidilolit dhe largimi i dy nongratave para se te mbaronte pordhesta eshte preludi i kesaj aleance e destinuar te deshtoje me turp qysh ne nisje sepse populli shqiptar e ka ndare mendjen per gjigandin Edi Rama si ne 2023 ashtu dhe ne 2025 ndonese ka shume verejtje per qeverisjen por me mire me keta qe bejne dicka qe duket sesa me dy pinjollet qe mbahen mend vetem per vrasje, vjedhje thesari, lufte civile 97 grusht shteti, vjedhje votash apo korrupsion galopant. 2023 eshte afer dhe fitorja e Erjon Veliajt do jete spektakolare duke e hedhur nokaut perbindeshin e vicidolit dhe spiunin Agush askush kokeducja qysh ne Tirane.

    Reply
  • ?+ says:
    November 15, 2022 at 6:26 am

    sipas teje o bedri nqs bënke protestë kundra ramutit dmth qenke kundra perëndimit?
    2 shpjegime ka kjo.
    1. perëndimi mbron ramën dhe i bie që po të jesh anti ramutit qenke antiperëndimor
    ose
    2. bedriu është thjesht një kalemxhi që mbush artikuj

    kush mendon se ësht e saktë nga shpjegimet?

    Reply
  • Ky eshte i te gjithave dhe e ka VES te akuzoje per ato gjera qe i ka bërë vete Ai, qoftelargu dora vete. says:
    November 15, 2022 at 8:44 am

    Sali famekeqi, UA TREGON vendin te gjitheve, kur I LEVERDIS per te mbrojtur bythen e tij.
    Ca i ben te Sorosit, ca te korruptuar, ca kurvare.
    MIRE NA I BEN edhe NE si popull, kur e kemi lene kaq gjate, të shkaterroje, te futë vendin ne lufte civile, te vrase, te vjedhe, te luajë me interesat kombetare.

    Reply
  • Aldrin says:
    November 15, 2022 at 9:17 am

    o mutrelo, kujdes mo, se thame se ishe nisur drejt Open Ballkanit.., apo bere kthese te forte keto dite.
    Para ndonje muaji keto kurva ramiste u shkulen duke share Evropen. Nuk linin faqe pa thirrur “Mjaft me”, si puna e Fiqive te Erjonit qe i ka leke mamaja

    Reply
  • ee, says:
    November 15, 2022 at 2:32 pm

    Protesta vertete e meriton, por ata qe e bejne duhet te kene koken mbi shpatulla dhe kembete ne toke e jo ndryshe. Kush e udheheq protesten dhe kush jane ata qe e perkrahin protesten. Ketu nuk çalon, por stonon, qendron ne vend dhe protesta eshte tallje me ata qe bejne per ata qe marrin pjese ne te si viktima, injorante, te pakenaqur nga qeveria po hakmarres te pa meshirshem qe s’kane dine e iman per vete

    Reply
  • Zani Burimi says:
    November 15, 2022 at 6:35 pm

    Sa shqiptare kane mbetur sot? Ama shqiptare nga te moccmit ka shume pak dhe keta jane te drobitur qe ne kohen e Enverit. Sot t-ua futesh gishtin ne goje dhe nuk te kafshojne dhe lere me qe te ngrene koburen ndaj hasmit te vendit. Si nuk i kane futur nje plumb ne goje Saliut deri tani qe ka vrare kaq bij nenash? Ama ka dhe te rinj qe te vrasin per nje gervishtje veture te vrasin idiotet e sotshem dhe per shume budallalleqe te tjera.
    Te rinjte e sotem ne vend qe te ndertojne te ardhmen kane si ideal ose lekun, ose te ikin neper bote: Mjere Shqiperia me keta shqiptare!

    Reply
  • Populli says:
    November 16, 2022 at 11:14 am

    Nuk fshihet dot kjo qeveri varferie,
    e ketij derdimenit Edvinit,
    pas flamurit tashme te rreckosur,
    si Dishepulli zjarrte i Perendimit,

    Anembane fukaralleku,
    eshte bere sa nje mullar,
    prej kesaj qenef-qeverie,
    te ketij Ramalluk- Gomar,

    Nuk ka faj protesta,
    edhe as protestuesi,
    se qeveris me bythe,
    ky Edvin Ram zhulsi,

    Se mban te strehuar,
    Iraniane e Afgane,
    e po perze nga Vendi,
    shqiptaret mjerane,

    Kjo nuk do te thote,
    se Perendimin do fort,
    por se eshte Palaco,
    krejt Shejtan-idiot !

    Reply
  • Shqiptarët janë popull i madh says:
    November 19, 2022 at 9:48 pm

    Të gjithë Shqiptarët janë gjithsej 18,2 milionë.

    Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës edhe Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë bashkë me emigrantët shqiptarë në BE, Britani, Zvicër, SHBA, Kanada e Australi.

    Shqiptarët nga Follorina e Kosturi deri në Artë e Prevezë janë 1 milionë edhe Arvanitët janë 4 milionë. Arbëreshët janë 400 mijë.

    Trojet shqiptare janë nga Nishi e Peshteri deri në Athinë e Peloponez. Pra gjithsej Shqiptarët janë 18,2 milionë.

    Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë popujt e tjerë të rajonit:

    grekët: 10 milionë
    (por grekët janë popull artificial i përbërë nga shqiptarë, arumunë edhe sllavë)
    serbët: 5.9 milionë
    kroatët: 5 milionë
    sllovenët: 1.8 milionë
    boshnjakët: 2 milionë
    bullgarët: 7 milionë
    sllavo-maqedonasit: 0.85 milionë
    malazezët: 0.25 milionë

    Popujt e tjerë në Europë që janë numerikisht më pak se sa Shqiptarët:

    hungarezët: 11 milionë
    suedezët: 8.5 milionë
    norvegjezët: 4.5 milionë
    finlandezët: 5 milionë
    danezët: 4.5 milionë
    islandezët: 0,3 milionë
    estonezët: 1 milion
    letonezët: 1.4 milionë
    lituanezët: 3 milionë
    bjellorusët: 8 milionë
    çekët: 10 milionë
    sllovakët: 5 milionë
    austriakët: 3.5 milionë
    zviceranët: 3 milionë
    hollandezët: 3.4 milionë
    belgët: 3.5 milionë
    luksemburgasit: 0.25 milionë
    irlandezët: 5 milionë
    skocezët në Britani: 7 milionë
    valisët në Britani (Wales): 3 milionë
    katalanët në Spanjë: 10 milionë
    galicët në Spanjë: 2.8 milionë
    baskët në Spanjë e Francë: 2.7 milionë
    portugezët: 10 milionë

    Këta janë 8 popuj në rajonin e Gadishullit Ilirik edhe 24 popuj të tjerë në Europë. Gjithsej në kontinentin europian janë 32 popuj që janë numerikisht më pak se sa Shqiptarët.

    Reply
  • arqile says:
    November 20, 2022 at 7:01 pm

    Shoku Bedri te ka ngelur sahati ne 1990 tek partia meme qe je sufllaxhi nuk diskutohet por tani rilindja me kryerugacin e tradhetarin e kombit Rama do shperndaj maska per tu maskuar njerez si ty palaco populli po vdes ti e ke mendjes tek Rama.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?