Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nuk e bënë publik, Kovaçevski: Pas takimit me qeverinë do zbulojmë propozimin e ri francez
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Nuk e bënë publik, Kovaçevski: Pas takimit me qeverinë do zbulojmë propozimin e ri francez
BoteKryesore

Nuk e bënë publik, Kovaçevski: Pas takimit me qeverinë do zbulojmë propozimin e ri francez

Published: July 1, 2022
Shpërndaje

Shansi i fundit është në lojë, presidenti francez Emmanuel Macron ka për propozimin e fundit për të arritur një marrëveshje mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Propozimi nga presidenca franceze ende nuk dihet se çfarë ka në përmbajtje, por shumë shpejt do të bëhet me dije për publikun. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevsku, i cili ka premtuar se propozimi francez do të publikohet sot në ueb faqen zyrtare të Qeverisë pas takimit me koalicionin qeveritar.

“Siç premtova, po hapim proces të konsultimeve të gjera. Sot në orën 11:00, në Qeveri do të mbahet takim i liderëve të partive nga koalicioni qeveritar në të cilin do të shqyrtohet propozimi i kryesisë franceze. Menjëherë pas takimit, propozimin në formë integrale do ta publikojmë në ueb faqen zyrtare të Qeverisë. Gjatë ditës, krahas takimit me koalicionin qeveritar, do të mbahen edhe konsultime dhe biseda me publikun ekspert, si dhe me mediat. Siç edhe paralajmërova dje, i gjithë procesi do të zhvillohet në mënyrë transparente, ndërsa opinioni në detaje do të njoftohet me të gjitha hapat e ardhshëm. Bëj thirrje për përgjegjësi nga të gjithë aktorët relevant të shoqërisë, spekulimet për çështje të rëndësishme shtetërore dhe nacionale nuk janë për të mirën e askujt. Prej këtu, apeloj deri te të gjithë aktorët politik dhe mediat të mbështeten në informacionet zyrtare nga institucionet. Kërkoj konstruktivitet dhe mbështetje nga të gjitha palët, për të sjellë vendim të menduar mirë në interes të të gjithë qytetarëve”, shkruan në profilin e tij në Facebook, kryeministri Dimitar Kovaçevski.

- Publicitet -

Po ashtu vlen për t’u theksuar fakti që Bullgaria ka rënë dakord me marrëveshjen deri më tani.

Në vitin 2020, Bullgaria vendosi VETO-n duke bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut mbi mosmarrëveshjet historike midis dy vendeve. Kushtet e Bullgarisë për heqjen e saj ishin respektimi i qëndrimit kornizë, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e tyre dhe së treti, të zbatohej marrëveshja e fqinjësisë.

Ndërkohë një javë më parë parlamenti bullgar tentoi të hiqte pengesën, por propozimi i qeverisë në ikje u refuzua në mbledhjen e Komisionit për punët e jashtme. Bllokada bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut ka lënë në harresë aspiratat e Shqipërisë për në BE, pasi shumica e vendeve të BE-së këmbëngulin që Shkupi dhe Tirana të vazhdojnë rrugën e tyre drejt anëtarësimit së bashku.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  • Kërkohej prej 25 vitesh për tre vrasje në Shkodër, arrestohet në Nju Jork
  • Atentati me telekomandë në zemër të Gjirokastrës, zbardhen detaje
  • Historia e pazakontë dhe prekëse e njeriut më të gjatë në histori
  • Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  2. Ana on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  3. Sokol on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  4. K R on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  5. prehistoriku on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?