Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nuk e kam marrë thirrjen…” SPAK pret sot Berishën: A do shkojë ish-kryeministri të japë llogari për vrasjet në bulevard?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Nuk e kam marrë thirrjen…” SPAK pret sot Berishën: A do shkojë ish-kryeministri të japë llogari për vrasjet në bulevard?
AktualitetKronike

“Nuk e kam marrë thirrjen…” SPAK pret sot Berishën: A do shkojë ish-kryeministri të japë llogari për vrasjet në bulevard?

Published: November 14, 2025
Shpërndaje

Sali Berisha është thirrur sot nga SPAK për krimin shtetëror të 21 Janarit. Kreut të PD-së i është dërguar fletëthirrja për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në orën 10:00 dhe për t’u marrë në pyetje nga prokurori i çështjes Alfred Shehu.

Statusi i tij është ende si “person që ka dijeni” mbi vrasjen e 4 protestuesve në bulevard.  Fletëthirrja është dërguar në tre adresa, në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti”, në Kuvend si edhe në selinë e Partisë Demokratike.

Kjo është thirrja e dytë e firmosur nga SPAK për ish-kryeministrin, pasi e para, e lëshuar më 3 nëntor, ishte kthyer mbrapsht pa u hapur. Për këtë arsye, SPAK lëshoi një fletëthirrje të re me datë 7 nëntor, këtë herë në të gjitha adresat zyrtare të Berishës.

- Publicitet -

Pritet të shihet nëse do të shkojë apo do të shmangë sërish përballjen në SPAK, pasi një ditë më parë mohoi të jetë informuar për thirrjen. Ai tha se do të paraqitet në SPAK vetëm kur të marrë në dorë fletëthirrjen, ndërsa sulmoi prokurorët duke i quajtur shërbëtorë që po e përdorin çështjen për të mbuluar skandalet e qeverisë.

Thirrja e Berishës vjen disa ditë pasi SPAK mori në pyetje Lulzim Bashën, në atë kohë ish ministër i Brendshëm. Më 30 tetor, Basha u mor në pyetje për rreth një orë, por në dalje nga Prokuroria e Posaçme ai nuk dha asnjë detaj, duke deklaruar se respekton sekretin hetimor.

SPAK po riheton ngjarjen që sistemi i vjetër e drejtësisë e gjykoi si “vrasje nga pakujdesia”. Insistimi i familjarëve të Aleks Nikës, viktima e vetme pa autor, bëri që dosja të rikthehej në vëmendje.

Më 12 mars 2024, Gjykata e Lartë, pas vendimit të Strasburgut, urdhëroi SPAK-un të hetojë 21 Janarin si krim shtetëror dhe të zbardhë përgjegjësitë e drejtuesve të lartë, përfshirë Berishën, Bashën dhe Ndrea Prendin, për vrasjen e katër protestuesve Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika.

Fillimisht, Prokuroria e Tiranës çoi në gjyq vetëm ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, dhe ish-efektivin Agim Llupo, të dënuar respektivisht me 1 dhe 3 vite burg, të cilët prej kohësh janë të lirë.

Më korrik 2024, SPAK regjistroi procedimin penal për tre akuza: “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” në bashkëpunim, “shpërdorim detyre” dhe “pengim të zbulimit të së vërtetës”, të gjitha të kryera në bashkëpunim.

o.p. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    November 14, 2025 at 8:46 am

    VO:
    -Sipas deklaratave SHPIFSE të tij në 35 vite,sot 99 % nuk besoi se do të shkojë,Pasi siç duket kan marr urdhër FAMILIJARËT që të PËRGJIGJEN PAS DYERVE..” NUK JEMI KËTU ..NUK KA NJERI..NUK PJERDHIM PËR JU..JAM S.BERISHA UNË OR BUDOLLEJ..!!
    -Dhe lajmëtarët do kthehen te Prekurori dosjes së krimit ALFRED SHEHU(që ka 2 vjet fshehje të saj qëkurse thirri KRYEMAFJIOZIN TROPOJANIN A.KULIÇI) do i thonë…nuk gjetën njeri në SHPI,SHQUP,KUVËND..!
    -Në lajmërimin e 4 edhe sikur 1000 polic të shkojnë BALLË-PËR-BALLË SALIUT E TI THON..FIRMOS..AI NUK DO E FIRMOSI..DHE PPRSËRI DO DALI NË SHQUP E DO THOTË..SPAKU I KRIMIT I E.RAMËS NUK MË KA NJOFTUAR..??
    -KJO ËSHTË TAKTIKË E UDB..VRIT DHE MOHO..MOHO LAJMËRIMET DERI NË VDEKJEN E POPULLIT PËR TË SHPËTUAR FAMILJEN E TIJ TË DEGJENERUAR NË KORRUPSION ME 60 VILA E VRASJEN E MBI 20.000.!
    -Ndaj,fatkeqsia e këtij vëndi janë: 1.SALI R.BERISHA dhe 25-30 % e militantve më shumë VERIOR që i paisi me PRONA të pronarve legjitim(TOKË E ZANUN)..?
    2.SPAK+GJKKO+KLP+KLGH.. të tredhur prej S.Berishës në 1992.!
    -Non grata është PSIKOPAT që nga 1970-80..i kuruar nga DR.YLVI VEHBIU,ikur nga frika e tij 1992 dhe vdiq atje..si shumë të tjerë që po ikin po prej tij se PD nuk vjen kurrë në pushtet me të në krye.?
    ●Dhe kur për Sb ka me qindra dosje korrupsioni e vrasje si në GËRDEC 21 JANAR,91,97,98..MBI 20.000..SHTROHET PYETJA..E KA FAIN SALIU QË NUK PYET PËR DREJTËSINË NË 35 VITE..APO DREJTËSIA E TREDHUR PREJ TIJ.?
    ●Kjo ishte drejtësia që na bëri DASH+BE.?
    ● EDI RAMA ME KËTË DREJTËSI DO FUTET NË BE.?
    ● ÇOUNI ENVER,AVNI NGA VARRI.!
    E.L.News Albania

    Reply
  • demo says:
    November 14, 2025 at 10:12 am

    Nuk shkoi.Dergo garnizonin e Diko Zeqos ta kapi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës

Komentet e Fundit

  1. K R on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë
  2. Partizani on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë
  3. Partizani on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. KTH S on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. Kiri on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?