Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nuk ka prodhim vendas, ‘fluturojnë’ importet e frutave dhe zarzavateve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Nuk ka prodhim vendas, ‘fluturojnë’ importet e frutave dhe zarzavateve
EkonomiLajmi i fundit

Nuk ka prodhim vendas, ‘fluturojnë’ importet e frutave dhe zarzavateve

Published: March 25, 2024
Shpërndaje

Importet e frutave dhe zarzavateve u rritën me 63% në periudhën janar-shkurt 2024 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, teksa eksportet e këtij grupi po rriten me ritme shume më të ulëta. Të dhënat zyrtare për tregtinë e jashtme tregojnë se ekonomia shqiptare po rrit dukshëm varësinë në importe, duke reflektuar dëmin që krijoi nënçmimi i euros në sektorin e prodhimit. Këto efekte janë shtrirë edhe në sektorin bujqësor të vendit, i cili po bën hapa pas në vend që të shfrytëzojë klimën dhe pozitën gjeografike që krijojnë kushte për prodhim më cilësor se fqinjët.

Në dymujorin e parë 2023, importet dhe eksportet e zarzavateve ishin të njëjtat sasi, por ky raport u përmbys këtë vit, pasi flukset nga jashtë pësuan rritje të shpejtë. Rritjen më të madhe e kishte importi i zarzavateve, i cili ishte 79% më i lartë se në dymujorin e parë të vitit 2023, ndërsa importi i frutave ishte 49% më i lartë në dymujorin 2024 se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Rritja e importeve po tregon se kërkesa që po shtyhet nga turizmi nuk po e rrit prodhimin vendas, duke bërë që pjesë e parave që lënë turistët në vendin tonë të ikin sërish jashtë për importin e ushqimeve. Nëse ekonomia e vendit nuk i lidh zinxhirët e prodhimit me turizmin, fitimet që duhet të mbeten në vend, po rikthehen jashtë për blerjen e mallrave që i nevojiten konsumit të brendshëm.

Të dhënat e tregtisë tregojnë se të gjithë mallrat që lidhen me shërbimet turistike janë rritur dukshëm këtë fillimvit, teksa vendi po përgatitet për një rekord të ri vizitorësh. Bujqësia mund të ishte përfituesi më i madh nga turizmi nëse koordinohen politikat dhe të rritet mbështetja financiarë për sektorin. Por kjo nuk po ndodh. Pakësimi i popullsisë në zonat rurale ka reduktuar mbjelljet në ngastra të vogla për vetëkonsum. Në tkurrje dhe në plakje popullsia e fshatit sidomos në Veri dhe Jug të vendit është kthyer në konsumator të tregjeve.

- Publicitet -

Nga një vëzhgim në tregjet e pakicës, më shumë se 80% e perimeve, frutave dhe zarzavateve në tezga janë nga importi. Patatet dhe fasulet po vijnë nga Egjipti dhe Turqia, perimet dhe frutat nga Greqia, bulmetrat dhe drithërat nga Serbia, Ukraina, Maqedonia e Veriut etj. Kanalet e importit të ushqimeve janë rizgjuar dhe po intensifikohen, duke dekurajuar edhe më tepër fermerët dhe blegtorët të ushtrojnë profesionin e tyre. Zbrazja e fshatrave nga popullsia po tkurr sipërfaqet e mbjella në fusha në disa kultura dhe, nga ana tjetër, turizmi po nxit rritjen e kërkesës për produkte ushqimore. Për të plotësuar nevojat ushqimore, vendi po i drejtohet importit, i cili po rritet me shpejtësi kohët e fundit. Për të gjithë vitin 2023, importet e ushqimeve në sasi u rritën me 10% në krahasim me vitin 2022, zgjerimi më i lartë në dy dekadat e fundit.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • alphazeta says:
    March 25, 2024 at 9:25 am

    Nuk ka ndonjë çudi këtu. vendi po braktiset nga rinia. Nga ana tjetër fshatarët mbjellin sa për veten e tyre, pasi shumica jetojnë edhe me të ardhurat që u vinë nga emigracioni. askush nuk do që të copëtohet duke mbjellë dhe prashitur. Nê të njëjtên kohë leku forcohet në krahasim me euron, po për te njëjtat arsye: shumë euro në qarkullim, sa nga turizmi, aq edhe nga dërgesat. Nuk shoh ndonjë zgjidhje në horizont.

    Reply
    • pilo Lala says:
      March 25, 2024 at 12:31 pm

      Analize pa strukture, vetem per te bere lajme, pa ide ekonomike.
      Amerika importon rreth 80% te produkteve bujqesore, nuk eshte problem.
      Problem eshte kur nuk shitet malli i prodhuar ne vend, aty duhet nderhyre.
      Asnje shalqi nuk u prish ne are vitin e kaluar, te gjithe u shiten.
      E njeta gje per domaten, qepen, pataten, shegen, luleshtrydhen….
      Por llogjika e thjeshte e pranon se ata 10-12 Miljon turiste duan te hane, bujqesia jone nuk i perballon keto shtesa kaq te menjehershme.

      Reply
  • Diktatura nuk ka brire! says:
    March 25, 2024 at 10:18 am

    Per cfare e duam prodhimin vendas kur mbushim barkun me deliret e madheshtise se F.Tarifes qe nuk le rast pa u mburrur per vete?
    Se ky vertet mburret se ka qene ne SHBA por ama prej andej nuk u ka treguar shqiptareve se cfare gjera te mira ka pare,psh ne Michigan (ku eshte diplimuar dhe punuar) se si pushteti vendor i ka plotesuar te gjitha hapesirat kudo ku banojne njerezit me te gjithe elementet jetike te domosdoshem si cerdhe,kopshte,shkolla,lulishte,parqe,kende lojrash,fusha sportive,shetitore,stola dhe tavolina pushimi,etj se si te gjithe plazhet ne brigjet e liqeneve gjigande perballe Kanadase jane TE GJITHE PUBLIKE-FALAS ,se rera e pkazheve eshte e nderthurur me parqe plot gjelberim,lulishte,stola dhe tavolina pushimi,wc,parkime,shetitore,zgara mishi,aparate per fryrje te bicikletave,celsa per shterngime vidash,kende lojrash,fusha sportive,sherbime policore,zjarrfikese,shendetesore etj!
    Tregoji shqiptareve se ne te gjitha qytetet ne brigjet e liqeneve gjigande perballe Kanadase edhe me 3-5 mije banore ka porte jahtesh,skafesh dhe KROCERASH,qe kurre nuk kane grabitur hapesirat e qyteteve,sic ndodh ne Durres e Vlore,por ato porte jane pjese dhe ne sherbim te qytetit dhe qytetareve!
    Guxo dhe tregoji shqiptareve se ne Michigan kudo ku jetojne njerez KA ZHVILLIM,se ky shtet me 12 milion nuk ka kryeqytet Detroit me 600 mije banore,por Lansing me 100 mije banore,ku jane vendosur dhe funksionojne te gjitha institucionet qendrore te shtetit,ndersa ne Shqiperi jo vetem eshte shpopulluar e gjithe Shqiperia nga varferia,por jane grumbulluar shumica e shqiptareve te mbetur ne Tirane ku perballen me mjerimin,krimin etj!
    Per keto kane nevoje shqiptaret e jo per deglat e tua qe paske shkuar ne Gjirokaster si beu i fshatit per me teper qe na paske biseduar edhe me te gjithe turistet e huaj tamam sic bente Ver Llapa dikur tek 21-shi!

    Reply
  • Arber iliri says:
    March 25, 2024 at 10:55 am

    A e rrethojme kufirin me tela me gjemba qe mos na iki rinia,vrasim disa dhe ja u bo.O idiote te padobishem largimi i te rinjve do vazhdoje .Me te miret qe ja dalin ne Perendim do jetojne jashte.Sa per bujqesine e dini qe ne vendet e industrializuara vetem pak % e popullsise jeton ne fshat.Mekanizimi i bujqesise o rrypa zevendeson punen e krahut.Jo ngastra te vogla,toka te medha te punuara me mekanike moderne bujqesore do krijojne bujqesine e zhvilluar.Stalla moderne te medha lopesh do zendesojne ahuret e lopeve.E kuptuat.

    Reply
    • Prec Ulaj says:
      March 25, 2024 at 12:37 pm

      Fshatari nuk eshte budalla, e teston tregun.
      Per nje vit apo dy, ka nje bum turistik, dhe kerkeesa per produkte bujqesore eshte ne rritje.
      Te arrish te prodhosh nje produkt bujqesor me mjete moderne, duhet nje investim 25-30 mije Euro.
      Po sikur mbas 2-3 vjetesh te mos kete Turizem, ku do e shesi mallin fshatari?
      Pastaj keta qe ulerasin nuk ka prodhim, do fillojne te ulerasin, ku eshte qeveria qe nuk ju shet mallin e tepert fshatareve.
      Keto jane oferte kerkese, qe i rregullon vete tregu.

      Reply
  • Detari says:
    March 25, 2024 at 11:21 am

    skiptaret nuk e kane ne kulture-tradite prodhimin jane bijte e bashibozukeve kjo gje duket hapurne qeveri por edhe me njerezit e zakonshem ku vjedhja, vrasjet dhe krimi ne pergjithesi eshte shume i larte.

    Reply
  • Duhet punë dhe jo qejfe! says:
    March 25, 2024 at 11:27 am

    Ti që ke bërë komentin me « Diktatura nuk ka brirë » duhet të jesh « Intelektuali » ! Lumturia e jote mund të mos jetë njësoj për këdo dhe realitetin e ke parë me « atë më xham, apo atë pa xham », shprehje tek filmi « Kapedani »! Do të ishte normale që « lumturinë » tënde t’a mbaje për vete dhe jo të gabosh të tjerët që mund të dalin të zhgënjyer. Në amerikë punohet dhe nuk ka qejfe për parazitët dhe ky është realiteti. Kush vjen në amerikë për të bërë pallë, shumë shpejt del I zhgënjyer.

    Reply
  • demo says:
    March 25, 2024 at 1:05 pm

    Shkoni pyesni ata fshataret qe prodhojne perime zarzavate,fruta,drithera,perse i hedhin ne kanal,,pastaj nxirrni konkluzione se fshatari shqiptar nuk punon. 2-3 vjet me pare fshataret e Korces hodhen tonelata me molle,se nuk terhiqeshin nga tregu dhe kalbeshin ne qilar.Po keshtu patatja,qepa etj.
    Nje mekanizem djallezor me kapacitete te medha,vepron per te shkaterruar fshatin shqiptar.
    Ky Mekanizem eshte ne krye te Qeverise..O krueministri,o Ministresha Bujqesise ne bashkepunim me kryeministrin dhe Mafian Rajonale.Sapo shohin qe Prodhimi Vendas zoteron Tregun dhe ka prodhim te bollshem,menjehere futet ne loje ky mekanizem,,Terheq mall te lire nga Importi,(pa dogane,pa taxa se nuk spjegohet ndryshe cmimi i lire)vetem e vetem qe te mbese STOK prodhimi i fshatarit vendas dhe ta falimentoje.Keshtu ndodhi edhe me grurin e Myzeqese para 2 vjetesh.Megjithese cmimet e grurit u rriten per shkak te luftes ne Ukraine,,Tregtaret dhe prodhuesit shqiptare nuk ja merrnin fshatarit te Myzeqese grurin me ate cmim qe e terhiqte Italjani,por ja kalben ne fushe,derisa ta shiste me cmimin e grurit serb(qe ne fakt ishte gruri i magazinave te Rusise,qe shkonte badiava ne Serbi).
    Ne ate kohe krize te grurit dhe naftes Edi Rama mburrej se e merrte grurin dhe naften ne Serbi me cmime favorizuese,se ishte politikan shume tregdashes,tolerant,Open Ballkan,,Nuk ishte kokeforte si Albin Kurti.Nuk di ndonje rast qe shteti,Ministria bujqesise,ministria tregtise te ndermarre marreveshje me shtete te tjera per terheqjen e prodhimit te bujkut shqiptar.Ministria Bujqesise di vetem te vjedhe fondet e BE per bujqit dhe blegtoret. Kujt i sherben kjo politike tregtare?
    Qe ky dordolec i fryre nga Deliri,ky bicim kryeminister,eshte nje tape topi ne Ekonomi bujqesore,tregtare,etjkjo dihet,Ajo qe me shqeteson mua,,eshte:Ku i di djallezite? Se djallezite ne dem te prodhimit vendas I DI.

    Reply
    • Prec Ulaj says:
      March 25, 2024 at 3:35 pm

      Ka 3 -4 vjet qe prodhimi i fshatarit shitet komplet.

      Reply
  • Fjale me vend says:
    March 25, 2024 at 1:13 pm

    Demo, mos e lodh shume mendjen se ne jemi fis bejlershesh. Nuk vdesim kurre!!! Zhytemi por nuk mbytemi !!!

    Reply
  • MSH says:
    March 25, 2024 at 2:44 pm

    Asnje import nga jashte.Gjithecka me forcat tona.Edhe ushqime lopesh te hame dhe import perimesh te huaja Jo.
    Isha dje ne Tirane .ne dyqan te pallatet Mes Ali Demit dhe shkolles se baletit ,buze unazes,kile e domates grapola 150 Leke te reja.Ne Padova ne supermarkato,cmimi i domates grapola 2.5 euro,para nje jave,Jo me shume.

    Reply
  • demo says:
    March 25, 2024 at 9:24 pm

    Andej nga fisi gruas tate jane jo vetem bejlere,por edhe mbreterore.lloqoberi!

    Reply
  • intelektuali says:
    March 25, 2024 at 10:00 pm

    O karagjozi injorant pilo Lala:

    Po ku e ke mesuar o BOLE idiote ti lajmin qe SHBA importon 80 % teprodukteve bujqesore?Apo hidh dhe pirdh llogje budalli ne kete forum te gazetes DITA se nuk te merr vesh njeri se cfare BOLE idiote je ti. SHBA eksportoi ne 2023 ne Bote produkte bujqesore me nje vlere $156 miliarde dollare amerikane kryesisht grure, miser, vaj luledielli etj, nderkohe qe importoi $154 miliarde dollare amerikane, kryesisht fruta exotike, kafe, caj, kurkuma, vetem California prodhon 45 % te nevojave te SHBA per fruta dhe zarzavate, vaj ulliri etj. po fare llogje budalli flet tio mavri?

    Reply
  • Preshi i pillos says:
    March 26, 2024 at 6:54 am

    Pilloja i parthisë paska numëruar me gjishtat e shtrëmbër turinjstat “e huaj”, paçka se shumica erano emigranti albanesi. Nga max. 100 mijë pillos i duallën mbi 12 miljon. Pak a shumë të njëjtat “vlerësime pozitive” në shërbim të afendikoqes bëri shkelncëtari i mirënjohur preshi i ulajve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?