Nga Ndue Preng Gjeta
Çfarë shteti kemi, Republikë apo Monarki? Nuk mund të qëndrojë me dinjitet në këmbë një republikë, nëse nuk respekton brezat e vjetër që sakrifikuan për ta bërë Shqipërinë, kur nuk respekton heronjtë e dëshmorët e kombit, dhe në vend të tyre nderon e rehabiliton tradhëtarët, kur nuk ke respekt për vlerat e krijuara prej ketij brezi për 50 vite me radhë, që nihilistët e sotëm nuk i zënë fare në gojë, por hedhin baltë mbi to dhe injorojnë atë brez historik që e ngritën Shqipërinë mbi supe…
Duke parë qeverisjet e papërgjegjshme, qofshin këto të djathta apo të quajtur të majta, vetvetiu të lind pyetja se çfarë shteti po ndërtojmë në Shqipëri, Republikë apo Monarki, sepse të ngjanë se kemi një formë të ndërmjetme në mes Republikës dhe Monarkive të vogla të shekullit XVIII. Në Shqipëri sot kemi një oligarki politike e financiare plotësisht të lirë, jashtë kontrollit të shtetit e të ligjit, ndërsa populli i thjeshtë është i nënshtruar, gati njëlloj si në rendin feudal ku ligjin e bënin bejlerët dhe agallarët, ku sundonte monarkia me kapitalistët dhe latifondistët e saj.
Në Shqipëri sot kemi një të ashtuquajtur demokraci totalitare, e zbatuar në mënyrë monarkiste. Populli nuk ka asgjë në dorë përveç votës të cilën e hedh një herë në katër vjet dhe çdo gjë ndodhet në duart e një grupi të caktuar njerëzish. Ata kanë në dorë mjetet e prodhimit, ata bëjnë ligjet e ata zotërojnë edhe pasurinë, ndërsa shumica e popullit mashtrohet e nëpërkëmbet nga “mbretërit dhe princërit” e vegjël.
Qeveritë që kanë ardhur njëra pas tjetrës në Shqipëri, si ajo që drejtohej nga babai i krimit dhe kaosit, naziskini Sali Berisha, si ajo që drejtohet sot nga arrivisti dhe populisti Edi Rama, u mungon thelbi i qeverisjes, u mungojnë parimet, idealet, kultura dhe aftësia për të menaxhuar institucionet qeverisëse të shtetit, por mbi të gjitha u mungon përgjegjësia dhe përkushtimi për ti shërbyer vendit dhe popullit të vet.
Ajo që i bashkon politikanët tanë është etja për prona e pasuri, është vetëkënaqësia e mburrja se i dinë të gjitha, se ata që duhet ta thonë fjalën e fundit për gjithçka, por është edhe populizmi ekstrem për t’u mbushur mendjen njerëzve se po bëjnë mrekullira. Në fakt realiteti flet krejt ndryshe. Krimi, mafia, korrupsioni, varfëria e pabarazia, droga, trafikimi i qënieve njerëzore, etjer, etjer, tregon qartë se klasa politike në Shqipëri ka dështuar. Ajo ka aftësi vetëm për t’u vetëpasuruar përmes pushtetit e politikës dhe paaftësi olimpike për të qeverisur dhe për ta çuar vendin përpara.
Aftësia për të mashtruar qytetarët është shumë e madhe. Për të na hedhur hi syve, në mandatin e parë, kryetari i “Rilindjes” Edi Rama, u ankua se e kishte timonin me dy shoferë, ndërsa në mandatin e dytë ju lut popullit që ta kishte vetëm ai timonin edhe tepsinë e pushtetit, dhe e mori i vetëm timonin, përgjegjësi e madhe, sfidë e jashtëzakonshme, barrë e rëndë për populistin e Partisë Socialiste pasi vërtetë mund ta kesh timonin, por kur nuk din ta ngasësh makinën ajo të hedh në greminë.
Duke patur gjithnjë në krye ekipe eksperimental jo profesionistësh, timonieri i qeverisë përpiqet ti bëjë të gjitha vetë duke mos pyetur as për partinë e as për deputetët e për ministrat. Kjo ka bërë që qeveritarët qëndrorë e lokalë të turren si kafshë për tu pasuruar, kuptohet kjo në dëm të qeverisjes, bile sa më shpejt se nesër nuk i dihet. Në këtë klimë aristokracia korruptohet, pushteti bëhet arbitrar, ministrat e deputetët kthehen në bejlerë të rinj, dhe u pëlqen akoma më shumë forma monarkiste e të qeverisurit, duke mos u ngelur asnjë lloj virtyti, as atyre që qeverisin dhe as atyre që qeverisen prej tyre.
Sot në Shqipëri korrupsioni është ngritur në sistem dhe në mandatin e tretë gati gjysma e ministrave janë nën hetim për korrupsion.
Nuk ka krim më të madh për një politikan e pushtetar, që pasi korrupton veten korrupton edhe të tjerët duke shkatërruar kështu vlerat e shoqërisë, dinjitetin dhe virtytet e brezave që kanë sakrifikuar për këtë vend. Nuk mund të qëndrojë me dinjitet në këmbë një republikë , nëse nuk respekton brezat e vjetër që sakrifikuan për ta bërë Shqipërinë, kur nuk respekton heronjtë e dëshmorët e kombit, dhe në vend të tyre nderon e rehabiliton tradhëtarët, kur nuk ke respekt për vlerat e krijuara prej ketij brezi për 50 vite me radhë, që nihilistët e sotëm nuk i zënë fare në gojë, por hedhin baltë mbi to dhe injorojnë atë brez historik që e ngritën Shqipërinë mbi supe.
Jo, kjo nuk mund të quhet një republikë dhe një shtet modern sot në shekullin e 21-të, kur gjysma e popullsisë, ajo që banon në fshat, qeveriset me kryepleq si në mesjetë, e denjë për monarkinë e rendit feudal në mos më herët akoma, në kohën e Kanunit të Lekë Dukagjinit.
Mosrespektimi i një shtrese të pambrojtur të shoqërisë siq janë veteranët dhe pensionistët, që jetojnë me një pension diskriminues, dhe qeveria e Republikës tonë tallet me ta kur “ju rrit” pensionet 2 apo 3 përqind ndërsa mijëra familje të tjera jetojnë ose mbijetojnë me një ndihmë ekonomike që nuk mjafton as për të blerë ilaqet e për të paguar energjinë elektrike. Kjo varfëri ekstreme të mbi 60 % të popullsisë së vendit, por dhe krijimi i një klase super të pasur po e çon Republikën “Demokratike” në demagogji.
Demagogjia nuk është gjë tjetër veçse mashtrim i popullit duke e joshur me fjalë të bukura e me premtime të rreme, për ti bërë njerëzit për vete, për qëllime të caktuara politike. Qëndrimi i politikanëve me dy faqe, që ndryshe flasin e ndryshe veprojnë, kanë për qëllim shtrembërimin e të vertetës për gjendjen ku ndodhemi, por edhe të mbulojnë paaftësinë dhe korrupsionin e tyre .
A nuk është demagog Kryeministri Edi Rama që kur e ndigjon të flasë me atë shqipen e bukur dhe batutat që përdor, të ngjall shpresë, por me veprimet dhe sjelljet e tij herë majtas e herë djathtas të hedh në dëshpërim. E vërteta është se atij i mungojnë idealet dhe nuk është aspak i majtë, se për socialist as që nuk bëhet fjalë. Politikat që ndjek qeveria e “Rilindjes” nuk janë aspak sociale dhe nuk i mbrojnë shtresat e varfra të shoqërisë, bile tregon edhe njëfarë neveritje ndaj tyre.
Urrejtjen e tij ndaj veteranëve dhe komunistëve Edi Rama e ka shprehur që në vitin 90, kur bërtiste në mitingjet fashiste të Partisë Demokratike “Komunistët në litar, veteranët në hanxhar” edhe pse ka patur edhe të atin një kuadër të nderuar të pushtetit popullor, dhe dajën e tij Spiro Koleka, një komunist të devotshëm dhe anëtar të ish Byrosë Politike të P.P.SH.
Qëndrimi radikal i kryetarit, as i majtë e as i djathtë i Partisë Socialiste ndaj luftës së lavdishme Nacional Çlirimtare, ndaj heronjve e dëshmorëve që bën sikur i nderon sa herë që ka fushata zgjedhore, urrejtja patologjike ndaj Enver Hoxhës dhe epokës së tij, dhe rehabilitimi i bashkëpunëtorëve të nazifashizmit, ndalimin me policë të veteranëve e komunistëve për tu “takuar” me komandantin e tyre në varrezat e dëshmorëve, propozimi për tu hequr dekoratat luftëtarëve, të dhëna nga regjimi komunist, ngritja e Bunkerartit 2 në mes të Tiranës duke vendosur në qëndër të tij turli krimineli e bashkëpunëtori të pushtuesve, e deri tek propozimi për ti hequr Enver Hoxhës titullin e partizanit, e plotë të tjera, janë veprime të pastra naziste që do ti kishte zili edhe hitleri.
Kjo tregon qartë se Partia Socialiste dhe kryetari i saj Edi Rama i cili vepron “përtej të majtës e përtej të djathtës”, jo vetëm që nuk e mbron luftën Nacional Çlirimtare, por e urren atë për vdekje. Kjo urrejtje patologjike ndaj saj duket qartë në qëndrimin që po mbahet ndaj bashkëpunëtorëve të pushtuesve, nga të dyja krahët e politikës, ku nuk ka mbetur kriminel e diversant pa u dekoruar, ndërkohë që gjithë bota përparimtare, edhe sot e kësaj dite i quan tradhëtarë bashkëpunëtorët e pushtuesve dhe as u shkon në mendje t’u ngrenë buste e monumente, siq ndodh rëndomë këtu në Shqipëri.
Nuk ishte rastësi as ceremonia pompoze zyrtare që kryeministri dhe qeveria socialiste i bëri ish kryetarit të Ballit Kombëtar, Mit’hat Frashëri. Kjo ishte një taktikë djallëzore makjaveliste që nuk i han meraku për Mit’hatin, por që kanë të tjera synime. Ai synon që të rehabilitojë organizatën kolaboracioniste të Ballit Kombëtar dhe këtë don të ja arrijë duke e quajtur Mit’hat Frashërin një patriot dhe atdhetar të madh. Siq duket Edi Rama është frymëzuar nga Uran Butka dhe libri i tij dhe nuk e din se Mit’hat Frashëri ka tradhëtuar edhe Ismail Qemalin me qeverinë e tij duke u bashkuar me tradhëtarin Esat Pashë Toptanin.
Nuk e din ai se Mit’hat Frashëri edhe pas çlirimit ka tentuar të përmbysë pushtetin popullor dhe të bëjnë një qeveri të përbashkët me Grekët. Nuk e din gjithashtu Edi Rama se Mit’hat Frashëri ka bashkëpunuar me Serbët kundër interesave të Shqipërisë duke e vulosur veten si tradhëtar të Shqipërisë, pale të ja lexojë librat e tij Edi Rama. Synimi tjetër i tij është të zhbëjë sa të jetë e mundur dhe të ulë vlerat e luftës Nacional Çlirimtare e sidomos të udhëheqësit të kësaj lufte, Enver Hoxhës dhe shokëve të tij, bile duke folur për “patriotizmin” e Mit’hatit, ai kërcënoi mbështetësit e kësaj lufte që të “rrinë urtë e të ulin kokën”.
Po ka edhe një synim tjetër, ai pasi ka shtirë në dorë elektoratin e majtë dhe pasi ka depersonalizuar Partinë Socialiste sipas teorisë laburiste “as majtas, e as djathtas” synon të kapë edhe të djathtën duke i rehabilituar nga krimet e paraardhësve të tyre dhe duke i shpërblyer edhe pasardhësit e tyre që s’kishin lindur në atë kohë, duke u thënë hapur atyre që e kanë mbështetur tash 30 vjet – “Faleminderit për mbështetjen tuaj, tani s’kemi më nevojë për ju”, duke e konsoliduar pushtetin e tij si një diktator i vërtetë, por i veshur me kostumin e një libreali të neveritshëm. Këtij synimi i shërbejnë edhe zelli i tepruar i koncesioneve, partneriteti publik privat (PPP) të rrugëve e autostradave, siq bënte dikur Hitleri, apo rilindja e qendrave urbane siq bënte Musolini në kohën e tij, pale se përtej tyre ka një varfëri ekstreme dhe Shqipërinë po e mbysin plehrat.
Vlerësimi i figurave të errëta të historisë ka filluar me qeverisjen e djathtë të Sali Berishës dhe po e vazhdon me shumë zell qeverisja “e majtë” e Edi Ramës. Në 100 vjetorin e pavarësisë u fol më shumë për mbretin famëkeq Ahmet Zogu sesa për Ismail Qemalin. E quajtën mbretin një figurë të madhe kombëtare, madje i vendosën edhe një shtatore në rrugën kryesore të Tiranës, sikur donte ti bënte hije edhe heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, të veshur ushtarak. Për më tepër i vendosën edhe një shpatë në brez, që nuk e nxori asnjëherë nga mielli kur duhet ta nxirrte, kur Shqipërinë e shkeli qizmja e fashizmit. Ndërsa kryetarit të parë të shtetit Shqiptar, Ismail Qemalit, i vendosën një bust që nxorën nga muzeumi, në mes të pemëve, sikur po u bënte roje memorialit të të përndjekurve politik, që ndodhet aty afër. Të njëjtën gjë bëri edhe Edi Rama me kryeballistin Mit’hat Frashëri i cili përpara një grushti neoballistësh foli për të bërat e të pabërat e Mit’hat-it, gjatë e pas luftës.
E tha qartë kryetari i sotëm i ballit, Adriatik Alimadhi, se “ju doni plumbin ballit, dhe plumbin e parë jua dha Edi Rama”. Këtu nuk bëhet fjalë për një person, por për të gjithë ata që e mbështesin luftën Nacional Çlirimtare, luftë e cila nxori zbathur Ballin Kombëtar. Harron neoballisti se i kemi matur forcat që para 80 vitesh, dhe nuk mundi të na e jepte plumbin një Mit’hat i madh, e jo më të na e japë një Adriatik i vogël, si ky neoballisti i sotëm. Nuk bëhet fjalë për të përdorur plumba apo për ti hapur luftë njëri-tjetrit, siq kapardiset si gjeli në grumbullin e plehut Partia e sotme e Ballit Kombëtar, dhe as për të ulur kokën fitimtarët e luftës, siq na këshillon Edi Rama, por për të mbyllur një luftë klasash të re dhe për të qëndruar sejcila palë në vendin që e ka vendosur me kohë historia. Bukur e thotë në vargjet e tij Arben Duka “u ngritën plehrat nga fundi i tokës, dhe kërcënojnë me plumbin kokës, 70 vite i kish zënë flama, po morën zemër nga Edi Rama”.
Nuk kanë vlerë vetëm ato që thuhen, por edhe ato që fshihen, por në qoftë se thuhen të bëra e të pa bëra për Mit’hat-in, përse nuk flitet edhe për rolin historik të Enver Hoxhës, në udhëheqjen dhe fitoren e Luftës Nacional Çlirimtare, por vetëm hidhet baltë e nxihet një epokë e tërë 50 vjeçare nën udhëheqjen e tij. Një paradoks i quditshëm, nderohet ai që bashkëpunoi me fashistët, që i quante gjermanët miq dhe partizanët me popullin që i mbështeste i quante armiq, dhe mohohet Enver Hoxha i cili luftoi 5 vite me radhë kundër pushtuesve. Paska më shumë vlerë, sipas Edi Ramës, ai që edhe jashtë vendit mblodhi gjithë llumërat e kolaboracionizmit për të prmbysur me dhunë pushtetin popullor të dalë nga pushka partizane, sesa Enver Hoxha që e nxori Shqipërinë nga mbeturinat e rendit fisnor feudal dhe krijoi Republikën e Re Popullore duke e renditur Shqipërinë me dinjitet në vendet e përparuara të botës, dhe kjo nuk është nostalgji, por realitet.
Vlerësimi i historisë nuk është çeshtje dëshirash e pasionesh. Historia është një katalog faktesh, ndodhish, realitetesh e dokumentash që nuk munden dot të ndryshohen për interesa politike. Në histori nuk mund të thuhet edhe kështu edhe ashtu, nuk mund të thuhet se po të isha unë do veproja kështu e ashtu, nuk mund të abstragosh nga konteksti politik i kohës, nga rrethanat e situatat që krijohen në kohë e hapësirë. Normale do të ishte që pasardhësit e ballistëve të reflektonin në gabimet e tyre, e jo të orvaten të ndërrojnë vendet edhe sot midis partizanëve e fashistëve, midis Mit’hatit dhe Enverit, sepse sado të kesh dëshirë dhe mllefe, është e pamundur ta bësh këtë.
Çdo brez, qoftë politik, qoftë ideologjik, ka çfarë të korigjojë nga brezat e mëparshëm. Ëshët shumë kuptimplotë qëndrimi i ish ambasadorit gjerman në Shqipëri i cili kërkoi të falur për krimet që kishte kryer i ati gjatë luftës në Borovë. Këtyrë duhet tu thoshte kryeministri që të ulin kokën, dhe jo atyre që bënë luftën. Kjo që bëri Edi Rama është një përpjekje për të shkatërruar historinë në interes të kolaboracionizmit, pse jo edhe një nxitje tinzare për një luftë të re klasash dhe për një grusht votash që do marrë nga neoballistët e sotëm. Mit’hat Frashëri thotë në fjalimin e tij “të përmotshëm”, Kryeministri i Republikës tonë, vërtetë gaboi që bashkëpunoi me nazistët, por nuk kreu krime, miopi politike e intelektuale të thuash kështu. Sipas tij nuk qenka krim të bashkëpunosh me pushtuesit që po masakrojnë popullin tënd, po edhe vetë ballistët e Mit’hatit kanë kryer krime me dorën e tyre dhe këto i dinë të gjithë, përveç kryeministrit tonë. Sipas tij nuk qenka krim të krijosh qeveri kuislinge në shërbim të nazifashizmit dhe nuk qënka po ashtu krim të mbështesësh dy diktaturat më të egra, fashizmin italian dhe nazizmin gjerman, të njohura të tilla si në planin kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Jo zoti Kryeministër! Kolaboracionizmi nuk është gabim, siq thoni ju, po faj, dhe faji dënohet në të gjithë botën. Të thuash se Mit’hat Frashëri nuk ka bërë krime është mashtrim. Ai ka pranuar që forcat e tij kanë bashkëpunuar me pushtuesit dhe janë bërë pjesë e qeverive kuislinge, pjesë të spiunëve, arrestimeve e vrasjeve, pjesë e formacioneve luftarake të pushtuesve, kundër shqiptarëve, që do të thotë se Mit’hat Frashëri ka urdhëruar përgjakjen e popullit, dhe është krim i tij, zoti Rama, dhe jo gabim i tij, siq thoni ju.
Është një fakt i njohur se kolaboracionizmi nuk është një fenomen shqiptar, por botëror dhe ka ekzistuar në të gjithë botën, si në shtetet komuniste ashtu edhe në ato kapitaliste. De Goli nuk ishte komunist, po janë gjykuar e dënuar rreth 100 mijë kolaboracionistë dhe nuk janë rehabilituar deri më sot nga asnjë qeveri e majtë apo e djathtë, e kështu me radhë Austria, Belgjika, vendet nordike, etjer. Britania ka shqyrtuar mbi 2 milionë raste të bashkëpunimit me nazistët, në Belgjikë janë hapur 630 mijë çeshtje penale, në Hollandë 200 mijë, etjer, etjer. Fan Noli nuk ishte komunist, por një demokrat i madh, historian dhe intelektual brilant, por lidhur me Ballin dhe me gazetën e tij “Dielli”, me 26 Mars 1947 thoshte se “Ballistët tanë kanë vdekur moralisht. Ata, duke bashkëpunuar me fashistët italian dhe nazistët gjermanë vranë veten, por me të vranë edhe Shqipërinë, të cilën e nxinë para botës si pro Italjanë e pro Gjermanë, dhe si e tillë Shqipëria padyshim do të ishte copëtuar. Deshi përëndia dhe dolën partizanët, me në krye Enver Hoxhën, dhe jo vetëm e nxorën Shqipërinë nga hendeku i vdekjes, por e vunë në radhët e të gjallëve, pranë shteteve aleate. S’ka shqiptar me pesë pare mend në kokë që të përkrahë ballistët, të cilët e quan Shqipërinë buzë varrit. Vendi i Ballit Kombëtar është në varrezat e fashizmit.”, përfundon konkluzionet e tij, për ballin, Fan Noli.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili vepron si monark, duhet të shkëputet nga populizmi që e manifeston me neveri, nga demagogjia me popullin dhe hipokrizia me partinë socialiste. Ai jo vetëm e vodhi këtë parti pa asnjë lloj ideali dhe merite, por e zhveshi atë plotësisht nga ideali dhe ideologjia e majtë, e ktheu kahjen e partisë plotësisht nga e djathta, duke braktisur programin me të cilin ka ardhur në pushtet, duke u larguar nga shtresat e varfra e të mesme të shoqërisë, shtresa të cilat Partia Socialiste mendonte se i mbronte. Me emërtimin “Qeveria e Rilindjes” dhe me teorinë “përtej të majtës e përtej të djathtës” Edi Rama e ka kthyer Partinë Socialiste në një organizatë eklektike, sipas përvojës së laboristëve anglezë të Toni Blerit në Angli.
Nuk mund të thuash asnjë fjalë për republikën, kur qeverisja i ngjan monarkisë, kur nuk njeh popullin dhe shpirtin e tij, kur nuk njeh hallet dhe historinë e tij, dhe kur pushtetarët e kësaj republike kanë vënë para e pasuri në mënyrë marramendëse dhe sillen ndaj popullit jo si shëqrbëtorët e tij, por si bajraktar, si bejler e sheikë të rinjë dhe nuk duan të ja dinë fare për hallet e popullit. Bëhet shumë zhurmë se po kryhen reforma të thella, po çdo qeveri me të ardhur në pushtet prish ato që ka bërë qeveria e mëparshme dhe vazhdon me mashtrimin e të bërit të reformave të reja. Po çkuptim kanë reformat kur mendon se vetëm në gjykatën e lartë sot ndodhen stok 30 mijë dosje të pagjykuara dhe që janë 20 mijë analfabetë funkksional në sektorin e arsimit? Për ç’reforma mund të flitet kur sot në Shqipëri kemi 200 mijë të rinjë që as nuk punojnë dhe as nuk shkojnë në shkollë, kur kemi mbi 100 mijë të droguar, mbi 20 mijë të burgosur dhe mbi 80 % e pasurive janë vënë me korrupsion e me vjedhje, etjer, etjer. Këtu reforma do të kishte kuptim vetëm po të fillosh nga e para, dhe kur pjesa më e madhe e gjyqtarëve e prokurorëve dhe zyrtarëve të tjerë të shtetit të përfundonin në burg, gjë e cila do të qonte në shkërmoqjen e gjithë republikës tonë “demokratike”.
Gjunjëzimi para të huajve është një tipar i neveritshëm i Republikës së Shqipërisë, duke ja kaluar edhe monarkisë, dhe kjo është provuar disa herë. Neofashistët grekë herë pas here provokojnë duke hyrë në territorin tonë, vrasin e plaçkisin dhe largohen kur të duan, pa u hyrë gjemb në këmbë, siq ka ndodhur në vitin 1994, në postën kufitare të Peshkëpisë, në Gjirokastër. Vijnë e bëjnë fushatë elektorale politikanë grekë, bëjnë thirrje raciste anti Shqiptare, siq ndodhi edhe në Bularat, shkojnë e takojnë në burg hajdutin e votave Fredi Belerin etjer, por republika jonë hesht si e vdekur dhe gjunjëzohemi para tyre nga frika se Greqia nuk do na mbështesë për hapjen e negociatave për në B.E. kjo gjë nuk ndodhte në kohën e pushtetit popullor të Enver Hoxhës, sepse ai jua vinte kufirin te thana kujtdo që prekte integritetin e vendit, dhe nuk lejonte që Shqipëria të bëhej han pa porta, siq është bërë sot në sistemin e kapitalizmit.
Këto që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve të tranzicionit kapitalist, gjallërimi i tërë fenomeneve të këqia të kësaj bote, të bën të mendosh sikur në Shqipëri nuk ka patur fare shtet, por shqiptarët janë qeverisur nga Kanuni i Lekë Dukagjinit.
Bile Kanuni nuk vepronte kështu pasi ai ti fuste të dyja këmbët në një këpucë. Të bën të mendosh gjithashtu se, pas vitit 1990, nuk kemi patur as Republikë e as Monarki, por diçka të ndërmjetme mes tyre. Shtetin e bëjnë burrat e shtetit, ata që nuk mendojnë për kolltuqet e tyre dhe për zgjedhjet e radhës, që nuk mendojnë për t’u pasuruar vetë me një grup të ngushtë njerëzish pranë tyre, por që mendojnë të ardhmen e vendit dhe për rritjen e mirëqënies së përgjithshme të shoqërisë. Vetëm ky është mision i një Republike dhe i një Qeverisjeje bashkëkohore.
Botuar në rubrikën Letër Kryeredaktorit
Z.Ndue,e di qe qeverisja fillon nga rrenjet qe jane kryepleqte e fshatit?
Sa me e forte dhe besimplote te jete kjo qeverisje ne popull,aq me e forte eshte qeverisja qendrore.
Prandaj z.Ndue kete pune po ben SPAK.
Te prese rrenjet e korupsionit qe jane ne pushtetin lokal.
Prandaj jane terbuar ne pushtetin qendror.
Fatkeqesisht ,mbas ndryshimit te sistemit politik dhe ekonomik te mbas viteve 1990 me deshiren e atyre qe pushtuan partite politike dhe qeverisjen e vendit nuk hartuan dhe nuk zbatuan parimet dhe ligjet e ndertimit dhe funksionimit te shtetit demokratik,ligjor dhe laik.Drejtimi vendit nuk u muar nga kuadro idealist dhe te afte profesionalisht,por nga te te eturit per pasuri dhe pa vizionet e nevojeshme,duke sjellur rezultatet e dhimbeshme qe parashtrohen me larte.Shqiperia eshte nje vend i bekuar me nje popull te shkelqyer,vlerat e te cilave i rrenoi plitika e te cmendurve shqiptare.
Edhe SPAK-u po vepron me shume ngadalesi.Eshte ne nje presion te brendshem te kesaj klase politike dhe qeveritare per tu shpetuar burgjeve dhe sekuestrimit te pasurive.Nese vonohet me goditjen e kokave te shpallura,mund te ndodhe edhe ndryshimi ligjeve per kopetencat e tij.Kerkohet vendosmeri dhe trimeri.
te lumte mendja e pena i nderuar, sot eshte pislleku sheshit por ama kjo ben qe ari te shkelqeje me fort dhe dy epoka historike si LANC e ndertimi I vendit vetem ngrihen me lart ne histori.
Epo kjo pune ,nuk kuptohesh.
LANC u be me idealet Staliniste.
Koha tregoi qe keto nuk dhane rezultat.
Tani ne duhet te qajme ate qe iku?
LANCL lerja historise.
Shiko sot qe je ne nje rrumpalle qeverisje,ndryshe nga MV,Kosova,Serbija,Mali I zi ,Greqia.
Artikull shum interesant, por mendoj qe kerkon nje interpretim me te sakte.
1. Ajo qe kemi eshte nje “:Republike e Penetrur nga Anarkia”, ku shum individe duan ta mjelin shtetin e popullin per perfitime personale dhe ti shpetojne ligjeve duke korruptuar drejtesine. Menyra me e mire qe kane zgjedhur per te patur nje pushtet te sigurte eshte nje regjim anarkik, qe stimulon perfitime e vjedhje ne te gjitha nivelet. Keta individe e duan dhe e mbrojne nje qeverisje te tille e jane te kenaqur dhe si perfituse te kaosit e mbrojne ate.
2. Nuk duhet te barazohet kontributi i jashtzakonshem i atyre qe moren pjese ne LNC me ATO qe pretendojne si ishin autoret kryesore te clirimit te vendit dhe qe e pushtuan shqiperine si me nje ideologji vete shkaterruse, ashtu edhe me instrumentin e luftes se klasave. Ato sunduan sikur Shqiperia te ishte mbreteri para 1000 vitsh, sepse parlamenti ishte nje vegel e tyre, ku antaret e tij shperbleheshi shume mire dhe shume te nderuar nga Enver Hoxha, per sa kohe qe nuk i krijonin probleme. Enveri ra ne dore te agjenteve te Titos, te cilet i perdori per te forcuar poziten e tij ne parti, si njeriu me i respektuar nga komunistet jugosllave, te cilet sic dihet e kane demtuar rende “Ushtrin Naziste”.
3. “Komunistet Jugosllave” nuk donin qe Balli Kombetar te ishte bashepuntor ne clirimin e shpqiperise nga pushtuset
dhe me urdherin e Titos, Mareveshja e Mukes u sabotua. Ato donin qe pas clirimit te shqiperise te vendosej nje rregjim i eger komunist dhe jo regjim qe te kishte edhe tendenca liberale. Mendimiim eshte se ne se Balli do vazhdonte kuften kunder okupatorit, ato do ishin te pranishem ne qeverine e ardheshme ne shqiperi dhe do kishin disa karrige ne parlament
te shprehnin idete e tyre dhe ndofta ka shume te ngjare, qe lufta e klasave nuk do perdorej.
4. Gjate periudhes 33 vjecare te tranzicionit nga grupime te interesave personale te partive te ndryshme, bizneseve dhe grupeve te tjera qe i sherbenin atyre te lartpermedura qe i beheshin favore te jashtezakonshe per kontributet e tyre per te fituar zgjedhjet. Mashtrimet, vjedhjet etj, u perhapen ne mase, sepse u arrit te korruptohet drejtesia qe i interpretonte ligjet
ne favor te punedhenesve te tyre. U Krijuan “Piramida Mafjozesh”, politikanesh, pushtetaresh, …, ku te gjithe antaret e tyre
i ndanin perfitimet dhe mbronin njeri tjetrin.
5. Ajo qe me shqeteson eshte se konstatoj nje tendence, per te revizionuar historine e Shqiperise, qe lidhet me luften e dyte boterore. Pasardhesit e sotem, te pushtuseve te asaj kohe, nuk kane ideologjin e fashizmit, apo nazizmit. Por po kuptoj qe shume politikane por dhe interepretuse te historise po i perfyturojne politikanet e sotshem te ketyre vendeve qe na paten pushtuar sikur ato kane mentalitete dhe dredhit e tyre dhe i anashkalojne disa fakte historike, duke mos i permendur ato ne raste qe duhet te rikujtohen. Kerkojne te kene miq, e te perfitojne, ne nje menyre jo te ndershme, qe i nen te ngjashem me disa nga kolaboracionistet e asaj kohe, jo se besojne, por vetem per te patur perfitime personale.
Vleresimin e Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare,qe zhvilloi populli shqiptar nen udheheqjen e PKSH me ne krye Enver Hoxhen nuk e bejne ata qe nuk i lidh asgje me kete lufte te lavdishme aq me keq qe kane qene bashkepuntore me pushtuesit,por 70 mije partizanet heroike dhe populli shqiptar qe e mbeshteti ate lufte me te gjitha forcat!
Luften e Lavdishme Antifashiste Nacional Clirimtare te udhehequr nga Enver Hoxha e kane vleresuar fuqite e medha,pjestare te Koalicionit boteror Antifashist si SHBA dhe Britania e Madhe qe derguan prane Shtabit te Pergjithshem te Enver Hoxhes,perfaqesuesit e tyre ne rang gjeneralesh duke marre pjese edhe ne tribunen e parades ne parakalimin e brigadave partizane qe cliruan Tiranen me 28 nentor 1944!
Mos valle keto fuqi te medha mbeshteten Enver Hoxhen per te vendosur KOMUNIZMIN pas luftes,sipas llogjikes kriminale dhe ANTISHQIPTARE te ballisto-zogisteve ,ketyre ARMIQVE TE PERJETSHEM TE POPULLIT SHQIPTAR?
Fakti ,qe edhe pas 90-tes,keto KERMA POLITIKE kurre nuk i mbeshteti popuilli shqiptar,qofte edhe per te fituar nje deputet i vetem,por i ka hedhur ne PLEHRA se te tille kane qene dhe do mbeten ne memorjen e kombit shqiptar!
Shoku Ndue Preng Gjeta !
Kuptohet që je verior, por se kush je , nga vjen , me se je marrë etj etj do doja t’i dija këto , por një gjë për mua është e qartë , ti je njeri i ndershem . Unë jam jugor, jam i majtë si edhe ti , jam i një mëndje me tyj dhe të falënderoj për shkrimin .
Por , kam edhe rezerva për vlerësimin që i bën ti , Enver Hoxhës .
Kjo është një temë e gjërë , shumë e gjërë dhe nuk ezaurohet dot me një reagim këtu në gazetë . Shkrimin e ke bërë ti dhe unë s’dua të bëj një shkrim për shkrimin tënd . Do shprehem në mënyrë telegrafike.
1. Ballistët me në krye Mitat beun , me tradhëtinë e tyre e bënë Partinë Komuniste më të fortë , më heroine, më të dashur për popullin.
Partinë Komuniste ( PPSH ) e varrosi udhëheqia e saj , megallomane, aventureske , antimarksiste .
Komunistët që themeluan partinë dhe udhëhoqën luftën, pęrfunduan në plumb ose në burg të Burrelit . Edhe varre s’u lamë .
2. Jemi I vetëmi vënd që s’kemi parti komuniste, pale deputet në parlament, jo se jo .
Nuk kam takuar një njeri të vetëm të thotë se , kam qënë dhe jam me bindje komuniste . Nga frika apo nga turpi , këtë nuk e di .
3. Nëse do ketë njerëz që duan të krijojnë një parti komuniste , kam një këshillë pęr ta :
Vendimi I parë i tyre duhet të jetë perjashtimi nga radhët e komunistëve i antikomunistëve Enver Hoxha , Mehmet Shehu , Hysni Kapo etj.
Kjo udhëheqje polli zagaret e kętyre 30 vjetëve ( u veshën pardysitë e bardha) që i bënë varrin Shqiperisë , Saliu , Nano , Meta , Rama dhe të gjithë plehęrat që nxorën në krye .
Shkrim ku gjërat thuhen hapur, pa ndikime politike dhe bazohet në historinë si ka ndodhur. Do të shtoja që politika është si kanceri, që po nuk i the gjërat hapur dhe të operosh në kohë sa më shpejt të keqen, ajo majiset dhe njësoj si kanceri të shkakton vdekjen. Të mbash të njëjtët politikanë për 34 vite, atje të çon në vdekje klinike!
OK,N.P.GJETA:
-Artikull shumë interesant që do e kishin ZILI HISTORIANËT E MËDHEJ SHQIPËTAR E KOSOVAR.
-Nuk besoi që E.Rama nuk i di marrëzit e bëra në 11 vite si KM i Shqipërisë..por për shumë arsye që vet Ai, PS,NE të majtët i dimë shumë mirë:
1.Shqipëria ishte e fundit në Europë që ndryshoi sistemin KOMUNIST(Socialist),të drejtuar nga E.Hoxha,ku Amerika,Anglia.. u munduan shumë për 45 vite ta rrëzonin & nuk e rrëzuan dotë..!
2.Kështu,ndryshimi i sistemit u bë me MOTON LUFTË KUNDËR KOMUNIZMIT & E.HOXHËS,Ku KOMUNISTI më i rrezikshëm S.Berisha u vu në krye të vëndit nga R.Alia me ndikimin Amerikan me qëllim që të zhdukte çdo qelizë të Komunizmit me teorinë SHOCK,të tokës së djegur,të zbatuar nga Sb,G.Pashko,A.Hahdari e KO,duke shkatërruar mbi 500 nd/Je e institucione = me 350 mild.$.
3.Të gjithë Ambasadorët Amerikan diktuan që edhe në ditën e dëshmorve të 5 MAJIT nuk duhej vendosur SHALLI KUQ NË QAFËN E PIONERVE..!
4.Ndaj,S.Berisha që drejtoi PD-në..dje & SOT mohoi LNÇL,DËSHMORËT E ATDHEUT & DITËN E ÇLIRIMIT 29 NËNTIRON 1944.Kjo ishte arsyeja që në 32 vite SALI BERISHA QËNDROI DHE PO QËNDRON NË PUSHTET & POLITIKË I PA ARRESTUAR me gjithë 101 krimet e bëra në 34 vite duke shar e mallkuar AMERIKËN që imponoi REFORMËN NË DREJTËSI NË Shqipëri,duke i hequr nga duart drejtësinë e kapur prej tij 100 % që në 1992.
5.Edhe E.Rama që të vinte në pushtet në 2013 dhe të zgjidhej KM në 3 mandate përvez VOTAVE,duhej tu qëndronte GATITU Amerikanve,Anglezve,Europianëve për të ndërtuar vëndin e shkatërruar nga Sb,Im,Lb..& për ta futur Shqipërinë në BE..!
-Nëse do vepronte ndryshe,do e pësonte si SALIU-NON GRATA & i izoluar përfundimisht prej tyre..!
6.Gabimet fatale të E.Ramës dihen tashmë:
-Ai nuk e rrëzoi bustin e Ahmet Zagollit që e vendosi Saliu+Mona në Tiranë në sheshin kryesor me emrin e Tij.
-Reabilitoi kryeBallistin e Kolaboracionistin Mit’hat Frashëri,duke i prurë kockat nga Amerika,duke çuditur 100 % të majtët Socialist..! Dje kjo më shumë për të fituar disa VOTA prej ballistëve siç bëri edhe Sb me ta dhe Komunistët për të bër Lulin K.Bashkie..!
7.Megjithatë,midis Sb,Im,Lb,Fm..dhe E.Ramës populli ka votuar e do votoi (edhe unë si shumica)EDI RAMËN,pasi ka punuar më mirë se Ata,Nuk ka dosje e vidio krimi me zë e figurë si Ata,Është 100 % me faktorin nd/Kombëtar & jep shpresë për të ndryshuar Shqipërinë,sidomos anën sociale si Parti e
majtë, duke rritur Pesionet qytet-Fshat,Shtresat vunerable,Të përndjekurit( ka bër më shumë se Sb) si dhe duke plotësuar të gjitha parametrat për në BE,etj.
-E.Rama duhet të dëgjoi më shumë këshilltarët e tij me shumicë për të zbatuar edhe kritikat që i bëhen në vite si KM i Shqipërisë dhe të PS më e mira në 120 partit ekzistuese,ku PD është bër copash dhe shumë prej partive të tjera u ka ngelur vetëm VULA NË XHEP..!
FLM..!
Idiot komplet ke mbetur o kapterri i Mallakastres!
Edi Rama ashtu si Sali Berisha kane qene dhe jane te dy ARMIQTE ME TE MEDHENJ TE KOMBIT SHQIPTAR!
Shqiperia nen SUNDIMIN e tij prej DIKTATORI eshte RRENUAR sa nuk ka ku te shkoje me,prandaj shporrja e Rames eshte SHPETIMI I SHQIPERISE!
Antarsia socialiste qe ka mbeshtetur Ramen eshte treguar TRADHETARE NDAJ IDEALEVE TE LUFTES ANTIFASHISTE,ndaj jane kthyer ne PARTI BKOLABORACIONISTE si ajo e Mithat Frasherit!
Shoku Ndue qe aktualitetin e sotem nuk ngurron ta quaje DEMOKRACI Totalitare, por nuk ja ben dora te shkruaje se c’fare ishte ajo e deri 1990 (per te cilen duket qarte se i qan zemra e syri bashke) – Demokraci Proletare a Diktature Vrastare – qe pastaj te beje dhe thirrje qe ne varesi te kesaj ta respektojme a jo ata qe e ngriten e pse jo, ta zbatojme prap sot ne 2024 si menyra me e mire per tu bere qesharak ne mbare boten.
Ky “analisti’ me kete shkrim tregon se ka qenë dhe ka mbetur një i indoktrinuar nga veprat e diktatorit Enver Hoxha dhe se duhet te kete qenë ne ate periudhe ndonje instruktor me shkollen e partise “V.I.Lenin”, detyra e te cileve pikerisht ka qene indoktrinimi i fshatareve te gjore kooperativiste nepermjet ‘formave te edukimit komunist’. Si gjithe injorantet qe harrojne se, siç thoshnin latinet, injoranca nuk eshte argument (“ignorantia non argumentum est”), merr persiper te beje edhe rolin e “historianit”. Si enverist i thekur, gje që lexohet qarte midis rrjeshtave, merret me L.II bot. pa ia patur idene se pse filloi dhe si u zhvillua ajo, cilet qenë faktoret dhe aktoret qe u perfshine, dhe pse nga fundi i saj si dhe pse u perfshi, edhe Shqiperia. Kuptohet se si enverist i kamufluar, nuk ia ben zemra të merret, qofte dhe shkarazi, së paku me dy-tre rrjeshta, per karakterizimin e regjimit te eger diktatorial enverist, që e filloi me triska dhe e mbaroj me tollona, por mbasi e anashkalon atë, merret gjere e gjate me “Demokracine Totalitare” siç e quan ai. (nuk shkruhet ‘siq’, Ndue). Tani ç’t’i thuash ketij “analisti”?! Të besh koment të gjate per të është jo vetem humbje kohe, por edhe t’i japesh vlerë një mediokri. Veç, në fund, kaq do t’i’a them: “Problemi më i madh i demokracise është vete demokracia”; ajo nuk eshte më e mira, por më të mire nuk ka! Shoku Ndue, sa je gjallë, gëzoje dhe shijoje atë!
Edhe KryeSorres i shkojne sorrat mbrapa. Kur vdes kryeSorra, sorrat vazhdojne te shkruajne Dithirambet. Kombi shqiptar do te shpetoje nga e keqja e madhe e nga mallkimi i Perendise kur te kuptoje qe e gjithe e keqja i ka rrenjet tek Enver Bastar Gjirokastra, shpirtziu me i ndyte qe i la per peshqesh Zoti ketij vendi te bekuar. Te gjithe te tjeret qe erdhen prapa tij jane bisqe qe dolen nga trungu i tij. Mjaft e lavderuat Enverin o shqiptare inteligjente pe bythe.
Jo vetëm nuk ka republike por nuk ka as Shqiperi e as Komb Shqiptar . Mund te kete Shqiptar sic kishte nen sundimin otoman apo ate Austriak, serb, Grek apo fashist italian e nazist gjerman , por jo Shqiperi e komb Shqiptar . Nje popull i pushtuar nuk eshte eshte komb e as shtet se po e kthejne permbys llogjiken intelektualet injorant te pas 90′. Lufta antifashiste ishte ajo qe garantoi mbijetesen e kombit e shtetit Shqiptar . Anifashizmi Shqiptar i WW2 nuk eshte dicka qe duhet haruar e aq me pak injoruar e sulmuar ! Per injorantet e sotëm mjafon te kujtoj se Camet nuk munden dot as pas 80 vjetesh te afrohen ne Greqi sepse konsiderohen bashke-punetor te fashizmit gjate WW2 !!! Edhe kjo ndodh me qytetar te nje vendi qe eshte i rreshtuar ne bllokun antifashist fitues te WW2 ! Imagjino te mos ekzistonte lufta partizane ! Ne ditët e sotme injoranca eshte akoma me e madhe !Mjafton te kujtoj se Rusia i shpalli lufte Ukraines nen preteksin e kthimit te fashizmit . Mendo per nje moment Rusia mund te nderhyj ne Ballkan e te sulmoj Shqiperine per arsye taktike .Shqiptaret do te mendojne se ky eshte nje sulm i pa drejte e do te kerkojne ndihmen e NATO-s. Rusia do te pergjigjet duke thene se po sulmon nje vend fashist e do te tregoj bustet, emrat e rrugve, dekoratat e nderimet e kriminelve fashiste shqiptar plus ligjerimin e kokboshve injorant te pas 90′. Kokboshet e injorantet do te thone se luftonin komunizmin pas renies se tij, por askush nuk mendon se mund te ngrihet dikush nga opinioni publik perendimor e te thote prit pak se gjyshrit e mi vdiqen duke luftuar fashizmin ne duhet te vdesim per te mbrojtur nje vend qe fashistet i ka ngritur ne piedestal kurse aletat tane partizan ka 30 vjet qe i shkel ? Jo po demokracia lale…ik e tregojua camve e Ukriansve demokracine lale
I nderuar A.Tashko !
Nuk kisha plan te komentoja te ky artikull …por me terhoqi komenti juaj dhe sidomos Pika # 3 ku thoni shprehimisht (citoj)….“Komunistet Jugosllave” nuk donin qe Balli Kombetar te ishte bashepuntor ne clirimin e Shqiperise nga pushtuset dhe me urdherin e Titos, Mareveshja e Mukes u sabotua….ect ect ( fund citimi)
.
Me fal,por nekro-antikomunizmi jo vetem eshte i pasakte por nje autogol perfekt i juaji .Ti ne nje krah thua qe “nese Balli do vazhdonte luften” e ben fajtor Ballin se nderpreu luften biles bashkpunoi ne 90% te rasteve biles dhe kur Hitleri i kishte ditet e numeruara….qe eshte egzakt ajo qe donin partizanet luftoni gjermanin dhe hajde te
“ndajme” byrekun e pushtetit..
.
Nuk e di por dyshoj ne shendetin mental tuajin sepse duhet ta dini qe Titoja ishte nje ushtar i Churchillit per Ballkanin qe i kishin lene dhe dore te lire Shqiperine…kete e thote Historia dhe jo Enveri apo Nexhmija..
.
Rasti i Greqise eshte shembulli me i mire qe e shumzon me zero kete koment tuajin…Sepse atje u be marrveshja e “mukjes greke” ne Kazerta dhe me vone ne Varkiza ku partizanet dhe ballistet e greqise bene marreveveshjen qe perfundoi ne CARMATIMIN E TE MAJTES DHE NAZISTIFIKIMIN E TE DJATHTES nga miqte ( lexo pushtuesit angleze)…Prerja e kokes se “Mehmet shehut greqise” Aris Velucjotit dhe e varen ne Trikalla dhe me vone egzekutimi i “enverhoxhes greqise” Niko Bellojani edhe pse pati kundershtime nga shoqeria civile nderkombetare….eshte e tepert te diskutoj me ju antikomuniste psiqikisht te semure…
.
Po ti nuk ke faj,,,Faji eshte i amerikaneve te mij te tute dhe te Bideneve qe pas L2B reabilituan naziste duke perfshire dhe Xhaferr Deven nje kriminel lufte ne listen e firmosur dhe nga Amerika qe perdoren si kavie eksperimentale kunder fuckomunizmit duke e vene ne sherbim te atij “Titos” tuaj…Lexo me shume komentuesin me poshte ATSH qe plotson dhe komentin tim..Perdhosjen e LNCL dhe UCK-ne sot e duan serbet-greket-makartistet e Amerikes,racistet e Europes dhe ju Tashkot e blogjeve te internetit.
Enveristi Bytheqire LojKar i Shahut kritikon Ben Gjizen, gjeniun e antikomunizmit. Ne nje beteje epike, edhe me te lavdishme se Lufta e Dyte Boterore, ku Partizanet hengren qingja e viça sa deshen prej katundareve te Shqiperise qe gjoja po e clironin, dhe Ballistet e gjore qe u ngelen vetem pulat, perplaset Komunizmi Modern Brekmut me Ballistet e tredhur.
Mjaft o Shqiptare Idiote me nje HISTORI te SHKERDHYER qe ju ka kushtuar gjithe jeten tuaj, MJAFT! MJAFT! Jeta ndertohet vetem nga puna e lire e njerezve te lire, as nga urdherat e Kapedaneve Shhkerdhata Komuniste, e as nga llafollogji boshe, kinse e iluminuar.