Mbi Dhionisios Alfred Beleri rëndon akuza e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”. Sipas procesverbalit të arrestimit të dalë nga policia, Beleri “është kapur në flagrancë në Himarë më datë 12.05.2023 ora 00:14 minuta, në bashkëpunim me persona të tjerë, duke premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës”. Bashkë me të është arrestuar dhe një person i identifikuar si Pandeli Kokoneshi.
Avokati i Belerit, Romarjo Meminaj i tha BIRN se arrestimi në flagrancë ishte i paligjshëm dhe i cilësoi akuzat “të pavërteta dhe pa asnjë bazë”.
Një burim në dijeni të hetimeve i tha BIRN se Beleri ishte denoncuar në Prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para për vota. Beleri ishte në hetim prej datës 8 maj sipas tij dhe si prova ishin marrë pesë regjistrime audio dhe dy video.
“Beleri në bisedë me të infiltruarin i ka ofruar këtij të fundit para dhe dokumente greke në këmbim të votave që do të mblidhte,” tha burimi në kushtet e anonimatit. Më pas, Beleri akuzohet se e ka dërguar të infiltruarit te i arrestuari tjetër, ku sipas personave të përfshirë në hetim është bërë edhe shkëmbimi i parave.
Në njoftim për shtyp, Prokuroria vuri theksin te metodat speciale në hetim. “Bazuar në faktet e mbledhura gjatë hetimit dhe në provat e siguruara në dinamikë, me anë të përdorimit të metodave speciale të hetimit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Matrix” është bërë në arrestimi në flagrancë i shtetasve”, njoftoi Prokuroria.
Në dëshminë e dhënë në Polici, Beleri ka mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla. “Skam lidhje me këtë akuzë, nuk kam bërë asnjë shkelje”, mësohet se ka deklaruar Beleri.
Mësohet se një prej të arrestuarve është ndjerë keq gjatë arrestimit, pasi vuante nga problemet e zemrës. Ndaj është dashur që të ndërhyjë një ambulancë për dërgimin e tij në spital.
Arrestimi i Belerit solli reagime të menjëhershme nga opozita. Kreu i Partisë për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, që shkoi menjëherë në komisariatin e policisë së Himarës e cilësoi arrestimin politik. Dule tha se Beleri ishte rrëmbyer në restorantin e tij dhe e cilësoi arrestimin të porositur nga Rama.
“Zoti Beleri duhet të lirohet menjëherë,” tha Dule. Ai e konsideroi aktin të paprecedentë dhe kërkoi monitorim nga komuniteti ndërkombëtar për zgjedhjet në Himarë.
Reagim të ngjashmëm bëri edhe Sali Berisha, që drejton koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Berisha akuzoi kryeministrin se kishte urdhëruar arrestimin e Belerit duke akuzuar atë për veprime mafioze në tokat e Himarës. “Është një veprim i verbër politik, një hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës ndaj një kandidati të opozitës”, tha Berisha në një konferencë shtypi me gazetarët.
Vetë kryeministri reagoi në rrjetet sociale duke këmbëngulur se nuk kishte lidhje me arrestimin. “Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë”, tha Rama. Ai po ashtu tha se rasti ishte “një sprovë e madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve”, duke vënë në dukje se “shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar”.
Reagim të menjëhershëm, për arrestimin e Belerit pati edhe nga qeveria greke. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis bëri thirrje, nga një takim i tij elektoral në Lesbos, për lirimin e Belerit. Mitsotakis, tha sipas faqes Ertnews.gr, se Greqia nuk do të toleronte sa i përket mbrojtjes së të drejtave të minoritetit dhe shtetit të së drejtës.
“Unë dua që këtu nga Lesbos t’i dërgoj një mesazh mikes sonë, Shqipërisë. Nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian, ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, citohet Mitsotakis.
Ndërkohë, pas një takimi në Ministrinë e Jashtme, ambasadorja e Greqisë në Shqipëri ka shkuar në Vlorë ku pritet të takojë avokatin e Belerit dhe të vizitojë zyrat e policisë. Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme tha se nuk ka pasur notë proteste nga Greqia, por është shprehur shqetësim me gojë për arrestimin.
Dhionisios Alfred Petro Beleri është kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” përballë kryebashkiakut socialist të Himarës, Jorgo Goro, që garon për mandatin e tij të katërt. I njohur shkurtimisht si Fredi Beleri, ai ka garuar për PBDNJ-në në zgjedhjet e vitit 2015 dhe fitoi 27% të votave.
Beleri sipas policisë është i dënuar më herët me tre vjet burg për “nxitje të urrejtjes nacionale”. Ai është akuzuar nga përfaqësues të Partisë Socialiste si i përfshirë në atë që njihet si “Masakra e Peshkëpisë” në vitin 1994, kur një grup i armatosur sulmoi një postë kufiri të Shqipërisë duke vrarë dy ushtarakë shqiptarë dhe plagosur tre të tjerë.
Beleri i ka mohuar akuzat dhe ka ngritur padi për shpifje ndaj Taulant Ballës për këtë akuzë.
j.l./ dita

Veprim i papjekur ose i qellimshem.
Dashkan ta bejn kryebashkiak me zorr kete terroristin
dita, zoti thano, një nga planet e Partisë Socialiste është që të zhvendosin varrezat në qytetin e Sarandës pasi tokën e kanë kërkuar dy oligarkë për të bërë komplekse. kjo është dhe arsyeja e mosrikandidimit të Gurmës, pasi ai nuk ka pranuar të firmosë për këtë zhvendosje.
ky plan do mbetet i parealizueshëm pasi bashkinë do e fitojë kandidati i “Bashkë Fitojmë”.
ore, si shume ezmer eshte ky fred bejlerbeu, mos ka te beje me Belon ? duhet pyetur berisha..
E ka bere balte Rama ne jug me Zamirin, Gjikurian, oligarket e tjere qe shkojne rrembejne toka me ndihmen e shtetit.
Banoret jane te terrorizuar dhe te revoltuar dhe do votonin edhe per Ufot per te shpetuar tokat, e jo me per Belerin qe u jep garanci nga Athina qe nuk do preken më pronat.
Ramës i dolën keq sondazhet per Himaren ndaj e sulmoi kete tipin.
Luhen interesa te medha. Mos harroni qe Himara perfshin Palasen ku po nderton Zamiri, tunelin ku investon Rama, Dhermiun ku po behet nami ka dhkuar metri tokes 1 mije euro…
Per planet e tij strategjike Rames do ti duhet te mari firmen e dyte ne Athine po fitoi Beleri. Per tw gjitha lejet qe gjenerojne fitime miliardshe, ka shkuar nje vile 1 milion euro dhe nata ne hotele luksi nga 300 euro
Ka një modë vipash në Tiranën mediatike që po zëvendëson gazetarin me priftin dhe të intervistuarin me rrëfimtarin. Ka një prirje që llogaridhënien me pyetjet reale që i takojnë ta zëmë një politikani të zëvendësohen me “biseda të ngritura”, intelektuale, që ngrihen sipër problemeve të Shqipërisë.
Shembulli i fundit, dalja e kryeministrit Edi Rama në Top Story në Top-Channel.
Emisioni në fjalë është “misleading” – çorientues – në mënyrë tipike dhe mendjelehtë që në hapje: për gazin e mbarë njerëzisë, Grida Duma prezantohet si Autore. Emri i këtij emisioni është i vjetër. Ai lidhet me kanalin televiziv në fjalë dhe është qarkulluar së pari nga Sokol Balla. Që së paku në moderim ka ditur përherë të respektojë atë që e sheh në kuptimin që e bën këtë shumë herë më mirë se “rivalët” mediatikë të tij që ose preferojnë monologun dhe vetëprezantimin si Eminenca, ose bëjnë show patetik, ose janë të njëanshëm deri sa mund të vënë në siklet edhe Fatmirin e Zyrës së Organizimit në Partinë Socialiste.
Rreth tetë minutat e para paraqitet episodi i dhunës ndaj z. Rama në vitet ’90. Me hollësi ai tregon sesi e goditën, se çfarë bëri e kështu me radhë, në sfond të fotove të stërpara, vetëm e vetëm për të riprodhuar të vetmin akt heroik për të cilin ai mund të krenohet sipas mënyrës së vet dhe me gjasë, të ripërvijojë perceptimin e një viktime që po “Lufton edhe sot me pasojat e historisë”.
Pastaj kalohet te një foto tjetër e stërparë edhe ajo. Rama, Ardian Klosi, Sali Berisha. Po cili është kuptimi i kësaj molloisjeje në kohë fushate elektorale? Pse z. Rama kërkon ta miklojnë kështu edhe pas kaq kohësh?
Inskenimi i dyshes në raportin rrëfim/dëgjim është për t’u shënuar: Duma që deri më dje bënte Marianën në Parlament kundër këtij përbindësi të korrupsionit siç e kanë portretizuar, i ngul sytë me “kuriozitetin shpues” të gazetarit profesionist, që po do të shesë trikotazhin pa seri të një jete, pergamanën e rrallë të tranzicionit nga një perspektivë “intelektuali”.
Ti duhet të vish patjetër, se ti je Liberal
dëgjohet një fjali e z. Rama që ia atribuon Arben Imamit. Jo. Ai nuk shkoi te PD-ja sepse “kishte një ndjesi që gjërat në atë parti(PD) nuk do shkonin mirë”.
Është një medalje e shpikur nga një keqkuptim i kohëve të shkuara mbi termin në fjalë, sepse tashmë të gjithë kemi njohjen se për çfarë lloj liberalizmi bëhet fjalë.
Kujt i duhen këto të gjitha? Kujt i duhet kjo përsëritje banalitetesh private që përtej rëndësisë që kanë për personin, nuk rrëfejnë ndonjë gjë me vlerë për historinë e Shqipërisë dhe as përbëjnë më interes publik?
Me falsitetin e një diskutimi të marketuar në këtë formë vjen edhe transforimimi i vetë profesionit të gazetarit, që sa vjen e perverton drejt fytyrave të vrerosura të dëshmitarëve të historisë së të tjerëve, vanitetit televiziv dhe një kotësie të mbipaguar që i shërben vetëm viktimave të frikës së brendshme si z. Rama.
Sepse gjithçka që po bën z. Rama në këtë fushatë është përpjekje për të fshehur frikën nga zgjedhjet e afërta, nga diskreditimi se po ka surpriza nga “faqja e zezë”, jo aq nga një përmbysje.
Është e qartë se prirja e elektoratit ka nisur të flasë për nevojën e një ndryshimi, i cili është imperativ edhe me koston se ai do të jetë vetëm rotacion të vjetërish. Dhe në këtë kuadër, emisione si ky më sipër vetëm po shërbejnë për të amballazhuar në funksion të manipulimit, jo për të zbardhur.
Top-Story nuk mund të jetë “Edi Rama’s story”, sepse ajo nuk i intereson kujt. Sepse nuk thotë gjë. Top-Story janë vetëm Prangat dhe Vota në një vend ku për pushtetin tashmë konkuron Krimi.
saranda lexues : kush ta tha ty? ina me xhuba….
Shume i pa pergjegjshem dhe i shemtuar aktiviteti per blerjen e votave.
Z. Beleri po i hedh zjarr maredhenieve normale ndermje Greqise dhe Shqiperise.
Ai nuk i hyn ne pune as nje pale, sepse ka mashtruar ne te dyja drejtimet.
Individe te tille, nuk i duhen asnje personi se te shesin e te blejne.
Banda kriminale 6 antar Himarjot me Fred Bejlerin të ardhë nga Greqia , sulmuan në terrin e natës ,kryen masakrën e vrasjes komandantit Kapiten i Parë dhe ushtarin në POSTËN KUFITARE të Peshkëpisë -Gjirokastër në v.1994,dhe kriminelët u larguan pa ferrë më këmbë në Greqin- fashiste .Shteti shqiptar i vobekët me Sali Katranin (Se mungontte Enver Hoxha) ,ai burri madhë i kombit që u thyente dhëmbët e dhëmballët -palikaarve të Athinës ,i nxori të pa fajshëm FRED BEJLERIN se provat ishin të pa mjaftueshme (për monarko-fashistët vrasja oficerit dhe ushtarit ,nuk ishte provë ).Turp për KQZ që pranon kandidat anti shqiptarin kriminel -më idjot që ka njohur HISTORIA .Vetëm Ilr Meta dhe Sali Berisha dy kufoma politike mbështesin Fred Bejlerin dhe disa tip KRIMINELËSH -kokovesheshash .Respekt e nderim agjentve që kapën Fred Bejlerin në flagrancë duke premtuar lek për votën e lirë .Prandaj vendin e ka në burgë sipas ligjeve shqiptare ,pa harruar se sot kaq vite kalben nënë tokë eshtrat e OFICERIT dhe USHTARIT KUFITAR -SHQIPTAR ,kurse autorët nuk jan ndëshkuar.,biles, propzohen edhe për kryetar bashkie !!!!!!!!! Kjo është kulmi i horrllëkut E TRADHTISË DYSHES ilir meta dhe sali berisha ,dhe Vanxhel Kurva ,
Para ligjit janë të gjithë njësoj! Në rast se ky Beleri ka shkelur ligjin, të gjithë të tjerët duhet të heshtin dhe jo të mbrojnë një blerës votash! « Koka e gjarpërit » është Berisha, i cili nuk mund të rijë pa trazuar ujrat. Kështu ndodh kur drejtësia nuk jep drejtësi. Ky Beleri duhej dënuar që me rastin e sulmit të repartit ushtarak dhe tani nuk do të kèrkonte të bëhet person publik! Po kështu, Berisha të ishte dënuar për maskarallëqe të tij dhe nuk do të kishim Belerin sot! Lind pyetja, përse pala greke nuk mbështet një « minoritar » të ndershëm, por mbron një Beler të diskredituar?! Ku është qëllimi nga fqinjët tanë të « dashur » që merrakosen kaq shumë për « demokracinë » dhe në një vënd që nuk ka qenë asnjëherë greke?!
GREQIA – RRUGË E SHTRËMBËR PËR NË EUROPË.
Një burim në dijeni të hetimeve i tha BIRN se Beleri ishte denoncuar në Prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para për vota.
Beleri ishte në hetim prej datës 8 maj sipas tij dhe si prova ishin marrë pesë regjistrime audio dhe dy video.
“Beleri në bisedë me të infiltruarin i ka ofruar këtij të fundit para dhe DOKUMENTE GREKE në këmbim të votave që do të mblidhte,”
Po ju permend nje super te djathte Shpend Gashi! Vertet mund te kete njerez te tille ne token Shqiptare pjella te Saliut?!
Rama ka të drejtë që është i revoltuar, more tërbuar fare, me problemin e “maskarait” qirie Fredin. Është paturpsi nga qirie Qiriako, kryeministri i Greqisë që, mbasi në Derviçan Edi Rama i deklaroj që edhe unë me sinqeritet që edhe unë jam tradhëtar si qy, qirie Fredi, dhe
qirje Qirjakos, nga të dy tradhëtarët preferoj një cop injorant pa vlerë, qirie Fredin dhe jo tradhëtarin qirie Edin që është kryeministër moreeee…..dhe
jo tradhëtari Fredi por tradhëtari Edi ka në dorë minoretitetin grek në Shqipëri, një tallava zgjedhore duke tundur Noc Rokun e tij e duke e kërcyer hop, hop, me fëmrat e kolme minoritare në Dhropuli dhe të gjithë minoritarët janë me Edi Ramën dhe s’ pyesin fare për maskaran Fredin,
për më tepër edhe shqipëtarët emigrantë në Greqi i ka në dorë Edi Rama dhe një thirrje tu bëj Edi Rama si u bëri thirrje shqipëtarëve votues emigrant në Turqi dhe ai e heq ose e ve qirie Qirjakon nga qeverisja e vëndit prandaj
qirje Qirjako të mbleth mëndjen dhe të mos ngatrrohet kur diskutohet se cili nga të dy tradhëtarët, Fredi apo Edi, është më me vlerë për politikën e helenizimit të Himarës dhe trojeve të tjera shqipëtare nga qirie Qirjako dhe qiriet e tjerë antishqipëtarë të Greqisë.
Ja, kur qirie Micotaqisi, në mes të Himarës, publikisht, haptazi, deklaroj himarjotët si heronjë të helenizimit të Himarës që për qirie Micotaqisin ka mbaruar si proces dhe pritet asocacioni i bashkive helene në jug të Shqipërisë, natyrisht me bekimin e McGonigalëve të diplomacis së SHBA dhe BE,
a kundërshtoj Edi Rama këtë deklaratë, jooooo……, atëhere ç’ dreqin kërkon Micotaqisi që kërkon t’ ja var në qaf këtë proces tradhëtarit Fredi Beleri që ka çelsat e kashtës kur ai që e ka në dorë këtë punë është tadhëtari tjetër me përvoj aq më tepër kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama.
Ja pse “patrioti” Edi Rama është inatosur e tërbuar se Micotaqisi e injoroj si tradhëtar më me vlerë për çështjen e helenizimit dhe u mbështet tek tradhëtari tjetër Beleri që Edi Rama se ka në hesap fare , i dërgon spiunët patronazhistë si provokatorë votëshitsa Belerit paisur me teknikën e rregjistrimit, dhe mbasi rregjistrohen me sukses dërgon policët që duam të Rrumbullakut dhe e arreston Fredi Belerin dhe
hëëëë….. qirje Qirjako e bën dot procesin e helenizimit të Himarës pa Edi Ramën kryetarin real të çdo bashkie në vënd, edhe Himarës dhe kryeministër i vëndit?
I lutemi shumë qirie Qirjakos të mos lajthis në përzgjedhjen e tradhëtarit të duhur për helenizimin e Shqipëris si në këtë rast me Fredi Bejlerin duke injoruar atë që ka treguar qartazi se është i duhuri, Edi Ramën, prandaj të mbleth mëndjen qirie Qiriako, i lutem shumë, parakallo poli!
Viktima po LEVIZ.
Pasi e kane lidhur,E kane paralizuar shtetin shqipar dhe po prehin thikat ta copetojne,,papritmas dicka levizi.
Jo keshtu,,dreeee.kasapet protestojne ne Thertoren zzzzzzzeuropiane,,qe Viktima po hedh shkelma.