Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nuk kanë diplomën e Masterit, si do regjistrohen për praktikën mësuesit e rinj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nuk kanë diplomën e Masterit, si do regjistrohen për praktikën mësuesit e rinj
AktualitetShoqëri

Nuk kanë diplomën e Masterit, si do regjistrohen për praktikën mësuesit e rinj

Published: December 9, 2022
Shpërndaje

Edhe në mungesë të dokumentit të diplomës së studimeve “Master”, mësuesit e rinj do të mund të aplikojnë për ndjekjen e praktikës së detyruar profesionale pranë shkollave publike dhe private të arsimit parauniversitar në vend. Pranimi i aplikimeve për ndjekjen e praktikës për periudhën e dytë mësimore tashmë ka nisur, teksa e gjithë procedura do të mund të zhvillohet vetëm online nëpërmjet portalit qeveritar “e-albania”.

Duke qenë se shumë prej kandidatëve që duan të aplikojnë për ndjekjen e praktikës profesionale gjatë periudhës së dytë mësimore të vitit shkollor 2022-2023, nuk e kanë marrë ende dokumentin fizik të diplomës së studimeve të nivelit të dytë “Master në fushën e Mësuesisë”, sërish ata do të mund të aplikojnë nëpërmjet portalit online për të zhvilluar praktikën gjatë tre mujorit në vijim. Për këtë kategori, autoritetet e arsimit sqarojnë se gjatë aplikimit online, ku dhe do të përzgjedhin shkollën për zhvillimin e praktikës në lëndën përkatëse, do të duhet që të ngarkojnë një vërtetim, në të cilin të jenë të specifikuara:Numri i matrikullimit, si dhe data e diplomimit për programin e ciklit të dytë master. Për të mos u përjashtuar nga aplikimi, studenti duhet t’i ketë shlyer të gjitha detyrimet ndaj fakultetit ku ka kryer studimet e nivelit të dytë.

“Aplikimi për periudhën e dytë mësimore do të mbyllet në datën 15 dhjetor, ora 24:00. Sipas procedurave të konfirmuara, aplikimi duhet të bëhet vetëm nëpërmjet  portalit e-albania, në afatet e përcaktuara. Për aplikimet jashtë portalit dhe afateve nuk do të procedohet me vlerësimin e tyre. Në mungesë të pajisjes me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, kandidati për praktikant, duhet të pajiset nga fakulteti përkatës me një vërtetim ku të specifikohet që ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të dytë të studimeve në edukim (si dhe njohjen e gjuhës së huaj, në bazë të testimeve të njohura ndërkombëtare dhe në nivelin e specifikuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Kohëzgjatja e praktikës profesionale që kryhet nga praktikanti është një periudhë mësimore (3 muaj) dhe aplikimi i praktikantëve do të kryhet online nëpermjet sistemit e-albania”, sqarojnë autoritetet e dikasterit të Arsimit.

- Publicitet -

Për të bërë një aplikim të suksesshëm, kandidatët duhet tëregjistrohen vetëm në zyrën vendore të arsimit parauniversitar që i përket vendbanimit të tyre. Vendbanimi dhe planifikimi paraprak respektohen me përpikmëri nga drejtoritë e këtyre zyrave, gjatë përzgjedhjes së kandidatëve që do të mund të zhvillojnë praktikën pranë shkollave të juridiksionit të tyre. Zyrat vendore të arsimit parauniversitar mund të pranojnë kandidatë edhe nga zyrat e tjera, vetëm në ato rastet kur lënda e profilit të diplomës së aplikantit, nuk zhvillohet në shkollat në varësi të zyrës që i përket vendbanimit të kandidatit. Çdo kandidat që plotëson kushtet e përcaktuara bën aplikimin online duke plotësuar të dhënat e nevojshme të formularit dhe pret përgjigjen e miratimit ose refuzimit të aplikimit.

“Regjistrimet për ndjekjen e praktikës do të bëhen vetëm online në portalin qeveritar. Praktikantët e rinj të mësuesisë, fillimisht duhet që të identifikohen si qytetar në portalin e-albania dhe më pas të vijojnë me zgjedhjen e shërbimit të listuar, si: Aplikim për zhvillimin e praktikës profesionale (kandidatët për mësues). Më tej, do të duhet të klikoni butonin “Përdor” për të vijuar me plotësimin e të gjitha të dhënave tënevojshme të kërkuara në formular, si dhe të ngarkoni dokumentacionin e përcaktuar. Kandidatët duhet të ngarkojnë me korrektësi gjithë dokumentacionin e kërkuar, si vijon: Cv e kandidatit për praktikë profesionale, fotokopje të noterizuara të diplomave bachelor me listë notash dhe master i mësuesisë “Profesional ” ose “Shkencor” me listë notash të noterizuara, si dhe raportin mjeko-ligjor. Pasi të kryeni këto procedura duhet që të klikoni në butonin “Dërgo” për dorëzimin e aplikimit tuaj”, bëjnë me dije autoritetet e arsimit.

Personi përgjegjës nëzyrën vendore përkatëse të arsimit parauniversitar bën shqyrtimin e aplikimit të paraqitur nga secili kandidat. Aplikanti njoftohet me e-mail, në kohën që shërbimi ka përfunduar. Kohëzgjatja e praktikës profesionale që kryhet nga praktikanti është një periudhë mësimore (3 muaj). Për kandidatët që aplikojnë për Zyrën Vendore Arsimore Tiranë janë zbardhur tashmë edhe shkollat publike dhe ato private, të cilat janë të certifikuara për zhvillimin e praktikës. Listën e plotë të këtyre shkollave ku mund të ndiqni praktikën e detyruar profesionale e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit.

Sipas kushteve të përcaktuara, kanë të drejtën për të zhvilluar praktikën profesionale të gjithë kandidatët që kanë siguruar diplomën universitare në fushën e mësuesisë sipas ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10 171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Ndryshe nga sa ka ndodhur në vitet e shkuara mësimore, për vitin shkollor 2023 dhe në vijim, ndjekja e praktikës së detyrueshme nuk është më për një vit të plotë, por ndahet në tre periudha tre mujore. Kjo me qëllim edhe shkurtimin e kohës që mësuesit duhet të presin deri në përfundim të procedurave të licencimit për ushtrimin e profesionit të rregulluar të mësuesit.

LISTAT E SHKOLLAVE KU DO TË MUND TË ZHVILLOHET PRAKTIKA PËR MËSUESIT E RINJ TË ZYRËS VENDORE TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR TË TIRANËS (Kliko):

01

02

03

04

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa

Komentet e Fundit

  1. Clark on Revolucion në Japoni, shkencëtarët krijojnë plastikën që shpërbëhet në ujërat e detit brenda disa orësh
  2. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  4. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  5. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?