Vijon festa e milionave në Telebingo Shqiptare.
Krahas fituesve të rinj të përzgjedhur, shorteu i ditës së djeshme është pushtuar edhe nga fituesit milionerë të shortit special të “Ditës së Punëtorëve”, të cilët janë paraqitur për të marrë superçmimet e fituara. Në shorteun e ditës së djeshme janë ndarë tek fituesit mbi 89 milionë lekë të vjetra.
Fituesit e ditës së djeshme
Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve ka nisur me lojën e “Rrotës së Fatit”, ku afro 5.4 milionë lekë të vjetra janë siguruar nga 10 fituesit e shorteut special të datës 30 prill, të cilët kanë luajtur ndërmjet tyre për të fituar dy çmimet e preferuara prej 1 milionë lekësh (të vjetra). Në lojën e “Rrotës së Fatit”, dje Astriti ka siguruar 40,000 lekë, Kostaqi 44,000 lekë, Nazife 36,000 lekë, Vjollca 40,000 lekë, Xhevahire 104,000 lekë, Sokoli 38,000 lekë, Shefqeti 40,000 lekë, Flamuri 40,000 lekë, Zeneli 40,000 lekë, si dhe Brunilda 105,000 lekë. Në këtë lojë janë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e datës 14 maj.
Shpallja e fituesve ka vijuar me lojën telefonike të dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike Çimin në kryeqytet. Në betejën me zarfet, ai është shpallur fitues i shumës prej 60,000 lekësh.
Isufi në Patos ka vijuar lojën telefonike, ku dhe ka siguruar shumën prej 60,000 lekësh. Një tjetër fituese i është bashkuar surprizave të Telebingos. Kësaj here bëhet fjalë për Marselën në Korçë, të cilës fati i ka buzëqeshur më së miri, pasi është shpallur fituese e plot 1 milionë lekëve të vjetra.
Në vijim, lojës i është bashkuar edhe Myzi në Shkodër, e cila ka siguruar shumën prej 85,000 lekësh. Ndërsa Anjeza në vijim ka fituar 65,000 lekë. Një tjetër fitues në kryeqytet ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 90,000 lekësh. Petriti në Tiranë ishte fituesi i fundit i lojës telefonike që ka siguruar shumën prej 95,000 lekësh.
Shorti i goglave për çmimin e madh që ka mbërritur në vlerën e 1,139,950 lekëve ka zgjeruar edhe më tej listën e fituesve të lojës më popullore të fatit në vend. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndarë çmimin e madh ndërmjet dy fituesve në qytetin e Fierit dhe Durrësit, ku secili fitues do të marrë 569,975 lekësh. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 20251 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 408 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 930 lekësh. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 1, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me fitues të tjerë të shorteut special, ku një ndër to ishte edhe Hënë Devishaj, e cila ka luajtur me “Super Peta”, ku duke shfrytëzuar tre petat e saj të arta, ka siguruar plot 3 milionë lekë të vjetra.
Nezir Pemaj, Enkeleda Gripshi, si dhe Dhafni Latifi ishin tre fituesit fatlumë të shorteut special të 30 prillit, të cilët kanë nënshkruar kontratën për marrjen e Rrogës Telebingo. Secili prej këtyre fituesve, do të marrë për 12 muaj rresht shumën e garantuar prej 50,000 lekësh. Etleva Çapa ishte fituesja e bingos milionere të këtij shorteu special, e cila ka marrë çekun me mbi 26 milionë lekë të fituara.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.


